SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  13
Projekt
lenda:teknologji
Tema: Tenologjia ne
jeten urbane .
Shkolla: `Elmaz ademi`
Klasa: 12 b
Punoi: Shpresim Ademaj
Pranoi:
Ndikimi i teknologjise ne jeten e njeriut
Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dhe avancimi i
saj ka bërë që njeriu t‟i afrohet dhe të jetë më pranë saj. Një prej pajisjeve më të familjarizuar me
njeriun sot padyshim është kompjuteri. Dekada e fundit ishte ajo e cila „kurorëzoi‟ lidhjen mes
njeriut dhe kompjuterit. Ishte pikërisht kjo lidhje e cila definoi disa „epitete‟ si programer, IT etj.
Miliona njerëz të punësuar në institucione dhe kompani të ndryshme kalojnë pjesën më të madhe të
kohës duke komunikuar me kompjuter, ndërsa fjalisë “libri shoku më i ngushtë i njeriut” po i zbehet
kuptimi.
Për shumë njerëz, mungesa e kompjuterit në ambientet e punës ose shtëpisë, do ta bënte jetën më të
vështirë. Një njeri i rëndomtë kafenë e mëngjesit ka mundësi ta pijë duke shfletuar online gazeta,
duke komunikuar me njerëz nga pjesë të ndryshme të botës, të shoh pjesë të qyteteve të ndryshme
ose edhe të blejë diçka që i pëlqen. Informata e cila në kohë të hershme ka qarkulluar me mjaftë
vështirësi, tani me një click gjendet para syve tanë. Programerët e kompanive të mëdha duke i pasur
parasysh kërkesat e përdoruesve mundohen që pajisjen kompjuterike ta bëjnë sa më të mençur.
Shembuj të softuerëve të ndryshëm tregojnë qartë punën e e tyre. Sot aftësi e një web faqeje për ta
mbajtur sa më shumë pranë saj përdoruesin, duket të jetë njësia matëse e cilësisë së saj. Aplikacionet
e mençura që i japin mundësi njeriut të komunikojë me këdo në botë, gjenerimi i pamjeve satelitore
të vendeve që kemi ëndërruar t‟i shohim, mundësia e komunikimit me makina të mençura (bots),
qasja e mijëra informatave brenda disa sekondave, ruajtja e dokumenteve personale në distanca
shumë të largëta (në serverë të ndryshëm), mundësia e blerjes së pajisjeve të ndryshme online,
dëgjimi online i ligjëratave të profesorëve të njohur etj., etj., e kanë edukuar njeriun në atë mënyrë
saqë ai prej kompjuterit të kërkojë edhe gjëra që tani për tani duken të paarritshme. Në intervista të
ndryshme që kam pasur me njerëz kam marrë shumë përgjigje, mirëpo vlen të ceket njëra prej
përgjigjeve që kam pranuar nga një person zyrtar i një kompanie. Në pyetjen se çka kishit dashur të
ju ofroj një kompjuteri, ai u përgjigj “kisha dashur që kompjuteri të ma sjell dreken në tavolinë, të
ma përgatis një raport mujor të punës ose thjeshtë unë t‟i flasë e ai të veprojë”. Kjo përgjigje më së
miri tregon se ku ka arritur “çmenduria njerëzore” në qasjen ndaj kompjuterit. Përgjigja tani për tani
duket të jetë e çmendur mirëpo në një të ardhme të afërm kjo gjë ndoshta do të arrihet. Por një gjë
është e qartë, një pajisje kompjuterike nuk do të mundë ta zëvendësonte njeriun.
PERDORIMI I TEKNOLOGJISE NE POPULLSITE URBANE
Integrimi i mikrokopjuterave ne klasa gjate 1980 u konsiderua nje risi ne arsimin amerikan. U
diskutua qe teknologjia ka nje fuqi thelbesore ne transformimin e te nxenesit dhe mesidhenies, por
resultoi se me e lehte ishte qe keto institucione te paiseshin me Hardware e Software sesa te
kuptonin potencialin e mirfillte te teknologjise.
Studiuesit jane te shqetesuar per faktin se si kjo teknologji konceptohet e perdoret sepse shoqeria
urbane po behet pre e saj duke e pare ate si nje paisje per te shtyre kohen apo si nje mjet per te
permbysur influencen historike te varferise, diskriminimin dhe si nje shans per me shume mundesi.
Edhe pas 25 vjetesh qe kompjuteri eshte integruar ne shoqeri shume nga objektivat e saj kane
mbetur te parealizuara. Nje nga faktoret qe kane ndikuar eshte gjendja ekomomiko- sociale. Nje
nder objektivat kryesore te saj mbetet angazhimi i studenteve ne aktivitetet kuptimplota arsimore qe
lidhen me teknologjine.
Çeshtjet Ekonomiko – Sociale te Teknologjise ne Zonat Urbane
Ndarja digjitale eshte bere nje drejtues i ceshtjeve ekonomike dhe te drejtave qytetare te
perdoruesve te kopjuterave,Internetit dhe informacioneve te tjera teknologjike te lidhura me
sherbimet e multimedias se infomacionit dhe komunikimit. Kjo ndarje verehet kryesisht mes atyre qe
e kane mundesine e perdorimit dhe atyre qe gjendja ekonomike i pengon te zhvillohen ne kete
drejtim
Veçanerisht ne shoqerine amerikane spikasin nga mungesa e zhivillimit te teknologjise Hispaniket
Amerikane, Afro Amerikanet te cilet i perkasin klases punetore, skane as shkollen e mesme, familje
te varfera, ose vijne nga familjet me nje prind dhe te tjere qe jane residente te qyteteve te vogla dhe
zonave rurale pershire dhe te moshuarit.
Nga agjensite e studimit vetetohet qe pervec vendeve te punes vendet e tjera me te frekuentuara
jane institucionet edukative qe iu japin mundesine njerezve te kene akses Interneti. Dhe meqe
shoqeria ne vetvete akoma nuk ka njohurite e duhura mbi teknologjine per ta kaluar tek komuniteti
apo femijet dhe prandaj jane institucionet arsimore qe duhet ta pergatisin komunitetin amerikan
drejte moshes se teknologjise
. Administrata Kombetare e Telekomunikacionit dhe Informacionit ka percaktuar 5 raporte per te
shqytuar kete problem. Ky raport quhet ‘ Falling through the net’. Ky boshllek ne ndajen digjitale
eshte rritur ne pegjithesi mbi bazen e kategorive te edukimit, te ardhurave e racave. a) Te ardhurat
Ndajet digjitale ne multimedia diferencohen ne baze te kategorise se Edukimit, te ardhurave dhe
minoriteteve. Ndarjet digjitale me te theksuara jane tek ato qe kane te ardhura me te medha sesa
tek ato qe kane me pak te ardhura.
b) Asimimi Diferencat e medha ne boten e teknologjise i gjejme tek nivelet e arsimore te familjeve
nga vijne. Ajo qe verejme eshte nje njohuri edhe perdorim me i madh i teknologjise tek familjet me
arsim me te larte ne krahasim me ata qe nuk kane as gjimnazin. Dhe ky raport eshte me i madh se
20% . . Ku dallojme qe raporti mes popullesise me nivel te larte arsimor eshte 57.5 raporti i pajisjeve
teknologjike qe ata perdorin ne kahasim me 30.75 porhuajse nje ndarje digjitale prej 20% diference
tek personat e nivel te mesem arsimor, dhe krejt i ulet eshte perdorimi i teknologjise tek njerezit e pa
asimuar ne zonat urbane.
c) Minoritetet Pothuajse e njejta gje ndodh dhe nqs bejme krahasimin e perdoimit te teknologjise ne
minoritete te ndyshme do te shohim nje raporte jo ekuivalent mes perdorimit te teknologjise nga
etnicitetet qe ndodhen ne USA. Krahasimi i grupeve kerkimore eshte bere duke studiuar 3 grupe te
ndryshme per ta bere me te qarte konceptin e ndarjes digjitale. Kjo varet dhe nga veshtiresite pe te
ardhurat dhe mos aftesia e te gjithe fmiljeve per tu integruar totalisht ne shoqeri. Por verejme qe
pjeset me te perdorur te teknologjise ne shoqeine Ametikane Interneti dhe Kompjuterat personal. Ne
grafikun e meposhtem verejme dhe diferencen e theksuar mes minoriteteve dhe ndrajet digjitale qe
shkaktohen ng keto boshlleqe shoqerore.
Perdorimi i teknologjise ne shkollat Urbane Termi Teknologji eshte shpesh sinonim i fjles kompjuter.
Por perfshihen pervec Pc dhe video- kamerat, Cd-rooms, Dvd, Interneti, Websitet, Softwaret, dhe
pjisjet digjitale si Mp3, Ipod.
Arritjet Akademike Arritjet akademike jane te dokumentuara. Cdo shkolle dhet te portoje cdo vite
rritjet e studentve te saj. Por vitet e fundit eshte keku qe ky raport te behet i ndare sipas gjendjes
ekonomike, racave dhe etnive. Me pare Teknologjia ishte objekt studimi kurse sot ndihmon ne
procesin e te nxenit dhe mesimdhenies. Mesuesit duhet te gjejne mundesine qe ti pedoin keto
pajisje sidomos ne shkollat urbne ne menyre qe te rijme ne nje nivel akademik me standarte te larta.
