SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  10
UNIVERSITETI I PRIZRETNIT 
UNIVERSITY OF PRIZREN 
„UKSHIN HOTI“ 
FAKULTETI JURIDIK 
FACULTY OF LAW 
PUNIM SEMINARIK 
1 
Lënda: E drejta kushtetuese 
Tema: Partitë politike 
Profesor: Student/i/ja: 
Dr.sc. Kadri Kryeziu Arbër Susuri 
Asistent: Blendi Katana 
Prof.ass. Petrit Nimani Ramadan Skenderaj 
Edmond Hoti 
Leonit Krasniqi 
Nëntor 2014, Prizren
Përmbajtja : 
1. Pjesa hyrëse................................................................................................................3 
2. Ç’kuptojmë me parti politike ?...................................................................................4 
3. Lindja dhe zhvillimi i partive politike........................................................................5 
4. Funksionet e partive politike.......................................................................................6 
5. Llojet e partive politike...............................................................................................7 
6. Përfundimet................................................................................................................9 
7. Literatura...................................................................................................................10 
2
1. Pjesa hyrëse 
Ky punim seminarik me temën ” Partitë politike ” ka për qëllim që të ofroj sa më shumë të 
dhëna për partitë politike, lindjen, zhvillimin, funksionet dhe llojet. 
Partitë politike në vazhdimësi kanë qenë objekt studimi nga autorë të ndryshëm, duke 
filluar nga paraqitja – lindja e tyre e gjerë në ditët e sotme, kjo për arsye se ato përbëjnë një 
nga çështjet më të ndjeshme të zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi, ngase nga partitë 
politike varen liritë dhe të drejtat themelore individuale dhe komunitare. Sa më të 
organizuara dhe demokratike të jenë partitë politike aq më i fuqishëm dhe demokratik do të 
jetë vendi – shteti. 
Si kategori politike - sociale kane karakter evulativ – zhvillues ngase ato vazhdimisht 
zhvillohen dhe transformohen. Evoluimi i tyre në të gjitha rastet ka qenë i kushtëzuar nga 
zhvillimi i përgjithshëm shoqëror. 
Paraqitja e partive politike është si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të forcave 
progresive për aplikimin e parlamentarizmit si instrument më i fuqishëm në zhbërjen e 
monarkisë absolute feudale. 
Për të qenë sa më më i plotë, përmbledhes dhe permbajtesor punimi seminarik është ndarë 
në disa pjesë – kapituj. Punimi e ka pjesën hyrëse ( fq 3 ), pjesët kryesore ( fq. 4 – 8 ) ku 
ofrohen të dhëna të bollshme rreth partive politike (lindjen, zhvillimin, funksionet dhe 
llojet), përfundimet - rekomandimet ( fq 9 – 10 ) dhe në fund pjesën bibliografike. 
Literatura bazë e konsultuar ka qenë e autorit Prof.Dr. Arsim Bajrami, Demokracia 
Parlamentare, Prishtinë, 2005. Një ndihmesë të madhe në pregatitjen e këtij punimi 
seminarik kanë qenë edhe udhëzimet e marrura nga Prof.ass. Petrit Nimani (Këshilla për 
hartimin e seminareve). Gjithashtu kemi shfrytëzuar edhe literaturë të ndryshme dhe 
materiale nga interneti ( programet politike të partive). 
3
2. Ç’kuptojmë me parti politike ? 
Teoricientë të ndryshëm të cilët janë marrë me problematikën e partive politike kanë 
mendime të ndryshme lidhur me përkufizimin e nocionit “parti politike” . Sipas një 
përkufizimi tashmë klasik të Max Weber: “partitë janë në thelbin e tyre të brëndshëm 
organizata të krijuara në mënyrë të lirë mbi bazën e rekrutimeve të lira duke patur 
gjithmonë si qëllim kërkimin e votave në zgjedhje për të siguruar poste politike”. Një tjetër 
politikolog i njohur G.Sartori jep një formulim më sintetik: “një parti është një grup politik 
i identifikuar me një etiketë zyrtare që paraqitet në zgjedhje dhe është i aftë të vendos 
nëpërmjet zgjedhjeve kandidatët në poste publike”. 
Një tjetër formulim më i plotë do të konsideronim përcaktimin sipas të cilit “Partitë politike 
paraqesin bashkimin e lirë të qytetarëve me qëndrime të njëjta, të cilët, për zgjidhjen e 
problemeve politike bëjnë propozime programore dhe paraqesin kandidatë për mandate në 
parlament dhe për poste qeveritare, me qëllim që pas zgjedhjeve të suksesshme të zbatojnë 
në praktikë programin e tyre”. Politikologu Hasbahuva thekson se partitë politike 
paraqesin bashkimin e njerzëve me bindje dhe qëllime të njejta politike me qëllim të 
marrjes të pushtetit qëndror dhe realizimin e qëllimeve të tyre politike. 
Nisur nga këto përkufizime mund të përfundojmë se një organizim për tu përkufizuar s’i 
parti politike minimalisht, sipas shumicës së autorëve duhet t’i plotësoj këto kërkesa : 
 Të ketë struktura të tilla që të lejojnë pjesmarrjen e antarësisë; 
 Të jetë në gjëndje të formulojë një program të politikave publike; 
 Të ushtrojë veprimtari në më shumë se një palë zgjedhje; 
 Të ushtrojnë ndikimin e tyre politikë në kuadër të institucioneve të sistemit 
parlamentar, duke ju nënshtruar konkurrencës pluraliste politike me partitë tjera 
politike, 
 Të ndikojë në formimin e vullnetit politik duke e shtrirë veprimtarinë e saj në të 
4 
gjitha fushat e jetës publike, 
 Veprimtarin e vetë publike – politike ta zhvillojnë në përputhje me kushtetutën dhe 
ligjet e shtetit, 
 Të kultivojnë tolerancë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe vlerat të tjera demokratike 
etj.
3. Lindja dhe zhvillimi i partive politike 
“ Partitë politike si institucione politike në kuptimin bashkëkohor paraqiten në shekullin 
