SlideShare a Scribd company logo
1 of 10
Download to read offline
KRIMINOLOGJIA


Fjalor juridik
     nga
kriminologjia
Fjalor juridik nga kriminologjia

Alkoolisti është personi i cili konsumon alkool në mënyrë ekscesive, varshmëria e të
cilit nga alkooli është aq e madhe sa që tregon çrregullime të dukshme psikike apo
shenja të tilla që tregojnë në dëmtimin e shëndetit fizik dhe psikik të tij, çrregullime të
marrëdhënieve me personat tjerë dhe keqësimin e gjendjes së tij sociale dhe
ekonomike apo tregon vetëm shenja të një zhvillimi të tillë.
eng/en: alcoholic


Alkoolizmi është dukuri e varshmërisë nga alkooli, e cila shkakton ndryshime në
rrafshin fizik, psikik dhe social të personit të varur nga alkooli.
eng/en: alcoholism


Anamneza kriminologjike është analiza në të cilën bëhet fjalë për karierën
kriminale, recidivizmin, motivet, shprehitë, pasionet dhe vetitë tjera të personalitetit,
të cilat pasqyrojnë sjelljen e tij kriminale.
eng/en: criminological anamnesis


Antropologjia është drejtim i zhvillimit të kriminologjisë, sipas të cilit delikuenca
është rezultat i vetive biologjike të lindura të njeriut, nga të cilat ai nuk mund të heq
dorë.
eng/en: anthropology


Biologjia kriminale është disiplinë shkencore e cila studion funksionet biologjike të
njeriut, për aq sa ato marrin pjesë në mënyrë direkt apo indirekte në shkaqet dhe
rezultatet e sjelljeve të ndëshkueshme
eng/en: criminal biology


Bixhozi është devijim shoqëror i cili konsiston në lojën për para (të holla) apo vlera të
tjera në bazë të rregullave të caktuara në formë të bastit me dëshirë që diçka të
fitohet për asgjë apo shumë për pak.
eng/en: gambling


Bredhja është mënyrë e jetës pa vendqëndrim e cila karakterizohet me bredhjen
(shëtitjen) dhe ndryshimin e vazhdueshëm të vendbanimit.
eng/en: wander


Dekriminalizimi është veprim i cili sjelljes së caktuar të personit, i jep rëndësi
irelevante penalo juridike.
eng/en: decriminalization

Deliktet e gjakut nënkuptojnë të gjitha format e sulmeve ndaj jetës dhe integritetit
trupor të njeriut.
eng/en: assaults

                                                                                            1
Delikuenca është tërësi e sjelljeve të cilat paraqesin devijime nga normat e sjelljes të
aprovuara dhe pranuara nga shoqëria lidhur me të cilat si sankcion juridik parashihet
dënimi (p.sh.veprat penale, kundërvajtjet, deliktet etj.).
eng/en: delinquency


Delikuenca e të miturve është delikuenca e cila përfshinë të gjitha ato sjellje të të
miturve, të cilat (sikurse edhe për përsona madhor) janë inkrimnuar me ligje penale si
vepra penale.
eng/en: juvenile delinquency


Delikuenca seksuale përfshinë sjellje të tilla kriminale me të cilat sulmohet liria
seksuale dhe morali seksual i personit.
eng/en: sexual delinquency


Depenalizimi është veprim me të cilin në kuptim të ngushtë synohet kufizimi i
zbatimit të dënimit, ndërsa në kuptim të gjërë edhe kufizimi i zbatimit të sankcioneve
të tjera penale, për sjellje të caktuara dhe atë si në drejtim të llojit ashtu edhe të
masës.
eng/en: depenalization


Devijimet sistemore konsistojnë në cënimin e normave të parapara dhe të pranuara,
me qëllim që marrëdhëniet ekzistuese të monopolit të dhunës të mbahen të
pandryshuara.
eng/en: systemic deviations


Droga është çdo substancë e cila kur futet në organizëm, mund të modifikojë një apo
më shumë funkcione të tij.
eng/en: drug

Etiologjia endogjene është degë e etiologjisë kriminale e cila studion ndikimin e
cilësive personale, karakteristikat psikologjike, vijat e personalitetit në paraqitjen e
sjelljes kriminogjene.
eng/en: endogenous etiology


Etiologjia kriminale është disiplinë shkencore e cila studion shkaktarët e
përgjithshëm të kriminalitetit si dukuri shoqërore masovike dhe individuale, shkaktarët
e veçantë dhe të drejtpërdrejtë, kushtet dhe shkaset e paraqitjes së sjelljes kriminale.
eng/en: criminal etiology


Faktorët kriminogjen në kuptimin më të gjërë të fjalës paraqesin të gjithë faktorët
të cilët ndikojnë në paraqitjen, formësimin dhe realizimin përfundimtar të sjelljeve të
ndëshkueshme si dukuri shoqërore dhe individuale.
eng/en: criminogen factors


                                                                                           2
Familja e degraduar është familja e cila dallohet (karakterizohet) me marrëdhënie të
dobëta familjare ndërmjet prindërve, prindërve dhe fëmijëve, me ekzistimin e
konflikteve të përhershme, grindjeve, dhunës psikike dhe fizike ndërmjet anëtarëve të
familjes.
eng/en: degraded family


Fenomenologjia është disiplinë shkencore e cila studion vëllimin e kriminalitetit,
format e paraqitjes së sjelljeve kriminale, strukturën dhe ndryshimet strukturale të
kriminalitetit dhe dinamikën e kriminalitetit.
eng/en: phenomenology


Flegmatik quhet personi i cili kryesisht është optimist, i cili nuk i tregon ndjenjat e tij
në (me) sjellje, sepse ato janë kryesisht të intensitetit të dobët dhe ngadalë
ndryshojnë.
eng/en: phlegmatic


Fobia nënkupton frikën e paarsyeshme te personi, që mund të jetë e intensitetit të
lartë deri në përmasa të panikës.
eng/en: phobia