. Perkufiimi i nxenesit Urban Nxenesi urban pershkruhet si nje student qe eshte aktiv ne ambjentet
edukative. Tendenc kyesore e ketyre nxenesve eshte te bien pre e gjendjes ekonomike po kulturve
fmiljre te trashegurar , etniciteteve te ndryshme dhe varferise ku nje pjese e tyre jetojne.Prandaj
duhet punur shume qe te kemi me shume nderhyrje teknologjike dhe ne menyen e jeteses se ketyre
Perdorimi i Teknologjise ne shkollat Urbane Cdo vit shohim njeitje te konsideueshme te teknologjise
ne shkolla. Ne USA nje sistem i rateizimit te Pc ne menyre qe cdo studente te kete mundesine te
kete nje te tille.Ne kete program eshte promovur dhe nje progrm per specilizimin e instruktoreve ne
aspektin teknologjik, ne mesimdhenie. E gjithe kjo sepse verehet qe shkollat tipike urbane kane
pajisje te vjetera teknologjike dhe nuk ndihmojne ne perdoimn e tyre neper klasa.
. Teknologjia arsimore ndikon ne performancen akademike te studenteve Kerkimet e fundit ne
Teknologjine Arsimore ,qw perdorimi afektiv i teknologjise ne shkolla ndodh atehere kur aplikohet/
ndikon direkt ne : Mbeshtet objektivat e vendosura. Krijon mundesine e oportuniteteve per
studentet,ne bashkepunime, ne pune grupi dhe ne pune te ndryshme etj. Eshte e pershtshme per te
garantuar nje feedback si per studentet ashtu edhe per mesuesit. Ben integrimin e mesuesit te ri.
Perdoret ne mjedise ku drejtuesit mbeshtesin inovacionet teknologjike. Perdoret nga studentet per te
zgjidhur problemet e lendeve te ndryshme dhe per te perdorur teknologjine ne prezantime dhe
pubblikime te projekteve te tyre.
Teknologji ne arsim mund te permiresoje motivimin sjelljen dhe interesin ndaj mesimit Rrite deshiren
e studenteve per suksese Ndihmon te ndje punen me te tjeret Eshte sfiduese Mund te ndjek kurse te
ndryshme online Aftesi me e madhe vetjake
Teknologji mund te perbeje rrezik ne peformncen e studenteve Duhet patur shume kujdes ne
pershtatjen e teknologjise sips niveleve te studenteve.Keto projekte duhet te drejtohen nga
instruktore te specilizuar dhe qe njohin nxenesit e tyre si nga ana psikologjike ashtu dhe nga ana
socio- ekonomike. Ne menyre qe te nderhyjne per te permiresur nepermjet teknologjise problemet
qe ata kane ne te folur, ne anen emocionale shqiptm apo punen ne grup. Mbyllja Eshte e qarte
nevoja per pemiresim te vazhueshem ne nivelin akademik. K nje nevoje te vzhdueshme per nje
nderhyrje teknologjike ne menye qe te motivojme studentet nxisim deshien e tyre per te punur me
teper dhe te rrisim dhe performancen e tyre ne shkolla. Duhet nje pune shume e madhe dhe
bashkpunuese me te gjithe hallkat e shoqerise qe zvogelojme boshllekun shoqeror teknologjik. Mgja
gjithcka qe ne realitet teknologjia ka rritur ne USA eshte rateizimi i Pc per studentet. Synimi i
teknologjise dhe projektet ne vazhdim do te jene per te thelluar : Bashkpunimin mesues nxenes Te
kuptojne potencialin e teknologjise Te bejme integrimin e suksesshem te saj Te motivojme studentet
me ane te teknologjise Te rrise nivelin akademik shkollor Keto projekte do vhdojne te integrohen
gjithmone e me teper ne sistemin arsimor American .
NDIKIMI I TEKNOLOGJISE DHE SHKENCES NE MJEDIS
Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin tonë.
Te gjitha proceset qe çojnë në një sistem ekologjik te suksesshëm janë të lidhura me programin për
përcaktimin e strategjisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës e të
mjedisit. Ekologjia është themeli i ruajtjes se natyrës dhe të mjedisit dhe si shkencë e biologjisë
shfrytëzon të dhënat shkencore të kimisë, të fizikës të matematikës dhe të shumë shkencave tjera.
Dy janë drejtimet kryesore: 1. Ruajtja e mjedisit që ka si qellim të kufizojë ndikimin e ndotjeve te
industrisë, bujqësisë, transportit, ndërtimit e veprimtari te njeriut. 2. Ruajtja e natyrës që ka si qellim
të kufizojë deri ne minimum ndryshimet në natyrë (ekosistemet) siç janë efektet e ngrohjes globale,
ruajtja e shtresës së ozonit, pakësimi i emetimit të gazrave, evitimi i shirave acide.Prandaj ka
rendësi të dihet një strategji e cila duhet të ndiqet për të evituar një krizë ekologjike në vendin tonë.
Por një gjë e tille fatkeqësisht nuk pasqyrohet në websiten e Ministrisë Mjedisit bile te dhënat i
përkasin vetëm viteve 1997-98 ne te cilat jo vetëm ka gabime por edhe pasaktësia dhe plot teorira.
Vetëm në qoftëse marrim industrinë e lëkurëve, shqetësimet janë më të mëdha për mjedisin.
Derdhjet teknologjike përmbajnë sasia sulfidesh, komponime organike të tretshme, alkalinitet i lartë
si dhe mbetje lendësh regjëse të palidhura, të ngjyruesve, yndyrave dhe emulsioneve. Ujërat që
dalin nga derdhjet e fabrikave të lëkurave duhet te jenë të pastra para se të futen në rrjetin
hidrografik, për të mos prishur balancin ekologjik.Përcaktimi i trajtimit të derdhjeve teknologjike duhet
të ndiqet konkretisht nga çdo ndërmarrje e industrisë në gjendje pune. Jashtë vendit tonë shteti nuk
lejon të punojnë fabrika e ndërmarrje industriale pa patur impiantin e pastrimit te ujërave shkarkuese
bile merr të dhëna çdo ditë për përbërësit e pastërtisë së ujërave.Zgjedhja e metodës së pastrimit si
dhe përcaktimi i parametrave të trajtimit të tyre varet nga përbërja e derdhjeve teknologjike. Vlera e
pH, përmbajtja e lëndëve organike dhe inorganike duhen mbajtur në nivelet standarde të lejuara. Në
rastin e numrit të madh të komponimeve të ndryshme organike që ndodhen në derdhjet, përcaktimi i
secilit paraqet problem dhe kërkon shumë kohë prandaj për këtë arsye behet një përcaktim total i
treguesve kryesorë të derdhjeve që ndikojnë nëpërcaktimin e sasisë së kompozimeve organike dhe
aftësinë e tyre për t’u degraduar.Për këtë ka rëndësi sasia e oksigjenit e domosdoshme për
dekompozimin e përbërësve organikë, pra një fenomen i tille është plotësisht në dëm të mjedisit e
në tërësi të shëndetit. Për këtë duhen ruajtur vlerat standarde të NBO (BOD) nevoja biologjike për
oksigjen dhe të NKO (COD) nevoja kimike për oksigjen dhe këto të mos merren të shkëputura prej
prodhimit.Ashtu siç janë përgjegjës për prodhimin dhe per teknologjinë, drejtuesit dhe personeli ing-
teknik janë përgjegjës edhe për ndotjet e krijuara të cilat duhet ti minimizojnë sa të jetë e mundur
bashkë me efektet e tyre dëmtuese nëpërmjet përmirësimeve të teknologjisë dhe të përdorimit të
kimikateve me efekte sa më pak ndotëse. Edhe ndotjet e ajrit në vendet e punës të reparteve në
industri varen nga proceset teknologjike,lloji i prodhimit, i kimikateve si dhe mënyra e sistemit të
zgjedhur në realizimin e teknologjisë së prodhimit. Por çfare është bërë për të përcaktuar një KMV,
koncentrimi maksimal te vendi i punës për ndotjen e ajrit. Asnjë parametër i tillë nuk ekziston në
vendet e punës në repartet e prodhimit apo atje ku punohet me hidrokarbure dhe
mineralet.Gjithmonë mjedisi mund të jetë shumë i keq ose katastrofik, dhe shumë i mirë.
Media, teknologjia dhe revolucioni informatik përball ndryshimeve globale
Media, teknologjia dhe revolucioni informatik përball ndryshimeve globale
-Globalizimi i prodhimit, avantazhet, bazuar në teknologjitë moderne.
