SlideShare a Scribd company logo
1 of 27
REPUBLIKA E SHQIPERISË
              Universiteti Bujqesor i Tiranes
           Fakulteti i Ekonomise dhe Agrobiznesit
            Departamenti Drejtim Agrobiznesi




          DETYRE KURSI
               në Ndermarrja dhe Drejtimi i Biznesit te Vogel




                                 TEMA:
                 Ecuria e nje Biznesi te Sukseshem




 Punoi                                                          Pranoi
Lirim Hodaj                                             Dr. Eda Luga
Enksi Mani
Xhesika Muco
                                Tiranë,201
1. Hyrje


Zhvillimi i agroindustrise ne Kosove ka pesuar rritje te konsiderueshme. Mjaft firma qe po
operojne ne fushen e agroindustrise, krahas zhvillimit e prosperitetit te tyre po ndeshen edhe me
probleme te cilat kerkojne zgjidhje te menjehershme. Ne menyre te vecante industria e qumeshtit
ka pesuar rritje te konsiderueshme. Ne se me pare perpunohej vetem 20% e qumeshtit te
prodhuar, aktualisht perpunohet mbi 40% e tij. Kjo rritje kerkon vemendje ne dy aspekte te
rendesishme, se pari ne drejtim te asortimenteve te prodhuara dhe se dyti ne drejtim te rritjes se
cilesise se tyre. Prezantimi e nje plani biznesi i cili do te ndihmoje me tej si perdoruesit e
brendshem te tij, pra menaxheret me miremenaxhimin e kompanise, ashtu dhe perdoruesit e
jashtem pra investitore te ndryshem, furnitoret, etj.



1.2 Objektivat:


   Objektivi i pergjithshem eshte studimi i kompanise dhe problemeve me kryesore qe lidhen
   me menaxhimin e saj.
   Objektiva specifike do te ishin: studimi i struktures organizative te kompanise dhe prezantimi
   mbi kete baze i planit te menaxhimi, studimi i produkteve me kryesore te saj si dhe studimi i
   problemeve qe lidhen me marketingun e kompanise si: kanalet e shperndarjes, promocioni,
   etj, si dhe prezantimin mbi kete baze te planit te marketingut.


1.3 Rezultatet e priteshme:


Permes kesaj teme pres qe te jap kontributin tim ne drejtim te prezantimit ne pergjithesi te nje
plani biznesi per kompanine ABI, e ne menyre me te plote te planit te markrtingut si dhe planit te
menaxhimit, dokumenta mjaft te rendesishme keto per te ndihmuar menaxheret dhe punonjesit e
kompanise per drjetimin me me efektivitet te saj.
1.4 Metodat e perdorura dhe burimet e informacinit


Per te realizuar objektivat e percaktuara eshte percaktuar edhe metodologjia e studimit. Kjo
metodologji perbehet nga metoda te ndryshme te cilat plotesojne njera tjetren. Ne percaktimin e
tyre ne jemi nisur nga specifikat e problemit qe analizohet si dhe nga natyra e objektivave.

Nder metodat qe jane perdorur do te permendnim:

   Metoda statistikore, kryesisht metoda e grupimeve, e mesatareve, e indekseve si dhe ajo e
   krahasimit.
   Metoda e diskutimit ne grup, grupet e fokusit, diskutimet me specialiste te fushes dhe
   drejtues te agrobiznesit.

Te dhenat:

Per realizimin e studimit eshte shfrytezuar nje numur i madhi te dhenave te grumbulluara nga
kompania ABI. Vrojtime te kryera nga vete Kompania ABI; Studime e botime te kryera nga
autore te vendoit dhe te huaj.
PLANI I BIZNESIT TE KOMPANISE ABI


2.1 Permbledhje ekzekutive


1- Përshkrimi i ndërmarrjes



Sektori i përpunimit të qumështit në Kosovë filloi të shënojë një zhvillim më të hovshëm vetëm
gjatë tre, katër viteve të fundit, atëherë kur qumështoret kryesore filluan ta rrisin prodhimtarinë
dhe asortimentin e produkteve të tyre.



Kompania “ABI” u themelua në vitin 1989, atëherë kur filluan të regjistrohen ndërmarrjet e para
në pronësi private në Kosovë, e cila në atë kohë ishte pjesë e ish federatës jugosllave.



Qumështorja ABI MILK filloi me punë në vitin 1996, kur u be komercializimi i qumështores në
pronësi të ndërmarrjes shoqërore “PROGRES” në Prizren. Për ta kompletuar procesin e
prodhimit u desh të investohen 2,276,515.80 DM, apo rreth 1,140.000 €, në periudhën prej vitit
1996 deri në vitin 20010



Për shkak të mungesës së përvojës në këtë lëmi qumështorja kërkoi asistencë nga industria e
qumështit PKB e Beogradit, e cila i ofroi ndihmën e nevojshme për të filluar. Më vonë, me
rritjen e aktiviteteve, puntorët u dërguan në Turqi, për t’u aftësuar për prodhimin e produkteve të
caktuara.



Në fillim qumështorja kishte një kapacitet të vogël të përpunimit (5,000 litra) dhe një asortiment
të vogël prodhimesh, mirëpo dalëngadalë u arritë që kapaciteti të ngritej në 15,000 litra të
përpunuara në ditë, kurse në vitin 2009 me një investim prej 92,000 € në pajisje shtese u arrit
kapaciteti ditor prej 25,000 litrash dhe një llojshmeri prej afër 30 produktesh të ndryshme.

Ky kapacitet i përpunimit gjatë sezonit, muajve veror, arrin në 37,000 litra.
Mirëpo, edhe përkundër këtij suksesi mjaft të madh, pronarët e kësaj qumështoreje nuk do të
ndalen me kaq, ata planifikojnë ta ndërtojnë një qumështore të re, me një kapacitet të përpunimit
prej 100,000 litrash.



2 - Vizioni i ndërmarrjes

Vizioni i qumështores ABI MILK është ngritja e një qumështoreje bashkëkohore, me kapacitet të
zgjëruar, e cila i plotëson të gjitha kushtet e përcaktuar nga Bashkësia Europiane.



3 - Objektivat afariste

Objektiv afatshkurtër është privatizimi i qumështores ekzistuese, kurse objektiv afatmesëm është
ndërtimi i qumështores së re, me një kapacitet trefish më të madh nga kapaciteti i tanishëm.

Në këtë mënyrë do rë realizohen edhe disa objektiva me interes të gjërë shoqëror – zevendesimi i
importit dhe rritja e punësimit.



4 - Produktet dhe shërbimet

ABI MILK ka një asortiment të gjërë të produkteve të qumështit.

Këtu prodhohen lloje të ndryshme të kosit dhe jogurtit (në paketime prej 180 gr. deri 1000 gr.),
qumështi ditor, ajrani, gjalpi, djathi i bardhë, djathi Mozzarella, djathi i Sharrit, si dhe prodhime
tjera të qumështit.



Përveç prodhimtarisë, qumështorja ABI është e perqendruar edhe në ofrimin e shërbimeve të
ndryshme, të cilat ndikojnë në rritjen e prodhimtarisë së qumështit dhe aftësimin profesional të
blegtorëvë kosovarë.



Këto shërbime mund të përmblidhen në grupet e mëposhtme:

- Trajnimet e blegtorëve

- Projektimi i qendrave të grumbullimit të qumështit dhe

- Sigurimi i pajisjve për qendrat e grumbullimit
5- Tregu ekzistues dhe ai potencial

Pervec prezencës në tërë tregun kosovar, ABI MILK eksporton edhe në Serbi dhe Shqipëri. Ndër
blerësit kryesor të qumështores janë hipermarketet më të mëdhenj ne Kosovë, si Interex, Era,
Albi, Intereminex, Maxi, Viva, Elkos, Ylli Bec dhe Univertrade, kurse distributor për tregun e
Serbisë jugore është firma RAKIC. Qumështorja nuk ka distributor zyrtar për Shqipëri, por
tregtarë të ndryshëm nga ky vend furnizohen drejtëpërdrejt në depot e kompanise.



Krahas mbajtjes së tregut ekzistues, qëllimi i kompanise është përhapja në tregun rajonal, prej
nga ka sinjale pozitive rreth shitjes së produkteve.

Në këtë aspekt momentalisht kompania përkrahet nga projekti i USAID-it, KCBS-së (Kosovo
Cluster and Business Support), i cili e ka angazhuar një person për hulumtimin e tregut të Malit
të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe zhvillimin e kontakteve me blerësit ne keto vende.



6 - Analiza e konkurrencës

Prodhuesit kosovarë të produkteve të qumështit nuk paraqesin ndonjë kërcënim për qumështoren.
Me përvojën dhe punën e deritashme eshte arritur një zhvillim më të madh krahasuar me
qumështoret tjera. Kjo mund të dëshmohet edhe me faktin se çmimet furnizuese të produkteve te
kompanise ABI janë më të larta sesa çmimet e prodhuesve tjerë, mirëpo kjo nuk ndikon
negativisht në shitjen e produkteve, sepse klientët kanë të kënaqur me kualitetin dhe konsumatori
konsovar i kërkon ato.



Si konkurrent më të rrezikshëm janë ata të importit, si SOLE, ALPSKO, DUKAT, ZOTT,
MEGGLE dhe të tjerë, sepse kanë çmime më të ulta, kualitet të qëndrueshëm, si dhe afat të gjatë
të përdorimit. Prodhuesit e jashtëm depërtojnë lehtë në tregun e kompanise për shkak të fondeve
të mjaftueshme për marketing dhe ofrimit të marzheve. Me këto fonde ata kanë mundësi të
investojnë shumë në reklama dhe promovim të produkteve të tyre.
7 - Implementimi dhe identifikimi i rreziqeve të mundshme

Duke u bazuar në përvojën shumëvjeçare në këtë fushe mund të themi se implementimi i këtij
projekti nuk paraqet ndonjë vështirësi të madhe për ndërmarrjen ABI.

Ekspertë të ndryshëm që kanë punuar në qumështoren ABI, drejtpërdrejt, apo në angazhime të
shkurta nëpërmjet organizatave ndërkombëtare kanë ndihmuar shumë në përvetësimin e
njohurive të nevojshme për një prodhimtari të nivelit që e planifikojmë ne në ABI MILK.

Si një faktor tjetër i rëndësishëm për implementimin e sigurt të këtij plani është edhe aftësimi i
puntorëve nëpër qumështoret me renome në rajon.



Sa i përket rreziqeve për këtë biznes nuk ekziston ndonjë rrezik serioz i cili mund të ndikojë
negativisht gjatë implementimit të planit investiv.