Frustrimi është situata në të cilën gjendet personi, gjatë të cilës për shkaqe natyrore,
shoqërore apo psikologjike nuk është në gjendje që të realizojë dëshirat e veta.
eng/en: frustration


Gerontofilia është devijim seksual i cili manifestohet në formë të dëshirës së shtuar
për marrëdhënie seksuale me persona të moshuar.
eng/en: gerontophilia


Histeritë janë manifestimet më drastike të psikoneurozës, gjatë të cilave personi për
shkak të çrregullimeve psikike përjeton trauma të vërteta fizike, siq janë të marrurit
(shtangimi), vërbërimi, shurdhërimi, sulmet astmatike, të ngulfaturit etj.
eng/en: hysterics


I mituri sipas normave penalo juridike në fuqi, i mitur është personi i cili nuk është
më i ri se 14 vjet e as më i vjetër se 18 vjet.
eng/en: juvenile

Incesti është kryerja e marrëdhënieve seksuale ndërmjet personave të afërtë në gjini
të gjakut, që paraqet sjellje të ndëshkueshme.
eng/en: incest




                                                                                          3
Intelegjenca është aftësi intelektuale apo aftësi e lartë psikike e të gjeturisë përmes
të menduarit në situata të reja apo aftësi e zgjedhjes së problemeve përmes të të
menduarit.
eng/en: intelligence


Koleriku është personi me disponim kryesisht pesimist, që ka jetë emotive mjaft
dinamike, ndjenjat e të cilit ndryshohen shpejtë e shpejt, por edhe pse të llojllojshme
janë mjaft të forta dhe i shfaq ato furishëm e jo rrallë edhe në mënyrë eksplozive.
eng/en: choleric


Korrupsioni është realizimi (me ndihmën e mitosje së nëpunësit të caktuar) i ndonjë
të drejtë apo interesi për të cilin personi apo grupi i caktuar nuk ka bazë ligjore ose
realizimi i të drejtave dhe interesave për të cilat ka bazë ligjore, por në mënyrën e cila
krijon pozitë të privilegjuar në raport me të drejtat dhe interesat e të tjerëve që kanë
baza të njejta ligjore për realizimin e tyre.
eng/en: corruption (criminology)


Kriminaliteti ekonomik nënkupton të gjitha sjelljet kriminale me të cilat
drejtëpërdrejt apo indirekt sulmohet eknomia, marrëdhëniet ekonomike, pastaj
proceset dhe aktivitetet ekonomike.
eng/en: economic criminality


Kriminaliteti i dhunës përfshinë ato aktivitete kriminale e të cilat me mjete të
shtrëngimit fizik dhe psikik, respektivisht përdorimin e dhunës apo kanosjes se dhuna
do të përdoret, cenohet apo rrezikohet integriteti personalitetit.
eng/en: violent crime

Kriminaliteti i "jakës së bardhë" është formë e kriminalitetit profesional, i cili
përfshinë krimet e kryera nga personat me status të lartë shoqëror dhe prestigj të
theksuar në kuadër të veprimtarisë që e kryejnë.
eng/en: white-collar crime


Kriminaliteti i organizuar paraqet grupin e strukturuar të personave, të cilët përmes
aktiviteteve të kundërligjshme, posaçërisht korrupcionit dhe dhunës, synon të realizojë
përfitim të kundërligjshëm pasuror.
eng/en: organized crime


Kriminaliteti kompjuterik nënkupton të gjitha sjelljet delikuente në të cilat aparatet
për përpunimin elektronik të të dhënave shërbejnë si mjet për realizimin e veprimeve
ndëshkuese apo si cak i drejtpërdrejt i veprimit ndëshkues.
eng/en: computer criminality




                                                                                          4
Kriminaliteti profesional është kryerja e veprave penale, zakonisht atyre kundër
pasurisë, në formë të profesionit të përhershëm, që shërben si burim i përhershëm
apo i përkohshëm i fitimit të të ardhurave bazike apo sekondare.
eng/en: professional criminality


Kriminelët e rastit janë kriminelët të cilët i kryejnë vepra penale nën ndikimin e
faktorëve të jashtëm.
eng/en: casual criminals


Kriminogjeneza quhet procesi në të cilin veprojnë faktorët kriminogjen si shkaktar të
sjelleve të ndëshkueshme.
eng/en: criminogenesis


Kriminologjia klinike është drejtim i kriminologjisë, i cili konsiston (sastoji) në
trajtimin multidisciplinar të rastit individual me ndihmën e principeve dhe metodave të
shkencës së kriminologjisë dhe të kriminolgjive të specializuara.
eng/en: clinical criminology


Kushtet e sjelljes kriminale janë aktivitetet dhe ndikimet të cilat mundësojnë dhe
lehtësojnë paraqitjen e sjelljes kriminale apo ndërmarrjen e akcioneve kriminale.
eng/en: criminal behaviour conditions


"Larja e parave" konsiderohet shëndrrimi i parave "të pista" apo interesave të tjera
pasurore të përfituara me veprime kriminale apo veprime të tjera të kundërligjshme,
në para "të pastërta", respektivisht në para të cilat mund të përdoren dhe
shfrytëzohen si të hyra legale në transakcionet bankare dhe transakcionet tjera
monetare.
eng/en: money laundering


Lypja është dukuri negative shoqërore e cila konsiston në lypjen e të hollave dhe të
mirave të tjera materiale nga të tjerët, pa ofruar kurfarë kundërshpërblimi për të
fituarën.
eng/en: begging


Mashtrimi kompjuterik përfshinë manipulimin me kompjuter në mënyrë mekanike
apo mënyrë programore elektronike me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror
për vete apo tjetrin apo shkaktim të demit personit tjetër.
eng/en: computer fraud


Melankoliku është personi me disponim kryesisht pesimist, i cili ka ndjenja të forta
por që i ndryshon ngadalë, dhe i cili rrallë i shfaqë ato përmes sjelljeve apo pamjeve
të jashtme, e kur e bënë atë atëherë përshtypja e jashtme është shumë më e dobët
nga ajo që ndodh në brendinë e tij.
eng/en: melancholic