-Shërbimet inteligjente dhe sfidat e teknologjisë
Sot bota eshte ne zhvillimin me te arritur te historise se saj,por kjo nuk do te thote se ky eshte fundi i
saj apo maja e piramides ku teknologjia ndodhet. Fundin e saj nuk e di askush pervec zotit. Ne po
jetojme ne nje kohe e cila quhet koha e informacionit dhe kjo per arsye se informacioni sot po
qarkullon me shpejtesine me te madhe te mundeshme. Teknologjia eshte bere pjese e pandashme e
jetes dhe jeteses ne kohet e sotme, sepse po jetojme ne ate qe thame me lart koha e teknologjise se
fundit dhe koha ku informacioni qarkullon me shpejtesine e drites ne te gjithe boten. Interneti solli ate
qe njerezit mund te flasin me njeri tjetrin ne kohe reale, pra ne te njejtin moment ndryshimi eshte se
ne skajin tjeter mund te jete nate apo dite. Here pas here kete ne e perserisim kur flasim me njerezit
tane ne vendet e tjera te rruzullit. Cdo te thote kjo: bota aq e madhe erdhi ne permasa te vogla,pra ti
flet me nje njeri aq larg sikur e ke prapa murit te shtepise ku jeton.Pra ky eshte Globalizimi per te cilin
flitet cdo cast apo cdo dite. Si eshte e mundur kjo: nevoja e njeriut per te perfituar kohe dhe ulur
koston e udhetimit, lodhjen dhe trafikun e aksidenteve arriti te ndertoje sisteme te tilla. Keto sisteme
sot perdoren nga klasa te ndryshme njerezish si nje qe ka nje kompjuter dhe intenet ne shtepi apo
dhe ne telefonin e tij celular apo sherbime te tjera ekstra si edhe nje njeri tjeter i nje klase me te ulet
, ka mundesite njihet me internetin duke u ulur ne nje internet kafe dhe ku mund te gjeje nje game te
gjere informacionesh nga me te ndryshmet. Pastaj pjesa me e rendesishme eshte se si njerezit e
perdorin ate, ne dobi apo ne zararin e tyre. Cfare duhet te behet ne kete kontekst?Njerezit duhet te
informohen drejt dhe duhet te jene te ndergjegjshem per ate qe bejne. Te respektojne njeri tjetrin
dhe te mendojne edhe veten kundrejt te tjereve. Te arsyetojne me normalen per nje brez qe me te
vertet te kete nje te ardhme te ndritshme dhe te sigurte. Paqe dhe dashamiresi per te gjithe, lidhje te
pastra shoqerore dhe te shendosha familjare. Cdo gje fillon nga vetja jone pastaj tek te tjeret qe na
rrethojne, duhet menduar me e mira qe te arrish te besh ate. Me pak fjale duhet nje vizion dhe nje
misjon per te arritur te ai. Ne kete misjon duhen strategji dhe plane qe jane te realizushme dhe pas
kesaj shume pune.
Teknologjia, Edukimi dhe mësimdhënia ne epoken e globalizimit
Shekujt që kemi lënë pas, kanë „‟prodhuar„‟ mendje të ndritura të cilat kanë bërë zbulime nga më të
thjeshtat deri te ato më epokalet. Por ndoshta asnjërit prej tyre nuk i kishte vajtur në mendje se një
ditë njerëzit do të ishin në gjendje të komunikonin me njëri-tjetrin nga njëri skaj në skajin tjetër të
botës. Mund te këtë qenë e pakapshme për ta që të gjitha veprat, nga ato me të voglat e deri te ato
më voluminozët mund të lexoheshin “online”, kudo dhe kurdo që njerëzit duan! Përderisa shekujt e
kaluar janë emëruar me emërtime të ndryshme për sa i përbëtë progresit, shekulli ynë, pra shekulli
21, me të drejtë quhet shekulli i informacionit dhe teknologjisë. Teknologjia dhe informacioni janë të
lidhura me kompjuterin dhe internetin. Pra, mund të themi se jetojmë në një kohë ku teknologjia ka
shtrirë “sundimin” e saj dhe se duket qartë që ky sundim do të jetë edhe më provokues në të
ardhmen. Shtrirja dhe përmasat që ka marrë përdorimi i internetit janë të jashtëzakonshme. Nga disa
mijëra përdorues në vitet e para të tij, deri në miliarda përdorues në ditët e sotme. Atëherë, interneti
qenka një bibliotekë gjigante, qenka një botë e tërë mesazhesh dhe informatash, rrjetesh telefonike
dhe një shtëpi e madhe botuese në gjithë globin!
Interneti si mundësi qëndron hapur njëzetekatër orë në çdo ditë të jetës sonë, ku ne mund të gjejmë
të gjitha llojet e informacionit, thënë ndryshe; “është një autostradë ku në vend të veturave lëvizin ide
e mendime me shpejtësinë dritës”.
Sot, nxënësit jetojnë në një botë të rrethuar me teknologji. Pra , teknologjia është nevojë e ditës.
Evolucioni i shkollës kërkon një staf të përgatitur mirë, por dhe nxënësit duhet të jenë domosdo në
trendët e reja që sjell koha. Ikja nga hapat tradicional të shkollës, ku shkollat dhe klasat më shumë
ngjasonin me fabrikat dhe ku mësuesi sillej si një shef duke urdhëruar, tani në shekullin 21 duhet
mbështetur një shkollë tjetër, bashkëkohore, ku nxënësi duhet të jetë kreativ, hulumtues e vlerësues,
kjo është domosdoshmëri për një mësim dhe shkollë cilësore. Pikërisht, përdorimi i kompjuterit dhe
teknologjisë informative nëpër klasa nxitë të nxënësi imagjinatën dhe e bën atë kreativ e hulumtues
për të mësuar në vazhdimësi. Është e nevojshme që nxënësve tu mësohen aftësitë e shekullit 21, në
të cilin ne jetojmë, e kjo mund të bëhet vetëm nëse mësuesit e tyre janë në funksion të përmbushjes
se misionit të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Andaj, shkrimtari i njohur amerikan dhe
njohës i çështjeve të arsimit dhe mësimdhënies, Michael Prensky, thotë: ‟‟Nxënësit e sotëm mendojnë
dhe përpunojnë informata që dallojnë krejtësisht nga ato të paraardhëseve të tyre, duke marrë
parasysh se: të gjithë nxënësit tanë sot e kanë gjuhë amtare gjuhën digjitale të kompjuterëve, video
lojërat dhe internetin dhe duke avokuar se mësimdhënësit e sotëm duhet të mësojnë të komunikojnë
në gjuhën dhe stilin e nxënësve të tyre“...
Hulumtimet e bëra në shkollat amerikane kanë treguar qartë se dijet e nxënësve të shkollave që
kanë përdorur kompjuterin dhe internetin në lëndët mësimore kanë qenë të një niveli shumë më të
lartë se niveli tek shkollat që nuk kishin përdorur teknologjinë në procesin mësimor. Ligjërimet e thata
të mësuesve duhet zëvendësuar me pamjet vizuale dhe qasje tjetër fare në klasat e shekullit 21.
Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës angleze në shkollat tona ka
marrë një shtrirje të konsiderueshme. Pajisja e disa shkollave me kompjuter dhe internet ka bërë të
mundur që orët e gjuhës angleze të bëhen pjesë e një komunikimi global brenda klasës. Nxënësit, me
ndihmën e arsimtarit të tyre mund të komunikojnë me nxënës të shkollave të vendeve të ndryshme
në gjithë botën, gjë e cila ndihmon edhe në shkëmbimet reciproke dhe marrjen e informacioneve të
reja. Përveç kësaj, interneti ofron një oqean të tërë të burimeve gjuhësore, të aktiviteteve të
ndryshme të karakterit gjuhësor, kuizeve të cilat mund të vihen në funksion të nxënësve për një
arritshmëri sa më të lartë në nxënie.
Fuqia e internetit dhe informacionet në të, janë burime që duhen konsumuar. Sot interneti disponon
rrjete të fuqishme sociale si: facebook, twitter, Linkedin, my space etj., të cilat edhepse të themeluara
për qëllime të ndryshme paraqesin një mundësi të mirë të shkëmbimit të informacioneve dhe
përvojave midis njerëzve të profileve të ndryshme. Vend elitar në këto rrjete zënë padyshim të
mësuarit e gjuhës angleze. Shkollat dhe kolegjet me prestigjioze të botës, duke parë se numri i
anëtarëve të këtyre rrjeteve po i afrohet miliardit kanë ngarendur të plasojnë punën e tyre për
qëllime edhe komerciale, megjithatë individi është përfitues në përthithjen e informatave të ndryshme
në rrjetin e internetit. Me një përdorim të organizuar dhe të mirëstrukturuar këto rrjete ofrojnë dhe
lehtësojnë dukshëm komunikimin në mes të mësimdhënësve dhe nxënësve të tyre. Një përqindje
vogël e arsimtarëve të anglishtes në Kosove dinë që në kuadër të projektit Basic Education Program –
BEP, është zhvilluar ueb-faqja e projektit, e cila përmban edhe platformën CONNECT. Në kuadër të
kësaj platforme janë krijuar disa grupe, njëra nga këto është edhe KOSOVO ENGLISH LANGUAGE
TAECHERS - KELT. Të gjithë mësimdhënësit që lidhen në këtë platformë përfitojnë të gjitha shërbimet
e ofruara nga ky program, pra mund të marrin material të kursit për përdorimin e teknologjisë
informative në mësimdhënie dhe të nxënit e gjuhës angleze.