Llogariten vonesa të ndryshme gjatë ndërtimit të objektit të ri, blerjes dhe montimit të pajisjeve
të reja, mirëpo këto mund të ndikojnë vetëm në zgjatjen e afatit të implementimit të planit tonë
investiv.
2.2 Pershkrimi i ndermarrjes


1- Emri dhe detajet e ndërmarrjes
    Emri i ndërmarrjes        Qumështorja “ABI MILK”
    Emri i pronarit:         Bari Fusha, Irfan Fusha dhe Adnan Fusha
    Adresa:                  Tirana p.n.
    Qyteti:                  Prizren
    Nr. i tel. & faxit:      +381 29 622 356, +381 29 42 282
    E-mail adresa:            abi@ABI M
    Web Faqja:               www.ABI MILK.com
    Nr. i regj. të biznesit: 80180187
    Statusi ligjor:          Pronë private




4- Vizioni dhe objektivat e ndermarrjes



Vizioni i ndërmarrjes
Vizioni i qumështores ABI MILK është ngritja e një qumështoreje bashkëkohore, me kapacitet të
zgjëruar, e cila i plotëson të gjitha kushtet e përcaktuar nga Bashkësia Europiane.



Objektivat afatshkurtëra dhe afatmesme
Objektiv afatshkurtër është privatizimi i qumështores ekzistuese, që në bazë të premtimeve nga
AKM-ja duhet te kryhet në gjysmën e dytë të vitit 2009, kurse

objektiv afatmesëm është ndërtimi i qumështores së re, me një kapacitet dyfish më të madh nga
kapaciteti i tanishëm.
Përshkrimi i produkteve


A) Qumësht i freskët 1 litër



Produkti paketohet ne qese 1 litër. Qumësht i freskët me 3,2 % yndyes.Përshkrimi kimik:
minimum 3,2% yndyrë qumështi; materie të thata pa yndyrë 8,5 %; aciditeti të mos jetë më i
madh se 7.8°SH (Shkallë të Soxhlet-Henkel); duhet të jape vlerë negative në reaksion me
fosfatin.

Përshkrimi i punës teknologjike:

Qumështi standardizohet me 3,2% y.q. duke u homogjenizuar dhe pastaj pasterizohet në
temperaturë prej 80-85 °C për 15-20 sekonda dhe menjëherë ne sektorin e tretë të pasterizimit
ftohet në +4°C, pastaj mbushet në qese polietileni nga 1 litër, paketohet në arka të plastikës dhe
vendoset në deponim me temperaturë +2 deri në +4°C. Gjatë paketimit duhet të merret mostra
minimum 3 herë për të kontrolluar analizat fiziko-kimike dhe peshën ne qese.

Paketimi:

15 qese poli-pak paketohen në arkën katrore nga plastika. Arka duhet paraprakisht të jetë e larë
dhe e dezinfektuar.

Afati i përdorimit: 48 orë nga data e prodhimit.

Kushtet e ruajtjes: Duhet të ruhet në temperaturë prej 2 deri 4°C.




B)   Kos ABI me kajmak 850 gr.

Neto masa në paketim origjinal:     Paketim gota plastike, neto sasia 850 gr.

Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,6% yndyrë qumështi.

Përshkrimi organoleptik:

Kajmaku duhet të ketë ngjyrë të verdhë, ndërsa kosi ngjyrë të bardhë, me shije dhe erë tipike të
kosit dhe konsistencë të fortë.
C) Jogurt Extra 180 g.




Neto masa në paketim origjinal: Paketim gota plastike, neto sasia 180 g.




Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,2% yndyrë qumështi.

Përshkrimi organoleptik:

Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të jogurtit dhe në gjendje të lëngët.

Përshkrimi kimik:

Duhet të plotësojë këto kushte:

minimum 3,2% yndyrë qumështi; materie të thata pa yndyrë 9 %; aciditeti të mos jetë më i madh
se 55 ° SH.



D) Jogurt 1 litër BioAktiv



Neto masa në paketim origjinal:

Paketim shishe e plastikës, neto sasia 1 litër

Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,2% yndyrë qumështi.

Përshkrimi organoleptik:

Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të jogurtit dhe në gjendje të lëngët.

Ky jogurt prodhohet edhe ne paketim prej 0.5 l.
E) Kos Extra 180 g BioPlus



Neto masa në paketim origjinal:

Paketimi në gota të plastikës, neto sasia 180 g

Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,2% yndyrë qumështi.

Përshkrimi organoleptik:

Ngjyra e bardhë me shije,erë tipik të kosit dhe në gjendje të ngurët.

Përshkrimi kimik:

Duhet të plotësoj këto kushte: minimum 3,2% yndyrë qumështi; materie të thata pa yndyrë 9%;
aciditeti të mos jetë më i madh se 55° SH .



F) Kos Dietal 450 g Fit Line



Neto masa në paketim origjinal:

Paketimi në gota të plastikës, neto sasia 450 gr.

Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 0% yndyrë qumështi.

Përshkrimi organoleptik:

Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të kosit dhe në gjendje të ngurtë.
G) Ajran Oriental 180 g.



Neto masa në paketim origjinal:

Paketimi në gota plastike, neto sasia 180 g.

Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 1% yndyrë qumështi.

Përshkrimi organoleptik:

Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të jogurtit në gjendje të lëngët me 0,3% kripë .




H)   Gjalp i freskët 1 kg



Neto masa në paketim origjinal:

Paketimi në gota plastike, neto sasia 1 kg.

Përmbajtja kryesore:

Yndyra e qumështit e pasterizuar dhe grumbulluar në procesin e separimit.

Përshkrimi organoleptik:

Ngjyra e verdhë, erë dhe shije tipike të gjalpit në gjendje të ngurtë pa flluska të ujit .
I) Djath i Bardhë 1, 2 dhe 3 kg.



Neto masa në paketim origjinal:

Paketimi në enë plastike, neto sasia 1, 2 dhe 3 kg.

Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar me yndyrë të plotë.

Përshkrimi organoleptik:

Ngjyra e bardhë, erë dhe shije tipike të djathit në gjendje të ngurtë dhe gjysmë të fortë.




J) Djath Sharrit 1 dhe 2 kg.



Neto masa në paketim origjinal:

Paketimi në enë plastike, neto sasia 1 dhe 2 kg.

Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar me yndyrë të plotë.
Shërbimet e ofruara
Përveç aktiviteteve tjera, qumështorja është e kyqur edhe në ofrimin e shërbimeve të ndryshme,
të cilat ndikojnë në rritjen e prodhimtarisë së qumështit dhe aftësimin professional të blegtorëvë
kosovarë.

Këto shërbime mund të përmblidhen në grupet e mëposhtme:

- Trajnimet e blegtorëve

- Projektimi i qendrave të grumbullimit të qumështit dhe

- Sigurimi i pajisjve për qendrat e grumbullimit



Me ekipin e saj profesional, të përbërë nga një veterinar, një agronom dhe një teknik të
veterinarisë, qumështorja ABI MILK organizon trajnime të ndryshme për blegtorët të cilët e
dorëzojnë qumështin në pikat e saj grumbulluese.

Në rastë të caktuara angazhohet edhe veterinary ynë, të gjitha me qëllim të sigurimit të lëndës së
parë, qumështit, sa më kualitativ dhe sa më higjienik.

Në këtë aspekt, qumështorja bashkëpunon edhe me firmën kroate SANO, që është prodhues i
njohur i ushqimit të kafshëve, i cili jep edhe garancione për kualitetin e qumështit. Duke përdorë
këtë ushqimm është arrit që numri i kontrollave të veterinarit të bie nga 30 në vetëm 3 kontrolle
në vit. Si përfaqesues i kësaj firme në Kosovë është veterinary, Behlul Behluli.



Sa i përket projektimit të qendrave të grumbullimit të qumështit, ABI MILK ka një ekip
profesionist, i cili bën vlerësimet e duhura rrëth mundësisë së hapjes së një pikë të grumbullimit
në rajon të caktuar. Nëse vlerësimi është pozitiv, atëherë në bashkëpunim me fshatarët e atij
rajoni fillojnë punët rreth vendosjes së pikës grumbulluese të qumështit.



ABI MILK bën edhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për një qendër të grumbullimit të
qumështit. Deri më tani këto pajisje i kemi sigururuar në Turqi.



3.3 Blerësit kryesorë
Përveç prezencës në tërë tregun kosovar, ABI MILK eksporton edhe në Serbi dhe Shqipëri. Ndër
blerësit kryesor të qumështores janë hipermarketet më të mëdhenj ne Kosovë, si Interex, Era,
Albi, Intereminex, Maxi, Viva, Elkos, Ylli Bec dhe Univertrade, kurse distributor për tregun e
Serbisë jugore është firma RAKIC. Qumështorja nuk ka distributor zyrtar për Shqipëri, por
tregtarë të ndryshëm nga ky vend furnizohen drejtëpërdrejt në depon e kompanise.



Nëse i llogarisim blerësit më të vegjël, shitoret me pakicë, qebaptoret dhe burektoret, atëherë
numri i tyre është rreth 900 blerës.

Në qytetet kryesore të Kosovës, si në Prishtinë dhe Pejë blerësit vizitohen çdo të dytën ditë.
Vetëm në Prishtinë jane rreth 170 blerës, kurse në Pejë dhe Prizren rreth 120 blerës. Në Prizren
blerësit vizitohen për çdo ditë, mirëpo prej 120 shitoreve blejnë vetëm rreth 75-80, kurse ne Pejë
prej 120 blerësve që vizitohen çdo të dytën ditë, blejnë rreth 110 prej tyre.

Për shkak të problemeve të mëhershme me pagesa, tani malli nuk shitet me pritje dhe pagesa
duhet të bëhet menjëherë.



3.4 Tregu i targetuar
Si treg i targetuar i ndërmarrjes sonë është tregu regjional, më saktësisht tregu i Malit të Zi,
Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Krahas mbajtjes së tregut ekzistues, qëllimi i kompanise është përhapja në tregun rajonal, prej
nga kemi sinjale pozitive rreth shitjes së produkteve.

Në këtë aspekt momentalisht me përkrahjen e projektit të USAID-it, KCBS-së (Kosovo Cluster
and Business Support), i cili e ka angazhuar një person për hulumtimin e tregut të Malit të Zi,
Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe zhvillimin e kontakteve me blerësit e atjeshëm.



3.5 Analiza e konkurrencës
Prodhuesit kosovarë të produkteve të qumështit nuk paraqesin ndonjë kërcënim për qumështoren
ABI. Me përvojën dhe punën e deritashme ne eshte arritur një zhvillim më të madh krahasuar me
qumështoret tjera. Kjo mund të dëshmohet edhe me faktin se çmimet furnizuese të produkteve te
ABI-t janë më të larta sesa çmimet e prodhuesve tjerë, mirëpo kjo nuk ndikon negativisht në
shitjen e produkteve, sepse klientët jane të kënaqur me kualitetin dhe konsumatori konsovar i
kërkon ato.



