SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  14
Halepi – Arkitektura dhe Historia
“ Qyteti ështënjë prej qyteteve më të vjetra në botë, por duket si i ri dhe ai kurrë nuk ka reshtursë
ekzistuari. Ditët dhe netët e tij kanë qënë të gjata;ai ka mundurt’i mbijetojë udhëheqësve dhe
banorëve të thjeshtë. Këtu janë shtëpitë dhe strehat e tij, por ku ndodhen njerëzit që kanë jetuarkëtu
dhe atoqe e kanë vizituar? Këtu janë pallatet dhe ndërtesat e tij, por ku ndodhen princët Hamdanidë
dhe poetët e tyretë famshëm?Të gjithë nuk jetojnë më, por qytetiende qëndron. Qytetii mrekullive!
Ai vazhdon!Mbretërit e tij bien, por shkatërrimii tij ende nuk është urdhëruar”.
Xhamia e Madhe e Halepit, e shekullit të 8, pamje e minares dhe e oborrit. Xhamia mbetet ende vendi më i
rëndësishëm fetar në qytetin e Halepit. Ajo u ndërtua në fillim të shek të 8, ndoshta nga Sulejman ibn Abdulmelik
pasi muslimanët morën pushtetin në qytetin e Halepit. Minarja e hollë, në formë katrore, e cila u ndërtua në vitin
1094, gjatë sundimit të princit Selxhuk Tatush, dhe me urdhër të gjykatësit Ebu Hasan ibn el-Hashab, është një
prej mrekullive arkitekturore në Sirinë e Veriut. Kjo strukturë ndahet nga shkrime kufike dhe nashi, dhe detaje
arkitekturore siç janë dredhjet e vazhdueshme, shtyllat dhe harqe të punuara me figura tërfili apo shumë fletësh.
Arkitekti i minares ishte Hasan ibn Mufarraxh el-Sarmini, i cili gjithashtu ndërtoi minaren e Xhamisë së madhe
në qytetin Maarat el-Numan. Minarja e Xhamisë në Halep u shkatërrua pjesërisht nga sulmi në vitin 2013.
Si shumica e prezantimeve të historisë së Halepit, edhe përshkrimi i udhëtarit andaluzian Ibn
Xhubeir i cili e vizitoi Halepin në vitin 1184, e fillon përshkrimin me moshën e madhe të qytetit.
Thuhet, shkruan ai, se Profeti Ibrahim kaloi në Halep në udhëtimin e tij nga qyteti Ur për në
Tokën e Shenjtë, moli lopët e tij në kodrën ku tani është kalaja e Halepit dhe e shpërndau
qumështin si lëmoshë. Kjo legjendë të çon në përfundimin se emri i qytetit lidhet me Profetin
Ibrahim. Në gjuhën arabe, qyteti njihet si Haleb i cili gjërësisht dihet se derivon nga fjala arabe
halib që do të thotë qumësht. Shumë vende të shenjta në qytet lidhen me kalimin e Profetit
Ibrahim, përfshi këtu xhaminë e vogël në kala, në të cilën ruhet një gur në të cilin mendohet se ai
u ul në të.
Të dhënat historike dhe arkeologjike të çojnë në vendbanime të shumta në këtë vend, dhe kjo
tregon se pa dyshim që qyeteti i Halepit ka përfituar nga vendndodhja e mjaft e mire gjeografike.
Qyteti shtrihet pranë një lumi të vogël, Kuvejk, në një luginë shumë pjellore e quajtur fushat e
Sirisë veriore. Qyteti ndodhet në mes të Mesdheut dhe lumit Eufrat. Lumi i mundësonte
banorëve, nevojat jetike kurse kodra e lartë dhe mjaft e mbrojtur i garantonte shpëtim nga sulmet
pushtuese. Afërsia e shumtë me fushat mjaft pjellore të Sirisë së veriut i dhanë qytetit kushtet e
shkëlqyera që të lulëzonte për shumë mijëvjeçarë dhe në të të bashkëjetonin dhe bashkëvepronin
banorët e qytetit, fermerët dhe nomadët. Periudha më e begatë për Halepin përkoi me zhvillimin
e rrugëve tregtare që shtriheshin përtej rajonit, që prej Mesdheut deri në Mesapotami. Qyteti
vazhdimisht e ka treguar veten e tij që është një qendër shumë e rëndësishme tregtare, në kushtet
kur qyteti ka pasur kushtet e mira politike dhe lidhje me rrugët tregtare më të rëndësishmë dhe
më të gjata.
Periudha para-islamike
Dijet e tona për Halepin antik vijnë kryesisht nga shkrimet kuneiformë të cilat provojnë
ekzistencën e qytetit deri 2000 vite para erës sonë. Edhe në këtë stad të hershëm,qyteti ka
mbajtur emrin në arabisht që ende e mban Haleb. Halepi lulëzoi politikisht dhe ekonomikisht
gjatë shekullit të 18 para erës sonë si kryeqytet i Mbretërisë Jamhade, e cila gjatë kësaj epoke e
shtriu pushtetin e tij nga Mesdheu deri në Mesapotomi. Kjo periudhë madhështore përfundoi me
pushtimin e Hititëve. Që prej kësaj kohe, qyteti ishte i një rëndësi lokale. Por përsëri, Halepi
ishte qendër e tempullit të idhullit të motit Teshub, i cili luante një rol mjaf të madh deri në
mijëvjeçarin e parë në këtë rajon. Mbetjet e këtij tempulli jashtëzakonisht gjigand aktualisht po
gerrmohen në rrënojat e kodrës së kalasë së Halepit. Ky është zbulimi i parë më i madh
arkeologjik në Halep dhe deri tani provat tregojnë që rrënojat përdoreshin si akropolis i
vendbanimeve të hershme.
Halepi u rindërtua nga Seleukus Nikator mes viteve 301-281 para erës sonë dhe iu vendos emri
Beroia. Ende mund të gjurmohet sistemi i ndërtimit të qytetit të vjetër, me blloqet e gdhendura te
gurëve të shtepive, me gurët e rrugëve në pazar. Më vonë, Halepi do të sundohet nga Romakët e
pas tyre Bizantinët nën të cilët emri i tij iu kthye Halep. Në vitin 540 qyteti u sulmua nga mbreti
Sasanian Hysrev I, dhe të gjitha godinat u rrafshuan në toke, përfshirë edhe kalaja. Perandori
Justinian (518-565) rindërtoi muret e qytetit në kohën e paqës mes Persianëve dhe Bizantinëve.
Ai gjtihashtu ndërtoi një katedrale, pjesë të së cilës ende mund të shihen në Medresene Halavije.
Halepi Islamik
Mihrabi në Xhaminë e Madhe të Halepit. Pas grabitjes së Halepit nga Mongolët, Sulltani memluk Kalvun,
urdhëroi guvernatorin Karansunkur që të rindërtojë Xhaminë e Madhe në qytet siç kishte qëne që në fillim. Ky
projekt madhor u ndërmorr nën kujdesin e Muhamed ibn Osman el-Hadad. Në vitin 1285, kolonat origjinale
brenda xhamisë dhe harqet në oborr ishin zëvendësuar me kryeqe dhe pjesë të arkitekturës të kryqëtarëve. I
njëjti guvernator gjithashtu i dhuroi xhamisë një minber mjaft të shtrenjtë të punuar nga dora e mjeshtrit
Muhamed ibn Ali el-Mausili.
Çlirimi i Halepit nga trupat Muslimanë më në krye Halid ibn Velidin në vitin 636 ishte një
ngjarje që do të linte pasojat e saj në qytet. Xhamia e parë u ndërtua në perëndim të Halepit,
sepse atje ishte më e lehtë për trupat muslimanë të cilët kishin ngritur kampin në portën e qytetit
të njohur si Bab Antakia. Xhamia e Madhe, ende shërben si vendi kryesor për adhurim në Halep,
ajo u ndërtua 80 vite pas çlirimit, ndoshta nga halifi Umajad Sulejmani (715-717). Nëse besojmë
historianët mesjetarë,atëherë xhamia u ndërtua mbi oborrin e ish katedrales bizantine. Sulejmani
dëshironte që xhamia t’ia kalonte xhamisë Umajade të ndërtuar nga vëllai i tij Velidi në
Damask. Sipas historianit Ibn Adim, xhamia u zbukurua me mermere dhe mozaikë të cilët u
shkatërruan nga perandori Bizantin, Nikoforus Fokas i cili e sulmoi qytetin në vitin 962. Kanë
mbetur shumë pak gjëra që të bëjnë lidhje mes Xhamisë së Madhe të Halepit me Xhaminë
Umajade në Damask përveç se të dyja kanë formë drejtkëndore dhe kanë tre ndarje përballë
kibles gjithashtu edhe të dy oborret e xhamijave janë të rrethuara me harqe të quajtura riuak.
Drejtimi për në Meke apo kibla theksohet nga një hapësirë e cila të çon tek mihrabi. Kjo
hapësirë është pak më e gjërë se ndarjet e tjera të xhamisë dhe ka një kube mbi mihrabin ku
qëndron imami. Në vitin 750 pushtetin e Halepit e morën halifët Abasitë, të cilët me vetëdije e
zhvendosën kryeqytetin e Hilafetit në Bagdad. Halepi nuk do të jetë më një qytet mesataro-
provincial por do të jetë një qytet i madh në mes të qytetërimeve islamike të rajonit të Shamit dhe
Egjiptit. Por me të vërtetë, qyteti u qeveris për një kohë nga Egjipti nga dinastitë Tulinide (877)
dhe Ikhshids (936-37).
Plani I Xhamisë së Madhe të Halepit. Xhamia e Madhe e
Halepit është rindërtuar dhe rinovuar shumë herë gjatë shekujve, dhe vetëm plani i themeleve ende ruhet si
origjinali në kohët e para islamike. Me oborrin e saj drejtkëndore që ka tre ndarje për kryerjen e adhurimeve të
besimtarëve, dhe me harqet e shumta që e rrethojnë të gjitheë oborrin nga brenda, xhamia i ngjan Xhamisë
Umajade në Damask. Sundimtari Zangid, Nuredin e restauroi xhaminë në vitin 1174 pas një zjarri dhe e zgjeroi
atë për në juglindje.