Shekulli 21, karakterizohet si shekull i informatikës, megjithatë, pa zotëruar aftësitë esenciale, siç
janë: leximi, përdorimi i dokumenteve, shkrimi, numërimi, komunikimi, puna ekipore, aftësia e të
menduarit, përdorimi i kompjuterit dhe të mësuarit në vazhdimësi, është e zorshme të thuash se
mund të zotërohet profesionalisht dhe me shkathtësi të duhur përdorimi i kompjuterit.
Shërbimet inteligjente dhe sfidat e teknologjisë
Evoluimi i teknologjisë që po karakterizon epokën në të cilën jetojmë, i ka dhënë ngjyrimin kryesor, jo
vetëm zhvillimit të shoqërisë, por edhe politikës që kryejnë shtetet e ndryshme, si në sferën e
brendshme edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Fusha të tilla si: ekonomia, siguria, komunikacioni,
industria etj, e shohin veten të përfshirë në këtë epokë, e cila falë ndikimit të fuqishëm teknologjik që
sjell është krahasuar nga studiues të ndryshëm, me të njëjtin ndikim si revolucioni industrial. Nëse do
të përpiqeshim të gjenim një emër, padyshim emri i parë që do të na vinte ndër mend është “epoka e
informacionit”, një emër që tashmë përdoret gjerësisht, për të përcaktuar kohën në të cilën jetojmë
dhe prirjen kryesore të zhvillimit global. Duke mos u ndalur në asnjë aspekt tjetër pozitiv apo negativ
që sjell elementi kryesor e përfaqësues i kësaj epoke – informacioni – më poshtë do të bëjmë një
vëzhgim të shkurtër për të parë ndikimin e tij në atë fushë të sigurisë, e cila informacionin e ka
misionin kryesor, në fushën e shërbimeve inteligjente. Zhvillimi i tekonologjisë së informacionit ka
ndikuar fuqishëm në zhvillimin e këtyre shërbimeve. Sfidat që sjell teknologjia e informacionit dhe jo
vetëm, janë të shumta, ashtu si dhe ndihma që sjell kjo teknologji. Grumbullimi i informacionit,
tashmë nuk bëhet më vetëm nëpërmjet metodave tradicionale ose njerëzore, por kryhet edhe me anë
të teknologjisë. A mos vallë, po hyjmë në një kohë në të cilën grumbullimi dhe kontrolli i informacionit
do të realizohet vetëm nëpërmjet teknologjisë? A na ndihmon apo na dëmton braktisja e metodave
njerëzore të grumbullimit, kontrollit, klasifikimit e “shoshitjes” së informacionit? Një prej sfidave dhe
zhvillimeve aktuale të shërbimeve inteligjente, falë ndikimit të teknologjisë në jetën tonë vë përballë
dy metoda për t‟u përzgjedhur: teknologji apo aftësi njerëzore?
Politika e shteteve më të fuqishme botërore, ka shekuj që është e drejtuar pa mëdyshje drejt
teknologjisë së re, për t‟a përdorur atë si mjet zhvillues të fuqisë kombëtare, qoftë social-ekonomike
edhe ushtarake. Shembujt sesi shtetet orientohen në politikën e tyre drejt zhvillimeve të reja
tekonlogjike, janë të shumta.Në fragmentin e mëposhtëm shprehet qartë synimi i fuqizimit kombëtar
nëpërmjet ndikimit pozitiv të teknologjisë.
“Aspiratat për rikthimin e kombit francez në statusin e “Fuqisë së Madhe”, nëpërmjet gjithë mjeteve
në dispozicion, nuk ilustrohen askund tjetër më mirë sesa në mendimet e Raymond Marcellin, ish-
ministri i Brendshëm i De Golit, i cili, në një libër të botuar në vitin 1985, shkruan:
Sot fuqia e kombeve qëndron në aftësinë për të zotëruar teknologji të lartë dhe për t‟a përdorur atë
për rritjen e forcës së tyre ushtarake dhe ekonomike. Vetëm disa vende të zgjedhura kanë trurin,
inxhinierët, ekspertët dhe kompanitë për të vënë shkencën dhe teknologjinë në shërbim të pushtetit
politik.Franca është një prej këtyre vendeve, ashtu si ajo, e provoi këtë gjë me suksesin e Concorde-
it, Airbus-it, raketave Ariane, nëndetëses bërthamore dhe krijimin e stacioneve të energjisë
bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike.
[...] Në qoftë se Franca dëshiron të kthehet në fund të shekullit të njëzet si “kombi i madh” që ishte
dikur, ajo duhet të kryejë me vendosmëri të gjitha përpjekjet e saj të brendshme drejt rritjes
sistematike të të gjitha burimeve moderne të pushtetit, në mënyrë që të zmbrapsë kufijtë të cilët e
kanë kufizuar atë në statusin e rangut të dytë, që pas Luftës së Dytë Botërore. (Raymond Marcellin.
La guerre Politique (Paris: Plon, 1985), f. 242)
Në të vërtetë, nivelet e shpenzimeve për shërbimin e fshehtë do të kishin prirjen që të përforconin
këtë aspiratë të rivendosjes së madhështisë. Ishte raportuar në Le Monde më 23 tetor 1991, në lidhje
me shpenzimet e përgjithshme të Mbrojtjes (ngritur vetëm me 0,5%) se buxheti i DGSE-së
(Direktorati i Përgjithshëm për Sigurinë e Jashtme) për vitin 1992, do të rritej me 9.7% mbi atë ç‟ka
figuronte për vitin 1991, në një total prej thuajse një miliard franga ( 989.8 milion). Përveç kësaj,
Kryeministri kishte fonde të fshehta të paparashikuara të cilat, me miratimin e tij ose atë të
Presidentit, mund të përdoreshin për të financuar veprimtarinë e DGSE-së; këto fonde që u rritën me
4% për vitin 1992 ishin rreth 448.2 million franga. Shteti francez dukej i paduruar për të kryer
shpenzime për modernizimin e aftësisë teknologjike të inteligjencës së grumbullimit të informacionit.
Shpenzimi për pajisje në vitin 1992 u ngrit në një masë prej 12,3% më shumë së viti i kaluar, ku më
shumë se gjysma i kushtohej zëvendësimit të kompjuterve dhe kërkimit, dhe më shumë akoma për
përmirësimin e infrastrukturës në qendrat e inteligjencës që shërbenin për mbledhjen e informacionit.
Në të njëjtën frymë, Marina franceze ishte autorizuar për të shpenzuar rreth 80 milion franga për
hulumtimin dhe përfundimisht blerjen e një anije të pajisur me të gjithë teknologjinë e fundit
elektronike për mbledhjen e informacionit prej inteligjencës”. Ky nuk është citimi i një botimi aktual,
por i një të tilli që është botuar thuajse dy dekada më parë, në fillimet e kristalizimit të “erës së
informacionit”. Megjithatë, aty shihen qartë objektivat dhe roli që duhet të ketë ndikimi i teknologjisë
në fuqizimin e Francës. Për të arritur këtë të fundit, rritja e përqindjes së shpenzimeve për
modernizimin e teknologjisë së thithjes së informacionit, në dispozicion të shërbimeve sekrete, duket
se është vlerësuar si një instrument i rëndësishëm. Në fakt, kështu është. Shërbimet inteligjente janë
një instrument i fuqishëm që garanton jo vetëm sigurinë e vendit, por që mund të sjellë edhe
përfitime të ndryshme, të cilat të gërshetuara me diplomacinë, ekonominë, shkencën etj, mund të
transformohen në një forcë shtytëse për forcimin e brendshëm dhe të jashtëm të një shteti. Dhe kur
flitet për shërbimin e fshehtë, hapësirës së përdormit të tij, nuk mund t‟i vihet një cak.Ai (shërbimi)
mund të ketë interesa që te shkenca, ekonomia, ushtria, teknologjia, rendi e deri te të dhënat
arkivore historike apo diplomatike edhe të shekujve të shkuar.E thënë ndryshe, informacioni është
fuqi. Mbledhja e informacionit nëpërmjet ndihmës së teknologjisë ka lehtësuar dhe vështirësuar
procesin njëkohësisht. Përmirësimi i tekonlogjisë i ka bërë masat mbrojtëse më efikase, por
megjithatë faktori human mbetet përsëri një element i pazëvendësueshëm, edhe pse ky i fundit,
nevojën për përdorimin e teknologjisë e ndien përherë e më tepër. Ndërkaq, zhvillimi i teknologjisë,
nuk ka përmirësuar vetëm masat mbrojtëse, por ka zhvilluar e përsosur edhe kërcënimet ndaj
informacionit.
“Pajisjet dhe personeli i sigurisë. Përgjegjësia më e dukshme e CI (Central Intelligence) është
mbrojtja e sekretit dhe agjencitë e bëjnë këtë duke u fokusuar te pajisjet dhe te personeli i sigurisë.
Siguria fizike e sekreteve përfshin masat e marra me qëllim lejimin e individëve që kanë “nevojë për
të ditur” për të pasur akses në sekrete, duke ndaluar ndërkaq afrimin e gjithë të tjerëve. Kjo
kategori përfshin masa mekanike për përdorimin e sigurt, fjalëkalime, shenjat/kartat e identifikimit,
rojet e sigurisë dhe alarmet, por një pjesë e madhe e kësaj teknologjie ndaluese është në dispozicion
si të konsumatorëve vendas ashtu edhe atyre të huaj, duke e dobësuar kësisoj efektshmërinë e saj.
