SlideShare a Scribd company logo
1 of 16
KONKURENCA MONOPOLISTIKE


Futeni në librari për të blerë një libër të cilën do të lexoni gjatë pushimit tuaj të ardhshëm. Në raftet
e shitores ju do të gjeni një mister të John Grishmanit, një triller të Stephen King, një romancë të
Daniell Steel, një autobiografi të McCourt Frank, dhe shumë zgjidhje tjera. Kur e zgjedh një libër
dhe e blenë atë, a e dini se në cfarë lloji të tregut participoni ju?


Në anën tjetër tregu i librave duket si një treg me konkurencë të plotë. Duke shikuar në raftet e
shitores suaj ju do të hasni shumë autorë dhe shumë publikues që mundohen të tërheqin vëmendjen
tuaj. Blerësi në këtë treg ka me mijëra të mira që konkurojnë në mes veti nga të cilët ju mund të
zgjedhni. Për shkak se çdo kush mund të futen në industrin e librave në atë mënyrë që duke shkruar
dhe publikuar një libër, si rjedhim biznesi i librave nuk është shumë profitabil. Për cdo novelist të
paguar mirë, ka qindra përpjekje.


Në anën tjetër, tregu i librave duket si monopol. Sepse çdo libër është e vecantë, botuesit kanë disa
koncepte në zgjedhjen e cmimit të arkëtimit. Shitësit në këtë treg janë cmim-bërësit (price maker)
kurse jo çmim-parnues. Dhe me të vërtetë çmimi i librave e tejkalon koston margjinale. P.SH.
çmimi i një mbështjellësi tipik të novelës është më pak se 25$, kurse cmimi i printimit të novelës
është më pak se 5$.


Në këtë kapitull ne do të analizojmë tregjet që kanë disa karakteristika të konkurencës së plotë dhe
disa karakteristika të monopolit. Struktura e këtij tregu quhet konkurenca monopolistike.
Konkurenca monopolistike e përshkruan tregun me atributet në vijim:


             •      Shumë shitës: janë shumë firma që konkurojnë për grup të njëjtë të
                 konsumatorëve.
             •   Diferencim të së mirës: Cdo firmë e prodhon një të mirë që së paku ndryshon nga
                 ato të firmave të tjera. Sipas kësaj çdo firmë përballet me një rënie të kurbës së
                 kërkesës, që do të thotë se nuk bëhet fjalë për çmim-parnues.
             •   Hyrje e lirë: Firmat mund të hyjnë (ose të dalin) në treg pa asnjë kufizimi.
                 Kështuqë, numri i firmave futet në treg derisa profiti i tyre nuk sillen në zero.


Nëse në moment mendojmë se cilat tregje i kanë këto atribute menjëherë na shkon mendja te
tregjet: e librave, CD-ja, filma, loja kompjuterike, restorane, ligjerata të pijanos, ëmbëlsira, dhe
kështu me rradhë.

                                                                                                       1
Konkurenca monopolistike, sikurse oligopoli, është strukturë e tregut që shtrihet mes rasteve
ekstreme të konkurencës së plotë dhe monopolit. Por oligopoli dhe konkurenca monopolistike janë
plotësisht të ndryshme. Oligopoli nuk niset nga konkurenca e plotë të kapitullit 14, sepse ka vetëm
disa shitës në treg. Numri i vogël i shitësve e pamundëson konkurencën e ashpër në mes tyre dhe i
bën ato jashtëzakonisht të rëndësishm në ndërveprimet strategjike në mes tyre. Përkundër kësaj, në
kushtet e konkurencës monopolistike, ka shumë shitës, prejt të cilëve secili është i vogël në
krahasim me tregun. Tregu me konkurencë monopolistike niset prej konkurencës së plotë sepse
secili prej shitësve ofron produkte disi të ndryshme.


KONKURENCA ME PRODUKTE TE DIFERENCUARA


Për ta kuptuar tregun me konkurencë monopolistike, në rradhë të parë duhet të analizojmë           me
vendimet që ballafaqohet një firme individuale. Pastaj të analizojmë se çfar ndodh në afatë të gjatë
me hyrjen dhe daljen e firmave në industri. Në vazhdim do të krahasojmë ekuilibrin e konkurencës
monopolistike me ekuilibrin e konkurencës së plotë që kemi shqyrtuar në kapitullin e 14. Së fundi,
konsiderojmë se a është rrezulltati i tregut të konkurencës monopolistic i dëshiruar nga pikpamja e
shoqërisë si tërësi.


FIRMA ME KONKURENCE MONOPOLISTIKE NE AFAT TE SHKURTUR


Cdo firmë në një treg me konkurencë monopolistike është në shumë aspekte, si një monopol. Sepse
të mirat e saja janë të diferencuara nga produktet që i ofrojnë firmat e tjera, dhe ballafaqohet me një
rënje të kurbës së kërkesës. ( Në të kundërtën, një firmë në kushtet e konkurencës së plotë përballet
me një kurbë horizontale të kërkesës sipas çmimit të tregut.) Sipas kësaj, firma në kushtet e
konkurencës monopolistike i ndjek rregullat e monopolit për të maksimalizuar profitin e saj: ajo
zgjedh sasin ku të hyrat ose të ardhurat margjinale janë të barabarta me kostot margjinale dhe pastaj
e përdor kurbën e kërkesës për të gjetur çmimin i cili i përgjegjet asaj sasie.


Figura 17-1 tregon koston, kërkesën, dhe kurbën e të ardhurave ose të hyrave margjinale për dy
firma tipike, të cilat gjendet në veprimtari të ndryshme në kushtet e konkurencës monopolistike. Në
të dy panelet e kësaj figure, sasia maksimale e profitit gjendet në pikprerjen në mes kurbës së të
hyrave ose të ardhurave margjinale dhe kurbës së kostove margjinale. Dy panelet në këtë figurë
tregojnë për rezulltatet e ndryshme të profitit të firmës. Në panelin (a) çmimi e tejkalon koston
mesatare totale, ashtu që firma krijon profit. Në panelin (b), çmimi është nën koston mesatare totale.

                                                                                                     2
Në këtë rast firma nuk është gjendje të krijoj profit pozitiv, prandaj gjëja me e mirë që mund të bëjë
firma është të minimizoj humbjet. E gjithë kjo duhet të duket e njohur.



      Figure 17-1: Konkurenaca monopolistike në afat të shkurtë


                                           (a) Firm Make s Profit

                Price

                                                                    MC

                                                                         ATC




                 Pr ice
              Average
             total cost
                                                                    Demand
                              Pr ofit
                                                      MR


                     0                     Pr ofit-                      Quantity
                                         maximizing
                                          quantity
                                                                               Copyright©2003 Southëesternç Tho mson Learn ing




      Figure 17-1: Konkurenca monopolistike në afat të shkurtur


                                            (b) Firm Makes Losses

                  Price

                                                                MC
                                                                          ATC
                                Losses


                Average
               total cost
                   Pr ice




                                            MR           Demand

                          0           Loss-                               Quantity
                                    minimizing
                                     quantity
                                                                                Copyright©2003 Southëesternç Tho mson Learn ing




Një firmë në kushtet e konkurencës monopolisitke e zgjedh sasinë dhe cmimin e saj, njejtë si e
zgjedh ose e bën një monopol. Në afat të shkurtër, këto 2 lloje të strukturës të tregut janë të
ngjajshme.



                                                                                                                                  3
EKUILIBRI NE AFAT TE GJATE


Situatat e përshkruara në figurën 17-1 nuk zgjasin shumë. Kur firmat kanë profit si në panelin (a),
firmat e reja kanë nxitje që të hynë në treg. Kjo hyrje e rrit numrin e të mirave nga të cilat
konsumatorët mund të zgjedhin dhe, si rjedhim e zvoglojnë kërkesën me të cilën përballen firmat
egzistuese. Me fjalë të tjera, profiti e inkurajon hyrjen, kurse hyrja e zhvendos në të majtë lakoren e
kërkesës në të cilën ballafaqohen firmat egzistuese. Ashtu sikurse ulet kërkesa për të mirat e
firmave egzistuese, profiti i tyre bëhet më i ulët.


Për kundër kësaj, kur firmat kanë humbje si në panelin (a), firmat janë të motivuara të dalin nga
tregu. Me daljen e firmave nga tregu konsumatort kanë më pak të mira për të zgjedhur. Ky zvoglim
i numrit të firmave e rrit kërkesën me të cilën ballafaqohen firmat që kanë mbetur në treg. Me fjalë
të tjera, humbjet e inkurajojnë daljen, kurse dalja e zhvendos lakoren e kërkesës në të djathtë për
firmat që kanë mbetur në treg. Ashtu sikurse rritet kërkesa për të mirat e firmave të mbetura në treg,
ato ballafaqohen gjithnjë me më tepër profit.


Ky proces i hyrjes dhe daljes vazhdon derisa profiti ekonomik i firmave të tregut nuk sillet në zero.
Figura 17-2: tregon ekuilibrin afat gjatë. Kur tregu do të arijë këtë ekuilibër firmat e reja nuk kanë
motiv për të hyrë në treg, kurse firmat egzistuese nuk kanë motiv për dalje nga treg.


Vëreni se kurba e kërkesës në këtë figurë vetëm e prek kurbën e kostos mesatare totale.
Matematikisht, ne themi se dy kurbat janë tangjente njëra me tjetrën. Kur hyrja dhe dalja e sjellin
profitin në zero, këto dy kurba patjetër të të jenë tangjente. Për arsye se profiti për një njësi të shitur
është diferenca në mes çmimit (I krijuar në kurbën e kërkesës) dhe kostos mesatare totale, andaj
profiti maksimal është zero vetëm nëse këto dy kurba prekin njëra tjetrën, por nuk priten.


Të rezimojmë: egzistojnë dy karakteristikat që përshkruajnë ekuilibrin afatgjatë të tregut në kushtet
e konkurrencës monopolistike:


    •   Njejtë si në tregun e monopolit, çmimet e tejkalojnë koston mesatare totale. Ky përfundim
        rrjedh sepse maksimizimi i profitit kërkon që të ardhurat margjinale të jenë të barabarta me
        kostot margjinale dhe për shkak të kurbës së kërkesës rënse i bën të të hyrat ose të ardhurat
        margjinale më të vogla se çmimi.



                                                                                                         4
•    Në tregun me konkurencë të plotë, çmimet janë të barabarta me kostot mesatare totale. Ky
        përfundim rjedh nga hyrja dhe dalja e lirë në treg e cila e sjell firmën në zero profit
        ekonomik.


Karakteristika e dytë tregon se pse konkurenca monopolistike dallon nga monopolet. Duke e patur
parasysh se monopoli është shitës i vetëm i të mirave pa substitute, ai mundet bile edhe në afat të
gjatë të kryjoj profit ekonomik pozitv. Në të kundërtën, për shkak hyrjes dhe daljes së lirë në
kushtet e konkurencës monopolstike profiti ekonomik i firmave sillet në zero.