Halepi përjetoi një ringjallje kulturore në sajë të princit Hamdanian, Sejf el-Deule, i cili e pushtoi
qytetin në vitin 944 dhe e bëri kryeqytet të mbretërisë së tij. Sejf el-Deule njihet në histori si një
nga mbrojtësit më të mëdhenj të letërsisë dhe arsimimit. Në oborrin e tij të madhërishëm
qëndronin poetë që i përmend Ibn Xhubeiri. Poetët më të mëdhenj të epokës siç ishin Mutanbai
dhe Ebu Firas el-Hamdani u takuan në oborrin e princit. Zgjimi dhe ringjallja kulturore që u
përjetua në periudhën Hamdaniane befas mori fund në 962 kur Bizantinët pushtuan qytetin dhe e
shkatërruan atë. Shkatërrimi ishte aq barbar saqë asgjë nuk ka mbetur nga arkitektura
Hamdaniane, madje as pallati i famshëm Sejf el-Deules buzë lumit. Qyteti vuajti vite të gjata me
sulme të vazhdueshme nga ana e bizatinëve dhe me bastisje nga ana e fiseve beduine. Për një
peridhë kohe, Halepi u qeveris nga dinastia egjiptiane Fatimide, por më pas pushtetin e morën
fiset beduine arabe të Mirdasidëve dhe Ukajlidëve. Thuhet që Mirasidët i kthyen dy kishat që
gjetën në kodrën e kalasë së Halepit në xhamia.
Për dy shekujt në vazhdim, fati i qytetit u dominua nga konflitet me kryqëtarët. Si një rrugë-
kalim mjaft i rëndësishmë për në Jerusalem, Halepi u sulmua nga Frankët jo shumë kohë
(1103) pasi morën qytetin e Antakias (1100) në Turqinë e sotme. Ato ia dolën mbanë që ta
detyronin princin selxhuk Ridvan ibn Taxhedeula Tatush që t’i paguante haraç por ishte në sajë
të gjykatësit Ebu Hasan el-Kashab që Halepi nuk ra në duar të kryqëtarëve. Gjykatësi mori në
kontroll qeverisjen e qytetit dhe filloi të përgatisë Atabeg Aksukur el-Bursukin për ta bërë
udhëheqës të ri, hap ky i ndërmarrë me gjithë mbështetjen e popullit. Pasardhësi i Bursukit si
Imad elDin Zangid dhe Nuredini do të ndërtonin qytetin dhe do ta bënin atë një qendër
ushtarake nga ku do të sulmoheshin kryqëtarët. Pas një sulmi të rëndë nga kryqëtarët, Ibn el-
Kashab urdhëroi që katër kisha në qytet të ktheheshin në xhamia, përfshirë edhe katedralen e cila
gjendej pranë Xhamisë së Madhe.
Kalaja e Halepit. Ndërtesa më madhështore në të është kështjella mesjetare e cila ngrihet mbi qytet. Kjo kodër
me majë të sheshtë ka shërbyer shumë shekuj më parë si vendbanim dhe vend adhurimi. Sundimtari Ejubit Malik
el-Zahir Gazi (1186-1216) e rregulloi atë dhe e bëri në një prej bazave ushtarake më të fortifikuara në Siri. Ai
hapi një gropë si pus dhe e mbushi me ujë, gjithashtu ndërtoi një hyrje të re dhe mbi të ndërtoi dy kulla të larta
në formë katrore dhe e lidhi portën hyrëse dhe kullat me një urë me harqe. Kështjella u renovua rëndë gjatë
periudhës Memluke. Shtesa më e rëndësishme ishte një sallë e kushtueshme, të cilën guvernatori Memluk Jakem
bin Ivad e ndërtoi mbi portën Ejubite në 1406/07.
Imad el-Din Zangi (1127-1146) dhe djali i tij Nuredini (1146-1173), ishin të dy gjeneralë të
pa friksuar dhe politikanë të vendosur të cilët shprehën xhihadin në popull dhe dëshiruan që e
gjithë bota islame të bashkohej përmes dëshirës së vetë popullatës islame. Për herë të parë pas
shumë vitesh, Nuredini ia doli mbanë që të mbante Damaskun dhe Halepin nën pushtetin e tij.
Sikurse Damasku, edhe Halepi u fortifikua gjatë sundimit të tij. Ai ndërtoi muret e qytetit,
kështjellën dhe riparoi ujësjellësin e qytetit. Ai gjithashtu rindërtoi pazaret dhe renovoi Xhaminë
e Madhe e cila ishte dëmtuar rëndë nga një zjarr.
Nuredini besonte që Bota Islame duhej të bashkohej nën islamin sunni dhe e tregoi veten se ishte
praktikant i zellshëm i sunnizmit. Duke ndjekur shembullin e Selxhukëve, ai themeloi shumë
shkolla fetare apo medrese, të cilat ishin një masë ndaluese për përhapjen e shiizmit në
popullatën dhe qytetet Siriane. Mbetjet e Medresesë Mukademije, Shuajbije dhe Medresesë
Halavije ende mund të shihen në Halep. Medreseja Halavije ka qënë një kishë e kthyer në xhami.
Ky ishte një shembull që Nuredini zgjodhi të ndërtonte xhamia apo medrese mbi kisha duke
treguar kështu triumfin e Islamit mbi krishtërimin. Themelimi i Medresesë Shuajbije në vendin
ku më parë ishtë xhamia e parë në Halep, pra në Portën Bab al Antakija, tregon së Halepi tashmë
i përkiste islamit.
Nuredini gjithashtu dha urdhra që të ndërtoheshin disa ndërtesa ku mistikët islamë jetonin, jepnin
mësime feje dhe kryenin ceremonitë fetare. Kjo lëvizje mistike filloi të ketë ndikim në Siri në
kohën e Zangidëve dhe Nuredini mbështeti disa vende popullore ku shkohej për të kryer
ceremoni fetare. Për shembull, i ndërtoi një xhami të re mbi vendin ku Profeti Ibrahim moli lopët
dhe qumshtin e dha lëmoshë. Kjo xhami u pajis me një mihrab druri shumë të bukur i cili humbi
në shekujt që vijuan.
Epoka e Artë Ejubite
Në 1183, Halepi u mor nga udhëheqësi i famshëm Ejubit, Salahudini, i cili vendosi fillimisht
vëllain Adil e më pas djalin e tij Malik el-Zahir Gazi si guvernatorë. Pasardhësit e Gaziut e
udhëhoqën qytetin deri në 1260. Gazi e rifortifikoi Halepin me një projekt madhështor i cili u
përfundua nga pasardhësit e tij. Në qendër të vëmendjes së punës së tij ishte mbrojtja e
kështjellës, të cilën ai e forcoi në një prej fortesave më të fortifikuara në botën mesjetaro-
islamike. Ai forcoi kullat mbrojtëse, rregulloi anët e kodrës për shkak të pjerrtësisë që kanë, dhe i
veshi ato me gurë. Hendeku përreth kështjellës u thellua më shumë, u mbush me ujë dhe mbi të
ndërtoi një urë me shumë harqe. Vizitorët ende duhet të kalojnë këtë urë për të arritur në hyrjen e
kështjellës, një fortifikatë masive që të çon në qendër të kalasë nëpërmjet njëkalim që ka pesë
kthesa dhe është i mbrojtur nga tre porta të rënda hekuri.
Muret mbrojtëse të kalasë së Halepit. Pak nga gurëgdhendja origjinale Ejubite ka mbetur në kullat dhe muret
mbrojtëse pasi muret u forcuan pasi qyteti u plaçkit nga mongolët 1260 dhe nga ushtria e Timurit në 1400. Një
program madhështor për rregullimin e forcimin e mureve filloi në kohën e Sulltan Kalavunit dhe mbaroi në
kohën e Sulltan Eshref Halil. Pas shkatërrimit të kryer nga ushtria e Timurit, guvernatori Jakem min Ivad bëri
harxhime të mëdha për ta rindërtuar përseri kështjellën. Një pjesë e madh e rindërtimeve u bë në kohën e
sulltanit të fundit Memluk, Sulltan Gaurrit, i cili pa sukses e përgatiti kalanë t’i përballej trupave osmane.
Puna e mbaruar nga Gazi është e dokumentuar në burimet arabe. Prandaj ne e dijmë që ai në
kala ndërtoi një rezvuar të madh uji, një vend ruajtje për municionet, një vendruajtje për drithërat
dhe ushqimet, dhe një pus të thellë i cili në fakt do të shërbente si një vendkalim sekret i cili të
nxirrte nga qyteti. Kalaja, në fakt nuk ishte vetëm një garnizon ushtarak por ajo ishte edhe
vendbanimi i sundimtarëve, me shumë pallate, banjo apo hamame dhe kopshte. Një nga pallatet,
një kompleks me shumë kopshte është zbuluar nga gërrmimet. Qendra e tij ishte një kopësht i
rrethuar nga katër ivane (salla me harqe dhe të hapura në krye) dhe me një shatërvan tetëkëndësh
në mes. Kopështi ishte shtruar me pllaka mermeri, dhe një pishinë dekorative më një shatërvan
në kamare të sallës me harqe. Ky pallat me shumë gjasa quhej Pallati i Lavdisë (dar al-izz), i cili
u dogj në natën e dasmës së Gazit. Gazi gjithashtu rinovoi xhaminë e vogël të Profetit Ibrahim në
kala dhe ndërtoi një xhami të dytë me minare katrore më lartë në kodër e cila ndoshta mund të
shihej nga i gjithë qyteti.
Në shumë aspekte, Gazi po vazhdonte punën që e filloi Nuredini. Si edhe paraardhësi i tij ai
ndërtoi një pallat të ri në jug të kalasë, nga i cili mund të dilte përmes një rruge të fshehtë. Jo
vetëm kjo por ai gjithashtu investoi shumë në përhapjen e degës tradicionale sunni të islamit, të
cilin ai e përdori kundër islamit të refuzuar shiit. Ashtu si edhe Nuredini, Gazi mbështeti vendet
fetare të Halepit.
Harku mbi hyrjen e parë të Kalasë së Halepit. Të tre portat hyrëse Ejubite për në kala janë dekoruar me me
figurina të gdhendura. Harku mbi portën e hyrjes së parë tregon dy dragonj me dy koka të cilët kafshojnë trupat
e gjarprinjëeve. Ky simbol është marrë nga arti i Selxhukëve të Anadollit të cilët i dekoronin hyrjet e kalave,
muret e tyre dhe hanet e karvaneve me figura të ngjashme.
Sulltani nuk është personi i vetëm i cili e nxiti artin dhe arkitekturën në një shkallë të madhe.
Edhe shumë sundimtarë të tjerë duke përfshirë edhe zyrtarët e shtetit, siç ishte këshilltari më i
afërt i Gazit, Tugrul Beg, i cili përfundoi Medresene Sulltanije,e cila fillimisht u urdhërua nga
Sulltani dhe familje të ngritura që jetonin në Halep.