Si konkurrent më të rrezikshëm janë ata të importit, si SOLE, ALPSKO, DUKAT, ZOTT,
MEGGLE dhe të tjerë, sepse kanë çmime më të ulta, kualitet të qëndrueshëm, si dhe afat të gjatë
të përdorimit. Prodhuesit e jashtëm depërtojnë lehtë në tregun për shkak të fondeve të
mjaftueshme për marketing dhe ofrimit të marzheve. Me këto fonde ata kanë mundësi të
investojnë shumë në reklama dhe promovim të produkteve të tyre.



Në vijim kemi analizën e 5 forcave krahasuese të Michael Porterit.



Barrierat e hyrjes
Si veprimtari është mjaft specifike dhe kërkon njohuri dhe përvojë në përpunimin e qumështit në
produkte të ndryshme, gjë e cila u mungon edhe shumicës së qumështoreve ekzistuese në
Kosovë. Mundësia e hyrjes në këtë veprimtari është më tepër e kufizuar vetëm në prodhimin e
kosit dhe të jogurtit, kurse për prodhimin e produkteve tjera duhet pasur ekspertizë të posacme.
Pra, barrierat për hyrje në këtë biznes nuk janë të vogla.



Fuqia e furnizuesit
Lënda e parë kryesore, qumështi i grumbulluar nga fermerët mund të gjindet në secilën pjesë të
Kosovës, prandaj nuk paraqet ndonjë problem. Si problem është kualiteti i atij qumështi, për çka
qumështorja ABI ka investuar mjaft dhe vazhdon të investojë në këtë drejtim.

Mund të thuhet se fuqia e furnizuesit nuk është e madhe.



Fuqia e Blerësit
Duke marrë parasysh konkurrencën e madhe në treg, posacërisht nga produktet e importit, mund
të themi se forca e blerësit është e madhe, prandaj secili prodhues ekzistues apo i ardhshëm duhet
të ketë shumë kujdes si do të del në treg. Për shkak të përvojave jo të mira me disa prodhues
vendor një pjesë e konsumatorëve vendor kanë krijuar preferenca për marka specifike, mirëpo në
kohë të fundit gjithnjë e më tepër po kthehet besimi i tyre në produktet vendore.



Produktet zëvendësuese
Për shkak të lljojllojshmërisë dhe prezencës së madhe të këtyre produkteve në tregun kosovar,
konsumatori gjithnjë ka në dispozicion alternativa të ndryshme, produkte me çmime më të ulta,
prandaj ekziston rreziku permanent dhe gatishmëria e blerësit për zëvendësim.
Rivaliteti ndërmjet konkurrentëve
Konkurrenca në këtë fushë është e madhe, posacërsht ajo nga importi, prandaj në treg është një
rivalitet i lartë. Identiteti të cilin kompania ka krijuar deri më tani është një faktor shumë i
rëndësishëm, i cili ndikon në mbajtjen e konsumatorëve.



Në bazë të analizës së këtyre pesë forcave krahasuese mund të konkludojmë se përpunimi i
qumështit dhe tregu i këtyre produkteve është shumë i ndjeshëm dhe me rreziqe të mëdha dhe
vetëm ata që kanë përvojë dhe ekspertizë të mjaftueshme mund të qëndrojnë në këtë treg.

Importi paraqet një rrezik permanent për të gjithë prodhuesit vendor, mirëpo në rastin e
kompanise ABI, me fillimin e punës së qumështores së re, ky rrezik do të zvoglohet.



Përparësitë konkurruese
Si përparësi konkurruese, përveç kualitetit të dëshmuar te kompanise ABI, është edhe shërbimi
më i mirë ndaj klientëve, që nënkupton vizita shumë të shpeshta te pikat shitëse dhe ofrimi i
mallliyt të freskët dhe kthimi i mallit të reklamuar, gjë të cilën nuk e kanë prodhuesit e jashtëm.
Si përparësi e qumështores ABI ndaj atyre lokale mund të përmendet edhe adoptimi i Praktikave
të Mira të Prodhimtarisë (GMP), që është bërë me ndihmën e ekspertëve të angazhuar nga
projekti i USAID-it, KCBS.
GMP është një system, i cili mundëson prodhimtari stabile të produkteve cilësore dhe kontroll të
përmbushjes së standardeve të caktuara.

me sistemin GMP janë të mbuluara tri fusha kryesore:

- Prodhimtaria efektive

- Sigurimi i kualitetit

- Mbajtja e kualitetit (Hulumtime sistematike dhe eliminimi i problemeve)



Strategjia e çmimeve
Për shkak të shitjeve gati të përditshme dhe sasive jo të mëdha të shitura ABI MILK nuk aplikon
kurrfarë zbritje. Çmimet e produkteve janë reale dhe konform kualitetit të cilin e ofrojmë.



Shperndarrja
Siç u permend më siper, për shkak të natyrës së veprimtarisë, kompania i viziton blerësit gati cdo
ditë dhe i furnizojmë me mall të freskët. Për këtë qëllim ka në dispozicion pesë automjete me të
cilat behet edhe shperndarja.
Iveco Turbo Daily 49 -10, Mercedes 410 D, Mercedes 310 D, DAF 1300 Turbo dhe FORD
CARGO Turbo



Këto automjete shërbejnë për distribuimin e produkteve finale me ftohje deri + 2°C dhe janë të
përshtatshme për ruajtjen e freskisë së produkteve. Janë të thjeshtë për pastrim dhe të lehtë për
dezinfektim. Motorri ftohtës ju punon me freon ekologjik me energji tre fazore, kurse ventilimi i
përgjigjet standardeve evropiane për transportin e produkteve të qumështit. Ftohja punon me
rrymë, ndërsa gjatë lëvizjes me motorr.



Plani i promovimit
Sa i përket promovimit të deritanishëm është bërë reklamimi i qumështores në gazeta dhe në
radiot lokale, përgatitja e materialeve të ndryshme promovuese (lapsa, shkrepsa, mbajtëse të
çelsave), përgatitja e katalogut multimedial në CD si dhe pjesëmarrja në panairin tradicional të
ushqimit, që mbahet në Prishtinë nga viti 2002. ABI MILK ka qenë pjesëmarrës i rregullt i këtij
panairi që nga viti 2002.



Në bashkëpunim me KCBS-në, eshte kyqur promovimi i djathit Mozzarella, promovim i cili
eshhtë organizuar për katër qumështoret kryesore të Kosovës, në qytetet më të mëdha kosovare.
Pjesëmarrës në këto promovime kanë qenë kryesisht pronarët e restoraneve dhe në këtë mënyrë
është arritë një efekt i madh, kështu që tani blerësit jane te rregullt të këtij djathi që shfytëzohet
kryesisht për pica.
Me ndërtimin dhe funksionalizimin e qumështores së re do të investohet në promovim më
agresiv të kompanisë ABI, duke bërë reklama edhe në televizionet kombëtare, përveç atyre
lokale. Njëkohësisht do t’i kushtohet rëndësi më të madhe edhe relacioneve me publikun (PR), si
dhe sponzorimit të ndonjë manifestimi të rëndësishëm.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të vazhdohet me pjesëmarrje në panairet kombetare, si dhe do
të tentohet të ekspozohet edhe në panairet rajonale.



Buxheti i marketingut dhe shitjes
BUXHETI I MARKETINGUT DHE I SHITJES

                                                   Buxheti i këtij viti   Buxheti i vitit të
Kategoria e harxhimeve:                                                   ardhshëm
                                                   Viti 2011(€)
                                                                          Viti 2012(€)

Rrogat e stafit të Marketingut

Dizajni dhe identiteti                              3,000                 8,000

Katalogjet                                                                2,500

Reklama dhe promovimet                                                    30,000
                                                   10,000
Panairet                                             8,000                20,000

BUXHETI I MARKETINGUT                                                     60,500
                                                   21,000



Rrogat e stafit të shitjes dhe proivizionet        30,000                 60,000
Harxhimet e shitjes (udhëtimet dhe argëtimi)

Harxhime të ndryshme të shitjes (psh. mostrat)               1,000        3,000

BUXHETI I SHITJES                                                                   63,000
                                                   31,000
TOTALI I BUXHETIT TË MARKETINGUT DHE SHITJES                                       123,500
                                                   52,000
BUXHETI I MARKETINGUT DHE SHITJES SI % E SHITJES                          3.4 %
                                                   1.7 %



Shitjet 2009 = 3,025,000 €, 2010 = 3,630,000 €
Buxheti i Marketingut 2007



                                                               Design and Identity
                                                               Catalogs
                                                               Ads and promotion
                                                               Trade fairs
                                                               Salesmen Salaries
                                                               Sales Expenses




                              Buxheti i Marketingut 2008



                                                             Design and Identity
                                                             Catalogs
                                                             Ads and promotion
                                                             Trade fairs
                                                             Salesmen Salaries
                                                             Sales Expenses




Perderisa shpenzimet e shitjes ne vitin 2008, ne krahasim me vitin 2007 jane dyfishuar, buxheti i
marketingut eshte trefishuar ne krahasim me periudhen e meparshme.
Menaxhimi dhe organizimi


Struktura organizative
Momentalisht qumështorja ka të punësuar gjithsej 40 puntorë, 17 janë në prodhimtari, 17 në
qendra grumbulluese të qumështit, kurse 6 në distribuim.



Struktura organizative e qumshtores “ABI MILK” duket si më posht:


                                     Alajdin Fusha
      Daut Kajmakçiu                                           Ajsel Halko
                                      Menaxher
       Mirëmbajtja                                           Administratore


     Gyltene Hashani                Fahri Rizanaj             Suna Bytyç
        Laborante                     Teknolog               Ndihm. Teknol.



      Muhamet Qoqaj               Avdurrahim Kryeziu        Shemsidin Gashi

      Pranimi i qum.             Paster. Hom.Stand.         Depo e prodh.gat.




       Hivzi Gashi                 Sedat Hajdari                Ali Kryeziu

     Prodhimi i gjalpit              Sterilizimi              Prodh. i djathit


                                     Asim Bytyqi              Bedrije Mallaku

                                    Paket. i kosit           Pak. i djath. Sharr



                                    Naser Xhemaj                 Mevlyde Iliazi

                                     Pak. i jogurtit           Pak.i djath. bardh



                                      Senada Gashi

                                        Pastruese
Rrogat dhe struktura e shpërblimeve
Ndërmarrja ABI i kushton rëndësi të duhur motivimit të puntorëve, duke u nisur nga fakti se
puntorët e pamotivuar nuk do ta japin kontributin e pritur nga ata, e për kompanine është shumë
me rëndësi që produktet dhe shërbimet e kryera të jenë sa më kualitative dhe efektive. Përveç
rrogave që janë mbi mesataren e vendit, kompania mundohet që edhe në mënyra tjera t’i
stimulojmë ata sa më shumë.