                                                                                         5
Motivi i veprës penale është shtytja e brendshme, nxitja, shkasi, arsyeja që vepron
në karakterin, epshin, ndjenjat, vizionet pikëpamjet e shoqërisë dhe botës, në tërë
personalitetin.
eng/en: motive of criminal act


Narkomania është gjendje e varshmërisë psikike dhe fizike apo dhe njëres dhe
varshmërisë tjetër nga drogat, e cila paraqitet te personi i cili periodikisht apo përherë
konsumon drogën.
eng/en: dependency


"Numri i errtë" është numri i veprave penale, kundërvajtjeve, delikteve ekonomike
dhe shkeljeve disciplinore të kryera, e të cilat nuk janë zbuluar fare apo nuk iu janë
paraqitur organeve proceduese.
eng/en: dark number


Organizata kriminale është bashkim (shoqatë) i më së paku tre personave, anëtarët
e të cilit janë bashkuar për kryerjen e veprave penale.
eng/en: criminal organization



"Paratë e pista" janë paratë apo interesat e tjera pasurore të përfituara me veprime
kriminale apo veprime të tjera kundërligjore.
eng/en: dirty money


Patologjia seksuale përfshinë devijimet dhe çrregullimet e ndryshme seksuale në
lidhje me jetën seksuale të cilat paraqitën të personat e caktuar.
eng/en: sexual pathology


Pedofilia është devijim seksual, i cili manifestohet në kryerjen e marrëdhënieve
seksuale me fëmijë, më qëllim të kënaqjes së instinkteve seksuale.
eng/en: pedophilia


Politika kriminale është veprimtari praktike, e cila konsiston në organizimin racional
dhe të planifikuar të aktiviteteve shoqërore të drejtuara kah luftimi i kriminalitetit me
masa preventive dhe represive.
eng/en: criminal policy


Prevencioni i kriminalitetit paraqet të gjitha masat të cilat ndërmerren për tu
tejkaluar, penguar, paraprakisht për t’i ikur kriminalitetit apo paraprakisht mbrojtur
shoqëria nga kriminaliteti.
eng/en: crime prevention

                                                                                         6
Prostitucioni është dukuri negative shoqërore e cila konsiston në ofrimin dhe
kryerjën e marrëdhënieve seksuale apo shërbimeve të tjera seksuale nga personat e
gjinisë femërore apo të gjinisë mashkullore për çmimin e caktuar i cili mund të
shprehet në të holla apo në të mirë tjetër materiale dhe në atë mënyrë fitimi i arritur
paraqet mënyrën e vetme apo dominuese për fitimin e mjeteve përmbushjen e
nevojave jetësore.
eng/en: prostitution


Psikologjia kriminale është disciplinë shkencore e cila studion personalitetin e
kryesit të sjelljes së ndëshkueshëm (dhe viktimës), me qëllim që të kuptohet sjellja e
tij dhe që të parashihet kryerja e tij si dhe ndikimi në ndryshimin e tij.
eng/en: criminal psychology


Psikoneurozat janë forma të lehta të çrregullimit psikik, të cilat zakonisht
manifestohen si rezultat i lëndimeve të thella dhe përmanente psikike.
eng/en: psycho neurosis


Psikopatologjia kriminale është disciplinë shkencore e cila studion sjelljet e
ndëshkueshme, që janë në lidhje me çrregullimet mentale (psikike) të personalitetit.
eng/en: criminal psychopathology



Psikozat janë sëmundje të rënda psikike që mund të shkaktohen nga traumat
organike apo psikike.
eng/en: psychosis


Recidivizmi është dukuri individuale e përseritjes së sjelljes delikuente edhe pas
dënimit të mëparshëm apo ekzekutimit (zbatimit) të ndonjë sankcioni tjetër penal.
eng/en: recidivism


Reketi është formë e kriminalitetit të organizuar i cili konsiston në pagimin e "tatimit"
për organizatën kriminale apo personin fizik, pas shtrëngimit në formë të "mbrojtjes"
nga organizatat tjera kriminale.
eng/en: extortion


Represioni ndaj kriminalitetit paraqet të gjitha masat që ndërmirren për ndaluar,
shtrënguar respektivisht shtypur apo luftuar kriminaliteti.
eng/en: crime repression


Sadizmi është devijim seksual i cili manifestohet me kënaqjen e instinktit seksuale,
gjatë të cilës partnerit i shkaktohen dhembje dhe vuajtje të mëdha fizike.
eng/en: sadism

                                                                                          7
Sangviniku është personi optimist, ndjenjat e të cilit janë mjaft të forta dhe shpejt
ndryshojnë, poashtu ato i shfaq ato në mënyrë të vrullshme.
eng/en: sanguine


Satirjaza është çrregullim seksual që shfaqet te personat e gjinisë mashkullore, i cili
konsiston në nevojën e rritur kuantitative për kënaqjen e instinkteve seksuale.
eng/en: satyriasis


Shkaset e sjelljes kriminale janë ndikimet e theksuara (akcile) të jashtme në lidhje
me situatën e kryerjes së aktivitetit kriminal, të cilat ndikojnë në marrjen e vendimit
konkret për kryerjen e aktivitetit kriminal.
eng/en: causes of criminal behaviour

Sjellja asociale është veprim me të cilin nuk cenohet norma juridike, por vetëm
norma morale e ndonjë bashkësie apo madje as ajo, por që qartas është sjellje e cila
shmanget nga sjellja e shumicës dhe për atë arsye është e dukshme dhe e vlerësuar
negativisht.
eng/en: antisocial behaviour

Sociologjia kriminale është disciplinë shkencore e cila mirret me studimin e sjelljeve
të ndëshkueshme dhe sjelljeve të tjera asociale që kanë lidhje më të, si dukuri që
paraqiten si rezultat i konditave shoqërore të jetës.
eng/en: criminal sociology


