Në përgjithësi, Gillette mështetet shumë në departamentin e kërkim zhvillimit për të krijuar dhe prodhuar një produkt të vetëm të cilin ta shpërndajë në të gjithë botën. Kompania ndjek një strategji të marketingut të përcjelljes te konsumatorët kudo në botë të të njëjtës vlerë të produktit. Por, në Indi, Gillette ndoqi një strategji krejt ndryshe, duke lënë mënjanë strategjinë e standartizimit dhe duke u adabtuar me tregun, kulturën, traditën dhe ekonominë vendase. Në këtë rast studimor do të trajtojmë se si Gillette ndoqi një sërë fushatash marketing apo reklamash dhe kryesisht do fokusohemi te shpikja dhe krijimi i një produkti të cilin e krijoi vetëm për Indinë, duke e përshtatur me mënyrën e jetesës dhe veçanërisht me mënyrën e perceptimit të proçesit të rruajtjes nga indianët.