        Figure 17-2: Konkurenca monopolistike në afat të gjatë


         Price

                                                           MC
                                                                  ATC




       P = ATC




                                                     Demand
                                    MR
             0
                      Prof it-maximizing                                        Quantity
                            quantity

                                                                      Copyright©2003   Southëesternç Tho mson Learn ing




KONKURENCA MONOPOLISTIKE VERSUS KONKURENCES SE PLOTE


Figura 17-3, e karahason ekuilibrin afat gjatë në kushtet e konkurencës monopolistike me ekuilibrin
afat gjatë të konkurencës së plotë (e diskutuar në kapitullin 14). Egzistojnë dy dallime të theksuara
në mes konkurencës monopolistike dhe konkurencës së plotë.


Kapaciteti i tepërt. Siç e pamë, hyrja dhe dalja e sjellin firmën në tregun me konkurencë
monopolistike deri te pika e tangentës (tangentë është prekje) në mes lakores së kërkesës dhe
lakores së kostos mesatare totale. Paneli (a) në figurën 17-3 tregon që sasia e autputit në atë pikë
është më e vogël se sasia që e minimizon koston mesatare totale. Sipas kësaj, firmat në kushtet e
konkurencës monopolistike prodhojnë deri në atë pjesë të lakores së kostos mesatare totale, e cila ka
tendencë të rënjes.


                                                                                                                          5
Figure 17-3: Konkurenca monopolistike kundrejt
        konkurencës së plotë




                       (a) Monopolisticall y Competitive Firm                 (b) Perfectl y Comp etitive Firm

              Price                                                   Price


                                                    MC                                                          MC
                                                           ATC                                                           ATC
  mark-up

                  P
                                                                     P = MC                                          P = MR
                                                                                                                    (demand
            Marginal                                                                                                  curve)
               cost
                                    MR             Demand


                  0     Quantit y    Efficient           Quantit y       0     Quantit y pr oduc ed =                Quantit y
                       produc ed     scale                                       Efficient scale

                         Exc ess capac ity




                                                                                     C opyright©2003   Southëesternç Tho mson Learn ing




Nga ky këndvështrim, konkurenca monopolistike në mënyrë drastike dallohet nga konkurenca e
plotë. Siç është treguar në panelin (b) në figurën 17-3, hyrja e lirë në tregjet me konkurencë të plotë
i çon firmat të prodhojnë në pikën më të ulët të kostos mesatare totale.


Sasia e autputit që i minimizon kostot mesatare totale qëhet joefiçiencë e shkallës. Në afat të gjatë
në kushtet e konkurencës së plotë firma prodhon në nivel të efiçiencës së shkallës, kurse firma në
kushtet e konkurencës monopolistike, siç është treguar në panelin (a), çmimi është më i madh se
kostoja margjinale sepse firma deri diku ka fuqi tregu.


Marzha mbi koston margjinale. Dallimi i dytë në mes konkurencës së plotë dhe konkurencës
monopolistike është raporti në mes çmimit dhe kostos margjinale. Për firmën me konkurencë plotë
si ajo e treguar në në panelin (b) të figurës 17-3, çmimi është i barabartë me koston margjinale. Për
firmën në kushtet e konkurencës monopolistike, siç është treguar në panelin (a), çmimi është më i
lartë se kostoja margjinale sepse firma çdo herë ka der diku fuqi tregu.


Si mundet kjo marzhë mbi koston margjinale të jetë konsistente me hyrjen e lirë dhe me profit zero?
Kushti për profit zero vetëm e precizon që çmimi është i barabartë me koston mesatare totale. Ajo
nuk thotë se çmimi është i barabartë me koston margjinale. Pikërisht, kur egziston ekuilibri afat
gjatë firmat në kushtet e konkurencës monopolistike prodhojnë në pjesën rënëse të lakores së kostos
mesatare totale të saj, ashtu që kostoja margjinale është nën koston mesatare totale. Sipas kësaj që të
jetë çmimi i barabartë me koston mesatare totale, çmimi patjetër të jetë mbi koston margjinale.

                                                                                                                                          6
Nga ky raport midis çmimit dhe kostos margjinale mund të shohim ndryshimin kyç të veprimit ose
sjelljes së firmës në kushtet e konkurencës së plotë dhe konkurencës monopolistike. Imagjinoni që
firmës i parashtrojmë pyetjen në vijim: a do të dëshironi edhe një blerës që të futet në derën tuaj i
gatshëm që të blejë nga ju me çmimet egzistuese ose të përhershme? Firma në kushtet e
konkurencës së plotë do të përgjigjet se nuk shqetësohem për të. Duke patur parasysh se çmimi
është i barabartë me koston margjinale, profiti nga një njësi shtesë të shitur është i barabartë me
zero. Përkundër kësaj, tek firma në kushtet e konkurencës monopolistike çdo blerës i ri është i
dëshrueshëm. Për shkak se çmimi i saj është më i lartë se kostoja margjinale, shitja e një njësie
shtesë, sipas çmimit tanimë të përcaktuar do të thotë më tepër profit.


KONKURENCA MONOPOLISTIKE DHE MIRËQËNIA E SHOQËRORE


A është rrezulltati i tregut në kushtet e konkurencës monopolistike i dëshirueshëm nga pikëpamja e
shoqërisë si tërësi? A mund politikbërësit të përmirësojnë rezulltatet e tregut? Nuk ka përgjigje të
thjeshta për këto pyetje.


Marzha mbi koston margjinale është një burim jo efiçient. Për shkak të marzhës disa konsumatorë
të cilët e vlersojnë të mirën më shumë se kostoja margjinale e sajë, por më pak se çmimi, do të
përmbahen në blerjen e të mirës. Kështu që, në tregun me konkurencë monopolistike është prezente
si zakonisht humbja e pastërt gjatë formimit të çmimeve monopoliste. Këtë lloj të joefiçiencës e
kemi diskutuar tek monoplolet Kapitulli 15.


Edhe pse ky rrezulltat është qartë i padëshirueshëm në krahasim me rrezulltatin e parë kur çmimi
është i barabartë me koston margjinale, prap se prap, nuk egziston një mënyrë e thjeshtë për
zgjedhjen e këtij problemi. Që të futet në fuqi me ligj nga politikëbërsit që formimi i çmimeve
patjetër të jetë i barabartë me koston margjinale, kreatorët e ekonomisë politike do të duheshte që ti
regullojnë të gjitha firmat që prodhojnë produkte të diferencuara. Për arsye që produktet e tilla janë
të numërta në ekonomi, ngarkesa e administrimit të një përshtatje të tillë do të ishte e shumë e rëndë
ose me shumë kosto.


Për më tepër, rregullimi i konkurencës monopolistike do të kishte të njejtat probleme të cilat janë
prezente te monopolet natyrore. Për arsye se konkurenca monopolistike tanimë realizon profit zero,
presioni që firmat të zvoglojnë cmimet në nivel të barabartë me koston margjinale do t’u shkaktonte
atyre humbje. Për të mbajtur këto firma në biznes, qeveria do të duheshte t’ju ndihmonte për të
mbuluar humbjet e tyre. Në vend që të riten taksat me qëllim që të paguhen këto subvencione,

                                                                                                    7
politikëbërësit mund të vendosin se më mirë është të ngelet kjo joefiçiencë gjatë formimit të
çmimeve në kushtet e konkurencës monopolistike.


Një mënyrë tjetër i joefiçiencës shoqërore në kushtet e konkurencës monopolistike është që numri i
firmave në treg mund të mos jetë ideal. Mund të ndodh tepër ose pak hyrje në treg. Një mënyrë për
të menduar këtë problem është nëpërmjet eksternaleve të shoqëruara me hyrjen e firmave në treg.
Kur një e firmë re mendon te hyjë në treg me ndonjë produkt të ri, ajo analizon vetëm profitin që
do të mundet të realizojë. Mirpo, hyrja e sajë në treg do të kishte dy efekte eksternale:


   •   Eksternaliteti i llojllojshmërisë së produkteve: Për arsye se konsumatorët kanë disa përfitime
       nga teprica konsumatore si rezulltat i hyrjes së një produkti të ri në treg, hyrja e një firme të
       re në treg u siguron eksternalitie pozitive konsumatorëve.


   •   Eksternaliteti i humbjes (përvetësimit të konsumatorëve) në biznes: Për arsye që firmat i
       humbin konsumatorët dhe profitet nga hyrja në treg e një konkurrenti të ri, hyrja në treg e
       një firme të re imponon eksternalitete negative për firmat ekzistuese.


   Si rrjedhojë, në tregun me konkurencë monopolistike, ka eksternalitete pozitive dhe negative si
   pasojë e hyrjes në treg të firmave të reja. Varësisht se cili eksternalitet është më i madh, tregu në
   kushtet e konkurencës monopolistike mund të ketë më pak ose më shumë produkte.


   Të dy eksternalitetet janë të lidhura ngushtë me kushtet e konkurrencës monopolistike.
   Eksternaliteti i llojllojshmërisë së produkteve shfaqet sepse firma e re do të ofrojë një produkt të
   ndryshëm nga ai i firmave ekzistuese. Eksternaliteti i humbjes së biznesit shfaqet sepse firmat e
   përcaktojnë çmimin më të lartë se sa kostoja margjinale dhe si rjedhim gjithmonë janë të etura të
   shesin njësi shtesë. Anasjelltas, për arsye që firmat ne kushtet e konkurrencës së plotë prodhojnë
   të mira identike dhe e përcaktojnë çmimin të barabartë me koston margjinale, asnjëra nga këto
   eksternalitete nuk ekziston në kushtet e konkurrencës së plotë.


   Në fund mund të konkludojmë se tregjet me konkurrencë monopolistike nuk i posedojnë të
   gjitha karakteristikat e dëshirueshme të mirëqenies shoqërore të cilat janë karakteristikë e
   tregjeve me konkurrencë të plotë. D.M.TH. dora e padukshme nuk sigron maksimizimin e
   tepricës totale në kushtet e konkurencës monopolistike. Sidoqoftë, për shkak se kto joefiçienca
   janë delikate dhe të vështira për matje dhe zgjedhje adekuate, nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për
   politikën publike në mënyrë që të përmirësohet rezulltati i tregut.

                                                                                                      8
REKLAMA


Eshtë pothuajse e pamundur të kaloni një ditë tipike në ekonominë moderne pa qenë i sulmuar
nga reklamat. Edhe nëse jeni duke lexuar një gazetë, duke shikuar televizion, duke ngarë
veturën në rrugë, disa kompani do të mundohen të të bindin të blesh produktet e tyre. Një sjellje
e tillë është tipar i zakonshëm i tregut me konkurencë monopolistike. Kur kompanitë shesin
produkte të diferencuara dhe caktojnë cmime më të larta se sa kostoja margjinale, secila
kompani ka një nxitje që të bëj reklama për të tërhequr më tepër konsumatorë për produktet e
veta të veqanta.