Statistika e kriminalitetit është tërësi e fakteve mbi kriminalitetin, e cila shërben si
burim i të dhënave mbi kriminalitetin.
eng/en: crime statistics

Temperamenti është tërësia e vetive të posaçme psikike (kryesisht biologjike) te një
personi, që janë të lidhura pikësëpari me përjetimet emotive të tij.
eng/en: temperament


Varshmëria fizike është gjendje e përshtatjes në mjete të varshmërisë e cila
përcjellët me vështirësi të theksuara, mirëpo nëse merren mjetet e varshmërisë
atëherë ndërpritet një gjendje e tillë.
eng/en: physical dependency
Varshmëria psikike është gjendje në të cilën mjeti i varshmërisë shkaton ndjenjën e
kënaqësisë dhe nevojës psikike për marrjen e përkohshme apo të përhershme të atyre
mjeteve, ashtuqë të shkaktohet kënaqësia dhe menjanohet jokomoditeti.
eng/en: psychological dependency


Varshmëria psikike nga droga paraqet dëshirën dhe nevojën e personave të
caktuar për efekte të tilla të drogës, të cilat menjanojnë jokomoditetin emocional,
zvogëlojnë ngarkesën psikike dhe sjellin kënaqësi.
eng/en: psychological dependency upon drug

                                                                                           8
Veprimi ndëshkues është sjellje e kundërligjshme (veprim apo mosveprim) për të
cilën sipas dispozitave në fuqi të shtetit përkatës mund të shqiptohet sankcioni gjegjës
(penal etj.).
eng/en: punishment action


Viktima latente është personi i cili posedon cilësi të caktuara të cilat e bëjnë që të
jetë i eksponuar krimit.
eng/en: vulnerable victim


Viktimat e kriminalitetit janë të gjithë personat të cilëve iu cënohen të drejtat për
jetë, shëndet, integritet dhe siguri, qoftë si individ apo kolektivitet, pa marrë parasysh
faktin se pësimi është shkaktuar me veprimin apo mosveprimin e personit fizik apo
juridik, të paraparë shprehimisht me dispozitat normative apo me konceptin universal
të të drejtave të njeriut
eng/en: victims (of crime)


Viktimologjia është disiplinë shkencore e cila studion problemet kriminologjike që
janë të lidhura me viktimën e sjelljes ndëshkuese, dhe me atë mundësohet zbulimi
apo ndriçimi më i mirë i shkaqeve të situatës deliktore dhe të ngjarjes.
eng/en: victimology

scr/sh: viktimologija




                                                                                         9

More Related Content

What's hot

Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I SajPolitika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I Sajbrendonas
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminaleLavdrimi91
 
Psikologjia ligjore e krimit
Psikologjia ligjore e krimitPsikologjia ligjore e krimit
Psikologjia ligjore e krimitLavdrimi91
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penalezogaj
 
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMVHyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMVArlindEmini1
 
D. penale
D. penaleD. penale
D. penalezogaj
 
E Drejta Penale Pjesa E par
E Drejta Penale Pjesa E par E Drejta Penale Pjesa E par
E Drejta Penale Pjesa E par ukakush
 
Politika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdPolitika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdARMIDA
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistikakosmaqi
 
E dr. penale
E dr. penaleE dr. penale
E dr. penalezogaj
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare ArberSusuri
 
Trafikimi i qenieve njerezore
Trafikimi i qenieve njerezoreTrafikimi i qenieve njerezore
Trafikimi i qenieve njerezoreendritrrustemi9
 
E drejta penale
E drejta penaleE drejta penale
E drejta penalezogaj
 

What's hot (19)

Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I SajPolitika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
 
Psikologjia ligjore e krimit
Psikologjia ligjore e krimitPsikologjia ligjore e krimit
Psikologjia ligjore e krimit
 
Korrupsioni ne kosove
Korrupsioni ne kosoveKorrupsioni ne kosove
Korrupsioni ne kosove
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
E Drejta Penale
E Drejta PenaleE Drejta Penale
E Drejta Penale
 
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMVHyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
 
D. penale
D. penaleD. penale
D. penale
 
E Drejta Penale Pjesa E par
E Drejta Penale Pjesa E par E Drejta Penale Pjesa E par
E Drejta Penale Pjesa E par
 
Politika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdPolitika Kriminale Slajd
Politika Kriminale Slajd
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
E dr. penale
E dr. penaleE dr. penale
E dr. penale
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
E drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuarE drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuar
 
Trafikimi i qenieve njerezore
Trafikimi i qenieve njerezoreTrafikimi i qenieve njerezore
Trafikimi i qenieve njerezore
 
E drejta penale
E drejta penaleE drejta penale
E drejta penale
 

Similar to 16

Similar to 16 (8)

fjalori i kriminalistikes
fjalori  i  kriminalistikesfjalori  i  kriminalistikes
fjalori i kriminalistikes
 
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptxMesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
 
Dr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetit
Dr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetitDr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetit
Dr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetit
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
 
Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.
 
Fillet e se drejtes
Fillet e se drejtesFillet e se drejtes
Fillet e se drejtes
 
Etika Profesionale
Etika ProfesionaleEtika Profesionale
Etika Profesionale
 

More from fakete duraku

Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...fakete duraku
 
Zgjimi Islam Ne Andaluzine E Sotme
Zgjimi Islam Ne Andaluzine E SotmeZgjimi Islam Ne Andaluzine E Sotme
Zgjimi Islam Ne Andaluzine E Sotmefakete duraku
 
Lidhur Me Menaxhmentin Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...
Lidhur Me Menaxhmentin     Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...Lidhur Me Menaxhmentin     Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...
Lidhur Me Menaxhmentin Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...fakete duraku
 
Kompjuteri PëRsonal Si Duket Ai (Nx Power Lite)
Kompjuteri PëRsonal   Si Duket Ai (Nx Power Lite)Kompjuteri PëRsonal   Si Duket Ai (Nx Power Lite)
Kompjuteri PëRsonal Si Duket Ai (Nx Power Lite)fakete duraku
 