XIII si produkt i përpjekjeve të forcave progresive për aplikimin e parlamentarizmit si mjet 
i kundërvënies ndaj absolutizmit të monarkive feudale . “ Si kohë e paraqitjes së formave të 
para embrionale të partive politike merret viti 1215, kur në Anglia miratohet Karta e Madhe 
e Lirive, si dokument i parë historik me të cilin përkufizohet pushteti absolut i monarkut”1. 
Periudha që nga miratimi i këtij dokumenti e gjerë në shekullin e XIX, është koha e 
ndërtimit dhe fuqizimit të ngadalshëm të partive politike në skenën politike, ngaqë ato nuk 
kanë qenë të organizuara dhe të strukturuara, nuk kanë patur aktivitet të planifikuar dhe të 
organizuar. Në kuptimin e tyre bashkkohor për herë të parë partitë politike paraqiten në 
Angli, e cila konsiderohet si vendlindja e demokracisë parlamentare. Pas Anglisë partitë 
politike u themeluan edhe në vende të tjera si Francë, Gjermani, Itali, SHBA etj. 
Partia “tory” ( sot konservative ) dhe partia e “vigve” ( sot liberale ) janë dy nga partitë më 
të vjetra në Angli. Ndërsa në SHBA Partia Demokratike (1792) dhe Partia Republikane 
(1854) konsiderohen dy nga partitë më të hershme, ndërsa në Francë është Partia 
Republikane. Me të drejtë shtetet e lartshënuara mund të konsiderohen si shtete të 
konsoliduara demokratike dhe me sistem parlamentar funksional ngase kanë traditë të 
hershme politike dhe parlamentare. Në shumë shtete të Europës partitë politike kanë filluar 
të paraqiten dhe organizohen në mënyrë strukturore në periudhën e mëvonshme. Në veçanti 
në fillimet e shekullit XX siç është rasti me Rusinë, Ish-Jugosllavinë dhe vendet e tjera të 
Ballkanit. 
Në Shqipëri partitë politike janë më të vonshme, ato datojnë në kohën e pas Luftës së Parë 
Botërore përkatësishtë në vitet e XX të shekullit të kaluar, ku vepronin dy forca kryesore 
politike, Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. Në vitin 1923 këto dy parti u shpërbënë 
dhe u krijuan qartazi dy grupime të reja politike – ideologjike : Grupi qeveritar i Ahmet 
Zogut ( konsiderohej i djathtë dhe kërkonte ndryshime graduale në vend) dhe Grupimi 
opozitar i Fan Nolit ( e majta – kërkonte ndryshime radikale dhe rrënjësore dhe bashkimin e 
trojeve të mbetura me Shqipërinë, gjë që do të çonte vendin në një luftë të re ). Pas Luftës 
1 Bajrami Arsim: Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005, fq.161 
5
së Dytë Botërore për më shumë se katër dekada në skenën politike në Shqipëri dominoi 
Partia Komuniste Shqiptare. Pas instalimit të demokracisë ( 1990 ) në skenën politike në 
Shqipëri dominojnë: Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane, Lëvizja 
Socialiste për Integrim etj, dhe mund të konkludojmë se pluralizmi politik në Shqipëri është 
dinamik dhe i konsoliduar. 
Sa i përket Republikës së Kosovës partitë politike janë funksionalizuar pas vitit 2000. Gjer 
në këtë kohë pasi çë Kosova ka qenë e pushtuar nga Serbia në skenën politike kanë vepruar 
partitë politike me orientime pro serbe ( 1920 – 1941 Partia Radikale Serbe dhe Partia 
Demokratike Serbe, nga viti 1945 – 1990 Partia Komuniste ). Në vitin 2000 e në vazhdim 
në Kosovë janë formuar shumë parti politike të cilat e aktivitetin e vet publik e politik 
kontribuojnë për zhvillimin e përgjithshëm të vendit: Lidhja Demokratike e Kosovës ( e 
themluar në vitin 1990 – e cila ka vepruar edhe në periudhën e pushtimit serb të Kosovës ), 
Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetvendosje, 
Nisma për Kosovën, Bashkimi Demokratik, dhe partitë e tjera. 
4. Funksionet e partive politike 
Çështja e funksioneve dhe e kapaciteteve të partive politike gjithashtu është objekt i 
diskutimeve në mesin e shumë teoricientëve dhe autorëve të tjerë. Për të marr pjesë në 
mënyrë të sukseshme në proceset politike dhe për të kontribuar në konsulidimin e 
demokracisë dhe zhvillimin e vendit, partitë politike duhet t’i demonstrojnë disa funksione 
– kapacitete: 
 Funksioni i politikbërjes ( partitë shprehin pritjet e publikut dhe kërkesat e grupeve 
6 
sociale ); 
 Funksioni i përzgjedhjes ( përzgjedhin personat dhe i prezentojnë ata si kandidatë 
për zgjedhje ); 
 Funksioni i socializimit dhe pjesmarrjes ( krijojnë lidhje midis qytetarëve dhe 
sistemit politik, mundësojnë pjesmarrjen politike të individit dhe grupeve të 
interesit);
 Funksioni politik ( marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë që të fitojnë pozita politike 
7 
dhe të pushtetit ); 
 Funksioni i legjitimimit ( kontribuojnë në edukimin e qytetarëve në respektimin, 
kushtetues, ligjor dhe sistemit politik në përgjithësi ). 
” Të dala nga vetë shoqëria, në shumicën e demokracive partitë politike luajnë rolin e 
ndërmjetësit mes qytetarëve dhe organeve kushtetuese. Në shumicën e rasteve ato hyjnë 
madje edhe në sferën e shtetit. Anëtarët e partive politike zënë postet politike në shtet. Në 
përgjithësi, duke u fokusuar në partitë politike dhe sistemet partiake duhet të theksuar se ato 
determinojnë konsolidimin demokratik dhe cilësinë e atij sistemi ”2. 
” Kontributi i partive politike dhe të elitave politike në funksionimin e regjimit demokratik 
është i madh, sepse këto kanë penguar shfaqjen e alternativave të tjera siç janë sundimi 
ushtarak, politika burokratike, dominimin e lobit dhe kështu me radhë ”3. 
5. Llojet e partive politike 
” Në shkencën dhe teorinë politike ekzistojnë klasifikime të ndryshme të partive politike. 
Duke mos mohuar bazueshmërinë e klasifikimeve të tjera sipas kritereve të ndryshme, me 
këtë rast ne do të bëjmë tipizimin e tyre nga aspekti i trajtimit të tyre si subjekte 