Për shembull, Familja el-Agami themeloi tre shkolla në qytet. Pjesë nga pallati i tyre ka
mbijetuar duke përfshirë një kopësht më një shatërvan tëtëkëndësh i rrethuar nga katër ivane apo
gjysëm kube. Bashkëshortja e Gazit, Daifa Hatun ishte gjithashtu e mirënjohur në qytete për
bamirësinë e sajë. Ajo ishte përgjegjëse për shumicën e shkollave fetaro-ligjore në Halep siç
ishte Medreseja el-Firdeus. Kjo medrese, e cila gjithashtu është përdorur si xhami dhe teqe sufie,
është e ndërtuar përreth një kopështi me një shatërvan tëtëkëndor rrethuar nga tre anë me harqe.
Në anën veriore ka një gjysëm kube me hyrje që të çonte në dhomat e fjetjes së studentëve. Një
xhami me tre kube gjendet në anën jugore të kopshtit dhe kjo xhami ka tyrbe në anën lindore dhe
perëndimore. Gjithashtu, Daifa Hatun themeloi një shkollë sufie dhe një teqe e cila mund të
njihet si Khankah el-Farafra. Kjo godinë gjithashtu shtrihet përreth një kopshti me një shatërvan
tëtëkëndor, shtepive dhe një xhamia, gjithashtu edhe nxënësit e medresesë ishin vendosur në
ndërtesën më dy kate.
Arkitektura Ejubite ka mbijetuar mesatarisht mirë në Halep, përfshirë disa ndërtesa mahnitëse të
ndërtuara me blloqe të rregullta dhe të veshura me gur. Edhe pse këto gurë nuk janë të gdhendur,
bukuria e tyre del sepse kanë një cilësi shumë të lartë dhe finesë. Zakonisht, të vetmit dekorime
janë harqet e dekoruar me gurë të vendosura me rradhe një i bardhë apo një i zi apo në vend të
atij të zi qëndron një i kuq. Këto harqe janë mbi portat hyrëse të shtëpive apo godinave të
ndryshme si xhami, teqe, kala etj. Zemra e ndërtesës pothuajse gjithmon është një kopësht me një
shatërvan në mes. Kopështi mund të ketë një apo dy hyrje me hark. Zemra e ndërtesës, pavarsisht
përdorimit të saj, është gjithnjë një oborr më një shatërvan zbukurues. Oborri zakonisht rrethohej
nga një apo më shumë harqe të cilat të conin për në dhoma. Në komplekset fetarë, xhamia me
kubenë e sajë përmbi pjesën e mihrabit gjenden në anën jugore të oborrit. Modeli katër harkor
ishte tipik për pallatet, por nuk ka pasur ndonjë model të veçantë për shkollat fetare të Halepit.
Pamje e xhamisë së Ibrahimit dhe asaj të Sipërme në Kalanë e Halepit. Nën sundimin e Zangidëve dhe Ejubitëve,
kalaja ishte më shumë së një bazë ushtarake e fortifikuar, ajo gjithashtu ishte edhe vendi i pallateve të
sundimtarëve të Halepit, kopshteve dhe banjove publike. Dy xhamitë në kala fillimisht ishin kisha që më pas në
shekullin e 11 nën sundimin e Mirdasidëve u kthyen në xhami. Xhamia e Poshtëme e cila lidhet me profetin
Ibrahim, thuhet se është vendi më i shenjtë në qytet. Minarja e hollë dhe katrore e xhamisë së Sipërme që u
ndërtua sipas modelit të Xhamisë Umajade të Halepit nga Gazi. Ka shumë mundësi që minarja gjithashtu të jetë
përdorur si vend-vrojtimi, sepse në kohë të mirë nga kalaja mund të shikohet deri në një largësi 130 km deri në
Malet Taurus në veri dhe në drejtim të lindjes deri në kodrat e përgjatë lumit Eufrat.
Një nga elementët më karakteristikë të arkitekturës Ejubite janë mukarnat të njohura ndryshe
edhe si stalakcitite apo huall mjalti. Ky tipar dominon të githa hyrjet në qytetin e Halepit,
shumica e të cilave kanë qemere të gdhendura me kujdes dhe gjithashtu mund ta gjesh edhe tek
harqet midis shtyllave të një kupole. Një kube më mukarna apo gdhendje ruhet ende në
Medresenë el-Sherefije. Një tipar tjetër është përdorimi i llojeve të ndryshme të gurëve në një
ndërtesë. Vija horizontale mjaft tërheqëse janë krijuar duke vendosur gurë në një rresht me
ngjyrë të bardhë e në rreshtin më sipër të zezë apo edhe të kuqërremtë. (teknika ablak) Motivet
ornamentale të cilët më vonë u përdorën në shkallë monumentale në periudhën e Memlukëve dhe
Osmanëve gjithashtu u shfaqën për herë të parë gjatë periudhës Ejubite, dhe u përdorën hyrjet e
dekoruara me gdhendje dhe tipare të tjera. Shembujt më perfektë janë dizajnet që dekoruan
mihrabet e xhamive të Halepit me përdredhjet artistike dhe me modelin e gërshetimit të nyjeve.
Jeta kulturore e Halepit lulëzoi gjatë udhëheqjes së Zangidëve dhe Ejubitëve. Në të njëjtën kohë,
konflikti me kryqëtarët kishte pasoja pozitive për qytetin. Lidhjet e shpeshta tregtare të cilat u
lidhën me Shtetin e Kryqëtarëve të bregdetit Levantin sollën një sasi të madhe të ardhurash, dhe
marrveshjet e para tregtare u lidhën më Venecianët në vitet 1207/08. Mallra gjithashtu
këmbeheshin edhe me Afrikën Veriore dhe me Spanjën. Gjithashtu, qyteti ishte një qendër e
rëndësishme e prodhimit artizanal. Halepi ishte i famshëm për tekstilet, për qelqurinat e tij të
mrekullueshme, për prodhimin e përkryer të qeramikës dhe punën me metalet. Punë shumë
cilësore me dru prodhohej në Halep që prej periudhës Zangide. Një prej shembujve është edhe
minberi i urdhëruar nga Nuredini për Xhaminë Aksa në Jerusalem.(tani minberi nuk ekziston)
Minberi u prodhua në Halep nga anëtarët e familjes Ibn Maali, një familje marangozësh e cila
gjithashtu kishte qënë përgjegjse për ndërtimin e mihrabit të Xhamisë së Ibrahimit në kalanë e
qytetit të Halepit. Mihrabi në Medresenë el-Hallavije, i cili u ndërtua në 1245 dhe ende gjendet
aty, është një kryevepër e epokës së vonë Ejubite.
Udhëheqësi i fundit Ejubit i Halepit, el-Nasër Jusuf II (1250—1260), mundi të bashkojë
Damaskun dhe Halepin nën një udhëheqje të vetme dhe kjo ishte hera e fundit që kjo gjë ndodhi.
Por gjithsesi kur armiqtë mongolë sulmuan Sirinë në 1260, Halepi dhe Damasku të dy u sulmuan
dhe u plaçkitën. el-Nasir Jusuf II u burgos nga mongolët, u transportua deri në Tebriz dhe u vra
atje.
Periudha Mamluke
Plani i Medresesë el-Firdevs në Halep, 1235-1241. Medreseja el-Firdevs kombinon një shkollë juristike islame, një
tyrbe dhe një konvikt në një kompleks të vetëm. Përmasat e oborrit shkojnë në 55x 45 m, me një xhami më tre
kube, rrethuar nga dy tyrbe në pjesën jugore të saj. Korridoret në dy anët lindore dhe perëndimore të xhamisë
përdoreshin për mësim dhe për takime. Kalimet të çojnë përmes harqeve në anënveriore drejt e në krahun e
ndarë rezidencial. Fillimisht ishte një kopësht në veri të medresesë më një hark të dytë që të çonte në të. Në
kompleks mund të arrije përmes një korridori të ngusht nga lindja.
Halepi ra në pushtetin e Mamlukëvve dhe tani shtrihej në kufirin më verior të perandorisë së
tyre, me kryeqytet Kajron. Në fillim, rindërtimi i qytetit u la mënjanë. Pastaj Sulltani Bajbar
(1260—1277) vetëm financoi për rirregullimin e dy vendeve të pelegrinazhit në perëndim të
qytetit. Vetëm në kohën e Sulltan Kalaëun (1279-1290) qyteti u rindërtua sërisht. Ai i besoi
guvernatorit të tij, Karasungarit, rregullimin e kalasë. Kjo punë u përfundua në kohën e djalit të
tij, Sulltan Eshref Halili (1290-1293), siç është regjistruar në një mbishkrim monumental mbi
hyrje, Kur u rregullua Xhamia e Madhe, tavani i saj i sheshtë u zëvendësua me një tavan druri
me rombe, një aspekt ky që tregon lidhje të ndërtesës me arkitekturën kryqëtare. Përdorimi i
këtyre ndërthurjeve në tavanin e kësaj xhamie, do të jetë tipike për shumë ndërtesa të
mëvonshme fetare. Xhamia e guvernatorit Alltënbuga el-Salihi (1318-1319) është shembull i
modelit të Xhamisë së Madhe të Halepit. Ajo ishte xhamia e dytë që mund të përdorej edhe ditën
e Premte dhe u ndërtua jashtë mureve të qytetit në pjesën jug-lindore, një provë kjo që tregonte
rëndësinë në rritje të kësaj pjese të Halepit.
Bëhet e mundur të marrim vesh për rilindjen së pasurive të qytetit vetëm pas gjysmës së dytë të
shekullit të 14. Ushëtari i mirënjohur Ibn Batuta, që vizitoi Halepin në 1355, u mahnit nga qytetit
dhe e lavdëroi pazarin e tij i cili ishte i mbyllur me një tavan druri. Të dhënat tregojnë që ka
pasur një rritje në aktivitetin ndërtues në Halep përgjatë kësaj periudhe. Ndërtesa më e ruajtur e
kësaj periudhe është Maristani i Guvernatorit Argun el-Kamili, një vend i kthyer në spital dhe që
u themelua në vitin 1354/55. Ai pati një oborr kryesor të madh dhe disa oborre më të vegjël me
shatërvane të cilët dukeshin ndryshe. Një ndërtesë tjetër nga kjo periudhë është Xhamia e
Guvernatorit Mankalibuga el-Shemsi, e cila u ndërtua për të përkujtuar fitoren përmbi kryqëtarët
afër Ajasit. Kjo xhami ndjek modelin e ndërtimit të Xhamisë së Madhe.