4.3 Politika kadrovike
Ndërmarrja ABI i kushton rëndësi të posaçme aftësimit sa më të mirë të puntorëve. Deri më tani
jane shfrytëzuar raste të ndryshme për dërgimin e puntorëve nëpër qumështore, si në Beograd
dhe në Turqi, mirëpo edhe në vet lokalet e qumështores është bërë aftësimi i tyre, duke iu
falenderuar ekspertëve të ndryshëm të angazhuar nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare, siç
janë GTZ, KSDP dhe projektet e USAID-it, KBS dhe KCBS.

Përveç personelit kyç, edhe puntorët tjerë ndjekin trajnime të ndryshme. Një trajnim i
rëndësishëm është organizuar nga Agjensioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës, me temë
Higjiena Personale, ku pas përfundimit të trajnimit është bërë testimi i puntorëve dhe dhënia e
çertifikatave.

Dy puntorë të cilët nuk e kanë kaluar këtë test, janë përjashtuar nga puna.
Plani operacional


Procesi i prodhimit/shërbimeve
        Grumbullimi i
         qumështit                Pranimi i              Kontrollimi i        Nxehja dhe
        prej fermave             Qumeshtit               kualitetit te        ndarja e
                                                          Qumeshtit           qumeshtit



      Ftohja                 Fermentimi                 Thartimi             Pasterizimi




        Mbushja                  Ruajtja ne                  Distribuimi
                                 Depo




Në skemën e mësipërme janë paraqit fazat kryesore të procesit të prodhimit, që janë grumbullimi
i qumështit, kontrollimi i kualitetit, nxehja dhe ndarja e qumështit, pasterizimi, thartimi,
fermentimi, ftohja dhe mbushja.

Në raste të caktura paraqiten edhe faza tjera të këtij procesi, siç janë homogjenizimi i qumështit,
apo presimi i djathit.
Produktet e reja që do të prodhohen
Me ndërtimin e qumështores së re planifikojmë t’i prodhojmë edhe këto produkte:

- Djath i shkrirë

- Djath Feta

- Jogurt me afattë gjatë përdorimi

- Jogurt me fruta



Gjatë punës se kompanise ABI të gjertanishme jane arritur te përvetësohen njohuritë e
nevojshme për prodhimin e produkteve të mësipërme. Me blerjen e pajisjeve të reja dhe hapjen e
qumështores së re, menjëherë kompania do të jete në gjendje t’i prodhojë këto produkte të reja.



Lënda e parë dhe furnitorët
Lënda e parë sigurohet nga qendrat e grumbullimit të qumështit, të cilat janë paraqit në vijim:
Në secilën qendër të grumbullimit janë të vendosura këto pajisje:

      - Llaktofrizi (pajisja për ftohjen e qumështit deri +2 °C)

      - Marrësi i mostrave

      - Pompa vetëthithëse

      - Llaboratori i analizave fiziko-kimike

      - Bojleri për ujë të nxehtë

      - Rezervari inox për pastrimin dhe dezinfektimin e pajisjeve

      - Peshorja për verifikimin e sasisë



 Përshkrimi i grumbullimit të qumështit :




                                         Blegtori


                                                                     Përcaktimi i aciditetit

                                                                   Kontrollimi i shijes,ngjyrës
                               Qendra e grumbullimit                        dhe erës

                                                                    Përcaktimi i antibiotikut

                                Testimi në laborator                  Përcaktimi i yndyrës

                                                                        Përcaktimi i të gjitha
                                                                       Verifikimi i sasisë
                                                                          analizave fiziko-
                                    Ftohja deri +4 °C
                                                                               kimike

                                                                             Vozitësi dhe
                                Testimi në laboratori                        Menaxheri


Verifikimi i sasisë
                                Ngarkimi në cisternë
Qumështi duhet të testohet në çdo dërgesë për këto veti :

       1) Paraqitja (dukja)
       2) Ngjyra
       3) Era dhe shija
       4) Përmbajtja e qelizave somatike për mastit
       5) Përmbajtja e antibiotikëve
       6) Zbulimi i ujit të shtuar duke e matur dendësinë ose pikën e ngrirjes
       7) Zbulimi i sasisë të baktereve me testin e reduktimit të Blu Metilenit
       8) Zbulimi i shkallës së acidifikimit duke matur aciditetin
       9) Testimi i përshtatmërisë për përpunim e mëtejshëm me testin e alkoolit.
       10) Testimi i pH ( pH i ulët karakterizon aciditetin e lartë )
       11) Përqindja e yndyrës me metodën Gerber




 Me ndihmën e ekspertëve të ndryshëm, qumështorja ABI ka krijuar rregullore shumë precize për
manipulimin e duhur të secilit person të përfshirë në këtë zingjir, si dhe rregullore dhe doracakë
të nevojshëm prej fermerit deri te vozitësi i automjetit.
Plani i prodhimtarisë



                                    Trendi i prodhimit

      8000000
      7000000
      6000000
      5000000
      4000000
      3000000
      2000000
      1000000
              0
                     1         2         3         4         5         6         7




Ne kete grafik boshti x paraqet vitet prej 2008 deri 2012, kurse boshti y vlerat e prodhimtarise ne
euro.

Kompania ka planifikuar nje rritje garduale te prodhimtarise dhe te shitjeve, sepse ne te njejten
kohe ajo duhet te punoje edhe ne rehabilitimin dhe zgjerimin e qendrave grumbulluese te
qumeshtit, si dhe ne zhvillimin e tregjeve te reja, posaqerisht te eksportit.

Per vitin 20013 planifikohet nje rritje prej 20%, per 2009 – 30%, per 2010 – 20%, per 2011 –
10% dhe per 2012 – 15%.

More Related Content

What's hot

marketing redbull
marketing redbullmarketing redbull
marketing redbullEgzon Deda
 
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)fatonbajrami1
 
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriKontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriMenaxherat
 
Plani i Biznesit
Plani i BiznesitPlani i Biznesit
Plani i BiznesitMenaxherat
 
Plani i biznesit 2014 librari elektronike
Plani i biznesit 2014 librari elektronikePlani i biznesit 2014 librari elektronike
Plani i biznesit 2014 librari elektronikeEsjona
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Menaxherat
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjefatonbajrami1
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesBessnik Latifi
 
Konceptet e kostos
Konceptet e kostosKonceptet e kostos
Konceptet e kostosHamit Agushi
 
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj    MikroPyetje Pergjigje I Xii Kapituj    Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj MikroKosovar Sopjann
 
Makro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleMakro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleKastriot Gashi
 
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-naiDetyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-naiSava Elezaj
 
Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-ColaStrategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-ColaDiellza Haxhimehmeti
 

What's hot (20)

marketing redbull
marketing redbullmarketing redbull
marketing redbull
 
Coca cola
Coca colaCoca cola
Coca cola
 
7. kostot
7. kostot7. kostot
7. kostot
 
Analiza ekonomike e kompanise DEKA
Analiza ekonomike e kompanise DEKA    Analiza ekonomike e kompanise DEKA
Analiza ekonomike e kompanise DEKA
 
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
 
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriKontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
 
Plani i Biznesit
Plani i BiznesitPlani i Biznesit
Plani i Biznesit
 
Monopoli
MonopoliMonopoli
Monopoli
 
Bilanci
BilanciBilanci
Bilanci
 
Plani i biznesit 2014 librari elektronike
Plani i biznesit 2014 librari elektronikePlani i biznesit 2014 librari elektronike
Plani i biznesit 2014 librari elektronike
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
 
Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkeses
 
Konceptet e kostos
Konceptet e kostosKonceptet e kostos
Konceptet e kostos
 
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj    MikroPyetje Pergjigje I Xii Kapituj    Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
 
Makro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleMakro : politika fiskale
Makro : politika fiskale
 
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-naiDetyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
 
Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-ColaStrategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
Strategjia Ndërkombëtare e Biznesit Coca-Cola
 
Plan biznesi
Plan biznesiPlan biznesi
Plan biznesi
 

Viewers also liked

Detyre kursi qender pwr femije
Detyre kursi qender pwr femijeDetyre kursi qender pwr femije
Detyre kursi qender pwr femijegencimorava19744
 
Detyre kursi bq&pm
Detyre kursi bq&pmDetyre kursi bq&pm
Detyre kursi bq&pmXhuljo Guga
 
Detyre kursi metodologji
Detyre kursi metodologjiDetyre kursi metodologji
Detyre kursi metodologjiAnida Rroshi
 
Detyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologjiDetyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologjirediz
 
Shembull i plan_biznesit
Shembull i plan_biznesitShembull i plan_biznesit
Shembull i plan_biznesitMenaxherat
 
"DIAS" plan biznesi
"DIAS" plan biznesi"DIAS" plan biznesi
"DIAS" plan biznesiOlsi Reçi
 
Beiersdorf AG (NIVEA) Detyre Kursi
Beiersdorf AG (NIVEA) Detyre KursiBeiersdorf AG (NIVEA) Detyre Kursi
Beiersdorf AG (NIVEA) Detyre KursiKetiGjipali
 
Analiza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareAnaliza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareVilma Hoxha
 
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Qemajl Osmani
 
Res360068 format detyre-kursi
Res360068 format detyre-kursiRes360068 format detyre-kursi
Res360068 format detyre-kursiandelaani
 
4 sistem ekonomi di indonesai
4 sistem ekonomi di indonesai4 sistem ekonomi di indonesai
4 sistem ekonomi di indonesaifirman sahari
 
Banak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankarBanak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankarhysi
 
Model ekonometrik i lidhjes kooperim me kapital social, lidership, moshe, bes...
Model ekonometrik i lidhjes kooperim me kapital social, lidership, moshe, bes...Model ekonometrik i lidhjes kooperim me kapital social, lidership, moshe, bes...
Model ekonometrik i lidhjes kooperim me kapital social, lidership, moshe, bes...Kliton Domi
 
Baza e të dhënave mod
Baza e të dhënave modBaza e të dhënave mod
Baza e të dhënave modArmend Gjoshi
 
Universiteti i tiranes
Universiteti i tiranesUniversiteti i tiranes
Universiteti i tiranesFreskida
 
Projektimi i Shtresave Rigjide ne Porte
Projektimi i Shtresave Rigjide ne PorteProjektimi i Shtresave Rigjide ne Porte
Projektimi i Shtresave Rigjide ne PorteErisela Ozuni
 

Viewers also liked (19)

Detyre kursi qender pwr femije
Detyre kursi qender pwr femijeDetyre kursi qender pwr femije
Detyre kursi qender pwr femije
 
Detyre kursi bq&pm
Detyre kursi bq&pmDetyre kursi bq&pm
Detyre kursi bq&pm
 
Detyre kursi metodologji
Detyre kursi metodologjiDetyre kursi metodologji
Detyre kursi metodologji
 
Detyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologjiDetyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologji
 
Shembull i plan_biznesit
Shembull i plan_biznesitShembull i plan_biznesit
Shembull i plan_biznesit
 
"DIAS" plan biznesi
"DIAS" plan biznesi"DIAS" plan biznesi
"DIAS" plan biznesi
 
Beiersdorf AG (NIVEA) Detyre Kursi
Beiersdorf AG (NIVEA) Detyre KursiBeiersdorf AG (NIVEA) Detyre Kursi
Beiersdorf AG (NIVEA) Detyre Kursi
 
Analiza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareAnaliza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtare
 
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
 
Res360068 format detyre-kursi
Res360068 format detyre-kursiRes360068 format detyre-kursi
Res360068 format detyre-kursi
 
Seminari
SeminariSeminari
Seminari
 
4 sistem ekonomi di indonesai
4 sistem ekonomi di indonesai4 sistem ekonomi di indonesai
4 sistem ekonomi di indonesai
 
Banak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankarBanak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankar
 
Model ekonometrik i lidhjes kooperim me kapital social, lidership, moshe, bes...
Model ekonometrik i lidhjes kooperim me kapital social, lidership, moshe, bes...Model ekonometrik i lidhjes kooperim me kapital social, lidership, moshe, bes...
Model ekonometrik i lidhjes kooperim me kapital social, lidership, moshe, bes...
 