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...fakete duraku
 
Hyrje Në Manaxhimin E Operacioneve
Hyrje Në Manaxhimin E OperacioneveHyrje Në Manaxhimin E Operacioneve
Hyrje Në Manaxhimin E Operacionevefakete duraku
 
Chapter 13 Planifikimi Dhe Kontrolimi I Rezerves
Chapter 13   Planifikimi  Dhe  Kontrolimi I RezervesChapter 13   Planifikimi  Dhe  Kontrolimi I Rezerves
Chapter 13 Planifikimi Dhe Kontrolimi I Rezervesfakete duraku
 
Hyrje Në Mikroekonomia
Hyrje Në MikroekonomiaHyrje Në Mikroekonomia
Hyrje Në Mikroekonomiafakete duraku
 
Historia E Popullit Shqiptar
Historia E Popullit ShqiptarHistoria E Popullit Shqiptar
Historia E Popullit Shqiptarfakete duraku
 
Kanuni I Lekë Dukagjinit
Kanuni I Lekë DukagjinitKanuni I Lekë Dukagjinit
Kanuni I Lekë Dukagjinitfakete duraku
 
çFarë Janë ShëRbimet
çFarë Janë ShëRbimetçFarë Janë ShëRbimet
çFarë Janë ShëRbimetfakete duraku
 

More from fakete duraku (20)

Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...
 
ShoqëRia.Pps
ShoqëRia.PpsShoqëRia.Pps
ShoqëRia.Pps
 
Zgjimi Islam Ne Andaluzine E Sotme
Zgjimi Islam Ne Andaluzine E SotmeZgjimi Islam Ne Andaluzine E Sotme
Zgjimi Islam Ne Andaluzine E Sotme
 
Mesimi Bashkekohor
Mesimi  BashkekohorMesimi  Bashkekohor
Mesimi Bashkekohor
 
E Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E KeqjaE Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E Keqja
 
2001 Fundi I Botes
2001 Fundi I Botes2001 Fundi I Botes
2001 Fundi I Botes
 
Lidhur Me Menaxhmentin Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...
Lidhur Me Menaxhmentin     Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...Lidhur Me Menaxhmentin     Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...
Lidhur Me Menaxhmentin Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...
 
51 secrets of life
51  secrets  of  life51  secrets  of  life
51 secrets of life
 
Kompjuteri PëRsonal Si Duket Ai (Nx Power Lite)
Kompjuteri PëRsonal   Si Duket Ai (Nx Power Lite)Kompjuteri PëRsonal   Si Duket Ai (Nx Power Lite)
Kompjuteri PëRsonal Si Duket Ai (Nx Power Lite)
 
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...
 
Hyrje Në Manaxhimin E Operacioneve
Hyrje Në Manaxhimin E OperacioneveHyrje Në Manaxhimin E Operacioneve
Hyrje Në Manaxhimin E Operacioneve
 
Chapter 13 Planifikimi Dhe Kontrolimi I Rezerves
Chapter 13   Planifikimi  Dhe  Kontrolimi I RezervesChapter 13   Planifikimi  Dhe  Kontrolimi I Rezerves
Chapter 13 Planifikimi Dhe Kontrolimi I Rezerves
 
çMimi
çMimiçMimi
çMimi
 
Cilesia
CilesiaCilesia
Cilesia
 
Hyrje Në Mikroekonomia
Hyrje Në MikroekonomiaHyrje Në Mikroekonomia
Hyrje Në Mikroekonomia
 
51 secret of life
51  secret  of  life51  secret  of  life
51 secret of life
 
Historia E Popullit Shqiptar
Historia E Popullit ShqiptarHistoria E Popullit Shqiptar
Historia E Popullit Shqiptar
 
Kanuni I Lekë Dukagjinit
Kanuni I Lekë DukagjinitKanuni I Lekë Dukagjinit
Kanuni I Lekë Dukagjinit
 
2. Bazat
2. Bazat2. Bazat
2. Bazat
 
çFarë Janë ShëRbimet
çFarë Janë ShëRbimetçFarë Janë ShëRbimet
çFarë Janë ShëRbimet
 