Në përgjithësi, ndërtesat e kësaj periudhe tregojnë një lidhje mjaftë të fortë me arkitekturën
Ejubite. Origjinali i hyrjes kryesore të maristanit apo spitalit me harqet e tij ishte Medreseja
Ejubite e el-Kemilije, kurse mihrabi i Xhamisë Mankalibuga esh-Shemsi më ngjyrat e shumta u
bazua në mihrabin e Medresesë Ejubite te el-Firdevsit. Gurët drejtkëndorë që u bënë të famshëm
nga fundi i shekullit të 14 gjithashtu janë marrë prej motiveve të gurëgdhendësve Ejubitë. Një
ndërtesë tjetër, Medreseja e Ishiktimur el-Meridani, që daton prej 1371/72, tregon influenca prej
jashtë qytetit. Fasada e saj është e ndarë nga forma interesante dritaresh, është gjithashtu një
kopje e arkitekturës së kryeqytetit perandorak, Kajros.
Oborri i Medresesë el-Firdevsi 1235-1241. Medreseja el-Firdevsi (Shkolla e Parajsës) u themelua nga Daifa Hatun
e cila ishte vejushja e Sulltanit Ejubit el-Malik el-Zahir Gazi. Ajo ndoshta është ndërtesa më e bukur Ejubite që ka
mbijetuar në Halep. Oborri drejtkëndor i këtij kompleksi elegant është rrethuar nga tre anë me gjysëm kube.
Kolonat e holla prej mermeri kanë në krye gdhendje të mrekullueshme. Një portë hyrëse hapet në anën veriore
të oborrit. Tipike është pishina tetëkëndore në mes të oborrit me anët e brendshme të sajë në forme tërfili.
Mihrabi i Hanka el-Farafra 1237/38. Mihrabi i kuvendit sufi el-Farafra është një nga mihrabet më të thjeshta
të periudhës Ejubite në Halep. Ai rrethohet nga kolona të holla dhe më pllaka me forma shumë interesante
mermeri. Si edhe Medreseja el-Firdevsi, kompleksi i el-Farafras mendohet të jetë ndërtuar nga vejushja e
Sulltanit Ejubit, Daifa Hatun. Ajo ka një oborr pothuajse drejtkëndor me dhoma në anët lindore dhe
perëndimore dhe më një gjysëmkube në anën veriore.
Zhvillimi i shpejtë u ndërprej në mënyrë të ashpër nga trupat e Timurit. Ushtria e Azisë Qëndrore
e mori qytetin në 1400 dhe e plaçkiti atë në tre ditë vazhdimisht. Kjo ishte periudha e
paqëndrueshmërisë më të madhe të perandorisë Mamluke. Sfidat e tjera që kërcënuan qytetin
ishin katastrofat natyrore: Halepi u godit nga një tërmet në 1403, dhe pati një zi të madhe buke
në vitin 1422, e ndjekur kjo nga një epidemi. Por gjithsesi, qyteti u rindërtua sërisht menjëherë
për shkak të rëndësisë të tij strategjike pasi ndodhej në kufinjtë më verior të perandorisë. U
riparuan të gjitha muret mbrojtëse dhe muret e qytetit u zgjeruan për në lindje. Në të njëjtën
kohë, pati një rilindje të ndërtesave fetare në plan të programit të madh të rindërtimit të qytetit
dhe kjo është arsyeja edhe pse shumë mjeshtër të famshëm u thirrën në Halep. Një nga ndërtesat
e përfunduara ishte Xhamia Utrush (1410) në jug të kalasë. Punimet për këtë xhami kishin nisur
para sulmit të Timurit dhe ajo zëvendësoi Xhaminë Alltënbuga el-Salihi si xhamija ku falej
guvernatori të premten.
Në të njëjtën kohë, konflikti midis Timuridëve dhe fuqisë në rritje të Perandorisë Osmane do të
ksihte pasoja pozitive për Halepin. Rrugët tregtare midis Europës dhe Iranit, përmes Azisë së
Mesme u ndërprenë dhë një pjesa më e madhe e tregtisë kaloi më në jug. Halepi tashmë e kishte
të mundur të tërhiqte tregtinë me shumë fitime midis Persisë dhe qytet-shteteve Italiane.
Rëndësia e këtij biznesi për qytetin tregohet nga fakti se ndërtesat më domethënëse që u ndërtuan
në Halep përgjat shekullit të 15 ishin karvansarajet apo hanet. Ka pasur fillimisht të paktën shtatë
hane por tashmë kanë mbetur vetëm katër të tillë. Shumica e këtyre komplekseve dy katëshe
mbulonin një hapsirë të madhe, ndoshta më të madhe se hapsira e komplekseve fetare.
Mihrabi i Medresesë el-Firdevsi në Halep. Ky mihrab mahnitës është ndërtuar nga mermer me ngjyra dhe forma
të ndryshme, një kontrast në këto ndërtesa me ngjyra te kthjellta. Modeli gërshet i kësaj pjese gjysëm rrethore, i
cili gjithashtu mbështetet në dy kolona të holla, është shumë bujar. Ky mihrab është shembulli më perfekt i një
numri të madh mihrabesh të periudhës Ejubite në Halep që janë dekoruar me material kompleks dhe shumë-
ngjyrësh, dhe me gërshetime që janë ndikuar nga modelet e periudhës Mamluke.
Edhe pse Halepi përfitoi ekonomikisht nga afërsia e tij me Osmanët, perandoria që po shtrihej në
mënyrë të shpejtë përbentë një kërcënim për Mamlukët, dhe një shembull që tregon për këtë janë
fortifikimet e shumta në qytet. Sulltani el-Eshref Kaitbej (1468-1496) bëri shumë rindërtime në
kala dhe në muret mbrojtës të qytetit, dhe një pjesë e rregullimit të murit lindor u përfundua nga
djali i tij el-Nasir Muhamed (1496-1498). Fortifikimi më i zgjeruar u urdhërua nga sulltani i
fundit Kansuh el-Gauri (1501—1516). Ai e rindërtoi kështjellën plotësisht dhe e forcoi atë me dy
kulla në veri dhe në jug. Edhe punë të tjera riparuese u bënë në dy portat veriore të qytetit, si Bab
el-Hadid u rindërtua plotësisht.
Xhamia Alltënbuga në Halep 1318-1323. Xhamia e guvernatorit Mamluk Alltënbuga el-Salihi ishte xhamia e
parë e së Premtes që u ndërtua pranë Xhamia së Madhe. Shtrirja pothuajse katrore e Xhamisë Alltënbuga, me
harqet e tij të vazhduar ishte kopje e Xhamisë së Madhe të Halepit siç ishte ndërtuar fillimishtnë 1285, dhe
më vonë këto harqe u zëvendësuan. Minarja tetëkëndore ngrihet nga një bazë katrore, ndahet në tre pjesë.
Periudha Osmane
Masat që u morën nga sulltanët për të fortifikuar qytetin nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar
marrjen e tij nga Osmanët, të cilët u mirëpritën nga populli. Tani bëhet e mundur që qyteti të
përfshihet në rrjetin e rrugëve tregtare të perandorisë, dhe qyteti ishte në gjendje të tregonte
mundësitë e tija të favorshme pasi gjendej midis Mesdheut dhe Eufratit. Në shekujt e 16 dhe 17,
Halepi u kthye në një prej qendrave tregtare më të pasura dhe zhvilluara të Lindjes së Mesme.
Mëndafshi i papërpunuar nga Persia, erzat, piperi, shafrani, kafeja dhe mallra të tjera luksi
tregtoheshin në Halep. Gama e gjërë e mallrave që tregtoheshin në qytet, tërhoqën tregtarë nga e
gjithë bota, përfshirë edhe shtetet tregtare të Europës, të cilat u lejuan të themelonin legata tregtie
dhe e gjithe kjo me leje të Sulltanit. Madhështia e qytetit përshkruhet me detaje në rrëfimet e
udhëtarëve Osmanlli dhe Europian. Kishte përshkrime të gjalla për çarshite apo pazaret e
mbyllura në të cilat gjeje një larmi të madhe mallrash, por gjithashtu ka edhe përshkrime
ndërtesash te tjera si xhamitë, medresetë, hamamet, rezidencat private, dhe dyqanet e reja te
kafeneve të cilat ne Europë shiheshin më një admirim të madh por në Halep ishin shumë të
mirënjohura.
Kompleksi i Xhamisë Hysrev Pasha 1537/38-1546. Ky kompleks ndërtesash,i cili përfshin një xhami dhe një
medrese, u ndërtua për guvernatorin osman Hysrev Pasha në jugperëndim të kalasë. Ajo u modelua nga arkitekti
i famshëm i oborrit osman, Mimar Sinani. Ndërtesa qëndrore është përbërë nga një vend falje katror më një kube
gjigande. Ajo u ndërtua sipas arkitekturës tradicionale osmane dhe prandaj përbën një kontrast me xhamitë që u
ndërtuan në të njëjtën kohë në Damask dhe Kajro, të cilat kanë një arkitekturë tipike mamluke.
Në fakt, shumica e monumenteve që kanë mbijetuar deri më sot në Halep, datojnë që prej
periudhës osmane, përfshi këtu edhe shtëpitë mjaft të bukura të ndërtuara me gurë të artë në të
përhimtë. Këto lloj shtëpish mbizotërojnë në Halep dhe sidomos në Lagjen e vjetër të qytetit.
Këto shtëpi të pasura me oborre, shpesh janë të ndërtuar me një gjysëm kube e cila ka tavan prej
druri të gdhendur. Mbi të gjitha, karvansarajet apo hanet tregojnë për jetën e lulëzuar tregtare të
qytetit. Një nga monumentet më mbresëlënës është kompleksi i Han el-Gumruk, i cili u ndërtua
në 1574. Gjatë shekullit të 17 ai ishte qendër e autoritetit doganor, këmbyesit e parave, gjykatën
tregtare dhe konsulatat Angleze, Franceze dhe Hollandeze. Janë ruajtur edhe shumë xhami.
Xhamia e parë që u ndërtua pasi osmanët morën Halepin, ishte Xhamia el-Tavashi dhe Teqja
Mevlevije, të cilat bazohen në modelet mamluke, por nga mesi i shekullit të 16, xhamitë po
ndërtoheshin në modelin tipik osman. Xhamitë me kube dhe me minare të holla mbizotëronin
qiellin e Halepit e kjo vazhdon edhe sot. Xhamitë e reja u themeluan nga guvernatorët
provincialë dhe funksionarët osmanë me poste të larta. Në të njëjtën kohë, ato gjithashtu pasuan
edhe përdorimin e vakfeve, që dmth që të ardhurat nga qeraja e disa dyqaneve i shkonin një
xhamie përkatëse. Periudha e fundit e begatisë së Halepit përfundoi me shembjen e dinanstisë
iraniane të Safavidëve në 1722. Ardhja e mëndafshit persian përfundoi dhe si pasojë rrugët
tregtare u transferuan më në jug.