Sasia e reklamës ndryshon varësisht nga llojet e produkteve. Kompanitë që shesin të mira
shumë të diferencuara për konsum, të tilla si perfume, pije të këndshme, brisk rroje, drithëra
mëngjesi dhe ushqim për qen, shpenzojnë në mes 10 dhe 20 përqind të të ardhurave për
reklama. Kompanitë që shesin produkte industriale, të tilla si turiela për shtypje dhe satelitë
komunikimi, shpenzojnë shumë pak në reklama. Dhe kompanitë që shesin produkte homogjene
të tilla si, grurë, kikirikë ose naftë bruto, nuk shpenzojnë asgjë. Për ekonominë si tërësi,
shpenzimi në reklama përbën rreth 2 përqind të të ardhurave totale të kompanive, ose më shumë
se 100 miliardë dollarë.


Reklamat janë në shumë forma. Rreth gjysma e shpenzimeve për reklama bëhet për hapësirë në
gazeta dhe revista, dhe rreth një e treta bëhet për hapësirë komerciale në televizion dhe radio.
Pjesa tjetër shpenzohet në mënyra tjera të ndryshme për tërheqjen e konsumatorëve, të tilla si
posta direkte, stenda afishimi (billborde), dhe aeroplanët “goodyear”.


DEBATI MBI REKLAMEN


A është shoqëria duke i shpërdoruar resurset në reklama? Ose a i shërbejnë reklamat qëllimeve
të mira? Vlerësimi i vlerës shoqërore të reklamave është i vështirë dhe shpesh gjeneron
argumente të nxehta në mes ekonomistëve. Le ti gjykojmë të dy anët e debatit.


Kritika e reklamës Kritikët e reklamës argumentojnë që kompanitë reklamojnë me qëllim që ti
manipulojnë shijet e njerëzve. Reklamimi i shumtë është psiqikisht më i mirë se sa informimi.
Gjykojmë, për shembull, televizionin tipik që reklamon disa marka të pijeve te buta. Reklama
me shumë gjasa nuk i tregon shikuesit rreth cmimit apo kualitetit të produktit. Në vend të saj,

                                                                                               9
reklama tregon një grup të personave të lumtur në një parti në plazh në një ditë të bukur me
diell. Në duart e tyre gjenden kanaqet e pijeve. Qëllimi i reklamës është të publikon mesazhin: “
Ti mund të kesh shumë shokë dhe të jesh i lumtur, nëse e pi produktin tonë”. Krikitkët e
reklamës argumentojnë se një reklamë e tillë krijon një dëshirë që në rastin e kundërt mund të
mos ekziston. Kritikët gjithashtu argumentojnë se reklama e pengon konkurrencën.Reklama
gjithashtu përpiqet të bind konsumatorët se produktet janë më të diferencuara sesa në të vërtetë
janë. Duke e rritur perceptimin e diferencimit të produkteve dhe duke forcuar lojalitetin për
markën, reklama i bën blerësit më pak të koncentruar në ndryshimin e cmimeve mbi mallrat e
ngjashme. Me një kurbë të kërkesës më pak elastike, secila kompani cakton cmime më të larta
sesa kostoja margjinale.


Mbrojtja e reklamës Mbrojtësit e reklamës argumentojnë që kompanitë përdorin reklamën që
të sigurojnë informacion për konsumatorët. Reklama njofton cmimet e produkteve të ofruara për
shitje, ekzistencën e produkteve të reja, dhe lokacionet e shitësve me pakicë. Ky informacion u
lejon konsumatorëve të bëjnë zgjedhje më të mira rreth asaj se cfarë të blejnë, kështu, rritet
aftësia e tregjeve që ti shpërndajnë resurset në mënyrë efikase dhe efektive.


Mbrojtësit e reklamës gjithashtu argumentojnë që reklama nxit konkurrencën. Për arsye që
reklama u lejon konsumatorëve të jenë më të informuar rreth të gjitha kompanive në treg,
konsumatorët mund të marrin avantazhe të ndryshimeve të cmimeve. Kështu secila kompani ka
më pak fuqi në treg. Përveq kësaj, reklama lejon kompanitë e reja të hyjnë në treg më lehtë,
sepse u jep mundësinë që të tërheqin konsumatorë të kompanive ekzistuese.


Me kalimin e kohës, politikbëresit do të pranojnë që reklama mund ti bëjë tregjet më
konkurruese. Një shembull i rëndësishëm është rregullimi i profesioneve të caktuara të tilla si
avokatët, mjekët dhe farmacistët. Në të kaluarën këto grupe kanë pasur sukses që të marrin të
përkrahje nga ana e qeverive, në ndalimin e reklamës me arsyetimin se reklama ishte
“joprofesionale”. Në vitet e fundit, sidoqoftë, gjykatat kanë konkluduar se efekti kryesor i këtyre
kufizimeve ne reklama ishte zvogëlimi i konkurrencës. Prandaj ato kanë hequr shumë ligje që
ndalojnë reklamën nga anëtarë të këtyre profesioneve.


STUDIM RASTI: REKLAMA DHE CMIMI I SYZAVE


Cfarë efekti ka reklama në cmimin e një produkti? Në njërën anë, reklama mund ti bëjë
konsumatorët ti shohin produktet si më të diferencuara sesa do të ishin në rastin e kundërt. Po të

                                                                                                10
jetë kështu, tregjet do të bëheshin më pak konkurruese dhe kurbat e kërkesës së kompanive më
pak elastike, dhe kjo do tu mundësonte kompanive të vendosin cmime më të larta. Në anën
tjetër, reklama mund ta bëjë më të lehtë për konsumatorët që të gjejnë kompanitë që ofrojnë
cmimet më të mira. Në këtë rast, tregjet do të bëheshin më konkurruese dhe kurbat e kërkesës
së kompanive më elastike, dhe kjo do të mundësonte cmime më të ulëta.
Në një artikull të publikuar në “gazeta e drejtësisë dhe ekonomiksit” në 1972, ekonomisti Lee
Benham testoi këto dy opinione për reklamën. Në Shtetet e Bashkurara gjatë viteve 1960, qeveri
të shteteve të ndryshme kanë pasur rregulla të ndryshme mbi reklamat. Disa shtete e kanë lejuar
reklamën për syzet dhe kontrollet e syve. Shumë shtete, megjithatë, e kanë ndaluar. Për
shembull , ligji i Floridës vijon si më poshtë:


Eshtë e paligjshme për ndonjë person, kompani ose korporatë të. . . të bëjë reklmaë qoftë direkte
apo indirekte me cfarëdo mjeti, me cmim të caktuar apo të pacaktuar ose me kushte krediti, të
thjerrëzave korrigjuese të syve, kornizave, komplet syzeve korrigjuese ose ndonjë shërbim
optik. . . . Ky sektor është në interes të shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies publike dhe dispozitat
e saj do të jënë në përputhje me qëllimet dhe synimet e saj.


Profesionistët optometrik i miratuan me entuziazëm këto kufizime në reklama.


Benham përdori ndryshimet e ligjeve në mes shteteve si një eksperiment për të testuar dy
opinionet për reklamat. Rezultatet ishin të habitshme. Në ato shtete ku ndalohej reklama, cmimi
mesatar për një palë syze ishte 33 dollarë. (Ky cmim nuk është aq i ulët sa duket, ky cmim është
nga viti 1963, kur të gjitha cmimet ishin shumë më të ulëta sesa janë sot. Ti konvertosh cmimet
e vitit 1963 në cmimet aktuale, duhet ti shumëzosh me 5). Në ato shtete ku nuk kufizohej
reklama, cmimi mesatar për një palë syze ishte 26 dollarë. Kështu që, reklama zvogëloi cmimet
mesatare për më shumë se 20 përqind. Në tregun e syzeve, dhe sipas të gjitha gjasave në shumë
tregje të tjera, reklama nxit konkurrencën dhe mundëson cmime më të ulëta për konsumatorët.


REKLAMA SI SHENJE E KUALITETIT


Shumë tipe të reklamave përmbajnë informacion pak të qartë rreth produktit që reklamohet.
Konsiderojmë një kompani që prezanton në treg drithëra mëngjesi të reja. Reklama tipike mund
të shfaqë një aktor të paguar mirë duke ngrënë drithëra dhe duke thënë se sa të shijshme janë. Sa
shumë informacion siguron reklama në të vërtetë?



                                                                                                 11
Përgjigja është: më shumë sesa mund të mendoni. Mbrojtësit e reklamës argumentojnë se edhe
reklama që shfaq pak informacion, në fakt mund tu tregojë konsumatorëve diqka për kualitetin e
produktit. Gadishmëria e kompanisë që të shpenzojë një sasi të madhe parash në reklama mund
të jetë sinjal për konsumatorët se produkti qè ofrohet është kualitativ.


Konsiderojmë problemin që ndeshin dy kompani- Post dhe Kellogg. Secila kompani sapo ka
dalë me një recetë të re për drithëra, të cilat do të shiten 3 dollarë kutia. Që ti bëjmë gjërat më të
thjeshta, le të supozojmë që kostoja margjinale për prodhimin e drithërave është zero, kështu që
3 dollarë është fitimi i tërë. Secila kompani e din se nëse shpenzon 10 milion dollarë në
reklama, ajo do të nxisë 1 milion konsumatorë që të provojnë drithërat e reja. Dhe secila
kompani e di se nëse konsumatorët i pëlqejnë drithërat, ata nuk do të blejnë vetëm një herë por
shumë herë.


Së pari konsiderojmë vendimin e Post. Bazuar në kërkimet e tregut, Post e din se drithërat e saja
janë mesatare. Megjithëse reklama do të shiste nga një kuti për 1 milion konsumatorë,
konsumatorët shpejtë do ta kuptojnë se drithërat nuk janë shumë të mira dhe shpejtë do të
ndalojnë ti blejnë ato. Post vendos se nuk ja vlen të shpenzojë 10 milion dollarë në reklama, që
të merr vetëm 3 milion dollarë nga shitjet. Kështu vendos që të mos bëjë reklama. Ajo i kthen
drithërat prapa në fazën përgaditore që të gjejë recetë tjetër.


Kellogg, në anën tjetër e din se drithërat e saja janë të shkëlqyera. Secili person që i provon
drithërat do të blejë një kuti për cdo muaj gjatë vitit të ardhshëm. Kështu që, 10 milionë dollarë
në reklama do të sjellin 36 milionë dollarë nga shitjet. Reklama është profitabile këtu sepse
Kellogg ka produkte të mira të cilat konsumatorët do ti blejnë vazhdimisht. Kështu që, Kellogg
vendos të bëjë reklamë.


Tani që gjykuam sjelljen e dy kompanive, le të gjykojmë sjelljen e konsumatorëve. Po fillojmë
duke pohuar që konsumatorët janë të gatshëm të provojnë drithërat e reja pasi ata kanë parë ato
të reklamohen. Por a është kjo një sjellje e arësyeshme? A duhet të provoj një konsumator
drithërat e reja vetëm sepse shitësi ka vendosur ti reklamojë ato?