parlamentare. Nisur nga kjo të gjitha partitë politike mund të klasifikohen në bazë të katër 
kritereve kryesore: 
1. Në bazë të orientimit të tyre në program; 
2. Në bazë të raportit të tyre me pushtetin shtetëror; 
3. Në bazë të veprimit parlamentar dhe 
4. Në bazë të kritereve të tjera.”4 
2http://www.kipred.org/advCms/documents/35061_Mergim_Berishaj_Cili_eshte_ndikimi_ipartive_politike_nekonsolidim 
in_demokratik.pdf 
3 Pirdham, Geoffrey: Securing Democracy Political Parties and Democratic Consolidation in Southern Europe, 
Routledge Sigurimi i Demokracisë Partitë Politike dhe Konsolidimin Demokratik në Evropen Jugore),New York, 2003, 
Fq 57 
4 Bajrami Arsim: Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005, fq.165
Në bazë të orientimit programor partitë politike ndahen në dy grupime të mëdha: Partitë 
politike majtiste ( angazhohen për masa liberale - sociale në shoqëri, reforma evolutive, 
krijimin e shoqërisë sociale të bazuar në mirqenie politike dhe ekonomike të qytetarëve – 
partitë socialiste, partitë socialdemokrate ). dhe Partitë politike djathtiste ( angazhohen për 
shtet kombëtar të bazuar në shtetin e fortë juridik, e me ekonomi liberale – partitë 
konservatore, partitë radikale, partitë liberale, partitë republikane ... ). Gjithashtu sipas 
orientimeve programore ekzistojnë edhe Partitë politike të qendrës ( konsiderohen të 
balancuara, të moderuara ngase me veprimet e tyre politike angazhohen për metoda 
demokratike të veprimit politik dhe zakonisht mbajnë qëndrime të balancuara – partitë 
demokratike, partitë liberaldemokratike etj ). 
Sipas raportit të partive politike me pushtetin shtetëror, dallojmë dy lloj të partive: 
partitë politike në pushtet – pozita ( janë ato parti të cilat udhëheqin me institucionet e 
pushtetit ) dhe partitë politike në opozitë – opozitare ( marrin pjesë në zgjedhje, fitojnë një 
numër të caktuar të deputetëve por nuk përfaqësohen në institucionet ekzekutive – qeveri ). 
Në bazë të veprimit parlamentar, partitë politike ndahen në parti parlamentare ( janë të 
gjitha ato parti përfaqësohen në parlamentin e një vendi ) dhe partitë jashtparlamentare 
(janë të gjitha ato parti marrin pjesë në zgjedhje por nuk e kalojn pragun zgjedhor – nuk 
arrijnë të fitojnë mandate në parlament). 
Partitë politike mund të klasifikohen edhe sipas këtyre kritereve: në bazë të luftës së tyre 
klasore ( partitë punëtore, partitë borgjeze ), në bazë të tubimit të antarësisë ( nacionale, 
fetare, regjionale etj ), në bazë të numrit të antarëve ( kadrovike dhe masovike ), në bazë të 
disiplinës partiake ( parti të centralizuara, parti elastike ) etj. 
Partitë politike pavarsisht llojit të tyre në njërën apo formën tjetër përfaqësojnë vullnetin 
politik të sovranit – qytetarëve ( popullit ) dhe në këtë mënyrë mundësohet demokracia 
përfaqësuese si një nga format më të përshtatshme të qeverisjes. ” Sa më shumë të drejta që 
të ketë një njeri, aq më shumë mundësi krijohen për të nxitur çështjen e tij. ” 5 .. 
5 Malnes Raino, Midgaard Knut: Filozofia Politike, Prishtinë, 2007, fq.175 
8
6. Përfundimet 
1. Paraqitja e partive politike është rezultat i angazhimeve dhe veprimeve të forcave 
progresive për instalimin e parlamentarizmit si instrument i kundërshtimit të monarkive 
absolute feudale. 
2. Veprimi politik i partive politike përbën themelet e demokracisë parlamentare dhe 
funksionale. 
3. Partitë politike përmes veprimit parlamentar kontribuojnë në ndërtimin dhe 
funksionalizimin e strukturave shtetërore të një shteti ( parlamentit, qeverisë, organeve të 
pushtetit lokal dhe institucionet e tjera politike ). 
4. Për të qenë të sukseshme partitë politike duhet të kenë : struktura të organizuara, 
lidership, antarësin e tyre e cila varësisht nga numri e shpreh forcën e tyre reale. 
5. Partitë politike aktivitetin politik publik për marrjen, udhëheqjen e pushtetit e zhvillojnë 
në kuadër të zgjedhjeve të lira, të drejtpërdrejta parlamentare dhe lokale. 
6. Partitë politike duhet të jenë në gjendje të formulojnë – hartojnë një program politik 
përmes të cilit i artikulojnë interesat e zgjedhsve të tyre – qytetarëve. Programi politik i cili 
ju ofrohet votuesve pos që duhet t’i përmbush interesimet e qytetarëve, duhet të ndikoj në 
opinionet e tyre në mënyrë që partitë të fitojnë besimin e votuesit. 
7. Partitë politike gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tyre politike publike duhet të respektojnë 
kushtetutshmërin dhe ligjet pozitive të vendit. 
8. Partitë politike kontribuojnë në zhvillimin dinamik dhe shoqëror të vendit, kultivimin e 
dashurisë, respektit, ndershmërisë, barazisë, solidaritetit, lirive individuale, diversitetit ... 
9
7. Literatura 
1. Bajrami Arsim, Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005 
2. Ferati Haxhi, Fila Llambra, Socialdemokracia Europiane dhe Rruga e Tretë, Prizren, 
10 
2004 
3. Flamengo Ante, Bazat e Sociologjisë së Përgjithshme, Prishtinë, 1971 
4. Pirdham, Geoffrey, Securing Democracy Political Parties and Democratic 
Consolidation in Southern Europe, Routledge Sigurimi i Demokracisë Partitë 
Politike dhe Konsolidimin Demokratik në Evropen Jugore), New York, 2003 
5. Material nga internet: 
http://www.kipred.org/advCms/documents/35061_Mergim_Berishaj_Cili_eshte_ndi 
kimi_ipartive_politike_nekonsolidimin_demokratik.pdf 
http://www.kas.de/wf/doc/kas_33531-1522-2-30.pdf?130214163003 
http://www.dadalos.org/alb/parteien/grundkurs3/funktionen.htm 
http://www.ads.gov.mk/WBStorage/Files/poglavje04_AL.pdf