Contenu connexe

En vedette

How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Applitools
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at WorkGetSmarter
 

En vedette (20)

How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work
 
ChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slidesChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slides
 

Halepi

  • 1. Halepi – Arkitektura dhe Historia “ Qyteti ështënjë prej qyteteve më të vjetra në botë, por duket si i ri dhe ai kurrë nuk ka reshtursë ekzistuari. Ditët dhe netët e tij kanë qënë të gjata;ai ka mundurt’i mbijetojë udhëheqësve dhe banorëve të thjeshtë. Këtu janë shtëpitë dhe strehat e tij, por ku ndodhen njerëzit që kanë jetuarkëtu dhe atoqe e kanë vizituar? Këtu janë pallatet dhe ndërtesat e tij, por ku ndodhen princët Hamdanidë dhe poetët e tyretë famshëm?Të gjithë nuk jetojnë më, por qytetiende qëndron. Qytetii mrekullive! Ai vazhdon!Mbretërit e tij bien, por shkatërrimii tij ende nuk është urdhëruar”. Xhamia e Madhe e Halepit, e shekullit të 8, pamje e minares dhe e oborrit. Xhamia mbetet ende vendi më i rëndësishëm fetar në qytetin e Halepit. Ajo u ndërtua në fillim të shek të 8, ndoshta nga Sulejman ibn Abdulmelik pasi muslimanët morën pushtetin në qytetin e Halepit. Minarja e hollë, në formë katrore, e cila u ndërtua në vitin 1094, gjatë sundimit të princit Selxhuk Tatush, dhe me urdhër të gjykatësit Ebu Hasan ibn el-Hashab, është një prej mrekullive arkitekturore në Sirinë e Veriut. Kjo strukturë ndahet nga shkrime kufike dhe nashi, dhe detaje arkitekturore siç janë dredhjet e vazhdueshme, shtyllat dhe harqe të punuara me figura tërfili apo shumë fletësh. Arkitekti i minares ishte Hasan ibn Mufarraxh el-Sarmini, i cili gjithashtu ndërtoi minaren e Xhamisë së madhe në qytetin Maarat el-Numan. Minarja e Xhamisë në Halep u shkatërrua pjesërisht nga sulmi në vitin 2013. Si shumica e prezantimeve të historisë së Halepit, edhe përshkrimi i udhëtarit andaluzian Ibn Xhubeir i cili e vizitoi Halepin në vitin 1184, e fillon përshkrimin me moshën e madhe të qytetit. Thuhet, shkruan ai, se Profeti Ibrahim kaloi në Halep në udhëtimin e tij nga qyteti Ur për në Tokën e Shenjtë, moli lopët e tij në kodrën ku tani është kalaja e Halepit dhe e shpërndau qumështin si lëmoshë. Kjo legjendë të çon në përfundimin se emri i qytetit lidhet me Profetin Ibrahim. Në gjuhën arabe, qyteti njihet si Haleb i cili gjërësisht dihet se derivon nga fjala arabe halib që do të thotë qumësht. Shumë vende të shenjta në qytet lidhen me kalimin e Profetit
  • 2. Ibrahim, përfshi këtu xhaminë e vogël në kala, në të cilën ruhet një gur në të cilin mendohet se ai u ul në të. Të dhënat historike dhe arkeologjike të çojnë në vendbanime të shumta në këtë vend, dhe kjo tregon se pa dyshim që qyeteti i Halepit ka përfituar nga vendndodhja e mjaft e mire gjeografike. Qyteti shtrihet pranë një lumi të vogël, Kuvejk, në një luginë shumë pjellore e quajtur fushat e Sirisë veriore. Qyteti ndodhet në mes të Mesdheut dhe lumit Eufrat. Lumi i mundësonte banorëve, nevojat jetike kurse kodra e lartë dhe mjaft e mbrojtur i garantonte shpëtim nga sulmet pushtuese. Afërsia e shumtë me fushat mjaft pjellore të Sirisë së veriut i dhanë qytetit kushtet e shkëlqyera që të lulëzonte për shumë mijëvjeçarë dhe në të të bashkëjetonin dhe bashkëvepronin banorët e qytetit, fermerët dhe nomadët. Periudha më e begatë për Halepin përkoi me zhvillimin e rrugëve tregtare që shtriheshin përtej rajonit, që prej Mesdheut deri në Mesapotami. Qyteti vazhdimisht e ka treguar veten e tij që është një qendër shumë e rëndësishme tregtare, në kushtet kur qyteti ka pasur kushtet e mira politike dhe lidhje me rrugët tregtare më të rëndësishmë dhe më të gjata. Periudha para-islamike Dijet e tona për Halepin antik vijnë kryesisht nga shkrimet kuneiformë të cilat provojnë ekzistencën e qytetit deri 2000 vite para erës sonë. Edhe në këtë stad të hershëm,qyteti ka mbajtur emrin në arabisht që ende e mban Haleb. Halepi lulëzoi politikisht dhe ekonomikisht gjatë shekullit të 18 para erës sonë si kryeqytet i Mbretërisë Jamhade, e cila gjatë kësaj epoke e shtriu pushtetin e tij nga Mesdheu deri në Mesapotomi. Kjo periudhë madhështore përfundoi me pushtimin e Hititëve. Që prej kësaj kohe, qyteti ishte i një rëndësi lokale. Por përsëri, Halepi ishte qendër e tempullit të idhullit të motit Teshub, i cili luante një rol mjaf të madh deri në mijëvjeçarin e parë në këtë rajon. Mbetjet e këtij tempulli jashtëzakonisht gjigand aktualisht po gerrmohen në rrënojat e kodrës së kalasë së Halepit. Ky është zbulimi i parë më i madh arkeologjik në Halep dhe deri tani provat tregojnë që rrënojat përdoreshin si akropolis i vendbanimeve të hershme. Halepi u rindërtua nga Seleukus Nikator mes viteve 301-281 para erës sonë dhe iu vendos emri Beroia. Ende mund të gjurmohet sistemi i ndërtimit të qytetit të vjetër, me blloqet e gdhendura te gurëve të shtepive, me gurët e rrugëve në pazar. Më vonë, Halepi do të sundohet nga Romakët e pas tyre Bizantinët nën të cilët emri i tij iu kthye Halep. Në vitin 540 qyteti u sulmua nga mbreti Sasanian Hysrev I, dhe të gjitha godinat u rrafshuan në toke, përfshirë edhe kalaja. Perandori Justinian (518-565) rindërtoi muret e qytetit në kohën e paqës mes Persianëve dhe Bizantinëve. Ai gjtihashtu ndërtoi një katedrale, pjesë të së cilës ende mund të shihen në Medresene Halavije. Halepi Islamik
  • 3. Mihrabi në Xhaminë e Madhe të Halepit. Pas grabitjes së Halepit nga Mongolët, Sulltani memluk Kalvun, urdhëroi guvernatorin Karansunkur që të rindërtojë Xhaminë e Madhe në qytet siç kishte qëne që në fillim. Ky projekt madhor u ndërmorr nën kujdesin e Muhamed ibn Osman el-Hadad. Në vitin 1285, kolonat origjinale brenda xhamisë dhe harqet në oborr ishin zëvendësuar me kryeqe dhe pjesë të arkitekturës të kryqëtarëve. I njëjti guvernator gjithashtu i dhuroi xhamisë një minber mjaft të shtrenjtë të punuar nga dora e mjeshtrit Muhamed ibn Ali el-Mausili. Çlirimi i Halepit nga trupat Muslimanë më në krye Halid ibn Velidin në vitin 636 ishte një ngjarje që do të linte pasojat e saj në qytet. Xhamia e parë u ndërtua në perëndim të Halepit, sepse atje ishte më e lehtë për trupat muslimanë të cilët kishin ngritur kampin në portën e qytetit të njohur si Bab Antakia. Xhamia e Madhe, ende shërben si vendi kryesor për adhurim në Halep, ajo u ndërtua 80 vite pas çlirimit, ndoshta nga halifi Umajad Sulejmani (715-717). Nëse besojmë historianët mesjetarë,atëherë xhamia u ndërtua mbi oborrin e ish katedrales bizantine. Sulejmani dëshironte që xhamia t’ia kalonte xhamisë Umajade të ndërtuar nga vëllai i tij Velidi në Damask. Sipas historianit Ibn Adim, xhamia u zbukurua me mermere dhe mozaikë të cilët u shkatërruan nga perandori Bizantin, Nikoforus Fokas i cili e sulmoi qytetin në vitin 962. Kanë mbetur shumë pak gjëra që të bëjnë lidhje mes Xhamisë së Madhe të Halepit me Xhaminë Umajade në Damask përveç se të dyja kanë formë drejtkëndore dhe kanë tre ndarje përballë kibles gjithashtu edhe të dy oborret e xhamijave janë të rrethuara me harqe të quajtura riuak. Drejtimi për në Meke apo kibla theksohet nga një hapësirë e cila të çon tek mihrabi. Kjo hapësirë është pak më e gjërë se ndarjet e tjera të xhamisë dhe ka një kube mbi mihrabin ku qëndron imami. Në vitin 750 pushtetin e Halepit e morën halifët Abasitë, të cilët me vetëdije e zhvendosën kryeqytetin e Hilafetit në Bagdad. Halepi nuk do të jetë më një qytet mesataro- provincial por do të jetë një qytet i madh në mes të qytetërimeve islamike të rajonit të Shamit dhe Egjiptit. Por me të vërtetë, qyteti u qeveris për një kohë nga Egjipti nga dinastitë Tulinide (877) dhe Ikhshids (936-37).