Për shembull, ish-sekretar i energjisë Bill Richardson dëshmoi në vitin 1999 se Qeveria e SHBA-së i
dha teknologji moderne të sigurisë, shërbimeve të fshehta kundërshtare, të tilla si ato të Rusisë, për
të lehtësuar ruajtjen e materialeve bërthamore ruse.¹¹ Sulmet terroriste të 9/11 e detyruan qeverinë
federale për të shtrënguar procedurat e saja të sigurisë fizike, por kompjuterat modernë dhe përhapja
e teknologjive në sektorin privat që i kundërvihen këtyre procedurave janë duke e bërë sigurinë fizike
një sfidë të vazhdueshme.” Natyrisht që edhe pse në citimin e mësipërm vihet re sesa e
domosdoshme është teknologjia për shërbimet sekrete, përsëri roli i personelit të sigurisë nuk mbetet
më pas përsa i përket rëndësisë. Krahas përgatitje së lartë që duhet të ketë personeli i specializuar
për përdorimin e një teknologje të avancuar, kërkohet edhe një kontroll i kujdesshëm dhe një
organizim i saktë i strukturave njerëzore të shërbimeve sekrete, me qëllim që siguria e informacionit
të jetë në lartësinë e duhur. Një teknologji e sofistikuar mund të grumbullojë e të ruajë informacionin,
por nëse për shembull, personeli ka qëllim që të shpërdorojë këtë informacion, atëherë teknologjia
bëhet e pafuqishme, sepse ajo nuk mund të kryejë hetime. Këto të fundit, agjencitë i kanë procedurë
normale të “mirëmbajtjes” së personelit.
Të gjithë punonjësit e shërbimeve të fshehta të rëndësishme, duhet t‟u nënshtrohen hetimeve
rigoroze të së shkuarës për të shqyrtuar vërtetësinë e informacionit personal dhe profesional të ofruar
nga aplikuesi, si dhe për të identifikuar zonat me problematikën afatgjatë. Disa agjenci të
inteligjencës, si CIA, kërkojnë gjithashtu kryerjen e kontrollit mjekësor para punësimit. Një ekzaminim
poligrafik zakonisht shoqëron hetimin e të shkuarës dhe përqëndrohet në mënyrën e jetës dhe në
çështjet e sigurisë.¹² Pasi punësohet, një të rekrut i ri qëndron në një gjendje prove, zakonisht për një
periudhë tre vjeçare. Gjatë kësaj kohe, DCI (Director of Central Intelligence) ka autoritetin ligjor për
të ndërprerë punësimin e një zyrtari për çfarëdo arsye (dhe ndonjëherë edhe pa arsye). Në fund të
periudhës së provës, punonjësi i nënshtrohet një rihetimi dhe një tjetër testimi poligrafik, këtë herë
duke u fokusuar thuajse ekskluzivisht në çështjet e sigurisë dhe kundërzbulimit. Në këtë fazë,
agjencitë janë të interesuara në se punonjësi ka respektuar kërkesat e sigurisë së agjencisë, duke
përfshirë edhe elementin nëse punonjësi është i papërzier me shoqata të paautorizuara (për shembull
me nënpunësit e zbulimit të huaj) të cilat mund të kompromentojnë qëndrimin e tij si një nënpunës i
zbulimit dhe informacionin te i cili ai ka të drejtë përdorimi. Pas kapërcimit të kësaj pengese, oficeri
është subjekt i një hetimi periodik e të rregullt dhe testimeve poligrafike, që zakonisht kryhen njëherë
në pesë vjet.
Oficerët e inteligjencës kanë gjithashtu përgjegjësi edhe për materialet e klasifikuara, të cilat i
përdorin në punën e tyre. Shumica e pajisjeve të agjencive të zbulimit janë skicuar si “pajisje të
sigurisë e të fshehtësisë” (SCIF), në të cilat informacioni shumë i klasifikuar dhe informacioni i
fshehtë, mund të ruhet e të shikohet prej personelit të shërbimit të fshehtë. Edhe pse nën sisteme
mbyllëse me kombinim, mbyllje të sigurta, alarme dhe pajisje të tjera për mbrojtjen e këtyre
objekteve, të punësuarit të luajnë një rol të madh në garantimin e sigurisë së tyre.¹³ Në të vërtetë,
në shumicën e agjencive, punonjësi i cili largohet i fundit gjatë ditës së punës, duhet të sigurohet që
të gjitha materialet janë të ruajtura në mënyrë të sigurt dhe në zonat e përshtatshme të ruajtjes.”
Ndërkohë, teknologjia e ka shndërruar grumbullimin e informacionit prej shërbimeve inteligjente, në
një proces i cili ka prurje të jashtëzakonshme, të pamenduara kurrë më parë që do të ishin në shifra
të tilla. Sot informacioni vjen nga të gjitha drejtimet, nga burime të hapura ose jo. Që nga satelitët e
deri në zonat më të humbura të planetit, gjëllon një mori informacioni. Natyrisht që shërbimet
inteligjente sot mbledhin një sasi të madhe informacioni. A ka ky fenomen edhe problematikën e vet?
“Në disa raste, qeveritë paguajnë për informacionin në vend që t‟a marrin atë nëpërmjet meritave të
pozicioneve qendrore. Përveçse është ulur kostoja e prodhimit të të njëjtit informacion, përdorimi i
gjerë i teknologjisë së informacionit ka rritur potencialin e grumbullimit të informacionit dhe si pasojë
është ngritur edhe pagesa në përgjithësi. Ndarja veç e informacionit të vlefshëm mund të jetë e
kushtueshme po aq sa vetë grumbullimi i informacionit: “Kostoja e vetme është procesi i shoshitjes
për të ndarë arin nga llumi” (Hood, 1983:93), por një proces i tillë mund të kërkojë shpenzime të
rëndësishme, kur është teknikisht e mundur që të mblidhet kaq shumë informacion. Kartat e
identitetit, regjistrimi i automjeteve dhe grumbullimi i taksave, hyjnë të gjitha në kategorinë e
mjeteve zbuluese. Zhvillimi teknologjik më i rëndësishëm, që me shumë gjasa shtoi sasinë e
informacionit të kërkuar nga qeveritë, ishte ai i teknologjisë së kartave elektronike. ”Në njëfarë
mënyre, zhvillimi i tekonologjisë ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme edhe procesin e
grumbullimit të informacionit. Ky proces ka lehtësuar së tepërmi grumbullimin e informacionit dhe ka
nxjerrë në pah mundësi të reja të ushtrimit të kontrollit mbi informacionin. Pajisjet që regjistrojnë
informacion në mënyrë automatike, erdhën duke u shtuar. Për shembull, automatizimi i kontrolleve të
imigracionit krijoi mundësinë e mbledhjes automatike të informatave të shumta. Kartat smart, nëse
përdoren, do t‟u mundësojnë qeverive regjistrimin automatik të të gjithë qytetarëve të atij shteti, në
të njëjtën mënyrë që regjistrohen veprimet e klientëve të bankave.
Të dhëna të shumta, që mblidhen në heshtje nëpërmjet teknologjisë – e thënë me pak fjalë kjo është
prirja që ka grumbullimi i informacionit që bazohet vetëm te te teknologjia. A ka ndikim shoqëror ky
proces? Po nëse e krahasojmë atë me metodën tradicionale njerzore? Mbledhja e informacionit
nëpërmjet teknologjisë mund të jetë shumë efikase, por teknologjia nuk mund të prezantojë qeverinë
apo të ndikojë te psikologjia e shoqërisë dhe për të shkaktuar efekte parandaluese. “Por Hood
sugjeron, se, për zbulimin qeveritar të të dhënave ka pak kuptim nëse bëhet dallimi mes kërkesave të
veçanta apo atyre të të përgjithshme. Në vend të kësaj, ai thekson dallimin ndërmjet mënyrës
“aktive” dhe asaj “pasive” të grumbullimit të informacionit nga qeveria, ku diferenca midis dy
mënyrave qëndron në shkallën e iniciativës ose lëvizjes që qeverisë i duhet për të marrë informacionin
në fjalë: “Kështu, kur qeveria na vëren nga një kullë vëzhgimi fikse, ajo është pasive. Kur troket në
dyert tona ose kur ndalon makinën tonë në rrugë për të zhvilluar hetimet e saja, qeveria është
aktive”. (Hood, 1983:89).