Në fakt, mund të jetë komplet e arësyeshme për konsumatorët që ti provojnë produket e reja që i
kanë parë të reklamohen. Në tregimin tonë, konsumatorët vendosin ti provojnë drithërat e reja të
Kellogg sepse Kellog i ka reklamuar ato. Kellogg ka zgjedhur të reklamoj sepse e din se
drithërat e saja janë mjaft të mira, derisa Post zgjedh të mos reklamoj sepse e din se drithërat e

                                                                                                   12
saja janë mesatare. Me gadishmërinë e saj që të shpenzojë para në reklama, Kellogg sinjalizon
konsumatorët për kualitetin e drithërave tërave të saj. Secili konsumator mendon, mjaft
arësyeshëm, “Djalë, nëse kompania Kellogg është e gatshme të shpenzoj kaq shumë para që të
reklamoj drithërat e reja, ato duhet të jenë vërtet të mira”.


Cka është më befasuese mbi këtë teori të reklamës, është se përmbajtja e reklamës është
irelevante (e palidhshme). Kellogg sinjalizon kualitetin e produkteve të saj me anë të
gatshmërisë së saj që të shpenzojë para në reklama. Nuk është e rëndësishme se
cfarë thotë reklama , sa është i rëndësishëm fakti se konsumatorët e dinë që reklama ka kushtuar
shtrenjtë. Në kontrast me këtë, reklama e lirë nuk mund të jetë efektive në sinjalizimin e
kualitetit të produtkit te konsumatorët. Në shembullin tonë, nëse një reklamë do të kushtonte më
pak se 3 milion dollarë, të dyja Post dhe Kellogg do ta përdornin atë për të tregtuar drithërat e
reja. Për arësye që, të dyja llojet e drithërave, si e mira si mesatarja do të reklamoheshin,
konsumatorët nuk do të mund të konkludonin për kualitetin e drithërave të reja prej faktit se ato
janë reklamuar. Me kalimin e kohës, konsumatorët do të mësoheshin ti injoronin reklamat e tilla
të lira.


Kjo teori mund të spjegoj se pse kompanitë paguajnë sasi të mëdha parash për aktor të famshëm
për të bërë reklama, që në pamje të jashtme shfaqen për të dhënë pak informacion. Informacioni
nuk është në përmbajtjen e reklamës, por thjeshtë në ekzistimin dhe shtrenjtësinë e saj.


EMRAT E MARKAVE


Reklama është ngushtë e lidhur me ekzistencën e emrave të markave. Në shumë tregje, ka dy
tipe të kompanive. Disa kompani shesin produkte me emra markash të njohura, derisa disa
kompani të tjera shesin subsitute të përgjithshme. Për shembull, në një farmaci, ti mund të gjesh
aspirinën Bayer pranë raftit me aspirinës e përgjithshme. Në një shitore ushqimore, ti mund të
gjesh Pepsi pranë kolave më pak të njohura. Më shpesh, kompania me emër marke shpenzon
mnë reklama dhe cakton cmime më të larta për produktet e veta.


Ashtu siq ekziston mospajtim rreth ekonomiksit të reklamave, ekziston edhe mospajtimi rreth
ekonomiksit të emrave të markave. Le ti gjykojmë të dy anët e debatit.


Kritikët e reklamave argumentojnë se emrat e markave i bëjnë konsumatorët që ti perceptojnë
dallimet që në të vërtetë nuk ekzistojne. Në shumë raste produktet e përgjithshme janë pothuajse

                                                                                              13
të padallueshme nga produktet me emër marke. Gadishmërinë e konsumatorëve që të paguajnë
më shumë për produktet me emër marke, kritikët e shohin si të paarësyeshme e të nxitur nga
reklamat. Ekonomisti Edëard Chamberlin një nga zhvilluesit e teorisë së konkurrencës
monopoliste, konkludoi nga ky argument se emrat e markave ishin të dëmshme për ekonominë.
Ai propozoi që qeveria të heqë përdorimin e tyre me anë të refuzimit të zbatimit të markave
eksluzive që kompanitë përdorin për të identifikuar produktet e tyre.


Kohët e fundit, ekonomistët mbrojnë emrat e markave si një mënyrë e dobishme për
konsumatorët që të sigurohen se produktet që blejnë janë të kualitetit të lartë. Ka dy argumente
të afërta. E para, emrat e markave u sigurojnë konsumatorëve informacion rreth kualitetit
atëherë kur kualiteti nuk mund të vlerësohet para blerjes. E dyta, emrat e markave u japin
kompanive një nxitje që të mbajnë kualitetin e lartë, sepse kompanitë kanë interes financiar që
të mbajnë reputacionin e markave të tyre.


Që të shohin se si këto gjëra funksionojnë në praktikë, le të konsiderojmë një markë të
famshme: hamburgerët McDonald’s. Imagjinoni sikur jeni duke kaluar përmes një qyteti të
panjohur dhe doni të ndaloni për drekë. Ju shihni një Mcdonald’s dhe një restorant lokal pranë
tij. Cilin do ta zgjidhnit? Restoranti lokal në fakt mund të ofroj ushqim më të mirë dhe me
cmime më të mira, por ti nuk ke asnjë mënyrë për ta ditur. Në kontrast, McDonald’s ofron
produkte të njejta në shumë qytete. Emri i markës së tij është i dobishëm për ty si një mënyrë
për të vlerësuar kualitetin e asaj që doni të bleni.


Emri i markës McDonald’s gjithashtu siguron që kompania ka një nxitje për ta mbajtur
kualitetin e lartë. Për shembull, nëse disa konsumatorë do të sëmureshin prej ushqimit të keq të
shitur në McDonald’s, lajmet do të ishin shkatërruese për kompaninë. McDonald’s do të humbte
shumë nga vlera e reputacionit të saj, që ajo e ka ndërtuat për vite të tëra me reklama të
shtrenjta. Si rezultat, ajo do të humbte shitjet dhe profitin jo vetëm në pikën ku është shitur
ushqimi i keq por edhe në shumë pika të tjera të shitjes anembanë vendit. Në kontrast, nëse disa
konsumatorë do të sëmureshin nga ushqimi i keq në restorantin lokal, ai restorant mund të
mbyllet, por profiti i humbur do të jetë shumë më i vogël. Kështu që, McDonald’s ka një nxitje
më të madhe që të sigurohet që ushqimi i saj të jetë i sigurt.


Debati mbi emrat e markave ka në qendër të saj pyetjen nëse konsumatorët janë të arësyeshëm
kur zgjedhin emrat e markave para substituteve të përgjithshme. Kritikët e markave
argumentojnë që markat janë si rezultat i reagimit të paarësyeshëm të konsumatorëve ndaj

                                                                                             14
reklamave. Mbrojtësit e markave argumentojnë që konsumatorët kanë arsye të mirë të paguajnë
më shumë për markat në mënyrë që të jenë më të sigurt në kualitetin e këtyre produkteve.




STUDIM RASTI: EMRAT E MARKEVE NE KOMUNIZEM


Mbrojtësit e markave marrin mbështetje për opinionin e tyre nga eksperiencat në ish Bashkimin
Sovjetik. Kur Bashkimi Sovjetik filloi të respektoj principet e komunizmit, planifikuesit qendror
të qeverisë zëvendësuan dorën e padukshme të tregut. Ashtu si konsumatorët që jetojnë në një
ekonomi me treg të lirë, planifikuesit qendror të Bashkimit Sovjetik mësuan që markat ishin të
dobishme për të siguruar kualitetin e produktit.


Në një artikull të publikuar në Gazeta e ekonomisë politike në vitin 1960, Marshall Goldman,
një ekspert në ekonominë sovjetike, përshkroi eksperiencën Sovjetike:


Në Bashkimin Sovjetik, qëllimet e prodhimit janë caktuar pothuajse vetëm me terma saise dhe
vlere, me rezultatin që, në mënyrë që të arrihej plani, kualiteti shpesh sakrifikohej. . . . Midis
metodave të miratuara nga Sovjetikët, mbi këtë problem, njëra është e interesit të veqant për ne
– diferencimi i qëllimshëm i produkteve. . . . Me qëllim që të dallohet një kompani nga
kompanitë e tjera të ngjajshme nga e njëjta industri apo ministri, secila kompani kishte emrin e
saj. Kur është fizikisht e mundshme, është e obligueshme që kompania të identifikoj vetveten në
produkt ose paketë me një “markë prodhimi”.


Goldman citon analizën e një eksperti Sovjetik të marketingut:


Kjo(marka) e bën më të lehtë që të gjendet prodhuesi aktual i produktit në rast se është e
nevojshme të thirret prodhuesi për të kërkuar llogari për kualitetin e dobët të produkteve të tij.
Për këtë arësye, ajo është një nga armët më efektive në betejën për kualitetin e produkteve. . . .
Marka e bën të mundshme që konsumatorët të zgjedhin produktin që dëshirojnë. . . . Kjo u
imponon kompani tjera që të ndërmarrin masa për ta përmirësuar kualitetin e produkteve të tyre
në harmoni me kërkesat e konsumatorëve.


Goldman tregon se “këto argumente janë mjaft të qarta dhe tingëllojnë sikur të jenë shkruar nga
një borgjez apologjet”.



                                                                                               15
16

More Related Content

What's hot

Konkurrenca Monopoliste - Rasti i Kosovës
Konkurrenca Monopoliste - Rasti i KosovësKonkurrenca Monopoliste - Rasti i Kosovës
Konkurrenca Monopoliste - Rasti i KosovësNdriçim Smërqaku
 
Nehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-Oligopoli
Nehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-OligopoliNehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-Oligopoli
Nehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-OligopoliTarget
 
Të ardhurat marigjinale dhe monopoli
Të ardhurat marigjinale dhe monopoliTë ardhurat marigjinale dhe monopoli
Të ardhurat marigjinale dhe monopoliMenaxherat
 
Konkurrenca e plotë apo përfekte
Konkurrenca e plotë apo  përfekteKonkurrenca e plotë apo  përfekte
Konkurrenca e plotë apo përfekteValdet Shala
 
Oferta Dhe Pwrcaktimi I Cmimeve Nw Konkurrencw Tw
Oferta Dhe Pwrcaktimi I Cmimeve Nw Konkurrencw TwOferta Dhe Pwrcaktimi I Cmimeve Nw Konkurrencw Tw
Oferta Dhe Pwrcaktimi I Cmimeve Nw Konkurrencw Twguest2514d3
 
Sjellja monopolistike
Sjellja monopolistikeSjellja monopolistike
Sjellja monopolistikeValdet Shala
 
Mikro1 l08 oferta dhe percaktimi i cmimeve ne konkurrence te plote
Mikro1 l08 oferta dhe percaktimi i cmimeve ne konkurrence te ploteMikro1 l08 oferta dhe percaktimi i cmimeve ne konkurrence te plote
Mikro1 l08 oferta dhe percaktimi i cmimeve ne konkurrence te plotebeka123456
 
Nocioni i firmave
Nocioni i firmaveNocioni i firmave
Nocioni i firmaveMenaxherat
 
Etika biznesit pytje pergjegjeje
Etika biznesit pytje pergjegjejeEtika biznesit pytje pergjegjeje
Etika biznesit pytje pergjegjejeVeton Sopjani
 