16

  • 1. KRIMINOLOGJIA Fjalor juridik nga kriminologjia
  • 2. Fjalor juridik nga kriminologjia Alkoolisti është personi i cili konsumon alkool në mënyrë ekscesive, varshmëria e të cilit nga alkooli është aq e madhe sa që tregon çrregullime të dukshme psikike apo shenja të tilla që tregojnë në dëmtimin e shëndetit fizik dhe psikik të tij, çrregullime të marrëdhënieve me personat tjerë dhe keqësimin e gjendjes së tij sociale dhe ekonomike apo tregon vetëm shenja të një zhvillimi të tillë. eng/en: alcoholic Alkoolizmi është dukuri e varshmërisë nga alkooli, e cila shkakton ndryshime në rrafshin fizik, psikik dhe social të personit të varur nga alkooli. eng/en: alcoholism Anamneza kriminologjike është analiza në të cilën bëhet fjalë për karierën kriminale, recidivizmin, motivet, shprehitë, pasionet dhe vetitë tjera të personalitetit, të cilat pasqyrojnë sjelljen e tij kriminale. eng/en: criminological anamnesis Antropologjia është drejtim i zhvillimit të kriminologjisë, sipas të cilit delikuenca është rezultat i vetive biologjike të lindura të njeriut, nga të cilat ai nuk mund të heq dorë. eng/en: anthropology Biologjia kriminale është disiplinë shkencore e cila studion funksionet biologjike të njeriut, për aq sa ato marrin pjesë në mënyrë direkt apo indirekte në shkaqet dhe rezultatet e sjelljeve të ndëshkueshme eng/en: criminal biology Bixhozi është devijim shoqëror i cili konsiston në lojën për para (të holla) apo vlera të tjera në bazë të rregullave të caktuara në formë të bastit me dëshirë që diçka të fitohet për asgjë apo shumë për pak. eng/en: gambling Bredhja është mënyrë e jetës pa vendqëndrim e cila karakterizohet me bredhjen (shëtitjen) dhe ndryshimin e vazhdueshëm të vendbanimit. eng/en: wander Dekriminalizimi është veprim i cili sjelljes së caktuar të personit, i jep rëndësi irelevante penalo juridike. eng/en: decriminalization Deliktet e gjakut nënkuptojnë të gjitha format e sulmeve ndaj jetës dhe integritetit trupor të njeriut. eng/en: assaults 1
  • 3. Delikuenca është tërësi e sjelljeve të cilat paraqesin devijime nga normat e sjelljes të aprovuara dhe pranuara nga shoqëria lidhur me të cilat si sankcion juridik parashihet dënimi (p.sh.veprat penale, kundërvajtjet, deliktet etj.). eng/en: delinquency Delikuenca e të miturve është delikuenca e cila përfshinë të gjitha ato sjellje të të miturve, të cilat (sikurse edhe për përsona madhor) janë inkrimnuar me ligje penale si vepra penale. eng/en: juvenile delinquency Delikuenca seksuale përfshinë sjellje të tilla kriminale me të cilat sulmohet liria seksuale dhe morali seksual i personit. eng/en: sexual delinquency Depenalizimi është veprim me të cilin në kuptim të ngushtë synohet kufizimi i zbatimit të dënimit, ndërsa në kuptim të gjërë edhe kufizimi i zbatimit të sankcioneve të tjera penale, për sjellje të caktuara dhe atë si në drejtim të llojit ashtu edhe të masës. eng/en: depenalization Devijimet sistemore konsistojnë në cënimin e normave të parapara dhe të pranuara, me qëllim që marrëdhëniet ekzistuese të monopolit të dhunës të mbahen të pandryshuara. eng/en: systemic deviations Droga është çdo substancë e cila kur futet në organizëm, mund të modifikojë një apo më shumë funkcione të tij. eng/en: drug Etiologjia endogjene është degë e etiologjisë kriminale e cila studion ndikimin e cilësive personale, karakteristikat psikologjike, vijat e personalitetit në paraqitjen e sjelljes kriminogjene. eng/en: endogenous etiology Etiologjia kriminale është disiplinë shkencore e cila studion shkaktarët e përgjithshëm të kriminalitetit si dukuri shoqërore masovike dhe individuale, shkaktarët e veçantë dhe të drejtpërdrejtë, kushtet dhe shkaset e paraqitjes së sjelljes kriminale. eng/en: criminal etiology Faktorët kriminogjen në kuptimin më të gjërë të fjalës paraqesin të gjithë faktorët të cilët ndikojnë në paraqitjen, formësimin dhe realizimin përfundimtar të sjelljeve të ndëshkueshme si dukuri shoqërore dhe individuale. eng/en: criminogen factors 2
  • 4. Familja e degraduar është familja e cila dallohet (karakterizohet) me marrëdhënie të dobëta familjare ndërmjet prindërve, prindërve dhe fëmijëve, me ekzistimin e konflikteve të përhershme, grindjeve, dhunës psikike dhe fizike ndërmjet anëtarëve të familjes. eng/en: degraded family Fenomenologjia është disiplinë shkencore e cila studion vëllimin e kriminalitetit, format e paraqitjes së sjelljeve kriminale, strukturën dhe ndryshimet strukturale të kriminalitetit dhe dinamikën e kriminalitetit. eng/en: phenomenology Flegmatik quhet personi i cili kryesisht është optimist, i cili nuk i tregon ndjenjat e tij në (me) sjellje, sepse ato janë kryesisht të intensitetit të dobët dhe ngadalë ndryshojnë. eng/en: phlegmatic Fobia nënkupton frikën e paarsyeshme te personi, që mund të jetë e intensitetit të lartë deri në përmasa të panikës. eng/en: phobia Frustrimi është situata në të cilën gjendet personi, gjatë të cilës për shkaqe natyrore, shoqërore apo psikologjike nuk është në gjendje që të realizojë dëshirat e veta. eng/en: frustration Gerontofilia është devijim seksual i cili manifestohet në formë të dëshirës së shtuar për marrëdhënie seksuale me persona të moshuar. eng/en: gerontophilia Histeritë janë manifestimet më drastike të psikoneurozës, gjatë të cilave personi për shkak të çrregullimeve psikike përjeton trauma të vërteta fizike, siq janë të marrurit (shtangimi), vërbërimi, shurdhërimi, sulmet astmatike, të ngulfaturit etj. eng/en: hysterics I mituri sipas normave penalo juridike në fuqi, i mitur është personi i cili nuk është më i ri se 14 vjet e as më i vjetër se 18 vjet. eng/en: juvenile Incesti është kryerja e marrëdhënieve seksuale ndërmjet personave të afërtë në gjini të gjakut, që paraqet sjellje të ndëshkueshme. eng/en: incest 3