Detektorët e dhënë në shembujt më lart janë shumë aktivë. Dedektimi pasiv nuk është diçka që
tradicionalisht qeveritë e kanë bërë shumë mirë, veçanërisht në Britani, ku linjat e ngushta vertikale
të pushtetit parandalojnë agjencitë qeveritare që të shpërndajnë informacion ose të kryejnë profile të
qytetarëve. Megjithatë, një hetim i marrëdhënies mes mjeteve të dedektimit dhe atyre që ndikojnë,
tregon se, teknologjia sjell një ndryshim te aftësia pasive grumbulluese e qeverisë, si produkt i
përdorimit të teknologjisë së informacionit prej qeverisë si mjet “ndikues”. Organizatat në të dyja
qeveritë tani mbledhin në mënyrë rutinore dhe ruajnë, baza të mëdha të dhënash me informata për
qytetarët, si pjesë edetyrave të tyre kryesore administrative, duke qenë se sistemet kompjuterike
kanë zëvendësuar veprimet e kryera me dorë. Në vitin 1986, raporti i një zyre të vlerësimit të
Teknologjisë në SHBA, arriti në përfundimin se, “përdorimi i gjerë e të dhënave të kompjuterizuara,
gjetjet dhe kërkimet elektronike të regjistruara dhe rrjetet kompjuterike ishin duke çuar me shpejtësi
drejt krijimit të një baze të dhënash kombëtare de facto, që përmbante të dhënat personale për
pjesën më të madhe të amerikanëve” (OTA, 1988b: 15).”. Por siç shihet në pjesën e mësipërme,
bazat e të dhënave tashmë ekzisojnë dhe zhvillimi teknologjik, e kryen ndikimin e tij me ose pa
dëshirën e individëve. Zhvillimi i tij sjell sfida të reja, të cilat duke qenë se, vijnë si pasojë e
transformimit të mënyrës së jetesës në tërësi, nuk mund të anashkalohen apo të lihen pezull. E tillë
është edhe sfida e menaxhimit të teknologjisë së informacionit. Në të shkuarën nuk ka munguar
mbledhja e sasive të mëdha të informacionit edhe pse teknologjia e sotme nuk ekzistonte. Nevoja për
informacion është e kahershme, e gjithëkohshme dhe teknologjia nuk ka bërë asnjë “dhuratë”
surprizë, pasi qeveritë janë të prirura drejt grumbullimit të informacionit. Teknologjia ka sjellë rregulla
të reja loje. “Të dyja qeveritë qendrore amerikane dhe britanike pra, posedojnë baza të dhënash
kombëtare de facto. Këto baza të dhënash shtojnë mundësinë e dedektimit “pasiv” dhe zvogëlojnë
nevojën për dedektim “aktiv”. Kapaciteti i qeverisë për të mbledhur informacion është një funksion i
marrëdhënieve shoqërore më shumë se sa teknologji dhe nuk është rritur detyrimisht përmes
përparimit të teknologjisë; qeveritë totalitare të së shkuarës, për shembull, kanë kryer operacione të
sofistikuara vëzhgimi pa teknologjinë e informacionit. Policia e Gjermanisë Lindore, për shembull,
kishte të punësuar 500.000 informatorë të fshehtë, 10.000 prej të cilëve dëgjonin dhe transkriptonin
telefonatat e qytetarëve Por, sigurisht është rasti që informacioni i mbledhur në bazat e të dhënave
kombëtare de facto të qeverisë, të vihet në dispozicion për përpunim të mëtejshëm dhe të mund të
skanohet shumë më lehtë, duke përdorur teknologji kompjuterike.”
Nëse shikojmë sesa prurje të mëdha informacioni sjellin sistemet e reja teknologjike, normalisht që
nuk mund të mendojmë vetëm për anët e mira. A ka dobësi një sistem i cili grumbullimin, sistemimin,
ruajtjen etj, të informacionit e ka të përqëndruar te teknologjia? “Sistemet e informacionit, tashmë
janë mjetet kryesore të qeverive. Rëndësia e teknologjisë së informacionit te mjetet e qeverisë e bën
vendimtare fuqinë e kësaj teknologjie ndaj politikës. Por a janë “sistemet e reja nervore” të qeverisë
më shumë apo më pak vendimtare ndaj politikës sesa metodat tradicionale administrative? Në nivelin
më themelor, në qoftë se shumica e sistemeve kompjuterike të përmendura më lart pushojnë së
funksionuari, atëherë mjetet e politikës qeverisëse nuk mund të vihen në punë.” Grumbullimi i
informacionit nëpërmjet teknologjisë, sot është një praktikë e pashmangshme, edhe pse kontrolli
njerëzor mbi teknologjinë do të ketë gjithmonë epërsi. Por, rreziku kryesor duket se qëndron diku
tjetër. Të mirat që po sjell teknologjia në këtë drejtim, duket se kanë krijuar një varësi të madhe, që
duke parë rëndësinë që ka kjo (teknologjia), në një rast dështimi të mundshëm të sistemit, duhet
pranuar se humbjet mund të jenë të rënda.

Contenu connexe

En vedette

Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTExpeed Software
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsPixeldarts
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Applitools
 

En vedette (20)

Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
 

Projekt teknologji12 lenda

  • 1. Projekt lenda:teknologji Tema: Tenologjia ne jeten urbane . Shkolla: `Elmaz ademi` Klasa: 12 b Punoi: Shpresim Ademaj Pranoi:
  • 2. Ndikimi i teknologjise ne jeten e njeriut Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dhe avancimi i saj ka bërë që njeriu t‟i afrohet dhe të jetë më pranë saj. Një prej pajisjeve më të familjarizuar me njeriun sot padyshim është kompjuteri. Dekada e fundit ishte ajo e cila „kurorëzoi‟ lidhjen mes njeriut dhe kompjuterit. Ishte pikërisht kjo lidhje e cila definoi disa „epitete‟ si programer, IT etj. Miliona njerëz të punësuar në institucione dhe kompani të ndryshme kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke komunikuar me kompjuter, ndërsa fjalisë “libri shoku më i ngushtë i njeriut” po i zbehet kuptimi. Për shumë njerëz, mungesa e kompjuterit në ambientet e punës ose shtëpisë, do ta bënte jetën më të vështirë. Një njeri i rëndomtë kafenë e mëngjesit ka mundësi ta pijë duke shfletuar online gazeta, duke komunikuar me njerëz nga pjesë të ndryshme të botës, të shoh pjesë të qyteteve të ndryshme ose edhe të blejë diçka që i pëlqen. Informata e cila në kohë të hershme ka qarkulluar me mjaftë vështirësi, tani me një click gjendet para syve tanë. Programerët e kompanive të mëdha duke i pasur parasysh kërkesat e përdoruesve mundohen që pajisjen kompjuterike ta bëjnë sa më të mençur. Shembuj të softuerëve të ndryshëm tregojnë qartë punën e e tyre. Sot aftësi e një web faqeje për ta mbajtur sa më shumë pranë saj përdoruesin, duket të jetë njësia matëse e cilësisë së saj. Aplikacionet e mençura që i japin mundësi njeriut të komunikojë me këdo në botë, gjenerimi i pamjeve satelitore të vendeve që kemi ëndërruar t‟i shohim, mundësia e komunikimit me makina të mençura (bots), qasja e mijëra informatave brenda disa sekondave, ruajtja e dokumenteve personale në distanca shumë të largëta (në serverë të ndryshëm), mundësia e blerjes së pajisjeve të ndryshme online, dëgjimi online i ligjëratave të profesorëve të njohur etj., etj., e kanë edukuar njeriun në atë mënyrë saqë ai prej kompjuterit të kërkojë edhe gjëra që tani për tani duken të paarritshme. Në intervista të ndryshme që kam pasur me njerëz kam marrë shumë përgjigje, mirëpo vlen të ceket njëra prej përgjigjeve që kam pranuar nga një person zyrtar i një kompanie. Në pyetjen se çka kishit dashur të ju ofroj një kompjuteri, ai u përgjigj “kisha dashur që kompjuteri të ma sjell dreken në tavolinë, të ma përgatis një raport mujor të punës ose thjeshtë unë t‟i flasë e ai të veprojë”. Kjo përgjigje më së miri tregon se ku ka arritur “çmenduria njerëzore” në qasjen ndaj kompjuterit. Përgjigja tani për tani duket të jetë e çmendur mirëpo në një të ardhme të afërm kjo gjë ndoshta do të arrihet. Por një gjë është e qartë, një pajisje kompjuterike nuk do të mundë ta zëvendësonte njeriun.