Contenu connexe

Tendances

Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetueseLavdrimi91
 
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutDurim Krasniqi
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015Refik Mustafa
 
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.dearista
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësRefik Mustafa
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhekulla 2010
 
Kriteret e kopenhages
Kriteret e kopenhagesKriteret e kopenhages
Kriteret e kopenhagestimi0202
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...endritrrustemi9
 

Tendances (20)

E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
 
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
 
Decentralizimi
DecentralizimiDecentralizimi
Decentralizimi
 
Struktura e parlamentit
Struktura e parlamentitStruktura e parlamentit
Struktura e parlamentit
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
 
Globalizimi
GlobalizimiGlobalizimi
Globalizimi
 
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
E drejta romake
E drejta romakeE drejta romake
E drejta romake
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
 
Kriteret e kopenhages
Kriteret e kopenhagesKriteret e kopenhages
Kriteret e kopenhages
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
Administrata publike
Administrata publikeAdministrata publike
Administrata publike
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
 

En vedette

Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseMiLchee Fetahi
 
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”Arianit Zeqiri
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Menaxherat
 
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuesePyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetueseNasuf GËRMIZAJ
 
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e BashkuarPunim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e BashkuarArberSusuri
 
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudiPunim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudiShpejtim Rudi
 
E drejta adm.organizatat administrative
E drejta adm.organizatat administrativeE drejta adm.organizatat administrative
E drejta adm.organizatat administrativeAdis Shemsije Demiri
 
Kosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi EvropianKosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi Evropianedona krasniqi
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare ArberSusuri
 
Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Ramiz Ilazi
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 

En vedette (20)

Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuesePyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
 
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e BashkuarPunim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar
 
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudiPunim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
 
Kontratat
Kontratat Kontratat
Kontratat
 
E drejta adm.organizatat administrative
E drejta adm.organizatat administrativeE drejta adm.organizatat administrative
E drejta adm.organizatat administrative
 
Kosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi EvropianKosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi Evropian
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Punim seminarik-2
Punim seminarik-2
 
Kontratat
KontratatKontratat
Kontratat
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Punim seminarik : Emri
Punim seminarik : EmriPunim seminarik : Emri
Punim seminarik : Emri
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
Funksionet dhe struktura e parlamentit
Funksionet dhe struktura e parlamentitFunksionet dhe struktura e parlamentit
Funksionet dhe struktura e parlamentit
 