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin EkonomikPërgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomikfatonbajrami1
 
Konkurrenca e plotë apo përfekte
Konkurrenca e plotë apo  përfekteKonkurrenca e plotë apo  përfekte
Konkurrenca e plotë apo përfekteValdet Shala
 
Testi i dyte marketingu mix cmimi
Testi i dyte marketingu mix cmimiTesti i dyte marketingu mix cmimi
Testi i dyte marketingu mix cmimiValdet Shala
 
Tregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E TijTregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E Tijha 15753
 
Politika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidiPolitika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidiMenaxherat
 
strategjia e vendosjes se çmimeve
strategjia e vendosjes se çmimevestrategjia e vendosjes se çmimeve
strategjia e vendosjes se çmimeveEgzon Deda
 

What's hot (19)

Konkurrenca Monopoliste - Rasti i Kosovës
Konkurrenca Monopoliste - Rasti i KosovësKonkurrenca Monopoliste - Rasti i Kosovës
Konkurrenca Monopoliste - Rasti i Kosovës
 
Nehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-Oligopoli
Nehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-OligopoliNehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-Oligopoli
Nehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-Oligopoli
 
Të ardhurat marigjinale dhe monopoli
Të ardhurat marigjinale dhe monopoliTë ardhurat marigjinale dhe monopoli
Të ardhurat marigjinale dhe monopoli
 
Rame hajraj
Rame hajrajRame hajraj
Rame hajraj
 
Konkurrenca e plotë apo përfekte
Konkurrenca e plotë apo  përfekteKonkurrenca e plotë apo  përfekte
Konkurrenca e plotë apo përfekte
 
Oferta Dhe Pwrcaktimi I Cmimeve Nw Konkurrencw Tw
Oferta Dhe Pwrcaktimi I Cmimeve Nw Konkurrencw TwOferta Dhe Pwrcaktimi I Cmimeve Nw Konkurrencw Tw
Oferta Dhe Pwrcaktimi I Cmimeve Nw Konkurrencw Tw
 
Sjellja monopolistike
Sjellja monopolistikeSjellja monopolistike
Sjellja monopolistike
 
Mikro1 l08 oferta dhe percaktimi i cmimeve ne konkurrence te plote
Mikro1 l08 oferta dhe percaktimi i cmimeve ne konkurrence te ploteMikro1 l08 oferta dhe percaktimi i cmimeve ne konkurrence te plote
Mikro1 l08 oferta dhe percaktimi i cmimeve ne konkurrence te plote
 
Monopoli
MonopoliMonopoli
Monopoli
 
Nocioni i firmave
Nocioni i firmaveNocioni i firmave
Nocioni i firmave
 
Etika biznesit pytje pergjegjeje
Etika biznesit pytje pergjegjejeEtika biznesit pytje pergjegjeje
Etika biznesit pytje pergjegjeje
 
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin EkonomikPërgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
 
Konkurrenca e plotë apo përfekte
Konkurrenca e plotë apo  përfekteKonkurrenca e plotë apo  përfekte
Konkurrenca e plotë apo përfekte
 
Testi i dyte marketingu mix cmimi
Testi i dyte marketingu mix cmimiTesti i dyte marketingu mix cmimi
Testi i dyte marketingu mix cmimi
 
Tregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E TijTregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E Tij
 
Cmimet
CmimetCmimet
Cmimet
 
çMimi
çMimiçMimi
çMimi
 
Politika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidiPolitika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidi
 
strategjia e vendosjes se çmimeve
strategjia e vendosjes se çmimevestrategjia e vendosjes se çmimeve
strategjia e vendosjes se çmimeve
 