  • 4. Plani I Xhamisë së Madhe të Halepit. Xhamia e Madhe e Halepit është rindërtuar dhe rinovuar shumë herë gjatë shekujve, dhe vetëm plani i themeleve ende ruhet si origjinali në kohët e para islamike. Me oborrin e saj drejtkëndore që ka tre ndarje për kryerjen e adhurimeve të besimtarëve, dhe me harqet e shumta që e rrethojnë të gjitheë oborrin nga brenda, xhamia i ngjan Xhamisë Umajade në Damask. Sundimtari Zangid, Nuredin e restauroi xhaminë në vitin 1174 pas një zjarri dhe e zgjeroi atë për në juglindje. Halepi përjetoi një ringjallje kulturore në sajë të princit Hamdanian, Sejf el-Deule, i cili e pushtoi qytetin në vitin 944 dhe e bëri kryeqytet të mbretërisë së tij. Sejf el-Deule njihet në histori si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të letërsisë dhe arsimimit. Në oborrin e tij të madhërishëm qëndronin poetë që i përmend Ibn Xhubeiri. Poetët më të mëdhenj të epokës siç ishin Mutanbai dhe Ebu Firas el-Hamdani u takuan në oborrin e princit. Zgjimi dhe ringjallja kulturore që u përjetua në periudhën Hamdaniane befas mori fund në 962 kur Bizantinët pushtuan qytetin dhe e shkatërruan atë. Shkatërrimi ishte aq barbar saqë asgjë nuk ka mbetur nga arkitektura Hamdaniane, madje as pallati i famshëm Sejf el-Deules buzë lumit. Qyteti vuajti vite të gjata me sulme të vazhdueshme nga ana e bizatinëve dhe me bastisje nga ana e fiseve beduine. Për një peridhë kohe, Halepi u qeveris nga dinastia egjiptiane Fatimide, por më pas pushtetin e morën fiset beduine arabe të Mirdasidëve dhe Ukajlidëve. Thuhet që Mirasidët i kthyen dy kishat që gjetën në kodrën e kalasë së Halepit në xhamia. Për dy shekujt në vazhdim, fati i qytetit u dominua nga konflitet me kryqëtarët. Si një rrugë- kalim mjaft i rëndësishmë për në Jerusalem, Halepi u sulmua nga Frankët jo shumë kohë (1103) pasi morën qytetin e Antakias (1100) në Turqinë e sotme. Ato ia dolën mbanë që ta detyronin princin selxhuk Ridvan ibn Taxhedeula Tatush që t’i paguante haraç por ishte në sajë të gjykatësit Ebu Hasan el-Kashab që Halepi nuk ra në duar të kryqëtarëve. Gjykatësi mori në kontroll qeverisjen e qytetit dhe filloi të përgatisë Atabeg Aksukur el-Bursukin për ta bërë udhëheqës të ri, hap ky i ndërmarrë me gjithë mbështetjen e popullit. Pasardhësi i Bursukit si Imad elDin Zangid dhe Nuredini do të ndërtonin qytetin dhe do ta bënin atë një qendër ushtarake nga ku do të sulmoheshin kryqëtarët. Pas një sulmi të rëndë nga kryqëtarët, Ibn el- Kashab urdhëroi që katër kisha në qytet të ktheheshin në xhamia, përfshirë edhe katedralen e cila gjendej pranë Xhamisë së Madhe.
  • 5. Kalaja e Halepit. Ndërtesa më madhështore në të është kështjella mesjetare e cila ngrihet mbi qytet. Kjo kodër me majë të sheshtë ka shërbyer shumë shekuj më parë si vendbanim dhe vend adhurimi. Sundimtari Ejubit Malik el-Zahir Gazi (1186-1216) e rregulloi atë dhe e bëri në një prej bazave ushtarake më të fortifikuara në Siri. Ai hapi një gropë si pus dhe e mbushi me ujë, gjithashtu ndërtoi një hyrje të re dhe mbi të ndërtoi dy kulla të larta në formë katrore dhe e lidhi portën hyrëse dhe kullat me një urë me harqe. Kështjella u renovua rëndë gjatë periudhës Memluke. Shtesa më e rëndësishme ishte një sallë e kushtueshme, të cilën guvernatori Memluk Jakem bin Ivad e ndërtoi mbi portën Ejubite në 1406/07. Imad el-Din Zangi (1127-1146) dhe djali i tij Nuredini (1146-1173), ishin të dy gjeneralë të pa friksuar dhe politikanë të vendosur të cilët shprehën xhihadin në popull dhe dëshiruan që e gjithë bota islame të bashkohej përmes dëshirës së vetë popullatës islame. Për herë të parë pas shumë vitesh, Nuredini ia doli mbanë që të mbante Damaskun dhe Halepin nën pushtetin e tij. Sikurse Damasku, edhe Halepi u fortifikua gjatë sundimit të tij. Ai ndërtoi muret e qytetit, kështjellën dhe riparoi ujësjellësin e qytetit. Ai gjithashtu rindërtoi pazaret dhe renovoi Xhaminë e Madhe e cila ishte dëmtuar rëndë nga një zjarr. Nuredini besonte që Bota Islame duhej të bashkohej nën islamin sunni dhe e tregoi veten se ishte praktikant i zellshëm i sunnizmit. Duke ndjekur shembullin e Selxhukëve, ai themeloi shumë shkolla fetare apo medrese, të cilat ishin një masë ndaluese për përhapjen e shiizmit në popullatën dhe qytetet Siriane. Mbetjet e Medresesë Mukademije, Shuajbije dhe Medresesë Halavije ende mund të shihen në Halep. Medreseja Halavije ka qënë një kishë e kthyer në xhami. Ky ishte një shembull që Nuredini zgjodhi të ndërtonte xhamia apo medrese mbi kisha duke treguar kështu triumfin e Islamit mbi krishtërimin. Themelimi i Medresesë Shuajbije në vendin ku më parë ishtë xhamia e parë në Halep, pra në Portën Bab al Antakija, tregon së Halepi tashmë i përkiste islamit. Nuredini gjithashtu dha urdhra që të ndërtoheshin disa ndërtesa ku mistikët islamë jetonin, jepnin mësime feje dhe kryenin ceremonitë fetare. Kjo lëvizje mistike filloi të ketë ndikim në Siri në kohën e Zangidëve dhe Nuredini mbështeti disa vende popullore ku shkohej për të kryer ceremoni fetare. Për shembull, i ndërtoi një xhami të re mbi vendin ku Profeti Ibrahim moli lopët dhe qumshtin e dha lëmoshë. Kjo xhami u pajis me një mihrab druri shumë të bukur i cili humbi në shekujt që vijuan.
  • 6. Epoka e Artë Ejubite Në 1183, Halepi u mor nga udhëheqësi i famshëm Ejubit, Salahudini, i cili vendosi fillimisht vëllain Adil e më pas djalin e tij Malik el-Zahir Gazi si guvernatorë. Pasardhësit e Gaziut e udhëhoqën qytetin deri në 1260. Gazi e rifortifikoi Halepin me një projekt madhështor i cili u përfundua nga pasardhësit e tij. Në qendër të vëmendjes së punës së tij ishte mbrojtja e kështjellës, të cilën ai e forcoi në një prej fortesave më të fortifikuara në botën mesjetaro- islamike. Ai forcoi kullat mbrojtëse, rregulloi anët e kodrës për shkak të pjerrtësisë që kanë, dhe i veshi ato me gurë. Hendeku përreth kështjellës u thellua më shumë, u mbush me ujë dhe mbi të ndërtoi një urë me shumë harqe. Vizitorët ende duhet të kalojnë këtë urë për të arritur në hyrjen e kështjellës, një fortifikatë masive që të çon në qendër të kalasë nëpërmjet njëkalim që ka pesë kthesa dhe është i mbrojtur nga tre porta të rënda hekuri. Muret mbrojtëse të kalasë së Halepit. Pak nga gurëgdhendja origjinale Ejubite ka mbetur në kullat dhe muret mbrojtëse pasi muret u forcuan pasi qyteti u plaçkit nga mongolët 1260 dhe nga ushtria e Timurit në 1400. Një program madhështor për rregullimin e forcimin e mureve filloi në kohën e Sulltan Kalavunit dhe mbaroi në kohën e Sulltan Eshref Halil. Pas shkatërrimit të kryer nga ushtria e Timurit, guvernatori Jakem min Ivad bëri harxhime të mëdha për ta rindërtuar përseri kështjellën. Një pjesë e madh e rindërtimeve u bë në kohën e sulltanit të fundit Memluk, Sulltan Gaurrit, i cili pa sukses e përgatiti kalanë t’i përballej trupave osmane.