Gjyqesia
GjyqesiaGjyqesia
Gjyqesia
 

Similaire à Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese

E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKARefik Mustafa
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeendritrrustemi9
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02petritzogaj
 
Vetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokaleVetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokalekulla 2010
 
Historia e institucioneve_shtetrore_dhe_juridike
Historia e institucioneve_shtetrore_dhe_juridikeHistoria e institucioneve_shtetrore_dhe_juridike
Historia e institucioneve_shtetrore_dhe_juridikemirzani21
 
Sistemet zgjedhore nder vite ne Shqiperi
Sistemet zgjedhore nder vite ne ShqiperiSistemet zgjedhore nder vite ne Shqiperi
Sistemet zgjedhore nder vite ne ShqiperiKlea Vyshka
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.AlbanFejzullahu2
 
Tema:demokracia moderne
Tema:demokracia moderneTema:demokracia moderne
Tema:demokracia moderneAlesia Nikolli
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiElton Gjoka
 
“ PARTITË POLITIKE NË PARLAMENTIN EVROPIAN ”
“ PARTITË POLITIKE NË PARLAMENTIN EVROPIAN ”“ PARTITË POLITIKE NË PARLAMENTIN EVROPIAN ”
“ PARTITË POLITIKE NË PARLAMENTIN EVROPIAN ”Arian Oboku
 
Punim seminarik
Punim seminarik Punim seminarik
Punim seminarik RinorAjeti1
 
Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...
Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...
Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...shar bakalli
 
Diplomacia Publike
Diplomacia PublikeDiplomacia Publike
Diplomacia Publikebeksho
 
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Ministry of Health
 

Similaire à Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese (20)

E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
 
Demokracia
DemokraciaDemokracia
Demokracia
 
tafo
tafotafo
tafo
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
 
Vetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokaleVetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokale
 
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
 
Historia e institucioneve_shtetrore_dhe_juridike
Historia e institucioneve_shtetrore_dhe_juridikeHistoria e institucioneve_shtetrore_dhe_juridike
Historia e institucioneve_shtetrore_dhe_juridike
 
Sistemet zgjedhore nder vite ne Shqiperi
Sistemet zgjedhore nder vite ne ShqiperiSistemet zgjedhore nder vite ne Shqiperi
Sistemet zgjedhore nder vite ne Shqiperi
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
 
Tema:demokracia moderne
Tema:demokracia moderneTema:demokracia moderne
Tema:demokracia moderne
 
Organet drejtuese te parlamentit
Organet drejtuese te parlamentitOrganet drejtuese te parlamentit
Organet drejtuese te parlamentit
 
Organet drejtuese te parlamentit
Organet drejtuese te parlamentitOrganet drejtuese te parlamentit
Organet drejtuese te parlamentit
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
 
“ PARTITË POLITIKE NË PARLAMENTIN EVROPIAN ”
“ PARTITË POLITIKE NË PARLAMENTIN EVROPIAN ”“ PARTITË POLITIKE NË PARLAMENTIN EVROPIAN ”
“ PARTITË POLITIKE NË PARLAMENTIN EVROPIAN ”
 
Parlamentarizmi
ParlamentarizmiParlamentarizmi
Parlamentarizmi
 
Punim seminarik
Punim seminarik Punim seminarik
Punim seminarik
 
Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...
Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...
Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...
 