  • 3. PERDORIMI I TEKNOLOGJISE NE POPULLSITE URBANE Integrimi i mikrokopjuterave ne klasa gjate 1980 u konsiderua nje risi ne arsimin amerikan. U diskutua qe teknologjia ka nje fuqi thelbesore ne transformimin e te nxenesit dhe mesidhenies, por resultoi se me e lehte ishte qe keto institucione te paiseshin me Hardware e Software sesa te kuptonin potencialin e mirfillte te teknologjise. Studiuesit jane te shqetesuar per faktin se si kjo teknologji konceptohet e perdoret sepse shoqeria urbane po behet pre e saj duke e pare ate si nje paisje per te shtyre kohen apo si nje mjet per te permbysur influencen historike te varferise, diskriminimin dhe si nje shans per me shume mundesi. Edhe pas 25 vjetesh qe kompjuteri eshte integruar ne shoqeri shume nga objektivat e saj kane mbetur te parealizuara. Nje nga faktoret qe kane ndikuar eshte gjendja ekomomiko- sociale. Nje nder objektivat kryesore te saj mbetet angazhimi i studenteve ne aktivitetet kuptimplota arsimore qe lidhen me teknologjine. Çeshtjet Ekonomiko – Sociale te Teknologjise ne Zonat Urbane Ndarja digjitale eshte bere nje drejtues i ceshtjeve ekonomike dhe te drejtave qytetare te perdoruesve te kopjuterave,Internetit dhe informacioneve te tjera teknologjike te lidhura me sherbimet e multimedias se infomacionit dhe komunikimit. Kjo ndarje verehet kryesisht mes atyre qe e kane mundesine e perdorimit dhe atyre qe gjendja ekonomike i pengon te zhvillohen ne kete drejtim Veçanerisht ne shoqerine amerikane spikasin nga mungesa e zhivillimit te teknologjise Hispaniket Amerikane, Afro Amerikanet te cilet i perkasin klases punetore, skane as shkollen e mesme, familje te varfera, ose vijne nga familjet me nje prind dhe te tjere qe jane residente te qyteteve te vogla dhe zonave rurale pershire dhe te moshuarit. Nga agjensite e studimit vetetohet qe pervec vendeve te punes vendet e tjera me te frekuentuara jane institucionet edukative qe iu japin mundesine njerezve te kene akses Interneti. Dhe meqe shoqeria ne vetvete akoma nuk ka njohurite e duhura mbi teknologjine per ta kaluar tek komuniteti apo femijet dhe prandaj jane institucionet arsimore qe duhet ta pergatisin komunitetin amerikan drejte moshes se teknologjise . Administrata Kombetare e Telekomunikacionit dhe Informacionit ka percaktuar 5 raporte per te shqytuar kete problem. Ky raport quhet ‘ Falling through the net’. Ky boshllek ne ndajen digjitale eshte rritur ne pegjithesi mbi bazen e kategorive te edukimit, te ardhurave e racave. a) Te ardhurat Ndajet digjitale ne multimedia diferencohen ne baze te kategorise se Edukimit, te ardhurave dhe minoriteteve. Ndarjet digjitale me te theksuara jane tek ato qe kane te ardhura me te medha sesa tek ato qe kane me pak te ardhura. b) Asimimi Diferencat e medha ne boten e teknologjise i gjejme tek nivelet e arsimore te familjeve nga vijne. Ajo qe verejme eshte nje njohuri edhe perdorim me i madh i teknologjise tek familjet me arsim me te larte ne krahasim me ata qe nuk kane as gjimnazin. Dhe ky raport eshte me i madh se 20% . . Ku dallojme qe raporti mes popullesise me nivel te larte arsimor eshte 57.5 raporti i pajisjeve teknologjike qe ata perdorin ne kahasim me 30.75 porhuajse nje ndarje digjitale prej 20% diference tek personat e nivel te mesem arsimor, dhe krejt i ulet eshte perdorimi i teknologjise tek njerezit e pa asimuar ne zonat urbane. c) Minoritetet Pothuajse e njejta gje ndodh dhe nqs bejme krahasimin e perdoimit te teknologjise ne minoritete te ndyshme do te shohim nje raporte jo ekuivalent mes perdorimit te teknologjise nga etnicitetet qe ndodhen ne USA. Krahasimi i grupeve kerkimore eshte bere duke studiuar 3 grupe te ndryshme per ta bere me te qarte konceptin e ndarjes digjitale. Kjo varet dhe nga veshtiresite pe te
  • 4. ardhurat dhe mos aftesia e te gjithe fmiljeve per tu integruar totalisht ne shoqeri. Por verejme qe pjeset me te perdorur te teknologjise ne shoqeine Ametikane Interneti dhe Kompjuterat personal. Ne grafikun e meposhtem verejme dhe diferencen e theksuar mes minoriteteve dhe ndrajet digjitale qe shkaktohen ng keto boshlleqe shoqerore. Perdorimi i teknologjise ne shkollat Urbane Termi Teknologji eshte shpesh sinonim i fjles kompjuter. Por perfshihen pervec Pc dhe video- kamerat, Cd-rooms, Dvd, Interneti, Websitet, Softwaret, dhe pjisjet digjitale si Mp3, Ipod. Arritjet Akademike Arritjet akademike jane te dokumentuara. Cdo shkolle dhet te portoje cdo vite rritjet e studentve te saj. Por vitet e fundit eshte keku qe ky raport te behet i ndare sipas gjendjes ekonomike, racave dhe etnive. Me pare Teknologjia ishte objekt studimi kurse sot ndihmon ne procesin e te nxenit dhe mesimdhenies. Mesuesit duhet te gjejne mundesine qe ti pedoin keto pajisje sidomos ne shkollat urbne ne menyre qe te rijme ne nje nivel akademik me standarte te larta. . Perkufiimi i nxenesit Urban Nxenesi urban pershkruhet si nje student qe eshte aktiv ne ambjentet edukative. Tendenc kyesore e ketyre nxenesve eshte te bien pre e gjendjes ekonomike po kulturve fmiljre te trashegurar , etniciteteve te ndryshme dhe varferise ku nje pjese e tyre jetojne.Prandaj duhet punur shume qe te kemi me shume nderhyrje teknologjike dhe ne menyen e jeteses se ketyre Perdorimi i Teknologjise ne shkollat Urbane Cdo vit shohim njeitje te konsideueshme te teknologjise ne shkolla. Ne USA nje sistem i rateizimit te Pc ne menyre qe cdo studente te kete mundesine te kete nje te tille.Ne kete program eshte promovur dhe nje progrm per specilizimin e instruktoreve ne aspektin teknologjik, ne mesimdhenie. E gjithe kjo sepse verehet qe shkollat tipike urbane kane pajisje te vjetera teknologjike dhe nuk ndihmojne ne perdoimn e tyre neper klasa. . Teknologjia arsimore ndikon ne performancen akademike te studenteve Kerkimet e fundit ne Teknologjine Arsimore ,qw perdorimi afektiv i teknologjise ne shkolla ndodh atehere kur aplikohet/ ndikon direkt ne : Mbeshtet objektivat e vendosura. Krijon mundesine e oportuniteteve per studentet,ne bashkepunime, ne pune grupi dhe ne pune te ndryshme etj. Eshte e pershtshme per te garantuar nje feedback si per studentet ashtu edhe per mesuesit. Ben integrimin e mesuesit te ri. Perdoret ne mjedise ku drejtuesit mbeshtesin inovacionet teknologjike. Perdoret nga studentet per te zgjidhur problemet e lendeve te ndryshme dhe per te perdorur teknologjine ne prezantime dhe pubblikime te projekteve te tyre. Teknologji ne arsim mund te permiresoje motivimin sjelljen dhe interesin ndaj mesimit Rrite deshiren e studenteve per suksese Ndihmon te ndje punen me te tjeret Eshte sfiduese Mund te ndjek kurse te ndryshme online Aftesi me e madhe vetjake Teknologji mund te perbeje rrezik ne peformncen e studenteve Duhet patur shume kujdes ne pershtatjen e teknologjise sips niveleve te studenteve.Keto projekte duhet te drejtohen nga instruktore te specilizuar dhe qe njohin nxenesit e tyre si nga ana psikologjike ashtu dhe nga ana socio- ekonomike. Ne menyre qe te nderhyjne per te permiresur nepermjet teknologjise problemet qe ata kane ne te folur, ne anen emocionale shqiptm apo punen ne grup. Mbyllja Eshte e qarte nevoja per pemiresim te vazhueshem ne nivelin akademik. K nje nevoje te vzhdueshme per nje nderhyrje teknologjike ne menye qe te motivojme studentet nxisim deshien e tyre per te punur me teper dhe te rrisim dhe performancen e tyre ne shkolla. Duhet nje pune shume e madhe dhe bashkpunuese me te gjithe hallkat e shoqerise qe zvogelojme boshllekun shoqeror teknologjik. Mgja gjithcka qe ne realitet teknologjia ka rritur ne USA eshte rateizimi i Pc per studentet. Synimi i teknologjise dhe projektet ne vazhdim do te jene per te thelluar : Bashkpunimin mesues nxenes Te kuptojne potencialin e teknologjise Te bejme integrimin e suksesshem te saj Te motivojme studentet me ane te teknologjise Te rrise nivelin akademik shkollor Keto projekte do vhdojne te integrohen gjithmone e me teper ne sistemin arsimor American .