  • 7. Puna e mbaruar nga Gazi është e dokumentuar në burimet arabe. Prandaj ne e dijmë që ai në kala ndërtoi një rezvuar të madh uji, një vend ruajtje për municionet, një vendruajtje për drithërat dhe ushqimet, dhe një pus të thellë i cili në fakt do të shërbente si një vendkalim sekret i cili të nxirrte nga qyteti. Kalaja, në fakt nuk ishte vetëm një garnizon ushtarak por ajo ishte edhe vendbanimi i sundimtarëve, me shumë pallate, banjo apo hamame dhe kopshte. Një nga pallatet, një kompleks me shumë kopshte është zbuluar nga gërrmimet. Qendra e tij ishte një kopësht i rrethuar nga katër ivane (salla me harqe dhe të hapura në krye) dhe me një shatërvan tetëkëndësh në mes. Kopështi ishte shtruar me pllaka mermeri, dhe një pishinë dekorative më një shatërvan në kamare të sallës me harqe. Ky pallat me shumë gjasa quhej Pallati i Lavdisë (dar al-izz), i cili u dogj në natën e dasmës së Gazit. Gazi gjithashtu rinovoi xhaminë e vogël të Profetit Ibrahim në kala dhe ndërtoi një xhami të dytë me minare katrore më lartë në kodër e cila ndoshta mund të shihej nga i gjithë qyteti. Në shumë aspekte, Gazi po vazhdonte punën që e filloi Nuredini. Si edhe paraardhësi i tij ai ndërtoi një pallat të ri në jug të kalasë, nga i cili mund të dilte përmes një rruge të fshehtë. Jo vetëm kjo por ai gjithashtu investoi shumë në përhapjen e degës tradicionale sunni të islamit, të cilin ai e përdori kundër islamit të refuzuar shiit. Ashtu si edhe Nuredini, Gazi mbështeti vendet fetare të Halepit. Harku mbi hyrjen e parë të Kalasë së Halepit. Të tre portat hyrëse Ejubite për në kala janë dekoruar me me figurina të gdhendura. Harku mbi portën e hyrjes së parë tregon dy dragonj me dy koka të cilët kafshojnë trupat e gjarprinjëeve. Ky simbol është marrë nga arti i Selxhukëve të Anadollit të cilët i dekoronin hyrjet e kalave, muret e tyre dhe hanet e karvaneve me figura të ngjashme. Sulltani nuk është personi i vetëm i cili e nxiti artin dhe arkitekturën në një shkallë të madhe. Edhe shumë sundimtarë të tjerë duke përfshirë edhe zyrtarët e shtetit, siç ishte këshilltari më i afërt i Gazit, Tugrul Beg, i cili përfundoi Medresene Sulltanije,e cila fillimisht u urdhërua nga Sulltani dhe familje të ngritura që jetonin në Halep. Për shembull, Familja el-Agami themeloi tre shkolla në qytet. Pjesë nga pallati i tyre ka mbijetuar duke përfshirë një kopësht më një shatërvan tëtëkëndësh i rrethuar nga katër ivane apo gjysëm kube. Bashkëshortja e Gazit, Daifa Hatun ishte gjithashtu e mirënjohur në qytete për
  • 8. bamirësinë e sajë. Ajo ishte përgjegjëse për shumicën e shkollave fetaro-ligjore në Halep siç ishte Medreseja el-Firdeus. Kjo medrese, e cila gjithashtu është përdorur si xhami dhe teqe sufie, është e ndërtuar përreth një kopështi me një shatërvan tëtëkëndor rrethuar nga tre anë me harqe. Në anën veriore ka një gjysëm kube me hyrje që të çonte në dhomat e fjetjes së studentëve. Një xhami me tre kube gjendet në anën jugore të kopshtit dhe kjo xhami ka tyrbe në anën lindore dhe perëndimore. Gjithashtu, Daifa Hatun themeloi një shkollë sufie dhe një teqe e cila mund të njihet si Khankah el-Farafra. Kjo godinë gjithashtu shtrihet përreth një kopshti me një shatërvan tëtëkëndor, shtepive dhe një xhamia, gjithashtu edhe nxënësit e medresesë ishin vendosur në ndërtesën më dy kate. Arkitektura Ejubite ka mbijetuar mesatarisht mirë në Halep, përfshirë disa ndërtesa mahnitëse të ndërtuara me blloqe të rregullta dhe të veshura me gur. Edhe pse këto gurë nuk janë të gdhendur, bukuria e tyre del sepse kanë një cilësi shumë të lartë dhe finesë. Zakonisht, të vetmit dekorime janë harqet e dekoruar me gurë të vendosura me rradhe një i bardhë apo një i zi apo në vend të atij të zi qëndron një i kuq. Këto harqe janë mbi portat hyrëse të shtëpive apo godinave të ndryshme si xhami, teqe, kala etj. Zemra e ndërtesës pothuajse gjithmon është një kopësht me një shatërvan në mes. Kopështi mund të ketë një apo dy hyrje me hark. Zemra e ndërtesës, pavarsisht përdorimit të saj, është gjithnjë një oborr më një shatërvan zbukurues. Oborri zakonisht rrethohej nga një apo më shumë harqe të cilat të conin për në dhoma. Në komplekset fetarë, xhamia me kubenë e sajë përmbi pjesën e mihrabit gjenden në anën jugore të oborrit. Modeli katër harkor ishte tipik për pallatet, por nuk ka pasur ndonjë model të veçantë për shkollat fetare të Halepit. Pamje e xhamisë së Ibrahimit dhe asaj të Sipërme në Kalanë e Halepit. Nën sundimin e Zangidëve dhe Ejubitëve, kalaja ishte më shumë së një bazë ushtarake e fortifikuar, ajo gjithashtu ishte edhe vendi i pallateve të sundimtarëve të Halepit, kopshteve dhe banjove publike. Dy xhamitë në kala fillimisht ishin kisha që më pas në shekullin e 11 nën sundimin e Mirdasidëve u kthyen në xhami. Xhamia e Poshtëme e cila lidhet me profetin Ibrahim, thuhet se është vendi më i shenjtë në qytet. Minarja e hollë dhe katrore e xhamisë së Sipërme që u ndërtua sipas modelit të Xhamisë Umajade të Halepit nga Gazi. Ka shumë mundësi që minarja gjithashtu të jetë përdorur si vend-vrojtimi, sepse në kohë të mirë nga kalaja mund të shikohet deri në një largësi 130 km deri në Malet Taurus në veri dhe në drejtim të lindjes deri në kodrat e përgjatë lumit Eufrat. Një nga elementët më karakteristikë të arkitekturës Ejubite janë mukarnat të njohura ndryshe edhe si stalakcitite apo huall mjalti. Ky tipar dominon të githa hyrjet në qytetin e Halepit, shumica e të cilave kanë qemere të gdhendura me kujdes dhe gjithashtu mund ta gjesh edhe tek
  • 9. harqet midis shtyllave të një kupole. Një kube më mukarna apo gdhendje ruhet ende në Medresenë el-Sherefije. Një tipar tjetër është përdorimi i llojeve të ndryshme të gurëve në një ndërtesë. Vija horizontale mjaft tërheqëse janë krijuar duke vendosur gurë në një rresht me ngjyrë të bardhë e në rreshtin më sipër të zezë apo edhe të kuqërremtë. (teknika ablak) Motivet ornamentale të cilët më vonë u përdorën në shkallë monumentale në periudhën e Memlukëve dhe Osmanëve gjithashtu u shfaqën për herë të parë gjatë periudhës Ejubite, dhe u përdorën hyrjet e dekoruara me gdhendje dhe tipare të tjera. Shembujt më perfektë janë dizajnet që dekoruan mihrabet e xhamive të Halepit me përdredhjet artistike dhe me modelin e gërshetimit të nyjeve. Jeta kulturore e Halepit lulëzoi gjatë udhëheqjes së Zangidëve dhe Ejubitëve. Në të njëjtën kohë, konflikti me kryqëtarët kishte pasoja pozitive për qytetin. Lidhjet e shpeshta tregtare të cilat u lidhën me Shtetin e Kryqëtarëve të bregdetit Levantin sollën një sasi të madhe të ardhurash, dhe marrveshjet e para tregtare u lidhën më Venecianët në vitet 1207/08. Mallra gjithashtu këmbeheshin edhe me Afrikën Veriore dhe me Spanjën. Gjithashtu, qyteti ishte një qendër e rëndësishme e prodhimit artizanal. Halepi ishte i famshëm për tekstilet, për qelqurinat e tij të mrekullueshme, për prodhimin e përkryer të qeramikës dhe punën me metalet. Punë shumë cilësore me dru prodhohej në Halep që prej periudhës Zangide. Një prej shembujve është edhe minberi i urdhëruar nga Nuredini për Xhaminë Aksa në Jerusalem.(tani minberi nuk ekziston) Minberi u prodhua në Halep nga anëtarët e familjes Ibn Maali, një familje marangozësh e cila gjithashtu kishte qënë përgjegjse për ndërtimin e mihrabit të Xhamisë së Ibrahimit në kalanë e qytetit të Halepit. Mihrabi në Medresenë el-Hallavije, i cili u ndërtua në 1245 dhe ende gjendet aty, është një kryevepër e epokës së vonë Ejubite. Udhëheqësi i fundit Ejubit i Halepit, el-Nasër Jusuf II (1250—1260), mundi të bashkojë Damaskun dhe Halepin nën një udhëheqje të vetme dhe kjo ishte hera e fundit që kjo gjë ndodhi. Por gjithsesi kur armiqtë mongolë sulmuan Sirinë në 1260, Halepi dhe Damasku të dy u sulmuan dhe u plaçkitën. el-Nasir Jusuf II u burgos nga mongolët, u transportua deri në Tebriz dhe u vra atje. Periudha Mamluke
  • 10. Plani i Medresesë el-Firdevs në Halep, 1235-1241. Medreseja el-Firdevs kombinon një shkollë juristike islame, një tyrbe dhe një konvikt në një kompleks të vetëm. Përmasat e oborrit shkojnë në 55x 45 m, me një xhami më tre kube, rrethuar nga dy tyrbe në pjesën jugore të saj. Korridoret në dy anët lindore dhe perëndimore të xhamisë përdoreshin për mësim dhe për takime. Kalimet të çojnë përmes harqeve në anënveriore drejt e në krahun e ndarë rezidencial. Fillimisht ishte një kopësht në veri të medresesë më një hark të dytë që të çonte në të. Në kompleks mund të arrije përmes një korridori të ngusht nga lindja. Halepi ra në pushtetin e Mamlukëvve dhe tani shtrihej në kufirin më verior të perandorisë së tyre, me kryeqytet Kajron. Në fillim, rindërtimi i qytetit u la mënjanë. Pastaj Sulltani Bajbar (1260—1277) vetëm financoi për rirregullimin e dy vendeve të pelegrinazhit në perëndim të qytetit. Vetëm në kohën e Sulltan Kalaëun (1279-1290) qyteti u rindërtua sërisht. Ai i besoi guvernatorit të tij, Karasungarit, rregullimin e kalasë. Kjo punë u përfundua në kohën e djalit të tij, Sulltan Eshref Halili (1290-1293), siç është regjistruar në një mbishkrim monumental mbi hyrje, Kur u rregullua Xhamia e Madhe, tavani i saj i sheshtë u zëvendësua me një tavan druri me rombe, një aspekt ky që tregon lidhje të ndërtesës me arkitekturën kryqëtare. Përdorimi i këtyre ndërthurjeve në tavanin e kësaj xhamie, do të jetë tipike për shumë ndërtesa të mëvonshme fetare. Xhamia e guvernatorit Alltënbuga el-Salihi (1318-1319) është shembull i modelit të Xhamisë së Madhe të Halepit. Ajo ishte xhamia e dytë që mund të përdorej edhe ditën e Premte dhe u ndërtua jashtë mureve të qytetit në pjesën jug-lindore, një provë kjo që tregonte rëndësinë në rritje të kësaj pjese të Halepit. Bëhet e mundur të marrim vesh për rilindjen së pasurive të qytetit vetëm pas gjysmës së dytë të shekullit të 14. Ushëtari i mirënjohur Ibn Batuta, që vizitoi Halepin në 1355, u mahnit nga qytetit dhe e lavdëroi pazarin e tij i cili ishte i mbyllur me një tavan druri. Të dhënat tregojnë që ka pasur një rritje në aktivitetin ndërtues në Halep përgjatë kësaj periudhe. Ndërtesa më e ruajtur e kësaj periudhe është Maristani i Guvernatorit Argun el-Kamili, një vend i kthyer në spital dhe që u themelua në vitin 1354/55. Ai pati një oborr kryesor të madh dhe disa oborre më të vegjël me shatërvane të cilët dukeshin ndryshe. Një ndërtesë tjetër nga kjo periudhë është Xhamia e Guvernatorit Mankalibuga el-Shemsi, e cila u ndërtua për të përkujtuar fitoren përmbi kryqëtarët afër Ajasit. Kjo xhami ndjek modelin e ndërtimit të Xhamisë së Madhe.