Diplomacia Publike
Diplomacia PublikeDiplomacia Publike
Diplomacia Publike
 
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
 

Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese

  • 1. UNIVERSITETI I PRIZRETNIT UNIVERSITY OF PRIZREN „UKSHIN HOTI“ FAKULTETI JURIDIK FACULTY OF LAW PUNIM SEMINARIK 1 Lënda: E drejta kushtetuese Tema: Partitë politike Profesor: Student/i/ja: Dr.sc. Kadri Kryeziu Arbër Susuri Asistent: Blendi Katana Prof.ass. Petrit Nimani Ramadan Skenderaj Edmond Hoti Leonit Krasniqi Nëntor 2014, Prizren
  • 2. Përmbajtja : 1. Pjesa hyrëse................................................................................................................3 2. Ç’kuptojmë me parti politike ?...................................................................................4 3. Lindja dhe zhvillimi i partive politike........................................................................5 4. Funksionet e partive politike.......................................................................................6 5. Llojet e partive politike...............................................................................................7 6. Përfundimet................................................................................................................9 7. Literatura...................................................................................................................10 2
  • 3. 1. Pjesa hyrëse Ky punim seminarik me temën ” Partitë politike ” ka për qëllim që të ofroj sa më shumë të dhëna për partitë politike, lindjen, zhvillimin, funksionet dhe llojet. Partitë politike në vazhdimësi kanë qenë objekt studimi nga autorë të ndryshëm, duke filluar nga paraqitja – lindja e tyre e gjerë në ditët e sotme, kjo për arsye se ato përbëjnë një nga çështjet më të ndjeshme të zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi, ngase nga partitë politike varen liritë dhe të drejtat themelore individuale dhe komunitare. Sa më të organizuara dhe demokratike të jenë partitë politike aq më i fuqishëm dhe demokratik do të jetë vendi – shteti. Si kategori politike - sociale kane karakter evulativ – zhvillues ngase ato vazhdimisht zhvillohen dhe transformohen. Evoluimi i tyre në të gjitha rastet ka qenë i kushtëzuar nga zhvillimi i përgjithshëm shoqëror. Paraqitja e partive politike është si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të forcave progresive për aplikimin e parlamentarizmit si instrument më i fuqishëm në zhbërjen e monarkisë absolute feudale. Për të qenë sa më më i plotë, përmbledhes dhe permbajtesor punimi seminarik është ndarë në disa pjesë – kapituj. Punimi e ka pjesën hyrëse ( fq 3 ), pjesët kryesore ( fq. 4 – 8 ) ku ofrohen të dhëna të bollshme rreth partive politike (lindjen, zhvillimin, funksionet dhe llojet), përfundimet - rekomandimet ( fq 9 – 10 ) dhe në fund pjesën bibliografike. Literatura bazë e konsultuar ka qenë e autorit Prof.Dr. Arsim Bajrami, Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005. Një ndihmesë të madhe në pregatitjen e këtij punimi seminarik kanë qenë edhe udhëzimet e marrura nga Prof.ass. Petrit Nimani (Këshilla për hartimin e seminareve). Gjithashtu kemi shfrytëzuar edhe literaturë të ndryshme dhe materiale nga interneti ( programet politike të partive). 3
  • 4. 2. Ç’kuptojmë me parti politike ? Teoricientë të ndryshëm të cilët janë marrë me problematikën e partive politike kanë mendime të ndryshme lidhur me përkufizimin e nocionit “parti politike” . Sipas një përkufizimi tashmë klasik të Max Weber: “partitë janë në thelbin e tyre të brëndshëm organizata të krijuara në mënyrë të lirë mbi bazën e rekrutimeve të lira duke patur gjithmonë si qëllim kërkimin e votave në zgjedhje për të siguruar poste politike”. Një tjetër politikolog i njohur G.Sartori jep një formulim më sintetik: “një parti është një grup politik i identifikuar me një etiketë zyrtare që paraqitet në zgjedhje dhe është i aftë të vendos nëpërmjet zgjedhjeve kandidatët në poste publike”. Një tjetër formulim më i plotë do të konsideronim përcaktimin sipas të cilit “Partitë politike paraqesin bashkimin e lirë të qytetarëve me qëndrime të njëjta, të cilët, për zgjidhjen e problemeve politike bëjnë propozime programore dhe paraqesin kandidatë për mandate në parlament dhe për poste qeveritare, me qëllim që pas zgjedhjeve të suksesshme të zbatojnë në praktikë programin e tyre”. Politikologu Hasbahuva thekson se partitë politike paraqesin bashkimin e njerzëve me bindje dhe qëllime të njejta politike me qëllim të marrjes të pushtetit qëndror dhe realizimin e qëllimeve të tyre politike. Nisur nga këto përkufizime mund të përfundojmë se një organizim për tu përkufizuar s’i parti politike minimalisht, sipas shumicës së autorëve duhet t’i plotësoj këto kërkesa :  Të ketë struktura të tilla që të lejojnë pjesmarrjen e antarësisë;  Të jetë në gjëndje të formulojë një program të politikave publike;  Të ushtrojë veprimtari në më shumë se një palë zgjedhje;  Të ushtrojnë ndikimin e tyre politikë në kuadër të institucioneve të sistemit parlamentar, duke ju nënshtruar konkurrencës pluraliste politike me partitë tjera politike,  Të ndikojë në formimin e vullnetit politik duke e shtrirë veprimtarinë e saj në të 4 gjitha fushat e jetës publike,  Veprimtarin e vetë publike – politike ta zhvillojnë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e shtetit,  Të kultivojnë tolerancë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe vlerat të tjera demokratike etj.