  • 5. Intelegjenca është aftësi intelektuale apo aftësi e lartë psikike e të gjeturisë përmes të menduarit në situata të reja apo aftësi e zgjedhjes së problemeve përmes të të menduarit. eng/en: intelligence Koleriku është personi me disponim kryesisht pesimist, që ka jetë emotive mjaft dinamike, ndjenjat e të cilit ndryshohen shpejtë e shpejt, por edhe pse të llojllojshme janë mjaft të forta dhe i shfaq ato furishëm e jo rrallë edhe në mënyrë eksplozive. eng/en: choleric Korrupsioni është realizimi (me ndihmën e mitosje së nëpunësit të caktuar) i ndonjë të drejtë apo interesi për të cilin personi apo grupi i caktuar nuk ka bazë ligjore ose realizimi i të drejtave dhe interesave për të cilat ka bazë ligjore, por në mënyrën e cila krijon pozitë të privilegjuar në raport me të drejtat dhe interesat e të tjerëve që kanë baza të njejta ligjore për realizimin e tyre. eng/en: corruption (criminology) Kriminaliteti ekonomik nënkupton të gjitha sjelljet kriminale me të cilat drejtëpërdrejt apo indirekt sulmohet eknomia, marrëdhëniet ekonomike, pastaj proceset dhe aktivitetet ekonomike. eng/en: economic criminality Kriminaliteti i dhunës përfshinë ato aktivitete kriminale e të cilat me mjete të shtrëngimit fizik dhe psikik, respektivisht përdorimin e dhunës apo kanosjes se dhuna do të përdoret, cenohet apo rrezikohet integriteti personalitetit. eng/en: violent crime Kriminaliteti i "jakës së bardhë" është formë e kriminalitetit profesional, i cili përfshinë krimet e kryera nga personat me status të lartë shoqëror dhe prestigj të theksuar në kuadër të veprimtarisë që e kryejnë. eng/en: white-collar crime Kriminaliteti i organizuar paraqet grupin e strukturuar të personave, të cilët përmes aktiviteteve të kundërligjshme, posaçërisht korrupcionit dhe dhunës, synon të realizojë përfitim të kundërligjshëm pasuror. eng/en: organized crime Kriminaliteti kompjuterik nënkupton të gjitha sjelljet delikuente në të cilat aparatet për përpunimin elektronik të të dhënave shërbejnë si mjet për realizimin e veprimeve ndëshkuese apo si cak i drejtpërdrejt i veprimit ndëshkues. eng/en: computer criminality 4
  • 6. Kriminaliteti profesional është kryerja e veprave penale, zakonisht atyre kundër pasurisë, në formë të profesionit të përhershëm, që shërben si burim i përhershëm apo i përkohshëm i fitimit të të ardhurave bazike apo sekondare. eng/en: professional criminality Kriminelët e rastit janë kriminelët të cilët i kryejnë vepra penale nën ndikimin e faktorëve të jashtëm. eng/en: casual criminals Kriminogjeneza quhet procesi në të cilin veprojnë faktorët kriminogjen si shkaktar të sjelleve të ndëshkueshme. eng/en: criminogenesis Kriminologjia klinike është drejtim i kriminologjisë, i cili konsiston (sastoji) në trajtimin multidisciplinar të rastit individual me ndihmën e principeve dhe metodave të shkencës së kriminologjisë dhe të kriminolgjive të specializuara. eng/en: clinical criminology Kushtet e sjelljes kriminale janë aktivitetet dhe ndikimet të cilat mundësojnë dhe lehtësojnë paraqitjen e sjelljes kriminale apo ndërmarrjen e akcioneve kriminale. eng/en: criminal behaviour conditions "Larja e parave" konsiderohet shëndrrimi i parave "të pista" apo interesave të tjera pasurore të përfituara me veprime kriminale apo veprime të tjera të kundërligjshme, në para "të pastërta", respektivisht në para të cilat mund të përdoren dhe shfrytëzohen si të hyra legale në transakcionet bankare dhe transakcionet tjera monetare. eng/en: money laundering Lypja është dukuri negative shoqërore e cila konsiston në lypjen e të hollave dhe të mirave të tjera materiale nga të tjerët, pa ofruar kurfarë kundërshpërblimi për të fituarën. eng/en: begging Mashtrimi kompjuterik përfshinë manipulimin me kompjuter në mënyrë mekanike apo mënyrë programore elektronike me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo tjetrin apo shkaktim të demit personit tjetër. eng/en: computer fraud Melankoliku është personi me disponim kryesisht pesimist, i cili ka ndjenja të forta por që i ndryshon ngadalë, dhe i cili rrallë i shfaqë ato përmes sjelljeve apo pamjeve të jashtme, e kur e bënë atë atëherë përshtypja e jashtme është shumë më e dobët nga ajo që ndodh në brendinë e tij. eng/en: melancholic 5
  • 7. Motivi i veprës penale është shtytja e brendshme, nxitja, shkasi, arsyeja që vepron në karakterin, epshin, ndjenjat, vizionet pikëpamjet e shoqërisë dhe botës, në tërë personalitetin. eng/en: motive of criminal act Narkomania është gjendje e varshmërisë psikike dhe fizike apo dhe njëres dhe varshmërisë tjetër nga drogat, e cila paraqitet te personi i cili periodikisht apo përherë konsumon drogën. eng/en: dependency "Numri i errtë" është numri i veprave penale, kundërvajtjeve, delikteve ekonomike dhe shkeljeve disciplinore të kryera, e të cilat nuk janë zbuluar fare apo nuk iu janë paraqitur organeve proceduese. eng/en: dark number Organizata kriminale është bashkim (shoqatë) i më së paku tre personave, anëtarët e të cilit janë bashkuar për kryerjen e veprave penale. eng/en: criminal organization "Paratë e pista" janë paratë apo interesat e tjera pasurore të përfituara me veprime kriminale apo veprime të tjera kundërligjore. eng/en: dirty money Patologjia seksuale përfshinë devijimet dhe çrregullimet e ndryshme seksuale në lidhje me jetën seksuale të cilat paraqitën të personat e caktuar. eng/en: sexual pathology Pedofilia është devijim seksual, i cili manifestohet në kryerjen e marrëdhënieve seksuale me fëmijë, më qëllim të kënaqjes së instinkteve seksuale. eng/en: pedophilia Politika kriminale është veprimtari praktike, e cila konsiston në organizimin racional dhe të planifikuar të aktiviteteve shoqërore të drejtuara kah luftimi i kriminalitetit me masa preventive dhe represive. eng/en: criminal policy Prevencioni i kriminalitetit paraqet të gjitha masat të cilat ndërmerren për tu tejkaluar, penguar, paraprakisht për t’i ikur kriminalitetit apo paraprakisht mbrojtur shoqëria nga kriminaliteti. eng/en: crime prevention 6