Personal informatic
Personal informaticPersonal informatic
Personal informatic
 
Baza e të dhënave mod
Baza e të dhënave modBaza e të dhënave mod
Baza e të dhënave mod
 
Malwsia e mokrws
Malwsia e mokrwsMalwsia e mokrws
Malwsia e mokrws
 
Universiteti i tiranes
Universiteti i tiranesUniversiteti i tiranes
Universiteti i tiranes
 
Projektimi i Shtresave Rigjide ne Porte
Projektimi i Shtresave Rigjide ne PorteProjektimi i Shtresave Rigjide ne Porte
Projektimi i Shtresave Rigjide ne Porte
 

Similar to Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga

Plani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Plani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaPlani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Plani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaSabirRramanaj
 
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"Ajete Malaj
 
Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi adahajdarmataj
 
Kompleks kalaja e qafes
Kompleks kalaja e qafesKompleks kalaja e qafes
Kompleks kalaja e qafesErvis Cara
 
Prezantimi i AgroTourism Albania_Fermat
Prezantimi i AgroTourism Albania_FermatPrezantimi i AgroTourism Albania_Fermat
Prezantimi i AgroTourism Albania_FermatJonida Shano
 
Manuali-mbi-Menaxhimin-e-Biznesit-ne-Ferme.pdf
Manuali-mbi-Menaxhimin-e-Biznesit-ne-Ferme.pdfManuali-mbi-Menaxhimin-e-Biznesit-ne-Ferme.pdf
Manuali-mbi-Menaxhimin-e-Biznesit-ne-Ferme.pdfBajramMorina3
 
Hulumtimi i-800-nvm-ve-shqip
Hulumtimi i-800-nvm-ve-shqipHulumtimi i-800-nvm-ve-shqip
Hulumtimi i-800-nvm-ve-shqipArdian Ibraj
 
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjajPlani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjajAtlantida Marketing Club
 
Tregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësit
Tregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësitTregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësit
Tregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësitFitore ZEQIRI
 
Manaxhimi i burimeve njerezore
Manaxhimi i burimeve njerezoreManaxhimi i burimeve njerezore
Manaxhimi i burimeve njerezoreKristi Dhana
 
Company profile albanian language print ready
Company profile albanian language print readyCompany profile albanian language print ready
Company profile albanian language print readyGeorge Bogdanovski
 
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeHulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeFitore ZEQIRI
 
Biznes plani-bazat-e-biznesit 3
Biznes plani-bazat-e-biznesit 3Biznes plani-bazat-e-biznesit 3
Biznes plani-bazat-e-biznesit 3Jetmir Loku
 
Menaxhimi i operacioneve all slides vehbi rama
Menaxhimi i operacioneve   all slides vehbi ramaMenaxhimi i operacioneve   all slides vehbi rama
Menaxhimi i operacioneve all slides vehbi ramadrilon emini
 

Similar to Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga (20)

Plani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Plani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaPlani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Plani Biznesit aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
 
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
 
PROJEKT DETYR
PROJEKT DETYRPROJEKT DETYR
PROJEKT DETYR
 
Coca cola
Coca colaCoca cola
Coca cola
 
Marketing
MarketingMarketing
Marketing
 
BIZNES PLAN
BIZNES PLANBIZNES PLAN
BIZNES PLAN
 
Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi
 
Kompleks kalaja e qafes
Kompleks kalaja e qafesKompleks kalaja e qafes
Kompleks kalaja e qafes
 
Prezantimi i AgroTourism Albania_Fermat
Prezantimi i AgroTourism Albania_FermatPrezantimi i AgroTourism Albania_Fermat
Prezantimi i AgroTourism Albania_Fermat
 
Manuali-mbi-Menaxhimin-e-Biznesit-ne-Ferme.pdf
Manuali-mbi-Menaxhimin-e-Biznesit-ne-Ferme.pdfManuali-mbi-Menaxhimin-e-Biznesit-ne-Ferme.pdf
Manuali-mbi-Menaxhimin-e-Biznesit-ne-Ferme.pdf
 
Hulumtimi i-800-nvm-ve-shqip
Hulumtimi i-800-nvm-ve-shqipHulumtimi i-800-nvm-ve-shqip
Hulumtimi i-800-nvm-ve-shqip
 
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjajPlani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
 
Prodhimi pastave
Prodhimi pastaveProdhimi pastave
Prodhimi pastave
 
Tregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësit
Tregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësitTregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësit
Tregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësit
 
Ramë hajraj
Ramë hajrajRamë hajraj
Ramë hajraj
 
Manaxhimi i burimeve njerezore
Manaxhimi i burimeve njerezoreManaxhimi i burimeve njerezore
Manaxhimi i burimeve njerezore
 
Company profile albanian language print ready
Company profile albanian language print readyCompany profile albanian language print ready
Company profile albanian language print ready
 
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeHulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
 
Biznes plani-bazat-e-biznesit 3
Biznes plani-bazat-e-biznesit 3Biznes plani-bazat-e-biznesit 3
Biznes plani-bazat-e-biznesit 3
 
Menaxhimi i operacioneve all slides vehbi rama
Menaxhimi i operacioneve   all slides vehbi ramaMenaxhimi i operacioneve   all slides vehbi rama
Menaxhimi i operacioneve all slides vehbi rama
 

Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga

  • 1. REPUBLIKA E SHQIPERISË Universiteti Bujqesor i Tiranes Fakulteti i Ekonomise dhe Agrobiznesit Departamenti Drejtim Agrobiznesi DETYRE KURSI në Ndermarrja dhe Drejtimi i Biznesit te Vogel TEMA: Ecuria e nje Biznesi te Sukseshem Punoi Pranoi Lirim Hodaj Dr. Eda Luga Enksi Mani Xhesika Muco Tiranë,201
  • 2. 1. Hyrje Zhvillimi i agroindustrise ne Kosove ka pesuar rritje te konsiderueshme. Mjaft firma qe po operojne ne fushen e agroindustrise, krahas zhvillimit e prosperitetit te tyre po ndeshen edhe me probleme te cilat kerkojne zgjidhje te menjehershme. Ne menyre te vecante industria e qumeshtit ka pesuar rritje te konsiderueshme. Ne se me pare perpunohej vetem 20% e qumeshtit te prodhuar, aktualisht perpunohet mbi 40% e tij. Kjo rritje kerkon vemendje ne dy aspekte te rendesishme, se pari ne drejtim te asortimenteve te prodhuara dhe se dyti ne drejtim te rritjes se cilesise se tyre. Prezantimi e nje plani biznesi i cili do te ndihmoje me tej si perdoruesit e brendshem te tij, pra menaxheret me miremenaxhimin e kompanise, ashtu dhe perdoruesit e jashtem pra investitore te ndryshem, furnitoret, etj. 1.2 Objektivat: Objektivi i pergjithshem eshte studimi i kompanise dhe problemeve me kryesore qe lidhen me menaxhimin e saj. Objektiva specifike do te ishin: studimi i struktures organizative te kompanise dhe prezantimi mbi kete baze i planit te menaxhimi, studimi i produkteve me kryesore te saj si dhe studimi i problemeve qe lidhen me marketingun e kompanise si: kanalet e shperndarjes, promocioni, etj, si dhe prezantimin mbi kete baze te planit te marketingut. 1.3 Rezultatet e priteshme: Permes kesaj teme pres qe te jap kontributin tim ne drejtim te prezantimit ne pergjithesi te nje plani biznesi per kompanine ABI, e ne menyre me te plote te planit te markrtingut si dhe planit te menaxhimit, dokumenta mjaft te rendesishme keto per te ndihmuar menaxheret dhe punonjesit e kompanise per drjetimin me me efektivitet te saj.
  • 3. 1.4 Metodat e perdorura dhe burimet e informacinit Per te realizuar objektivat e percaktuara eshte percaktuar edhe metodologjia e studimit. Kjo metodologji perbehet nga metoda te ndryshme te cilat plotesojne njera tjetren. Ne percaktimin e tyre ne jemi nisur nga specifikat e problemit qe analizohet si dhe nga natyra e objektivave. Nder metodat qe jane perdorur do te permendnim: Metoda statistikore, kryesisht metoda e grupimeve, e mesatareve, e indekseve si dhe ajo e krahasimit. Metoda e diskutimit ne grup, grupet e fokusit, diskutimet me specialiste te fushes dhe drejtues te agrobiznesit. Te dhenat: Per realizimin e studimit eshte shfrytezuar nje numur i madhi te dhenave te grumbulluara nga kompania ABI. Vrojtime te kryera nga vete Kompania ABI; Studime e botime te kryera nga autore te vendoit dhe te huaj.
  • 4. PLANI I BIZNESIT TE KOMPANISE ABI 2.1 Permbledhje ekzekutive 1- Përshkrimi i ndërmarrjes Sektori i përpunimit të qumështit në Kosovë filloi të shënojë një zhvillim më të hovshëm vetëm gjatë tre, katër viteve të fundit, atëherë kur qumështoret kryesore filluan ta rrisin prodhimtarinë dhe asortimentin e produkteve të tyre. Kompania “ABI” u themelua në vitin 1989, atëherë kur filluan të regjistrohen ndërmarrjet e para në pronësi private në Kosovë, e cila në atë kohë ishte pjesë e ish federatës jugosllave. Qumështorja ABI MILK filloi me punë në vitin 1996, kur u be komercializimi i qumështores në pronësi të ndërmarrjes shoqërore “PROGRES” në Prizren. Për ta kompletuar procesin e prodhimit u desh të investohen 2,276,515.80 DM, apo rreth 1,140.000 €, në periudhën prej vitit 1996 deri në vitin 20010 Për shkak të mungesës së përvojës në këtë lëmi qumështorja kërkoi asistencë nga industria e qumështit PKB e Beogradit, e cila i ofroi ndihmën e nevojshme për të filluar. Më vonë, me rritjen e aktiviteteve, puntorët u dërguan në Turqi, për t’u aftësuar për prodhimin e produkteve të caktuara. Në fillim qumështorja kishte një kapacitet të vogël të përpunimit (5,000 litra) dhe një asortiment të vogël prodhimesh, mirëpo dalëngadalë u arritë që kapaciteti të ngritej në 15,000 litra të përpunuara në ditë, kurse në vitin 2009 me një investim prej 92,000 € në pajisje shtese u arrit kapaciteti ditor prej 25,000 litrash dhe një llojshmeri prej afër 30 produktesh të ndryshme. Ky kapacitet i përpunimit gjatë sezonit, muajve veror, arrin në 37,000 litra.
  • 5. Mirëpo, edhe përkundër këtij suksesi mjaft të madh, pronarët e kësaj qumështoreje nuk do të ndalen me kaq, ata planifikojnë ta ndërtojnë një qumështore të re, me një kapacitet të përpunimit prej 100,000 litrash. 2 - Vizioni i ndërmarrjes Vizioni i qumështores ABI MILK është ngritja e një qumështoreje bashkëkohore, me kapacitet të zgjëruar, e cila i plotëson të gjitha kushtet e përcaktuar nga Bashkësia Europiane. 3 - Objektivat afariste Objektiv afatshkurtër është privatizimi i qumështores ekzistuese, kurse objektiv afatmesëm është ndërtimi i qumështores së re, me një kapacitet trefish më të madh nga kapaciteti i tanishëm. Në këtë mënyrë do rë realizohen edhe disa objektiva me interes të gjërë shoqëror – zevendesimi i importit dhe rritja e punësimit. 4 - Produktet dhe shërbimet ABI MILK ka një asortiment të gjërë të produkteve të qumështit. Këtu prodhohen lloje të ndryshme të kosit dhe jogurtit (në paketime prej 180 gr. deri 1000 gr.), qumështi ditor, ajrani, gjalpi, djathi i bardhë, djathi Mozzarella, djathi i Sharrit, si dhe prodhime tjera të qumështit. Përveç prodhimtarisë, qumështorja ABI është e perqendruar edhe në ofrimin e shërbimeve të ndryshme, të cilat ndikojnë në rritjen e prodhimtarisë së qumështit dhe aftësimin profesional të blegtorëvë kosovarë. Këto shërbime mund të përmblidhen në grupet e mëposhtme: - Trajnimet e blegtorëve - Projektimi i qendrave të grumbullimit të qumështit dhe - Sigurimi i pajisjve për qendrat e grumbullimit
  • 6. 5- Tregu ekzistues dhe ai potencial Pervec prezencës në tërë tregun kosovar, ABI MILK eksporton edhe në Serbi dhe Shqipëri. Ndër blerësit kryesor të qumështores janë hipermarketet më të mëdhenj ne Kosovë, si Interex, Era, Albi, Intereminex, Maxi, Viva, Elkos, Ylli Bec dhe Univertrade, kurse distributor për tregun e Serbisë jugore është firma RAKIC. Qumështorja nuk ka distributor zyrtar për Shqipëri, por tregtarë të ndryshëm nga ky vend furnizohen drejtëpërdrejt në depot e kompanise. Krahas mbajtjes së tregut ekzistues, qëllimi i kompanise është përhapja në tregun rajonal, prej nga ka sinjale pozitive rreth shitjes së produkteve. Në këtë aspekt momentalisht kompania përkrahet nga projekti i USAID-it, KCBS-së (Kosovo Cluster and Business Support), i cili e ka angazhuar një person për hulumtimin e tregut të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe zhvillimin e kontakteve me blerësit ne keto vende. 6 - Analiza e konkurrencës Prodhuesit kosovarë të produkteve të qumështit nuk paraqesin ndonjë kërcënim për qumështoren. Me përvojën dhe punën e deritashme eshte arritur një zhvillim më të madh krahasuar me qumështoret tjera. Kjo mund të dëshmohet edhe me faktin se çmimet furnizuese të produkteve te kompanise ABI janë më të larta sesa çmimet e prodhuesve tjerë, mirëpo kjo nuk ndikon negativisht në shitjen e produkteve, sepse klientët kanë të kënaqur me kualitetin dhe konsumatori konsovar i kërkon ato. Si konkurrent më të rrezikshëm janë ata të importit, si SOLE, ALPSKO, DUKAT, ZOTT, MEGGLE dhe të tjerë, sepse kanë çmime më të ulta, kualitet të qëndrueshëm, si dhe afat të gjatë të përdorimit. Prodhuesit e jashtëm depërtojnë lehtë në tregun e kompanise për shkak të fondeve të mjaftueshme për marketing dhe ofrimit të marzheve. Me këto fonde ata kanë mundësi të investojnë shumë në reklama dhe promovim të produkteve të tyre.
  • 7. 7 - Implementimi dhe identifikimi i rreziqeve të mundshme Duke u bazuar në përvojën shumëvjeçare në këtë fushe mund të themi se implementimi i këtij projekti nuk paraqet ndonjë vështirësi të madhe për ndërmarrjen ABI. Ekspertë të ndryshëm që kanë punuar në qumështoren ABI, drejtpërdrejt, apo në angazhime të shkurta nëpërmjet organizatave ndërkombëtare kanë ndihmuar shumë në përvetësimin e njohurive të nevojshme për një prodhimtari të nivelit që e planifikojmë ne në ABI MILK. Si një faktor tjetër i rëndësishëm për implementimin e sigurt të këtij plani është edhe aftësimi i puntorëve nëpër qumështoret me renome në rajon. Sa i përket rreziqeve për këtë biznes nuk ekziston ndonjë rrezik serioz i cili mund të ndikojë negativisht gjatë implementimit të planit investiv. Llogariten vonesa të ndryshme gjatë ndërtimit të objektit të ri, blerjes dhe montimit të pajisjeve të reja, mirëpo këto mund të ndikojnë vetëm në zgjatjen e afatit të implementimit të planit tonë investiv.
  • 8. 2.2 Pershkrimi i ndermarrjes 1- Emri dhe detajet e ndërmarrjes Emri i ndërmarrjes Qumështorja “ABI MILK” Emri i pronarit: Bari Fusha, Irfan Fusha dhe Adnan Fusha Adresa: Tirana p.n. Qyteti: Prizren Nr. i tel. & faxit: +381 29 622 356, +381 29 42 282 E-mail adresa: abi@ABI M Web Faqja: www.ABI MILK.com Nr. i regj. të biznesit: 80180187 Statusi ligjor: Pronë private 4- Vizioni dhe objektivat e ndermarrjes Vizioni i ndërmarrjes Vizioni i qumështores ABI MILK është ngritja e një qumështoreje bashkëkohore, me kapacitet të zgjëruar, e cila i plotëson të gjitha kushtet e përcaktuar nga Bashkësia Europiane. Objektivat afatshkurtëra dhe afatmesme Objektiv afatshkurtër është privatizimi i qumështores ekzistuese, që në bazë të premtimeve nga AKM-ja duhet te kryhet në gjysmën e dytë të vitit 2009, kurse objektiv afatmesëm është ndërtimi i qumështores së re, me një kapacitet dyfish më të madh nga kapaciteti i tanishëm.