  • 5. 3. Lindja dhe zhvillimi i partive politike “ Partitë politike si institucione politike në kuptimin bashkëkohor paraqiten në shekullin XIII si produkt i përpjekjeve të forcave progresive për aplikimin e parlamentarizmit si mjet i kundërvënies ndaj absolutizmit të monarkive feudale . “ Si kohë e paraqitjes së formave të para embrionale të partive politike merret viti 1215, kur në Anglia miratohet Karta e Madhe e Lirive, si dokument i parë historik me të cilin përkufizohet pushteti absolut i monarkut”1. Periudha që nga miratimi i këtij dokumenti e gjerë në shekullin e XIX, është koha e ndërtimit dhe fuqizimit të ngadalshëm të partive politike në skenën politike, ngaqë ato nuk kanë qenë të organizuara dhe të strukturuara, nuk kanë patur aktivitet të planifikuar dhe të organizuar. Në kuptimin e tyre bashkkohor për herë të parë partitë politike paraqiten në Angli, e cila konsiderohet si vendlindja e demokracisë parlamentare. Pas Anglisë partitë politike u themeluan edhe në vende të tjera si Francë, Gjermani, Itali, SHBA etj. Partia “tory” ( sot konservative ) dhe partia e “vigve” ( sot liberale ) janë dy nga partitë më të vjetra në Angli. Ndërsa në SHBA Partia Demokratike (1792) dhe Partia Republikane (1854) konsiderohen dy nga partitë më të hershme, ndërsa në Francë është Partia Republikane. Me të drejtë shtetet e lartshënuara mund të konsiderohen si shtete të konsoliduara demokratike dhe me sistem parlamentar funksional ngase kanë traditë të hershme politike dhe parlamentare. Në shumë shtete të Europës partitë politike kanë filluar të paraqiten dhe organizohen në mënyrë strukturore në periudhën e mëvonshme. Në veçanti në fillimet e shekullit XX siç është rasti me Rusinë, Ish-Jugosllavinë dhe vendet e tjera të Ballkanit. Në Shqipëri partitë politike janë më të vonshme, ato datojnë në kohën e pas Luftës së Parë Botërore përkatësishtë në vitet e XX të shekullit të kaluar, ku vepronin dy forca kryesore politike, Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. Në vitin 1923 këto dy parti u shpërbënë dhe u krijuan qartazi dy grupime të reja politike – ideologjike : Grupi qeveritar i Ahmet Zogut ( konsiderohej i djathtë dhe kërkonte ndryshime graduale në vend) dhe Grupimi opozitar i Fan Nolit ( e majta – kërkonte ndryshime radikale dhe rrënjësore dhe bashkimin e trojeve të mbetura me Shqipërinë, gjë që do të çonte vendin në një luftë të re ). Pas Luftës 1 Bajrami Arsim: Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005, fq.161 5
  • 6. së Dytë Botërore për më shumë se katër dekada në skenën politike në Shqipëri dominoi Partia Komuniste Shqiptare. Pas instalimit të demokracisë ( 1990 ) në skenën politike në Shqipëri dominojnë: Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane, Lëvizja Socialiste për Integrim etj, dhe mund të konkludojmë se pluralizmi politik në Shqipëri është dinamik dhe i konsoliduar. Sa i përket Republikës së Kosovës partitë politike janë funksionalizuar pas vitit 2000. Gjer në këtë kohë pasi çë Kosova ka qenë e pushtuar nga Serbia në skenën politike kanë vepruar partitë politike me orientime pro serbe ( 1920 – 1941 Partia Radikale Serbe dhe Partia Demokratike Serbe, nga viti 1945 – 1990 Partia Komuniste ). Në vitin 2000 e në vazhdim në Kosovë janë formuar shumë parti politike të cilat e aktivitetin e vet publik e politik kontribuojnë për zhvillimin e përgjithshëm të vendit: Lidhja Demokratike e Kosovës ( e themluar në vitin 1990 – e cila ka vepruar edhe në periudhën e pushtimit serb të Kosovës ), Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetvendosje, Nisma për Kosovën, Bashkimi Demokratik, dhe partitë e tjera. 4. Funksionet e partive politike Çështja e funksioneve dhe e kapaciteteve të partive politike gjithashtu është objekt i diskutimeve në mesin e shumë teoricientëve dhe autorëve të tjerë. Për të marr pjesë në mënyrë të sukseshme në proceset politike dhe për të kontribuar në konsulidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit, partitë politike duhet t’i demonstrojnë disa funksione – kapacitete:  Funksioni i politikbërjes ( partitë shprehin pritjet e publikut dhe kërkesat e grupeve 6 sociale );  Funksioni i përzgjedhjes ( përzgjedhin personat dhe i prezentojnë ata si kandidatë për zgjedhje );  Funksioni i socializimit dhe pjesmarrjes ( krijojnë lidhje midis qytetarëve dhe sistemit politik, mundësojnë pjesmarrjen politike të individit dhe grupeve të interesit);
  • 7.  Funksioni politik ( marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë që të fitojnë pozita politike 7 dhe të pushtetit );  Funksioni i legjitimimit ( kontribuojnë në edukimin e qytetarëve në respektimin, kushtetues, ligjor dhe sistemit politik në përgjithësi ). ” Të dala nga vetë shoqëria, në shumicën e demokracive partitë politike luajnë rolin e ndërmjetësit mes qytetarëve dhe organeve kushtetuese. Në shumicën e rasteve ato hyjnë madje edhe në sferën e shtetit. Anëtarët e partive politike zënë postet politike në shtet. Në përgjithësi, duke u fokusuar në partitë politike dhe sistemet partiake duhet të theksuar se ato determinojnë konsolidimin demokratik dhe cilësinë e atij sistemi ”2. ” Kontributi i partive politike dhe të elitave politike në funksionimin e regjimit demokratik është i madh, sepse këto kanë penguar shfaqjen e alternativave të tjera siç janë sundimi ushtarak, politika burokratike, dominimin e lobit dhe kështu me radhë ”3. 5. Llojet e partive politike ” Në shkencën dhe teorinë politike ekzistojnë klasifikime të ndryshme të partive politike. Duke mos mohuar bazueshmërinë e klasifikimeve të tjera sipas kritereve të ndryshme, me këtë rast ne do të bëjmë tipizimin e tyre nga aspekti i trajtimit të tyre si subjekte parlamentare. Nisur nga kjo të gjitha partitë politike mund të klasifikohen në bazë të katër kritereve kryesore: 1. Në bazë të orientimit të tyre në program; 2. Në bazë të raportit të tyre me pushtetin shtetëror; 3. Në bazë të veprimit parlamentar dhe 4. Në bazë të kritereve të tjera.”4 2http://www.kipred.org/advCms/documents/35061_Mergim_Berishaj_Cili_eshte_ndikimi_ipartive_politike_nekonsolidim in_demokratik.pdf 3 Pirdham, Geoffrey: Securing Democracy Political Parties and Democratic Consolidation in Southern Europe, Routledge Sigurimi i Demokracisë Partitë Politike dhe Konsolidimin Demokratik në Evropen Jugore),New York, 2003, Fq 57 4 Bajrami Arsim: Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005, fq.165