  • 11. Në përgjithësi, ndërtesat e kësaj periudhe tregojnë një lidhje mjaftë të fortë me arkitekturën Ejubite. Origjinali i hyrjes kryesore të maristanit apo spitalit me harqet e tij ishte Medreseja Ejubite e el-Kemilije, kurse mihrabi i Xhamisë Mankalibuga esh-Shemsi më ngjyrat e shumta u bazua në mihrabin e Medresesë Ejubite te el-Firdevsit. Gurët drejtkëndorë që u bënë të famshëm nga fundi i shekullit të 14 gjithashtu janë marrë prej motiveve të gurëgdhendësve Ejubitë. Një ndërtesë tjetër, Medreseja e Ishiktimur el-Meridani, që daton prej 1371/72, tregon influenca prej jashtë qytetit. Fasada e saj është e ndarë nga forma interesante dritaresh, është gjithashtu një kopje e arkitekturës së kryeqytetit perandorak, Kajros. Oborri i Medresesë el-Firdevsi 1235-1241. Medreseja el-Firdevsi (Shkolla e Parajsës) u themelua nga Daifa Hatun e cila ishte vejushja e Sulltanit Ejubit el-Malik el-Zahir Gazi. Ajo ndoshta është ndërtesa më e bukur Ejubite që ka mbijetuar në Halep. Oborri drejtkëndor i këtij kompleksi elegant është rrethuar nga tre anë me gjysëm kube. Kolonat e holla prej mermeri kanë në krye gdhendje të mrekullueshme. Një portë hyrëse hapet në anën veriore të oborrit. Tipike është pishina tetëkëndore në mes të oborrit me anët e brendshme të sajë në forme tërfili. Mihrabi i Hanka el-Farafra 1237/38. Mihrabi i kuvendit sufi el-Farafra është një nga mihrabet më të thjeshta të periudhës Ejubite në Halep. Ai rrethohet nga kolona të holla dhe më pllaka me forma shumë interesante mermeri. Si edhe Medreseja el-Firdevsi, kompleksi i el-Farafras mendohet të jetë ndërtuar nga vejushja e
  • 12. Sulltanit Ejubit, Daifa Hatun. Ajo ka një oborr pothuajse drejtkëndor me dhoma në anët lindore dhe perëndimore dhe më një gjysëmkube në anën veriore. Zhvillimi i shpejtë u ndërprej në mënyrë të ashpër nga trupat e Timurit. Ushtria e Azisë Qëndrore e mori qytetin në 1400 dhe e plaçkiti atë në tre ditë vazhdimisht. Kjo ishte periudha e paqëndrueshmërisë më të madhe të perandorisë Mamluke. Sfidat e tjera që kërcënuan qytetin ishin katastrofat natyrore: Halepi u godit nga një tërmet në 1403, dhe pati një zi të madhe buke në vitin 1422, e ndjekur kjo nga një epidemi. Por gjithsesi, qyteti u rindërtua sërisht menjëherë për shkak të rëndësisë të tij strategjike pasi ndodhej në kufinjtë më verior të perandorisë. U riparuan të gjitha muret mbrojtëse dhe muret e qytetit u zgjeruan për në lindje. Në të njëjtën kohë, pati një rilindje të ndërtesave fetare në plan të programit të madh të rindërtimit të qytetit dhe kjo është arsyeja edhe pse shumë mjeshtër të famshëm u thirrën në Halep. Një nga ndërtesat e përfunduara ishte Xhamia Utrush (1410) në jug të kalasë. Punimet për këtë xhami kishin nisur para sulmit të Timurit dhe ajo zëvendësoi Xhaminë Alltënbuga el-Salihi si xhamija ku falej guvernatori të premten. Në të njëjtën kohë, konflikti midis Timuridëve dhe fuqisë në rritje të Perandorisë Osmane do të ksihte pasoja pozitive për Halepin. Rrugët tregtare midis Europës dhe Iranit, përmes Azisë së Mesme u ndërprenë dhë një pjesa më e madhe e tregtisë kaloi më në jug. Halepi tashmë e kishte të mundur të tërhiqte tregtinë me shumë fitime midis Persisë dhe qytet-shteteve Italiane. Rëndësia e këtij biznesi për qytetin tregohet nga fakti se ndërtesat më domethënëse që u ndërtuan në Halep përgjat shekullit të 15 ishin karvansarajet apo hanet. Ka pasur fillimisht të paktën shtatë hane por tashmë kanë mbetur vetëm katër të tillë. Shumica e këtyre komplekseve dy katëshe mbulonin një hapsirë të madhe, ndoshta më të madhe se hapsira e komplekseve fetare. Mihrabi i Medresesë el-Firdevsi në Halep. Ky mihrab mahnitës është ndërtuar nga mermer me ngjyra dhe forma të ndryshme, një kontrast në këto ndërtesa me ngjyra te kthjellta. Modeli gërshet i kësaj pjese gjysëm rrethore, i cili gjithashtu mbështetet në dy kolona të holla, është shumë bujar. Ky mihrab është shembulli më perfekt i një numri të madh mihrabesh të periudhës Ejubite në Halep që janë dekoruar me material kompleks dhe shumë- ngjyrësh, dhe me gërshetime që janë ndikuar nga modelet e periudhës Mamluke. Edhe pse Halepi përfitoi ekonomikisht nga afërsia e tij me Osmanët, perandoria që po shtrihej në mënyrë të shpejtë përbentë një kërcënim për Mamlukët, dhe një shembull që tregon për këtë janë
  • 13. fortifikimet e shumta në qytet. Sulltani el-Eshref Kaitbej (1468-1496) bëri shumë rindërtime në kala dhe në muret mbrojtës të qytetit, dhe një pjesë e rregullimit të murit lindor u përfundua nga djali i tij el-Nasir Muhamed (1496-1498). Fortifikimi më i zgjeruar u urdhërua nga sulltani i fundit Kansuh el-Gauri (1501—1516). Ai e rindërtoi kështjellën plotësisht dhe e forcoi atë me dy kulla në veri dhe në jug. Edhe punë të tjera riparuese u bënë në dy portat veriore të qytetit, si Bab el-Hadid u rindërtua plotësisht. Xhamia Alltënbuga në Halep 1318-1323. Xhamia e guvernatorit Mamluk Alltënbuga el-Salihi ishte xhamia e parë e së Premtes që u ndërtua pranë Xhamia së Madhe. Shtrirja pothuajse katrore e Xhamisë Alltënbuga, me harqet e tij të vazhduar ishte kopje e Xhamisë së Madhe të Halepit siç ishte ndërtuar fillimishtnë 1285, dhe më vonë këto harqe u zëvendësuan. Minarja tetëkëndore ngrihet nga një bazë katrore, ndahet në tre pjesë. Periudha Osmane Masat që u morën nga sulltanët për të fortifikuar qytetin nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar marrjen e tij nga Osmanët, të cilët u mirëpritën nga populli. Tani bëhet e mundur që qyteti të përfshihet në rrjetin e rrugëve tregtare të perandorisë, dhe qyteti ishte në gjendje të tregonte mundësitë e tija të favorshme pasi gjendej midis Mesdheut dhe Eufratit. Në shekujt e 16 dhe 17, Halepi u kthye në një prej qendrave tregtare më të pasura dhe zhvilluara të Lindjes së Mesme. Mëndafshi i papërpunuar nga Persia, erzat, piperi, shafrani, kafeja dhe mallra të tjera luksi tregtoheshin në Halep. Gama e gjërë e mallrave që tregtoheshin në qytet, tërhoqën tregtarë nga e gjithë bota, përfshirë edhe shtetet tregtare të Europës, të cilat u lejuan të themelonin legata tregtie dhe e gjithe kjo me leje të Sulltanit. Madhështia e qytetit përshkruhet me detaje në rrëfimet e udhëtarëve Osmanlli dhe Europian. Kishte përshkrime të gjalla për çarshite apo pazaret e mbyllura në të cilat gjeje një larmi të madhe mallrash, por gjithashtu ka edhe përshkrime ndërtesash te tjera si xhamitë, medresetë, hamamet, rezidencat private, dhe dyqanet e reja te kafeneve të cilat ne Europë shiheshin më një admirim të madh por në Halep ishin shumë të mirënjohura.
  • 14. Kompleksi i Xhamisë Hysrev Pasha 1537/38-1546. Ky kompleks ndërtesash,i cili përfshin një xhami dhe një medrese, u ndërtua për guvernatorin osman Hysrev Pasha në jugperëndim të kalasë. Ajo u modelua nga arkitekti i famshëm i oborrit osman, Mimar Sinani. Ndërtesa qëndrore është përbërë nga një vend falje katror më një kube gjigande. Ajo u ndërtua sipas arkitekturës tradicionale osmane dhe prandaj përbën një kontrast me xhamitë që u ndërtuan në të njëjtën kohë në Damask dhe Kajro, të cilat kanë një arkitekturë tipike mamluke. Në fakt, shumica e monumenteve që kanë mbijetuar deri më sot në Halep, datojnë që prej periudhës osmane, përfshi këtu edhe shtëpitë mjaft të bukura të ndërtuara me gurë të artë në të përhimtë. Këto lloj shtëpish mbizotërojnë në Halep dhe sidomos në Lagjen e vjetër të qytetit. Këto shtëpi të pasura me oborre, shpesh janë të ndërtuar me një gjysëm kube e cila ka tavan prej druri të gdhendur. Mbi të gjitha, karvansarajet apo hanet tregojnë për jetën e lulëzuar tregtare të qytetit. Një nga monumentet më mbresëlënës është kompleksi i Han el-Gumruk, i cili u ndërtua në 1574. Gjatë shekullit të 17 ai ishte qendër e autoritetit doganor, këmbyesit e parave, gjykatën tregtare dhe konsulatat Angleze, Franceze dhe Hollandeze. Janë ruajtur edhe shumë xhami. Xhamia e parë që u ndërtua pasi osmanët morën Halepin, ishte Xhamia el-Tavashi dhe Teqja Mevlevije, të cilat bazohen në modelet mamluke, por nga mesi i shekullit të 16, xhamitë po ndërtoheshin në modelin tipik osman. Xhamitë me kube dhe me minare të holla mbizotëronin qiellin e Halepit e kjo vazhdon edhe sot. Xhamitë e reja u themeluan nga guvernatorët provincialë dhe funksionarët osmanë me poste të larta. Në të njëjtën kohë, ato gjithashtu pasuan edhe përdorimin e vakfeve, që dmth që të ardhurat nga qeraja e disa dyqaneve i shkonin një xhamie përkatëse. Periudha e fundit e begatisë së Halepit përfundoi me shembjen e dinanstisë iraniane të Safavidëve në 1722. Ardhja e mëndafshit persian përfundoi dhe si pasojë rrugët tregtare u transferuan më në jug.