Konkurenca monopolistike-1295171840-phpapp02

  • 1. KONKURENCA MONOPOLISTIKE Futeni në librari për të blerë një libër të cilën do të lexoni gjatë pushimit tuaj të ardhshëm. Në raftet e shitores ju do të gjeni një mister të John Grishmanit, një triller të Stephen King, një romancë të Daniell Steel, një autobiografi të McCourt Frank, dhe shumë zgjidhje tjera. Kur e zgjedh një libër dhe e blenë atë, a e dini se në cfarë lloji të tregut participoni ju? Në anën tjetër tregu i librave duket si një treg me konkurencë të plotë. Duke shikuar në raftet e shitores suaj ju do të hasni shumë autorë dhe shumë publikues që mundohen të tërheqin vëmendjen tuaj. Blerësi në këtë treg ka me mijëra të mira që konkurojnë në mes veti nga të cilët ju mund të zgjedhni. Për shkak se çdo kush mund të futen në industrin e librave në atë mënyrë që duke shkruar dhe publikuar një libër, si rjedhim biznesi i librave nuk është shumë profitabil. Për cdo novelist të paguar mirë, ka qindra përpjekje. Në anën tjetër, tregu i librave duket si monopol. Sepse çdo libër është e vecantë, botuesit kanë disa koncepte në zgjedhjen e cmimit të arkëtimit. Shitësit në këtë treg janë cmim-bërësit (price maker) kurse jo çmim-parnues. Dhe me të vërtetë çmimi i librave e tejkalon koston margjinale. P.SH. çmimi i një mbështjellësi tipik të novelës është më pak se 25$, kurse cmimi i printimit të novelës është më pak se 5$. Në këtë kapitull ne do të analizojmë tregjet që kanë disa karakteristika të konkurencës së plotë dhe disa karakteristika të monopolit. Struktura e këtij tregu quhet konkurenca monopolistike. Konkurenca monopolistike e përshkruan tregun me atributet në vijim: • Shumë shitës: janë shumë firma që konkurojnë për grup të njëjtë të konsumatorëve. • Diferencim të së mirës: Cdo firmë e prodhon një të mirë që së paku ndryshon nga ato të firmave të tjera. Sipas kësaj çdo firmë përballet me një rënie të kurbës së kërkesës, që do të thotë se nuk bëhet fjalë për çmim-parnues. • Hyrje e lirë: Firmat mund të hyjnë (ose të dalin) në treg pa asnjë kufizimi. Kështuqë, numri i firmave futet në treg derisa profiti i tyre nuk sillen në zero. Nëse në moment mendojmë se cilat tregje i kanë këto atribute menjëherë na shkon mendja te tregjet: e librave, CD-ja, filma, loja kompjuterike, restorane, ligjerata të pijanos, ëmbëlsira, dhe kështu me rradhë. 1
  • 2. Konkurenca monopolistike, sikurse oligopoli, është strukturë e tregut që shtrihet mes rasteve ekstreme të konkurencës së plotë dhe monopolit. Por oligopoli dhe konkurenca monopolistike janë plotësisht të ndryshme. Oligopoli nuk niset nga konkurenca e plotë të kapitullit 14, sepse ka vetëm disa shitës në treg. Numri i vogël i shitësve e pamundëson konkurencën e ashpër në mes tyre dhe i bën ato jashtëzakonisht të rëndësishm në ndërveprimet strategjike në mes tyre. Përkundër kësaj, në kushtet e konkurencës monopolistike, ka shumë shitës, prejt të cilëve secili është i vogël në krahasim me tregun. Tregu me konkurencë monopolistike niset prej konkurencës së plotë sepse secili prej shitësve ofron produkte disi të ndryshme. KONKURENCA ME PRODUKTE TE DIFERENCUARA Për ta kuptuar tregun me konkurencë monopolistike, në rradhë të parë duhet të analizojmë me vendimet që ballafaqohet një firme individuale. Pastaj të analizojmë se çfar ndodh në afatë të gjatë me hyrjen dhe daljen e firmave në industri. Në vazhdim do të krahasojmë ekuilibrin e konkurencës monopolistike me ekuilibrin e konkurencës së plotë që kemi shqyrtuar në kapitullin e 14. Së fundi, konsiderojmë se a është rrezulltati i tregut të konkurencës monopolistic i dëshiruar nga pikpamja e shoqërisë si tërësi. FIRMA ME KONKURENCE MONOPOLISTIKE NE AFAT TE SHKURTUR Cdo firmë në një treg me konkurencë monopolistike është në shumë aspekte, si një monopol. Sepse të mirat e saja janë të diferencuara nga produktet që i ofrojnë firmat e tjera, dhe ballafaqohet me një rënje të kurbës së kërkesës. ( Në të kundërtën, një firmë në kushtet e konkurencës së plotë përballet me një kurbë horizontale të kërkesës sipas çmimit të tregut.) Sipas kësaj, firma në kushtet e konkurencës monopolistike i ndjek rregullat e monopolit për të maksimalizuar profitin e saj: ajo zgjedh sasin ku të hyrat ose të ardhurat margjinale janë të barabarta me kostot margjinale dhe pastaj e përdor kurbën e kërkesës për të gjetur çmimin i cili i përgjegjet asaj sasie. Figura 17-1 tregon koston, kërkesën, dhe kurbën e të ardhurave ose të hyrave margjinale për dy firma tipike, të cilat gjendet në veprimtari të ndryshme në kushtet e konkurencës monopolistike. Në të dy panelet e kësaj figure, sasia maksimale e profitit gjendet në pikprerjen në mes kurbës së të hyrave ose të ardhurave margjinale dhe kurbës së kostove margjinale. Dy panelet në këtë figurë tregojnë për rezulltatet e ndryshme të profitit të firmës. Në panelin (a) çmimi e tejkalon koston mesatare totale, ashtu që firma krijon profit. Në panelin (b), çmimi është nën koston mesatare totale. 2
  • 3. Në këtë rast firma nuk është gjendje të krijoj profit pozitiv, prandaj gjëja me e mirë që mund të bëjë firma është të minimizoj humbjet. E gjithë kjo duhet të duket e njohur. Figure 17-1: Konkurenaca monopolistike në afat të shkurtë (a) Firm Make s Profit Price MC ATC Pr ice Average total cost Demand Pr ofit MR 0 Pr ofit- Quantity maximizing quantity Copyright©2003 Southëesternç Tho mson Learn ing Figure 17-1: Konkurenca monopolistike në afat të shkurtur (b) Firm Makes Losses Price MC ATC Losses Average total cost Pr ice MR Demand 0 Loss- Quantity minimizing quantity Copyright©2003 Southëesternç Tho mson Learn ing Një firmë në kushtet e konkurencës monopolisitke e zgjedh sasinë dhe cmimin e saj, njejtë si e zgjedh ose e bën një monopol. Në afat të shkurtër, këto 2 lloje të strukturës të tregut janë të ngjajshme. 3
  • 4. EKUILIBRI NE AFAT TE GJATE Situatat e përshkruara në figurën 17-1 nuk zgjasin shumë. Kur firmat kanë profit si në panelin (a), firmat e reja kanë nxitje që të hynë në treg. Kjo hyrje e rrit numrin e të mirave nga të cilat konsumatorët mund të zgjedhin dhe, si rjedhim e zvoglojnë kërkesën me të cilën përballen firmat egzistuese. Me fjalë të tjera, profiti e inkurajon hyrjen, kurse hyrja e zhvendos në të majtë lakoren e kërkesës në të cilën ballafaqohen firmat egzistuese. Ashtu sikurse ulet kërkesa për të mirat e firmave egzistuese, profiti i tyre bëhet më i ulët. Për kundër kësaj, kur firmat kanë humbje si në panelin (a), firmat janë të motivuara të dalin nga tregu. Me daljen e firmave nga tregu konsumatort kanë më pak të mira për të zgjedhur. Ky zvoglim i numrit të firmave e rrit kërkesën me të cilën ballafaqohen firmat që kanë mbetur në treg. Me fjalë të tjera, humbjet e inkurajojnë daljen, kurse dalja e zhvendos lakoren e kërkesës në të djathtë për firmat që kanë mbetur në treg. Ashtu sikurse rritet kërkesa për të mirat e firmave të mbetura në treg, ato ballafaqohen gjithnjë me më tepër profit. Ky proces i hyrjes dhe daljes vazhdon derisa profiti ekonomik i firmave të tregut nuk sillet në zero. Figura 17-2: tregon ekuilibrin afat gjatë. Kur tregu do të arijë këtë ekuilibër firmat e reja nuk kanë motiv për të hyrë në treg, kurse firmat egzistuese nuk kanë motiv për dalje nga treg. Vëreni se kurba e kërkesës në këtë figurë vetëm e prek kurbën e kostos mesatare totale. Matematikisht, ne themi se dy kurbat janë tangjente njëra me tjetrën. Kur hyrja dhe dalja e sjellin profitin në zero, këto dy kurba patjetër të të jenë tangjente. Për arsye se profiti për një njësi të shitur është diferenca në mes çmimit (I krijuar në kurbën e kërkesës) dhe kostos mesatare totale, andaj profiti maksimal është zero vetëm nëse këto dy kurba prekin njëra tjetrën, por nuk priten. Të rezimojmë: egzistojnë dy karakteristikat që përshkruajnë ekuilibrin afatgjatë të tregut në kushtet e konkurrencës monopolistike: • Njejtë si në tregun e monopolit, çmimet e tejkalojnë koston mesatare totale. Ky përfundim rrjedh sepse maksimizimi i profitit kërkon që të ardhurat margjinale të jenë të barabarta me kostot margjinale dhe për shkak të kurbës së kërkesës rënse i bën të të hyrat ose të ardhurat margjinale më të vogla se çmimi. 4
  • 5. Në tregun me konkurencë të plotë, çmimet janë të barabarta me kostot mesatare totale. Ky përfundim rjedh nga hyrja dhe dalja e lirë në treg e cila e sjell firmën në zero profit ekonomik. Karakteristika e dytë tregon se pse konkurenca monopolistike dallon nga monopolet. Duke e patur parasysh se monopoli është shitës i vetëm i të mirave pa substitute, ai mundet bile edhe në afat të gjatë të kryjoj profit ekonomik pozitv. Në të kundërtën, për shkak hyrjes dhe daljes së lirë në kushtet e konkurencës monopolstike profiti ekonomik i firmave sillet në zero. Figure 17-2: Konkurenca monopolistike në afat të gjatë Price MC ATC P = ATC Demand MR 0 Prof it-maximizing Quantity quantity Copyright©2003 Southëesternç Tho mson Learn ing KONKURENCA MONOPOLISTIKE VERSUS KONKURENCES SE PLOTE Figura 17-3, e karahason ekuilibrin afat gjatë në kushtet e konkurencës monopolistike me ekuilibrin afat gjatë të konkurencës së plotë (e diskutuar në kapitullin 14). Egzistojnë dy dallime të theksuara në mes konkurencës monopolistike dhe konkurencës së plotë. Kapaciteti i tepërt. Siç e pamë, hyrja dhe dalja e sjellin firmën në tregun me konkurencë monopolistike deri te pika e tangentës (tangentë është prekje) në mes lakores së kërkesës dhe lakores së kostos mesatare totale. Paneli (a) në figurën 17-3 tregon që sasia e autputit në atë pikë është më e vogël se sasia që e minimizon koston mesatare totale. Sipas kësaj, firmat në kushtet e konkurencës monopolistike prodhojnë deri në atë pjesë të lakores së kostos mesatare totale, e cila ka tendencë të rënjes. 5
  • 6. Figure 17-3: Konkurenca monopolistike kundrejt konkurencës së plotë (a) Monopolisticall y Competitive Firm (b) Perfectl y Comp etitive Firm Price Price MC MC ATC ATC mark-up P P = MC P = MR (demand Marginal curve) cost MR Demand 0 Quantit y Efficient Quantit y 0 Quantit y pr oduc ed = Quantit y produc ed scale Efficient scale Exc ess capac ity C opyright©2003 Southëesternç Tho mson Learn ing Nga ky këndvështrim, konkurenca monopolistike në mënyrë drastike dallohet nga konkurenca e plotë. Siç është treguar në panelin (b) në figurën 17-3, hyrja e lirë në tregjet me konkurencë të plotë i çon firmat të prodhojnë në pikën më të ulët të kostos mesatare totale. Sasia e autputit që i minimizon kostot mesatare totale qëhet joefiçiencë e shkallës. Në afat të gjatë në kushtet e konkurencës së plotë firma prodhon në nivel të efiçiencës së shkallës, kurse firma në kushtet e konkurencës monopolistike, siç është treguar në panelin (a), çmimi është më i madh se kostoja margjinale sepse firma deri diku ka fuqi tregu. Marzha mbi koston margjinale. Dallimi i dytë në mes konkurencës së plotë dhe konkurencës monopolistike është raporti në mes çmimit dhe kostos margjinale. Për firmën me konkurencë plotë si ajo e treguar në në panelin (b) të figurës 17-3, çmimi është i barabartë me koston margjinale. Për firmën në kushtet e konkurencës monopolistike, siç është treguar në panelin (a), çmimi është më i lartë se kostoja margjinale sepse firma çdo herë ka der diku fuqi tregu. Si mundet kjo marzhë mbi koston margjinale të jetë konsistente me hyrjen e lirë dhe me profit zero? Kushti për profit zero vetëm e precizon që çmimi është i barabartë me koston mesatare totale. Ajo nuk thotë se çmimi është i barabartë me koston margjinale. Pikërisht, kur egziston ekuilibri afat gjatë firmat në kushtet e konkurencës monopolistike prodhojnë në pjesën rënëse të lakores së kostos mesatare totale të saj, ashtu që kostoja margjinale është nën koston mesatare totale. Sipas kësaj që të jetë çmimi i barabartë me koston mesatare totale, çmimi patjetër të jetë mbi koston margjinale. 6