  • 9. Përshkrimi i produkteve A) Qumësht i freskët 1 litër Produkti paketohet ne qese 1 litër. Qumësht i freskët me 3,2 % yndyes.Përshkrimi kimik: minimum 3,2% yndyrë qumështi; materie të thata pa yndyrë 8,5 %; aciditeti të mos jetë më i madh se 7.8°SH (Shkallë të Soxhlet-Henkel); duhet të jape vlerë negative në reaksion me fosfatin. Përshkrimi i punës teknologjike: Qumështi standardizohet me 3,2% y.q. duke u homogjenizuar dhe pastaj pasterizohet në temperaturë prej 80-85 °C për 15-20 sekonda dhe menjëherë ne sektorin e tretë të pasterizimit ftohet në +4°C, pastaj mbushet në qese polietileni nga 1 litër, paketohet në arka të plastikës dhe vendoset në deponim me temperaturë +2 deri në +4°C. Gjatë paketimit duhet të merret mostra minimum 3 herë për të kontrolluar analizat fiziko-kimike dhe peshën ne qese. Paketimi: 15 qese poli-pak paketohen në arkën katrore nga plastika. Arka duhet paraprakisht të jetë e larë dhe e dezinfektuar. Afati i përdorimit: 48 orë nga data e prodhimit. Kushtet e ruajtjes: Duhet të ruhet në temperaturë prej 2 deri 4°C. B) Kos ABI me kajmak 850 gr. Neto masa në paketim origjinal: Paketim gota plastike, neto sasia 850 gr. Përmbajtja kryesore: Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,6% yndyrë qumështi. Përshkrimi organoleptik: Kajmaku duhet të ketë ngjyrë të verdhë, ndërsa kosi ngjyrë të bardhë, me shije dhe erë tipike të kosit dhe konsistencë të fortë.
  • 10. C) Jogurt Extra 180 g. Neto masa në paketim origjinal: Paketim gota plastike, neto sasia 180 g. Përmbajtja kryesore: Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,2% yndyrë qumështi. Përshkrimi organoleptik: Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të jogurtit dhe në gjendje të lëngët. Përshkrimi kimik: Duhet të plotësojë këto kushte: minimum 3,2% yndyrë qumështi; materie të thata pa yndyrë 9 %; aciditeti të mos jetë më i madh se 55 ° SH. D) Jogurt 1 litër BioAktiv Neto masa në paketim origjinal: Paketim shishe e plastikës, neto sasia 1 litër Përmbajtja kryesore: Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,2% yndyrë qumështi. Përshkrimi organoleptik: Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të jogurtit dhe në gjendje të lëngët. Ky jogurt prodhohet edhe ne paketim prej 0.5 l.
  • 11. E) Kos Extra 180 g BioPlus Neto masa në paketim origjinal: Paketimi në gota të plastikës, neto sasia 180 g Përmbajtja kryesore: Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,2% yndyrë qumështi. Përshkrimi organoleptik: Ngjyra e bardhë me shije,erë tipik të kosit dhe në gjendje të ngurët. Përshkrimi kimik: Duhet të plotësoj këto kushte: minimum 3,2% yndyrë qumështi; materie të thata pa yndyrë 9%; aciditeti të mos jetë më i madh se 55° SH . F) Kos Dietal 450 g Fit Line Neto masa në paketim origjinal: Paketimi në gota të plastikës, neto sasia 450 gr. Përmbajtja kryesore: Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 0% yndyrë qumështi. Përshkrimi organoleptik: Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të kosit dhe në gjendje të ngurtë.
  • 12. G) Ajran Oriental 180 g. Neto masa në paketim origjinal: Paketimi në gota plastike, neto sasia 180 g. Përmbajtja kryesore: Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 1% yndyrë qumështi. Përshkrimi organoleptik: Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të jogurtit në gjendje të lëngët me 0,3% kripë . H) Gjalp i freskët 1 kg Neto masa në paketim origjinal: Paketimi në gota plastike, neto sasia 1 kg. Përmbajtja kryesore: Yndyra e qumështit e pasterizuar dhe grumbulluar në procesin e separimit. Përshkrimi organoleptik: Ngjyra e verdhë, erë dhe shije tipike të gjalpit në gjendje të ngurtë pa flluska të ujit .
  • 13. I) Djath i Bardhë 1, 2 dhe 3 kg. Neto masa në paketim origjinal: Paketimi në enë plastike, neto sasia 1, 2 dhe 3 kg. Përmbajtja kryesore: Qumësht i pasterizuar me yndyrë të plotë. Përshkrimi organoleptik: Ngjyra e bardhë, erë dhe shije tipike të djathit në gjendje të ngurtë dhe gjysmë të fortë. J) Djath Sharrit 1 dhe 2 kg. Neto masa në paketim origjinal: Paketimi në enë plastike, neto sasia 1 dhe 2 kg. Përmbajtja kryesore: Qumësht i pasterizuar me yndyrë të plotë.
  • 14. Shërbimet e ofruara Përveç aktiviteteve tjera, qumështorja është e kyqur edhe në ofrimin e shërbimeve të ndryshme, të cilat ndikojnë në rritjen e prodhimtarisë së qumështit dhe aftësimin professional të blegtorëvë kosovarë. Këto shërbime mund të përmblidhen në grupet e mëposhtme: - Trajnimet e blegtorëve - Projektimi i qendrave të grumbullimit të qumështit dhe - Sigurimi i pajisjve për qendrat e grumbullimit Me ekipin e saj profesional, të përbërë nga një veterinar, një agronom dhe një teknik të veterinarisë, qumështorja ABI MILK organizon trajnime të ndryshme për blegtorët të cilët e dorëzojnë qumështin në pikat e saj grumbulluese. Në rastë të caktuara angazhohet edhe veterinary ynë, të gjitha me qëllim të sigurimit të lëndës së parë, qumështit, sa më kualitativ dhe sa më higjienik. Në këtë aspekt, qumështorja bashkëpunon edhe me firmën kroate SANO, që është prodhues i njohur i ushqimit të kafshëve, i cili jep edhe garancione për kualitetin e qumështit. Duke përdorë këtë ushqimm është arrit që numri i kontrollave të veterinarit të bie nga 30 në vetëm 3 kontrolle në vit. Si përfaqesues i kësaj firme në Kosovë është veterinary, Behlul Behluli. Sa i përket projektimit të qendrave të grumbullimit të qumështit, ABI MILK ka një ekip profesionist, i cili bën vlerësimet e duhura rrëth mundësisë së hapjes së një pikë të grumbullimit në rajon të caktuar. Nëse vlerësimi është pozitiv, atëherë në bashkëpunim me fshatarët e atij rajoni fillojnë punët rreth vendosjes së pikës grumbulluese të qumështit. ABI MILK bën edhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për një qendër të grumbullimit të qumështit. Deri më tani këto pajisje i kemi sigururuar në Turqi. 3.3 Blerësit kryesorë Përveç prezencës në tërë tregun kosovar, ABI MILK eksporton edhe në Serbi dhe Shqipëri. Ndër blerësit kryesor të qumështores janë hipermarketet më të mëdhenj ne Kosovë, si Interex, Era, Albi, Intereminex, Maxi, Viva, Elkos, Ylli Bec dhe Univertrade, kurse distributor për tregun e
  • 15. Serbisë jugore është firma RAKIC. Qumështorja nuk ka distributor zyrtar për Shqipëri, por tregtarë të ndryshëm nga ky vend furnizohen drejtëpërdrejt në depon e kompanise. Nëse i llogarisim blerësit më të vegjël, shitoret me pakicë, qebaptoret dhe burektoret, atëherë numri i tyre është rreth 900 blerës. Në qytetet kryesore të Kosovës, si në Prishtinë dhe Pejë blerësit vizitohen çdo të dytën ditë. Vetëm në Prishtinë jane rreth 170 blerës, kurse në Pejë dhe Prizren rreth 120 blerës. Në Prizren blerësit vizitohen për çdo ditë, mirëpo prej 120 shitoreve blejnë vetëm rreth 75-80, kurse ne Pejë prej 120 blerësve që vizitohen çdo të dytën ditë, blejnë rreth 110 prej tyre. Për shkak të problemeve të mëhershme me pagesa, tani malli nuk shitet me pritje dhe pagesa duhet të bëhet menjëherë. 3.4 Tregu i targetuar Si treg i targetuar i ndërmarrjes sonë është tregu regjional, më saktësisht tregu i Malit të Zi, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Krahas mbajtjes së tregut ekzistues, qëllimi i kompanise është përhapja në tregun rajonal, prej nga kemi sinjale pozitive rreth shitjes së produkteve. Në këtë aspekt momentalisht me përkrahjen e projektit të USAID-it, KCBS-së (Kosovo Cluster and Business Support), i cili e ka angazhuar një person për hulumtimin e tregut të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe zhvillimin e kontakteve me blerësit e atjeshëm. 3.5 Analiza e konkurrencës Prodhuesit kosovarë të produkteve të qumështit nuk paraqesin ndonjë kërcënim për qumështoren ABI. Me përvojën dhe punën e deritashme ne eshte arritur një zhvillim më të madh krahasuar me qumështoret tjera. Kjo mund të dëshmohet edhe me faktin se çmimet furnizuese të produkteve te ABI-t janë më të larta sesa çmimet e prodhuesve tjerë, mirëpo kjo nuk ndikon negativisht në shitjen e produkteve, sepse klientët jane të kënaqur me kualitetin dhe konsumatori konsovar i kërkon ato. Si konkurrent më të rrezikshëm janë ata të importit, si SOLE, ALPSKO, DUKAT, ZOTT, MEGGLE dhe të tjerë, sepse kanë çmime më të ulta, kualitet të qëndrueshëm, si dhe afat të gjatë të përdorimit. Prodhuesit e jashtëm depërtojnë lehtë në tregun për shkak të fondeve të
  • 16. mjaftueshme për marketing dhe ofrimit të marzheve. Me këto fonde ata kanë mundësi të investojnë shumë në reklama dhe promovim të produkteve të tyre. Në vijim kemi analizën e 5 forcave krahasuese të Michael Porterit. Barrierat e hyrjes Si veprimtari është mjaft specifike dhe kërkon njohuri dhe përvojë në përpunimin e qumështit në produkte të ndryshme, gjë e cila u mungon edhe shumicës së qumështoreve ekzistuese në Kosovë. Mundësia e hyrjes në këtë veprimtari është më tepër e kufizuar vetëm në prodhimin e kosit dhe të jogurtit, kurse për prodhimin e produkteve tjera duhet pasur ekspertizë të posacme. Pra, barrierat për hyrje në këtë biznes nuk janë të vogla. Fuqia e furnizuesit Lënda e parë kryesore, qumështi i grumbulluar nga fermerët mund të gjindet në secilën pjesë të Kosovës, prandaj nuk paraqet ndonjë problem. Si problem është kualiteti i atij qumështi, për çka qumështorja ABI ka investuar mjaft dhe vazhdon të investojë në këtë drejtim. Mund të thuhet se fuqia e furnizuesit nuk është e madhe. Fuqia e Blerësit Duke marrë parasysh konkurrencën e madhe në treg, posacërisht nga produktet e importit, mund të themi se forca e blerësit është e madhe, prandaj secili prodhues ekzistues apo i ardhshëm duhet të ketë shumë kujdes si do të del në treg. Për shkak të përvojave jo të mira me disa prodhues vendor një pjesë e konsumatorëve vendor kanë krijuar preferenca për marka specifike, mirëpo në kohë të fundit gjithnjë e më tepër po kthehet besimi i tyre në produktet vendore. Produktet zëvendësuese Për shkak të lljojllojshmërisë dhe prezencës së madhe të këtyre produkteve në tregun kosovar, konsumatori gjithnjë ka në dispozicion alternativa të ndryshme, produkte me çmime më të ulta, prandaj ekziston rreziku permanent dhe gatishmëria e blerësit për zëvendësim.