  • 8. Prostitucioni është dukuri negative shoqërore e cila konsiston në ofrimin dhe kryerjën e marrëdhënieve seksuale apo shërbimeve të tjera seksuale nga personat e gjinisë femërore apo të gjinisë mashkullore për çmimin e caktuar i cili mund të shprehet në të holla apo në të mirë tjetër materiale dhe në atë mënyrë fitimi i arritur paraqet mënyrën e vetme apo dominuese për fitimin e mjeteve përmbushjen e nevojave jetësore. eng/en: prostitution Psikologjia kriminale është disciplinë shkencore e cila studion personalitetin e kryesit të sjelljes së ndëshkueshëm (dhe viktimës), me qëllim që të kuptohet sjellja e tij dhe që të parashihet kryerja e tij si dhe ndikimi në ndryshimin e tij. eng/en: criminal psychology Psikoneurozat janë forma të lehta të çrregullimit psikik, të cilat zakonisht manifestohen si rezultat i lëndimeve të thella dhe përmanente psikike. eng/en: psycho neurosis Psikopatologjia kriminale është disciplinë shkencore e cila studion sjelljet e ndëshkueshme, që janë në lidhje me çrregullimet mentale (psikike) të personalitetit. eng/en: criminal psychopathology Psikozat janë sëmundje të rënda psikike që mund të shkaktohen nga traumat organike apo psikike. eng/en: psychosis Recidivizmi është dukuri individuale e përseritjes së sjelljes delikuente edhe pas dënimit të mëparshëm apo ekzekutimit (zbatimit) të ndonjë sankcioni tjetër penal. eng/en: recidivism Reketi është formë e kriminalitetit të organizuar i cili konsiston në pagimin e "tatimit" për organizatën kriminale apo personin fizik, pas shtrëngimit në formë të "mbrojtjes" nga organizatat tjera kriminale. eng/en: extortion Represioni ndaj kriminalitetit paraqet të gjitha masat që ndërmirren për ndaluar, shtrënguar respektivisht shtypur apo luftuar kriminaliteti. eng/en: crime repression Sadizmi është devijim seksual i cili manifestohet me kënaqjen e instinktit seksuale, gjatë të cilës partnerit i shkaktohen dhembje dhe vuajtje të mëdha fizike. eng/en: sadism 7
  • 9. Sangviniku është personi optimist, ndjenjat e të cilit janë mjaft të forta dhe shpejt ndryshojnë, poashtu ato i shfaq ato në mënyrë të vrullshme. eng/en: sanguine Satirjaza është çrregullim seksual që shfaqet te personat e gjinisë mashkullore, i cili konsiston në nevojën e rritur kuantitative për kënaqjen e instinkteve seksuale. eng/en: satyriasis Shkaset e sjelljes kriminale janë ndikimet e theksuara (akcile) të jashtme në lidhje me situatën e kryerjes së aktivitetit kriminal, të cilat ndikojnë në marrjen e vendimit konkret për kryerjen e aktivitetit kriminal. eng/en: causes of criminal behaviour Sjellja asociale është veprim me të cilin nuk cenohet norma juridike, por vetëm norma morale e ndonjë bashkësie apo madje as ajo, por që qartas është sjellje e cila shmanget nga sjellja e shumicës dhe për atë arsye është e dukshme dhe e vlerësuar negativisht. eng/en: antisocial behaviour Sociologjia kriminale është disciplinë shkencore e cila mirret me studimin e sjelljeve të ndëshkueshme dhe sjelljeve të tjera asociale që kanë lidhje më të, si dukuri që paraqiten si rezultat i konditave shoqërore të jetës. eng/en: criminal sociology Statistika e kriminalitetit është tërësi e fakteve mbi kriminalitetin, e cila shërben si burim i të dhënave mbi kriminalitetin. eng/en: crime statistics Temperamenti është tërësia e vetive të posaçme psikike (kryesisht biologjike) te një personi, që janë të lidhura pikësëpari me përjetimet emotive të tij. eng/en: temperament Varshmëria fizike është gjendje e përshtatjes në mjete të varshmërisë e cila përcjellët me vështirësi të theksuara, mirëpo nëse merren mjetet e varshmërisë atëherë ndërpritet një gjendje e tillë. eng/en: physical dependency Varshmëria psikike është gjendje në të cilën mjeti i varshmërisë shkaton ndjenjën e kënaqësisë dhe nevojës psikike për marrjen e përkohshme apo të përhershme të atyre mjeteve, ashtuqë të shkaktohet kënaqësia dhe menjanohet jokomoditeti. eng/en: psychological dependency Varshmëria psikike nga droga paraqet dëshirën dhe nevojën e personave të caktuar për efekte të tilla të drogës, të cilat menjanojnë jokomoditetin emocional, zvogëlojnë ngarkesën psikike dhe sjellin kënaqësi. eng/en: psychological dependency upon drug 8
  • 10. Veprimi ndëshkues është sjellje e kundërligjshme (veprim apo mosveprim) për të cilën sipas dispozitave në fuqi të shtetit përkatës mund të shqiptohet sankcioni gjegjës (penal etj.). eng/en: punishment action Viktima latente është personi i cili posedon cilësi të caktuara të cilat e bëjnë që të jetë i eksponuar krimit. eng/en: vulnerable victim Viktimat e kriminalitetit janë të gjithë personat të cilëve iu cënohen të drejtat për jetë, shëndet, integritet dhe siguri, qoftë si individ apo kolektivitet, pa marrë parasysh faktin se pësimi është shkaktuar me veprimin apo mosveprimin e personit fizik apo juridik, të paraparë shprehimisht me dispozitat normative apo me konceptin universal të të drejtave të njeriut eng/en: victims (of crime) Viktimologjia është disiplinë shkencore e cila studion problemet kriminologjike që janë të lidhura me viktimën e sjelljes ndëshkuese, dhe me atë mundësohet zbulimi apo ndriçimi më i mirë i shkaqeve të situatës deliktore dhe të ngjarjes. eng/en: victimology scr/sh: viktimologija 9