  • 7. Nga ky raport midis çmimit dhe kostos margjinale mund të shohim ndryshimin kyç të veprimit ose sjelljes së firmës në kushtet e konkurencës së plotë dhe konkurencës monopolistike. Imagjinoni që firmës i parashtrojmë pyetjen në vijim: a do të dëshironi edhe një blerës që të futet në derën tuaj i gatshëm që të blejë nga ju me çmimet egzistuese ose të përhershme? Firma në kushtet e konkurencës së plotë do të përgjigjet se nuk shqetësohem për të. Duke patur parasysh se çmimi është i barabartë me koston margjinale, profiti nga një njësi shtesë të shitur është i barabartë me zero. Përkundër kësaj, tek firma në kushtet e konkurencës monopolistike çdo blerës i ri është i dëshrueshëm. Për shkak se çmimi i saj është më i lartë se kostoja margjinale, shitja e një njësie shtesë, sipas çmimit tanimë të përcaktuar do të thotë më tepër profit. KONKURENCA MONOPOLISTIKE DHE MIRËQËNIA E SHOQËRORE A është rrezulltati i tregut në kushtet e konkurencës monopolistike i dëshirueshëm nga pikëpamja e shoqërisë si tërësi? A mund politikbërësit të përmirësojnë rezulltatet e tregut? Nuk ka përgjigje të thjeshta për këto pyetje. Marzha mbi koston margjinale është një burim jo efiçient. Për shkak të marzhës disa konsumatorë të cilët e vlersojnë të mirën më shumë se kostoja margjinale e sajë, por më pak se çmimi, do të përmbahen në blerjen e të mirës. Kështu që, në tregun me konkurencë monopolistike është prezente si zakonisht humbja e pastërt gjatë formimit të çmimeve monopoliste. Këtë lloj të joefiçiencës e kemi diskutuar tek monoplolet Kapitulli 15. Edhe pse ky rrezulltat është qartë i padëshirueshëm në krahasim me rrezulltatin e parë kur çmimi është i barabartë me koston margjinale, prap se prap, nuk egziston një mënyrë e thjeshtë për zgjedhjen e këtij problemi. Që të futet në fuqi me ligj nga politikëbërsit që formimi i çmimeve patjetër të jetë i barabartë me koston margjinale, kreatorët e ekonomisë politike do të duheshte që ti regullojnë të gjitha firmat që prodhojnë produkte të diferencuara. Për arsye që produktet e tilla janë të numërta në ekonomi, ngarkesa e administrimit të një përshtatje të tillë do të ishte e shumë e rëndë ose me shumë kosto. Për më tepër, rregullimi i konkurencës monopolistike do të kishte të njejtat probleme të cilat janë prezente te monopolet natyrore. Për arsye se konkurenca monopolistike tanimë realizon profit zero, presioni që firmat të zvoglojnë cmimet në nivel të barabartë me koston margjinale do t’u shkaktonte atyre humbje. Për të mbajtur këto firma në biznes, qeveria do të duheshte t’ju ndihmonte për të mbuluar humbjet e tyre. Në vend që të riten taksat me qëllim që të paguhen këto subvencione, 7
  • 8. politikëbërësit mund të vendosin se më mirë është të ngelet kjo joefiçiencë gjatë formimit të çmimeve në kushtet e konkurencës monopolistike. Një mënyrë tjetër i joefiçiencës shoqërore në kushtet e konkurencës monopolistike është që numri i firmave në treg mund të mos jetë ideal. Mund të ndodh tepër ose pak hyrje në treg. Një mënyrë për të menduar këtë problem është nëpërmjet eksternaleve të shoqëruara me hyrjen e firmave në treg. Kur një e firmë re mendon te hyjë në treg me ndonjë produkt të ri, ajo analizon vetëm profitin që do të mundet të realizojë. Mirpo, hyrja e sajë në treg do të kishte dy efekte eksternale: • Eksternaliteti i llojllojshmërisë së produkteve: Për arsye se konsumatorët kanë disa përfitime nga teprica konsumatore si rezulltat i hyrjes së një produkti të ri në treg, hyrja e një firme të re në treg u siguron eksternalitie pozitive konsumatorëve. • Eksternaliteti i humbjes (përvetësimit të konsumatorëve) në biznes: Për arsye që firmat i humbin konsumatorët dhe profitet nga hyrja në treg e një konkurrenti të ri, hyrja në treg e një firme të re imponon eksternalitete negative për firmat ekzistuese. Si rrjedhojë, në tregun me konkurencë monopolistike, ka eksternalitete pozitive dhe negative si pasojë e hyrjes në treg të firmave të reja. Varësisht se cili eksternalitet është më i madh, tregu në kushtet e konkurencës monopolistike mund të ketë më pak ose më shumë produkte. Të dy eksternalitetet janë të lidhura ngushtë me kushtet e konkurrencës monopolistike. Eksternaliteti i llojllojshmërisë së produkteve shfaqet sepse firma e re do të ofrojë një produkt të ndryshëm nga ai i firmave ekzistuese. Eksternaliteti i humbjes së biznesit shfaqet sepse firmat e përcaktojnë çmimin më të lartë se sa kostoja margjinale dhe si rjedhim gjithmonë janë të etura të shesin njësi shtesë. Anasjelltas, për arsye që firmat ne kushtet e konkurrencës së plotë prodhojnë të mira identike dhe e përcaktojnë çmimin të barabartë me koston margjinale, asnjëra nga këto eksternalitete nuk ekziston në kushtet e konkurrencës së plotë. Në fund mund të konkludojmë se tregjet me konkurrencë monopolistike nuk i posedojnë të gjitha karakteristikat e dëshirueshme të mirëqenies shoqërore të cilat janë karakteristikë e tregjeve me konkurrencë të plotë. D.M.TH. dora e padukshme nuk sigron maksimizimin e tepricës totale në kushtet e konkurencës monopolistike. Sidoqoftë, për shkak se kto joefiçienca janë delikate dhe të vështira për matje dhe zgjedhje adekuate, nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për politikën publike në mënyrë që të përmirësohet rezulltati i tregut. 8
  • 9. REKLAMA Eshtë pothuajse e pamundur të kaloni një ditë tipike në ekonominë moderne pa qenë i sulmuar nga reklamat. Edhe nëse jeni duke lexuar një gazetë, duke shikuar televizion, duke ngarë veturën në rrugë, disa kompani do të mundohen të të bindin të blesh produktet e tyre. Një sjellje e tillë është tipar i zakonshëm i tregut me konkurencë monopolistike. Kur kompanitë shesin produkte të diferencuara dhe caktojnë cmime më të larta se sa kostoja margjinale, secila kompani ka një nxitje që të bëj reklama për të tërhequr më tepër konsumatorë për produktet e veta të veqanta. Sasia e reklamës ndryshon varësisht nga llojet e produkteve. Kompanitë që shesin të mira shumë të diferencuara për konsum, të tilla si perfume, pije të këndshme, brisk rroje, drithëra mëngjesi dhe ushqim për qen, shpenzojnë në mes 10 dhe 20 përqind të të ardhurave për reklama. Kompanitë që shesin produkte industriale, të tilla si turiela për shtypje dhe satelitë komunikimi, shpenzojnë shumë pak në reklama. Dhe kompanitë që shesin produkte homogjene të tilla si, grurë, kikirikë ose naftë bruto, nuk shpenzojnë asgjë. Për ekonominë si tërësi, shpenzimi në reklama përbën rreth 2 përqind të të ardhurave totale të kompanive, ose më shumë se 100 miliardë dollarë. Reklamat janë në shumë forma. Rreth gjysma e shpenzimeve për reklama bëhet për hapësirë në gazeta dhe revista, dhe rreth një e treta bëhet për hapësirë komerciale në televizion dhe radio. Pjesa tjetër shpenzohet në mënyra tjera të ndryshme për tërheqjen e konsumatorëve, të tilla si posta direkte, stenda afishimi (billborde), dhe aeroplanët “goodyear”. DEBATI MBI REKLAMEN A është shoqëria duke i shpërdoruar resurset në reklama? Ose a i shërbejnë reklamat qëllimeve të mira? Vlerësimi i vlerës shoqërore të reklamave është i vështirë dhe shpesh gjeneron argumente të nxehta në mes ekonomistëve. Le ti gjykojmë të dy anët e debatit. Kritika e reklamës Kritikët e reklamës argumentojnë që kompanitë reklamojnë me qëllim që ti manipulojnë shijet e njerëzve. Reklamimi i shumtë është psiqikisht më i mirë se sa informimi. Gjykojmë, për shembull, televizionin tipik që reklamon disa marka të pijeve te buta. Reklama me shumë gjasa nuk i tregon shikuesit rreth cmimit apo kualitetit të produktit. Në vend të saj, 9
  • 10. reklama tregon një grup të personave të lumtur në një parti në plazh në një ditë të bukur me diell. Në duart e tyre gjenden kanaqet e pijeve. Qëllimi i reklamës është të publikon mesazhin: “ Ti mund të kesh shumë shokë dhe të jesh i lumtur, nëse e pi produktin tonë”. Krikitkët e reklamës argumentojnë se një reklamë e tillë krijon një dëshirë që në rastin e kundërt mund të mos ekziston. Kritikët gjithashtu argumentojnë se reklama e pengon konkurrencën.Reklama gjithashtu përpiqet të bind konsumatorët se produktet janë më të diferencuara sesa në të vërtetë janë. Duke e rritur perceptimin e diferencimit të produkteve dhe duke forcuar lojalitetin për markën, reklama i bën blerësit më pak të koncentruar në ndryshimin e cmimeve mbi mallrat e ngjashme. Me një kurbë të kërkesës më pak elastike, secila kompani cakton cmime më të larta sesa kostoja margjinale. Mbrojtja e reklamës Mbrojtësit e reklamës argumentojnë që kompanitë përdorin reklamën që të sigurojnë informacion për konsumatorët. Reklama njofton cmimet e produkteve të ofruara për shitje, ekzistencën e produkteve të reja, dhe lokacionet e shitësve me pakicë. Ky informacion u lejon konsumatorëve të bëjnë zgjedhje më të mira rreth asaj se cfarë të blejnë, kështu, rritet aftësia e tregjeve që ti shpërndajnë resurset në mënyrë efikase dhe efektive. Mbrojtësit e reklamës gjithashtu argumentojnë që reklama nxit konkurrencën. Për arsye që reklama u lejon konsumatorëve të jenë më të informuar rreth të gjitha kompanive në treg, konsumatorët mund të marrin avantazhe të ndryshimeve të cmimeve. Kështu secila kompani ka më pak fuqi në treg. Përveq kësaj, reklama lejon kompanitë e reja të hyjnë në treg më lehtë, sepse u jep mundësinë që të tërheqin konsumatorë të kompanive ekzistuese. Me kalimin e kohës, politikbëresit do të pranojnë që reklama mund ti bëjë tregjet më konkurruese. Një shembull i rëndësishëm është rregullimi i profesioneve të caktuara të tilla si avokatët, mjekët dhe farmacistët. Në të kaluarën këto grupe kanë pasur sukses që të marrin të përkrahje nga ana e qeverive, në ndalimin e reklamës me arsyetimin se reklama ishte “joprofesionale”. Në vitet e fundit, sidoqoftë, gjykatat kanë konkluduar se efekti kryesor i këtyre kufizimeve ne reklama ishte zvogëlimi i konkurrencës. Prandaj ato kanë hequr shumë ligje që ndalojnë reklamën nga anëtarë të këtyre profesioneve. STUDIM RASTI: REKLAMA DHE CMIMI I SYZAVE Cfarë efekti ka reklama në cmimin e një produkti? Në njërën anë, reklama mund ti bëjë konsumatorët ti shohin produktet si më të diferencuara sesa do të ishin në rastin e kundërt. Po të 10