  • 8. Në bazë të orientimit programor partitë politike ndahen në dy grupime të mëdha: Partitë politike majtiste ( angazhohen për masa liberale - sociale në shoqëri, reforma evolutive, krijimin e shoqërisë sociale të bazuar në mirqenie politike dhe ekonomike të qytetarëve – partitë socialiste, partitë socialdemokrate ). dhe Partitë politike djathtiste ( angazhohen për shtet kombëtar të bazuar në shtetin e fortë juridik, e me ekonomi liberale – partitë konservatore, partitë radikale, partitë liberale, partitë republikane ... ). Gjithashtu sipas orientimeve programore ekzistojnë edhe Partitë politike të qendrës ( konsiderohen të balancuara, të moderuara ngase me veprimet e tyre politike angazhohen për metoda demokratike të veprimit politik dhe zakonisht mbajnë qëndrime të balancuara – partitë demokratike, partitë liberaldemokratike etj ). Sipas raportit të partive politike me pushtetin shtetëror, dallojmë dy lloj të partive: partitë politike në pushtet – pozita ( janë ato parti të cilat udhëheqin me institucionet e pushtetit ) dhe partitë politike në opozitë – opozitare ( marrin pjesë në zgjedhje, fitojnë një numër të caktuar të deputetëve por nuk përfaqësohen në institucionet ekzekutive – qeveri ). Në bazë të veprimit parlamentar, partitë politike ndahen në parti parlamentare ( janë të gjitha ato parti përfaqësohen në parlamentin e një vendi ) dhe partitë jashtparlamentare (janë të gjitha ato parti marrin pjesë në zgjedhje por nuk e kalojn pragun zgjedhor – nuk arrijnë të fitojnë mandate në parlament). Partitë politike mund të klasifikohen edhe sipas këtyre kritereve: në bazë të luftës së tyre klasore ( partitë punëtore, partitë borgjeze ), në bazë të tubimit të antarësisë ( nacionale, fetare, regjionale etj ), në bazë të numrit të antarëve ( kadrovike dhe masovike ), në bazë të disiplinës partiake ( parti të centralizuara, parti elastike ) etj. Partitë politike pavarsisht llojit të tyre në njërën apo formën tjetër përfaqësojnë vullnetin politik të sovranit – qytetarëve ( popullit ) dhe në këtë mënyrë mundësohet demokracia përfaqësuese si një nga format më të përshtatshme të qeverisjes. ” Sa më shumë të drejta që të ketë një njeri, aq më shumë mundësi krijohen për të nxitur çështjen e tij. ” 5 .. 5 Malnes Raino, Midgaard Knut: Filozofia Politike, Prishtinë, 2007, fq.175 8
  • 9. 6. Përfundimet 1. Paraqitja e partive politike është rezultat i angazhimeve dhe veprimeve të forcave progresive për instalimin e parlamentarizmit si instrument i kundërshtimit të monarkive absolute feudale. 2. Veprimi politik i partive politike përbën themelet e demokracisë parlamentare dhe funksionale. 3. Partitë politike përmes veprimit parlamentar kontribuojnë në ndërtimin dhe funksionalizimin e strukturave shtetërore të një shteti ( parlamentit, qeverisë, organeve të pushtetit lokal dhe institucionet e tjera politike ). 4. Për të qenë të sukseshme partitë politike duhet të kenë : struktura të organizuara, lidership, antarësin e tyre e cila varësisht nga numri e shpreh forcën e tyre reale. 5. Partitë politike aktivitetin politik publik për marrjen, udhëheqjen e pushtetit e zhvillojnë në kuadër të zgjedhjeve të lira, të drejtpërdrejta parlamentare dhe lokale. 6. Partitë politike duhet të jenë në gjendje të formulojnë – hartojnë një program politik përmes të cilit i artikulojnë interesat e zgjedhsve të tyre – qytetarëve. Programi politik i cili ju ofrohet votuesve pos që duhet t’i përmbush interesimet e qytetarëve, duhet të ndikoj në opinionet e tyre në mënyrë që partitë të fitojnë besimin e votuesit. 7. Partitë politike gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tyre politike publike duhet të respektojnë kushtetutshmërin dhe ligjet pozitive të vendit. 8. Partitë politike kontribuojnë në zhvillimin dinamik dhe shoqëror të vendit, kultivimin e dashurisë, respektit, ndershmërisë, barazisë, solidaritetit, lirive individuale, diversitetit ... 9
  • 10. 7. Literatura 1. Bajrami Arsim, Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005 2. Ferati Haxhi, Fila Llambra, Socialdemokracia Europiane dhe Rruga e Tretë, Prizren, 10 2004 3. Flamengo Ante, Bazat e Sociologjisë së Përgjithshme, Prishtinë, 1971 4. Pirdham, Geoffrey, Securing Democracy Political Parties and Democratic Consolidation in Southern Europe, Routledge Sigurimi i Demokracisë Partitë Politike dhe Konsolidimin Demokratik në Evropen Jugore), New York, 2003 5. Material nga internet: http://www.kipred.org/advCms/documents/35061_Mergim_Berishaj_Cili_eshte_ndi kimi_ipartive_politike_nekonsolidimin_demokratik.pdf http://www.kas.de/wf/doc/kas_33531-1522-2-30.pdf?130214163003 http://www.dadalos.org/alb/parteien/grundkurs3/funktionen.htm http://www.ads.gov.mk/WBStorage/Files/poglavje04_AL.pdf