  • 17. Rivaliteti ndërmjet konkurrentëve Konkurrenca në këtë fushë është e madhe, posacërsht ajo nga importi, prandaj në treg është një rivalitet i lartë. Identiteti të cilin kompania ka krijuar deri më tani është një faktor shumë i rëndësishëm, i cili ndikon në mbajtjen e konsumatorëve. Në bazë të analizës së këtyre pesë forcave krahasuese mund të konkludojmë se përpunimi i qumështit dhe tregu i këtyre produkteve është shumë i ndjeshëm dhe me rreziqe të mëdha dhe vetëm ata që kanë përvojë dhe ekspertizë të mjaftueshme mund të qëndrojnë në këtë treg. Importi paraqet një rrezik permanent për të gjithë prodhuesit vendor, mirëpo në rastin e kompanise ABI, me fillimin e punës së qumështores së re, ky rrezik do të zvoglohet. Përparësitë konkurruese Si përparësi konkurruese, përveç kualitetit të dëshmuar te kompanise ABI, është edhe shërbimi më i mirë ndaj klientëve, që nënkupton vizita shumë të shpeshta te pikat shitëse dhe ofrimi i mallliyt të freskët dhe kthimi i mallit të reklamuar, gjë të cilën nuk e kanë prodhuesit e jashtëm. Si përparësi e qumështores ABI ndaj atyre lokale mund të përmendet edhe adoptimi i Praktikave të Mira të Prodhimtarisë (GMP), që është bërë me ndihmën e ekspertëve të angazhuar nga projekti i USAID-it, KCBS. GMP është një system, i cili mundëson prodhimtari stabile të produkteve cilësore dhe kontroll të përmbushjes së standardeve të caktuara. me sistemin GMP janë të mbuluara tri fusha kryesore: - Prodhimtaria efektive - Sigurimi i kualitetit - Mbajtja e kualitetit (Hulumtime sistematike dhe eliminimi i problemeve) Strategjia e çmimeve Për shkak të shitjeve gati të përditshme dhe sasive jo të mëdha të shitura ABI MILK nuk aplikon kurrfarë zbritje. Çmimet e produkteve janë reale dhe konform kualitetit të cilin e ofrojmë. Shperndarrja Siç u permend më siper, për shkak të natyrës së veprimtarisë, kompania i viziton blerësit gati cdo ditë dhe i furnizojmë me mall të freskët. Për këtë qëllim ka në dispozicion pesë automjete me të cilat behet edhe shperndarja.
  • 18. Iveco Turbo Daily 49 -10, Mercedes 410 D, Mercedes 310 D, DAF 1300 Turbo dhe FORD CARGO Turbo Këto automjete shërbejnë për distribuimin e produkteve finale me ftohje deri + 2°C dhe janë të përshtatshme për ruajtjen e freskisë së produkteve. Janë të thjeshtë për pastrim dhe të lehtë për dezinfektim. Motorri ftohtës ju punon me freon ekologjik me energji tre fazore, kurse ventilimi i përgjigjet standardeve evropiane për transportin e produkteve të qumështit. Ftohja punon me rrymë, ndërsa gjatë lëvizjes me motorr. Plani i promovimit Sa i përket promovimit të deritanishëm është bërë reklamimi i qumështores në gazeta dhe në radiot lokale, përgatitja e materialeve të ndryshme promovuese (lapsa, shkrepsa, mbajtëse të çelsave), përgatitja e katalogut multimedial në CD si dhe pjesëmarrja në panairin tradicional të ushqimit, që mbahet në Prishtinë nga viti 2002. ABI MILK ka qenë pjesëmarrës i rregullt i këtij panairi që nga viti 2002. Në bashkëpunim me KCBS-në, eshte kyqur promovimi i djathit Mozzarella, promovim i cili eshhtë organizuar për katër qumështoret kryesore të Kosovës, në qytetet më të mëdha kosovare. Pjesëmarrës në këto promovime kanë qenë kryesisht pronarët e restoraneve dhe në këtë mënyrë është arritë një efekt i madh, kështu që tani blerësit jane te rregullt të këtij djathi që shfytëzohet kryesisht për pica.
  • 19. Me ndërtimin dhe funksionalizimin e qumështores së re do të investohet në promovim më agresiv të kompanisë ABI, duke bërë reklama edhe në televizionet kombëtare, përveç atyre lokale. Njëkohësisht do t’i kushtohet rëndësi më të madhe edhe relacioneve me publikun (PR), si dhe sponzorimit të ndonjë manifestimi të rëndësishëm. Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të vazhdohet me pjesëmarrje në panairet kombetare, si dhe do të tentohet të ekspozohet edhe në panairet rajonale. Buxheti i marketingut dhe shitjes BUXHETI I MARKETINGUT DHE I SHITJES Buxheti i këtij viti Buxheti i vitit të Kategoria e harxhimeve: ardhshëm Viti 2011(€) Viti 2012(€) Rrogat e stafit të Marketingut Dizajni dhe identiteti 3,000 8,000 Katalogjet 2,500 Reklama dhe promovimet 30,000 10,000 Panairet 8,000 20,000 BUXHETI I MARKETINGUT 60,500 21,000 Rrogat e stafit të shitjes dhe proivizionet 30,000 60,000 Harxhimet e shitjes (udhëtimet dhe argëtimi) Harxhime të ndryshme të shitjes (psh. mostrat) 1,000 3,000 BUXHETI I SHITJES 63,000 31,000 TOTALI I BUXHETIT TË MARKETINGUT DHE SHITJES 123,500 52,000 BUXHETI I MARKETINGUT DHE SHITJES SI % E SHITJES 3.4 % 1.7 % Shitjet 2009 = 3,025,000 €, 2010 = 3,630,000 €
  • 20. Buxheti i Marketingut 2007 Design and Identity Catalogs Ads and promotion Trade fairs Salesmen Salaries Sales Expenses Buxheti i Marketingut 2008 Design and Identity Catalogs Ads and promotion Trade fairs Salesmen Salaries Sales Expenses Perderisa shpenzimet e shitjes ne vitin 2008, ne krahasim me vitin 2007 jane dyfishuar, buxheti i marketingut eshte trefishuar ne krahasim me periudhen e meparshme.
  • 21. Menaxhimi dhe organizimi Struktura organizative Momentalisht qumështorja ka të punësuar gjithsej 40 puntorë, 17 janë në prodhimtari, 17 në qendra grumbulluese të qumështit, kurse 6 në distribuim. Struktura organizative e qumshtores “ABI MILK” duket si më posht: Alajdin Fusha Daut Kajmakçiu Ajsel Halko Menaxher Mirëmbajtja Administratore Gyltene Hashani Fahri Rizanaj Suna Bytyç Laborante Teknolog Ndihm. Teknol. Muhamet Qoqaj Avdurrahim Kryeziu Shemsidin Gashi Pranimi i qum. Paster. Hom.Stand. Depo e prodh.gat. Hivzi Gashi Sedat Hajdari Ali Kryeziu Prodhimi i gjalpit Sterilizimi Prodh. i djathit Asim Bytyqi Bedrije Mallaku Paket. i kosit Pak. i djath. Sharr Naser Xhemaj Mevlyde Iliazi Pak. i jogurtit Pak.i djath. bardh Senada Gashi Pastruese
  • 22. Rrogat dhe struktura e shpërblimeve Ndërmarrja ABI i kushton rëndësi të duhur motivimit të puntorëve, duke u nisur nga fakti se puntorët e pamotivuar nuk do ta japin kontributin e pritur nga ata, e për kompanine është shumë me rëndësi që produktet dhe shërbimet e kryera të jenë sa më kualitative dhe efektive. Përveç rrogave që janë mbi mesataren e vendit, kompania mundohet që edhe në mënyra tjera t’i stimulojmë ata sa më shumë. 4.3 Politika kadrovike Ndërmarrja ABI i kushton rëndësi të posaçme aftësimit sa më të mirë të puntorëve. Deri më tani jane shfrytëzuar raste të ndryshme për dërgimin e puntorëve nëpër qumështore, si në Beograd dhe në Turqi, mirëpo edhe në vet lokalet e qumështores është bërë aftësimi i tyre, duke iu falenderuar ekspertëve të ndryshëm të angazhuar nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare, siç janë GTZ, KSDP dhe projektet e USAID-it, KBS dhe KCBS. Përveç personelit kyç, edhe puntorët tjerë ndjekin trajnime të ndryshme. Një trajnim i rëndësishëm është organizuar nga Agjensioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës, me temë Higjiena Personale, ku pas përfundimit të trajnimit është bërë testimi i puntorëve dhe dhënia e çertifikatave. Dy puntorë të cilët nuk e kanë kaluar këtë test, janë përjashtuar nga puna.
  • 23. Plani operacional Procesi i prodhimit/shërbimeve Grumbullimi i qumështit Pranimi i Kontrollimi i Nxehja dhe prej fermave Qumeshtit kualitetit te ndarja e Qumeshtit qumeshtit Ftohja Fermentimi Thartimi Pasterizimi Mbushja Ruajtja ne Distribuimi Depo Në skemën e mësipërme janë paraqit fazat kryesore të procesit të prodhimit, që janë grumbullimi i qumështit, kontrollimi i kualitetit, nxehja dhe ndarja e qumështit, pasterizimi, thartimi, fermentimi, ftohja dhe mbushja. Në raste të caktura paraqiten edhe faza tjera të këtij procesi, siç janë homogjenizimi i qumështit, apo presimi i djathit.
  • 24. Produktet e reja që do të prodhohen Me ndërtimin e qumështores së re planifikojmë t’i prodhojmë edhe këto produkte: - Djath i shkrirë - Djath Feta - Jogurt me afattë gjatë përdorimi - Jogurt me fruta Gjatë punës se kompanise ABI të gjertanishme jane arritur te përvetësohen njohuritë e nevojshme për prodhimin e produkteve të mësipërme. Me blerjen e pajisjeve të reja dhe hapjen e qumështores së re, menjëherë kompania do të jete në gjendje t’i prodhojë këto produkte të reja. Lënda e parë dhe furnitorët Lënda e parë sigurohet nga qendrat e grumbullimit të qumështit, të cilat janë paraqit në vijim:
  • 25. Në secilën qendër të grumbullimit janë të vendosura këto pajisje: - Llaktofrizi (pajisja për ftohjen e qumështit deri +2 °C) - Marrësi i mostrave - Pompa vetëthithëse - Llaboratori i analizave fiziko-kimike - Bojleri për ujë të nxehtë - Rezervari inox për pastrimin dhe dezinfektimin e pajisjeve - Peshorja për verifikimin e sasisë Përshkrimi i grumbullimit të qumështit : Blegtori Përcaktimi i aciditetit Kontrollimi i shijes,ngjyrës Qendra e grumbullimit dhe erës Përcaktimi i antibiotikut Testimi në laborator Përcaktimi i yndyrës Përcaktimi i të gjitha Verifikimi i sasisë analizave fiziko- Ftohja deri +4 °C kimike Vozitësi dhe Testimi në laboratori Menaxheri Verifikimi i sasisë Ngarkimi në cisternë
  • 26. Qumështi duhet të testohet në çdo dërgesë për këto veti : 1) Paraqitja (dukja) 2) Ngjyra 3) Era dhe shija 4) Përmbajtja e qelizave somatike për mastit 5) Përmbajtja e antibiotikëve 6) Zbulimi i ujit të shtuar duke e matur dendësinë ose pikën e ngrirjes 7) Zbulimi i sasisë të baktereve me testin e reduktimit të Blu Metilenit 8) Zbulimi i shkallës së acidifikimit duke matur aciditetin 9) Testimi i përshtatmërisë për përpunim e mëtejshëm me testin e alkoolit. 10) Testimi i pH ( pH i ulët karakterizon aciditetin e lartë ) 11) Përqindja e yndyrës me metodën Gerber Me ndihmën e ekspertëve të ndryshëm, qumështorja ABI ka krijuar rregullore shumë precize për manipulimin e duhur të secilit person të përfshirë në këtë zingjir, si dhe rregullore dhe doracakë të nevojshëm prej fermerit deri te vozitësi i automjetit.
  • 27. Plani i prodhimtarisë Trendi i prodhimit 8000000 7000000 6000000 5000000 4000000 3000000 2000000 1000000 0 1 2 3 4 5 6 7 Ne kete grafik boshti x paraqet vitet prej 2008 deri 2012, kurse boshti y vlerat e prodhimtarise ne euro. Kompania ka planifikuar nje rritje garduale te prodhimtarise dhe te shitjeve, sepse ne te njejten kohe ajo duhet te punoje edhe ne rehabilitimin dhe zgjerimin e qendrave grumbulluese te qumeshtit, si dhe ne zhvillimin e tregjeve te reja, posaqerisht te eksportit. Per vitin 20013 planifikohet nje rritje prej 20%, per 2009 – 30%, per 2010 – 20%, per 2011 – 10% dhe per 2012 – 15%.