  • 11. jetë kështu, tregjet do të bëheshin më pak konkurruese dhe kurbat e kërkesës së kompanive më pak elastike, dhe kjo do tu mundësonte kompanive të vendosin cmime më të larta. Në anën tjetër, reklama mund ta bëjë më të lehtë për konsumatorët që të gjejnë kompanitë që ofrojnë cmimet më të mira. Në këtë rast, tregjet do të bëheshin më konkurruese dhe kurbat e kërkesës së kompanive më elastike, dhe kjo do të mundësonte cmime më të ulëta. Në një artikull të publikuar në “gazeta e drejtësisë dhe ekonomiksit” në 1972, ekonomisti Lee Benham testoi këto dy opinione për reklamën. Në Shtetet e Bashkurara gjatë viteve 1960, qeveri të shteteve të ndryshme kanë pasur rregulla të ndryshme mbi reklamat. Disa shtete e kanë lejuar reklamën për syzet dhe kontrollet e syve. Shumë shtete, megjithatë, e kanë ndaluar. Për shembull , ligji i Floridës vijon si më poshtë: Eshtë e paligjshme për ndonjë person, kompani ose korporatë të. . . të bëjë reklmaë qoftë direkte apo indirekte me cfarëdo mjeti, me cmim të caktuar apo të pacaktuar ose me kushte krediti, të thjerrëzave korrigjuese të syve, kornizave, komplet syzeve korrigjuese ose ndonjë shërbim optik. . . . Ky sektor është në interes të shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies publike dhe dispozitat e saj do të jënë në përputhje me qëllimet dhe synimet e saj. Profesionistët optometrik i miratuan me entuziazëm këto kufizime në reklama. Benham përdori ndryshimet e ligjeve në mes shteteve si një eksperiment për të testuar dy opinionet për reklamat. Rezultatet ishin të habitshme. Në ato shtete ku ndalohej reklama, cmimi mesatar për një palë syze ishte 33 dollarë. (Ky cmim nuk është aq i ulët sa duket, ky cmim është nga viti 1963, kur të gjitha cmimet ishin shumë më të ulëta sesa janë sot. Ti konvertosh cmimet e vitit 1963 në cmimet aktuale, duhet ti shumëzosh me 5). Në ato shtete ku nuk kufizohej reklama, cmimi mesatar për një palë syze ishte 26 dollarë. Kështu që, reklama zvogëloi cmimet mesatare për më shumë se 20 përqind. Në tregun e syzeve, dhe sipas të gjitha gjasave në shumë tregje të tjera, reklama nxit konkurrencën dhe mundëson cmime më të ulëta për konsumatorët. REKLAMA SI SHENJE E KUALITETIT Shumë tipe të reklamave përmbajnë informacion pak të qartë rreth produktit që reklamohet. Konsiderojmë një kompani që prezanton në treg drithëra mëngjesi të reja. Reklama tipike mund të shfaqë një aktor të paguar mirë duke ngrënë drithëra dhe duke thënë se sa të shijshme janë. Sa shumë informacion siguron reklama në të vërtetë? 11
  • 12. Përgjigja është: më shumë sesa mund të mendoni. Mbrojtësit e reklamës argumentojnë se edhe reklama që shfaq pak informacion, në fakt mund tu tregojë konsumatorëve diqka për kualitetin e produktit. Gadishmëria e kompanisë që të shpenzojë një sasi të madhe parash në reklama mund të jetë sinjal për konsumatorët se produkti qè ofrohet është kualitativ. Konsiderojmë problemin që ndeshin dy kompani- Post dhe Kellogg. Secila kompani sapo ka dalë me një recetë të re për drithëra, të cilat do të shiten 3 dollarë kutia. Që ti bëjmë gjërat më të thjeshta, le të supozojmë që kostoja margjinale për prodhimin e drithërave është zero, kështu që 3 dollarë është fitimi i tërë. Secila kompani e din se nëse shpenzon 10 milion dollarë në reklama, ajo do të nxisë 1 milion konsumatorë që të provojnë drithërat e reja. Dhe secila kompani e di se nëse konsumatorët i pëlqejnë drithërat, ata nuk do të blejnë vetëm një herë por shumë herë. Së pari konsiderojmë vendimin e Post. Bazuar në kërkimet e tregut, Post e din se drithërat e saja janë mesatare. Megjithëse reklama do të shiste nga një kuti për 1 milion konsumatorë, konsumatorët shpejtë do ta kuptojnë se drithërat nuk janë shumë të mira dhe shpejtë do të ndalojnë ti blejnë ato. Post vendos se nuk ja vlen të shpenzojë 10 milion dollarë në reklama, që të merr vetëm 3 milion dollarë nga shitjet. Kështu vendos që të mos bëjë reklama. Ajo i kthen drithërat prapa në fazën përgaditore që të gjejë recetë tjetër. Kellogg, në anën tjetër e din se drithërat e saja janë të shkëlqyera. Secili person që i provon drithërat do të blejë një kuti për cdo muaj gjatë vitit të ardhshëm. Kështu që, 10 milionë dollarë në reklama do të sjellin 36 milionë dollarë nga shitjet. Reklama është profitabile këtu sepse Kellogg ka produkte të mira të cilat konsumatorët do ti blejnë vazhdimisht. Kështu që, Kellogg vendos të bëjë reklamë. Tani që gjykuam sjelljen e dy kompanive, le të gjykojmë sjelljen e konsumatorëve. Po fillojmë duke pohuar që konsumatorët janë të gatshëm të provojnë drithërat e reja pasi ata kanë parë ato të reklamohen. Por a është kjo një sjellje e arësyeshme? A duhet të provoj një konsumator drithërat e reja vetëm sepse shitësi ka vendosur ti reklamojë ato? Në fakt, mund të jetë komplet e arësyeshme për konsumatorët që ti provojnë produket e reja që i kanë parë të reklamohen. Në tregimin tonë, konsumatorët vendosin ti provojnë drithërat e reja të Kellogg sepse Kellog i ka reklamuar ato. Kellogg ka zgjedhur të reklamoj sepse e din se drithërat e saja janë mjaft të mira, derisa Post zgjedh të mos reklamoj sepse e din se drithërat e 12
  • 13. saja janë mesatare. Me gadishmërinë e saj që të shpenzojë para në reklama, Kellogg sinjalizon konsumatorët për kualitetin e drithërave tërave të saj. Secili konsumator mendon, mjaft arësyeshëm, “Djalë, nëse kompania Kellogg është e gatshme të shpenzoj kaq shumë para që të reklamoj drithërat e reja, ato duhet të jenë vërtet të mira”. Cka është më befasuese mbi këtë teori të reklamës, është se përmbajtja e reklamës është irelevante (e palidhshme). Kellogg sinjalizon kualitetin e produkteve të saj me anë të gatshmërisë së saj që të shpenzojë para në reklama. Nuk është e rëndësishme se cfarë thotë reklama , sa është i rëndësishëm fakti se konsumatorët e dinë që reklama ka kushtuar shtrenjtë. Në kontrast me këtë, reklama e lirë nuk mund të jetë efektive në sinjalizimin e kualitetit të produtkit te konsumatorët. Në shembullin tonë, nëse një reklamë do të kushtonte më pak se 3 milion dollarë, të dyja Post dhe Kellogg do ta përdornin atë për të tregtuar drithërat e reja. Për arësye që, të dyja llojet e drithërave, si e mira si mesatarja do të reklamoheshin, konsumatorët nuk do të mund të konkludonin për kualitetin e drithërave të reja prej faktit se ato janë reklamuar. Me kalimin e kohës, konsumatorët do të mësoheshin ti injoronin reklamat e tilla të lira. Kjo teori mund të spjegoj se pse kompanitë paguajnë sasi të mëdha parash për aktor të famshëm për të bërë reklama, që në pamje të jashtme shfaqen për të dhënë pak informacion. Informacioni nuk është në përmbajtjen e reklamës, por thjeshtë në ekzistimin dhe shtrenjtësinë e saj. EMRAT E MARKAVE Reklama është ngushtë e lidhur me ekzistencën e emrave të markave. Në shumë tregje, ka dy tipe të kompanive. Disa kompani shesin produkte me emra markash të njohura, derisa disa kompani të tjera shesin subsitute të përgjithshme. Për shembull, në një farmaci, ti mund të gjesh aspirinën Bayer pranë raftit me aspirinës e përgjithshme. Në një shitore ushqimore, ti mund të gjesh Pepsi pranë kolave më pak të njohura. Më shpesh, kompania me emër marke shpenzon mnë reklama dhe cakton cmime më të larta për produktet e veta. Ashtu siq ekziston mospajtim rreth ekonomiksit të reklamave, ekziston edhe mospajtimi rreth ekonomiksit të emrave të markave. Le ti gjykojmë të dy anët e debatit. Kritikët e reklamave argumentojnë se emrat e markave i bëjnë konsumatorët që ti perceptojnë dallimet që në të vërtetë nuk ekzistojne. Në shumë raste produktet e përgjithshme janë pothuajse 13
  • 14. të padallueshme nga produktet me emër marke. Gadishmërinë e konsumatorëve që të paguajnë më shumë për produktet me emër marke, kritikët e shohin si të paarësyeshme e të nxitur nga reklamat. Ekonomisti Edëard Chamberlin një nga zhvilluesit e teorisë së konkurrencës monopoliste, konkludoi nga ky argument se emrat e markave ishin të dëmshme për ekonominë. Ai propozoi që qeveria të heqë përdorimin e tyre me anë të refuzimit të zbatimit të markave eksluzive që kompanitë përdorin për të identifikuar produktet e tyre. Kohët e fundit, ekonomistët mbrojnë emrat e markave si një mënyrë e dobishme për konsumatorët që të sigurohen se produktet që blejnë janë të kualitetit të lartë. Ka dy argumente të afërta. E para, emrat e markave u sigurojnë konsumatorëve informacion rreth kualitetit atëherë kur kualiteti nuk mund të vlerësohet para blerjes. E dyta, emrat e markave u japin kompanive një nxitje që të mbajnë kualitetin e lartë, sepse kompanitë kanë interes financiar që të mbajnë reputacionin e markave të tyre. Që të shohin se si këto gjëra funksionojnë në praktikë, le të konsiderojmë një markë të famshme: hamburgerët McDonald’s. Imagjinoni sikur jeni duke kaluar përmes një qyteti të panjohur dhe doni të ndaloni për drekë. Ju shihni një Mcdonald’s dhe një restorant lokal pranë tij. Cilin do ta zgjidhnit? Restoranti lokal në fakt mund të ofroj ushqim më të mirë dhe me cmime më të mira, por ti nuk ke asnjë mënyrë për ta ditur. Në kontrast, McDonald’s ofron produkte të njejta në shumë qytete. Emri i markës së tij është i dobishëm për ty si një mënyrë për të vlerësuar kualitetin e asaj që doni të bleni. Emri i markës McDonald’s gjithashtu siguron që kompania ka një nxitje për ta mbajtur kualitetin e lartë. Për shembull, nëse disa konsumatorë do të sëmureshin prej ushqimit të keq të shitur në McDonald’s, lajmet do të ishin shkatërruese për kompaninë. McDonald’s do të humbte shumë nga vlera e reputacionit të saj, që ajo e ka ndërtuat për vite të tëra me reklama të shtrenjta. Si rezultat, ajo do të humbte shitjet dhe profitin jo vetëm në pikën ku është shitur ushqimi i keq por edhe në shumë pika të tjera të shitjes anembanë vendit. Në kontrast, nëse disa konsumatorë do të sëmureshin nga ushqimi i keq në restorantin lokal, ai restorant mund të mbyllet, por profiti i humbur do të jetë shumë më i vogël. Kështu që, McDonald’s ka një nxitje më të madhe që të sigurohet që ushqimi i saj të jetë i sigurt. Debati mbi emrat e markave ka në qendër të saj pyetjen nëse konsumatorët janë të arësyeshëm kur zgjedhin emrat e markave para substituteve të përgjithshme. Kritikët e markave argumentojnë që markat janë si rezultat i reagimit të paarësyeshëm të konsumatorëve ndaj 14
  • 15. reklamave. Mbrojtësit e markave argumentojnë që konsumatorët kanë arsye të mirë të paguajnë më shumë për markat në mënyrë që të jenë më të sigurt në kualitetin e këtyre produkteve. STUDIM RASTI: EMRAT E MARKEVE NE KOMUNIZEM Mbrojtësit e markave marrin mbështetje për opinionin e tyre nga eksperiencat në ish Bashkimin Sovjetik. Kur Bashkimi Sovjetik filloi të respektoj principet e komunizmit, planifikuesit qendror të qeverisë zëvendësuan dorën e padukshme të tregut. Ashtu si konsumatorët që jetojnë në një ekonomi me treg të lirë, planifikuesit qendror të Bashkimit Sovjetik mësuan që markat ishin të dobishme për të siguruar kualitetin e produktit. Në një artikull të publikuar në Gazeta e ekonomisë politike në vitin 1960, Marshall Goldman, një ekspert në ekonominë sovjetike, përshkroi eksperiencën Sovjetike: Në Bashkimin Sovjetik, qëllimet e prodhimit janë caktuar pothuajse vetëm me terma saise dhe vlere, me rezultatin që, në mënyrë që të arrihej plani, kualiteti shpesh sakrifikohej. . . . Midis metodave të miratuara nga Sovjetikët, mbi këtë problem, njëra është e interesit të veqant për ne – diferencimi i qëllimshëm i produkteve. . . . Me qëllim që të dallohet një kompani nga kompanitë e tjera të ngjajshme nga e njëjta industri apo ministri, secila kompani kishte emrin e saj. Kur është fizikisht e mundshme, është e obligueshme që kompania të identifikoj vetveten në produkt ose paketë me një “markë prodhimi”. Goldman citon analizën e një eksperti Sovjetik të marketingut: Kjo(marka) e bën më të lehtë që të gjendet prodhuesi aktual i produktit në rast se është e nevojshme të thirret prodhuesi për të kërkuar llogari për kualitetin e dobët të produkteve të tij. Për këtë arësye, ajo është një nga armët më efektive në betejën për kualitetin e produkteve. . . . Marka e bën të mundshme që konsumatorët të zgjedhin produktin që dëshirojnë. . . . Kjo u imponon kompani tjera që të ndërmarrin masa për ta përmirësuar kualitetin e produkteve të tyre në harmoni me kërkesat e konsumatorëve. Goldman tregon se “këto argumente janë mjaft të qarta dhe tingëllojnë sikur të jenë shkruar nga një borgjez apologjet”. 15
  • 16. 16