  • 5. NDIKIMI I TEKNOLOGJISE DHE SHKENCES NE MJEDIS Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin tonë. Te gjitha proceset qe çojnë në një sistem ekologjik te suksesshëm janë të lidhura me programin për përcaktimin e strategjisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës e të mjedisit. Ekologjia është themeli i ruajtjes se natyrës dhe të mjedisit dhe si shkencë e biologjisë shfrytëzon të dhënat shkencore të kimisë, të fizikës të matematikës dhe të shumë shkencave tjera. Dy janë drejtimet kryesore: 1. Ruajtja e mjedisit që ka si qellim të kufizojë ndikimin e ndotjeve te industrisë, bujqësisë, transportit, ndërtimit e veprimtari te njeriut. 2. Ruajtja e natyrës që ka si qellim të kufizojë deri ne minimum ndryshimet në natyrë (ekosistemet) siç janë efektet e ngrohjes globale, ruajtja e shtresës së ozonit, pakësimi i emetimit të gazrave, evitimi i shirave acide.Prandaj ka rendësi të dihet një strategji e cila duhet të ndiqet për të evituar një krizë ekologjike në vendin tonë. Por një gjë e tille fatkeqësisht nuk pasqyrohet në websiten e Ministrisë Mjedisit bile te dhënat i përkasin vetëm viteve 1997-98 ne te cilat jo vetëm ka gabime por edhe pasaktësia dhe plot teorira. Vetëm në qoftëse marrim industrinë e lëkurëve, shqetësimet janë më të mëdha për mjedisin. Derdhjet teknologjike përmbajnë sasia sulfidesh, komponime organike të tretshme, alkalinitet i lartë si dhe mbetje lendësh regjëse të palidhura, të ngjyruesve, yndyrave dhe emulsioneve. Ujërat që dalin nga derdhjet e fabrikave të lëkurave duhet te jenë të pastra para se të futen në rrjetin hidrografik, për të mos prishur balancin ekologjik.Përcaktimi i trajtimit të derdhjeve teknologjike duhet të ndiqet konkretisht nga çdo ndërmarrje e industrisë në gjendje pune. Jashtë vendit tonë shteti nuk lejon të punojnë fabrika e ndërmarrje industriale pa patur impiantin e pastrimit te ujërave shkarkuese bile merr të dhëna çdo ditë për përbërësit e pastërtisë së ujërave.Zgjedhja e metodës së pastrimit si dhe përcaktimi i parametrave të trajtimit të tyre varet nga përbërja e derdhjeve teknologjike. Vlera e pH, përmbajtja e lëndëve organike dhe inorganike duhen mbajtur në nivelet standarde të lejuara. Në rastin e numrit të madh të komponimeve të ndryshme organike që ndodhen në derdhjet, përcaktimi i secilit paraqet problem dhe kërkon shumë kohë prandaj për këtë arsye behet një përcaktim total i treguesve kryesorë të derdhjeve që ndikojnë nëpërcaktimin e sasisë së kompozimeve organike dhe aftësinë e tyre për t’u degraduar.Për këtë ka rëndësi sasia e oksigjenit e domosdoshme për dekompozimin e përbërësve organikë, pra një fenomen i tille është plotësisht në dëm të mjedisit e në tërësi të shëndetit. Për këtë duhen ruajtur vlerat standarde të NBO (BOD) nevoja biologjike për oksigjen dhe të NKO (COD) nevoja kimike për oksigjen dhe këto të mos merren të shkëputura prej prodhimit.Ashtu siç janë përgjegjës për prodhimin dhe per teknologjinë, drejtuesit dhe personeli ing- teknik janë përgjegjës edhe për ndotjet e krijuara të cilat duhet ti minimizojnë sa të jetë e mundur bashkë me efektet e tyre dëmtuese nëpërmjet përmirësimeve të teknologjisë dhe të përdorimit të kimikateve me efekte sa më pak ndotëse. Edhe ndotjet e ajrit në vendet e punës të reparteve në industri varen nga proceset teknologjike,lloji i prodhimit, i kimikateve si dhe mënyra e sistemit të zgjedhur në realizimin e teknologjisë së prodhimit. Por çfare është bërë për të përcaktuar një KMV, koncentrimi maksimal te vendi i punës për ndotjen e ajrit. Asnjë parametër i tillë nuk ekziston në vendet e punës në repartet e prodhimit apo atje ku punohet me hidrokarbure dhe mineralet.Gjithmonë mjedisi mund të jetë shumë i keq ose katastrofik, dhe shumë i mirë.
  • 6. Media, teknologjia dhe revolucioni informatik përball ndryshimeve globale Media, teknologjia dhe revolucioni informatik përball ndryshimeve globale -Globalizimi i prodhimit, avantazhet, bazuar në teknologjitë moderne. -Shërbimet inteligjente dhe sfidat e teknologjisë Sot bota eshte ne zhvillimin me te arritur te historise se saj,por kjo nuk do te thote se ky eshte fundi i saj apo maja e piramides ku teknologjia ndodhet. Fundin e saj nuk e di askush pervec zotit. Ne po jetojme ne nje kohe e cila quhet koha e informacionit dhe kjo per arsye se informacioni sot po qarkullon me shpejtesine me te madhe te mundeshme. Teknologjia eshte bere pjese e pandashme e jetes dhe jeteses ne kohet e sotme, sepse po jetojme ne ate qe thame me lart koha e teknologjise se fundit dhe koha ku informacioni qarkullon me shpejtesine e drites ne te gjithe boten. Interneti solli ate qe njerezit mund te flasin me njeri tjetrin ne kohe reale, pra ne te njejtin moment ndryshimi eshte se ne skajin tjeter mund te jete nate apo dite. Here pas here kete ne e perserisim kur flasim me njerezit tane ne vendet e tjera te rruzullit. Cdo te thote kjo: bota aq e madhe erdhi ne permasa te vogla,pra ti flet me nje njeri aq larg sikur e ke prapa murit te shtepise ku jeton.Pra ky eshte Globalizimi per te cilin flitet cdo cast apo cdo dite. Si eshte e mundur kjo: nevoja e njeriut per te perfituar kohe dhe ulur koston e udhetimit, lodhjen dhe trafikun e aksidenteve arriti te ndertoje sisteme te tilla. Keto sisteme sot perdoren nga klasa te ndryshme njerezish si nje qe ka nje kompjuter dhe intenet ne shtepi apo dhe ne telefonin e tij celular apo sherbime te tjera ekstra si edhe nje njeri tjeter i nje klase me te ulet , ka mundesite njihet me internetin duke u ulur ne nje internet kafe dhe ku mund te gjeje nje game te gjere informacionesh nga me te ndryshmet. Pastaj pjesa me e rendesishme eshte se si njerezit e perdorin ate, ne dobi apo ne zararin e tyre. Cfare duhet te behet ne kete kontekst?Njerezit duhet te informohen drejt dhe duhet te jene te ndergjegjshem per ate qe bejne. Te respektojne njeri tjetrin dhe te mendojne edhe veten kundrejt te tjereve. Te arsyetojne me normalen per nje brez qe me te vertet te kete nje te ardhme te ndritshme dhe te sigurte. Paqe dhe dashamiresi per te gjithe, lidhje te pastra shoqerore dhe te shendosha familjare. Cdo gje fillon nga vetja jone pastaj tek te tjeret qe na rrethojne, duhet menduar me e mira qe te arrish te besh ate. Me pak fjale duhet nje vizion dhe nje misjon per te arritur te ai. Ne kete misjon duhen strategji dhe plane qe jane te realizushme dhe pas kesaj shume pune.
  • 7. Teknologjia, Edukimi dhe mësimdhënia ne epoken e globalizimit Shekujt që kemi lënë pas, kanë „‟prodhuar„‟ mendje të ndritura të cilat kanë bërë zbulime nga më të thjeshtat deri te ato më epokalet. Por ndoshta asnjërit prej tyre nuk i kishte vajtur në mendje se një ditë njerëzit do të ishin në gjendje të komunikonin me njëri-tjetrin nga njëri skaj në skajin tjetër të botës. Mund te këtë qenë e pakapshme për ta që të gjitha veprat, nga ato me të voglat e deri te ato më voluminozët mund të lexoheshin “online”, kudo dhe kurdo që njerëzit duan! Përderisa shekujt e kaluar janë emëruar me emërtime të ndryshme për sa i përbëtë progresit, shekulli ynë, pra shekulli 21, me të drejtë quhet shekulli i informacionit dhe teknologjisë. Teknologjia dhe informacioni janë të lidhura me kompjuterin dhe internetin. Pra, mund të themi se jetojmë në një kohë ku teknologjia ka shtrirë “sundimin” e saj dhe se duket qartë që ky sundim do të jetë edhe më provokues në të ardhmen. Shtrirja dhe përmasat që ka marrë përdorimi i internetit janë të jashtëzakonshme. Nga disa mijëra përdorues në vitet e para të tij, deri në miliarda përdorues në ditët e sotme. Atëherë, interneti qenka një bibliotekë gjigante, qenka një botë e tërë mesazhesh dhe informatash, rrjetesh telefonike dhe një shtëpi e madhe botuese në gjithë globin! Interneti si mundësi qëndron hapur njëzetekatër orë në çdo ditë të jetës sonë, ku ne mund të gjejmë të gjitha llojet e informacionit, thënë ndryshe; “është një autostradë ku në vend të veturave lëvizin ide e mendime me shpejtësinë dritës”. Sot, nxënësit jetojnë në një botë të rrethuar me teknologji. Pra , teknologjia është nevojë e ditës. Evolucioni i shkollës kërkon një staf të përgatitur mirë, por dhe nxënësit duhet të jenë domosdo në trendët e reja që sjell koha. Ikja nga hapat tradicional të shkollës, ku shkollat dhe klasat më shumë ngjasonin me fabrikat dhe ku mësuesi sillej si një shef duke urdhëruar, tani në shekullin 21 duhet mbështetur një shkollë tjetër, bashkëkohore, ku nxënësi duhet të jetë kreativ, hulumtues e vlerësues, kjo është domosdoshmëri për një mësim dhe shkollë cilësore. Pikërisht, përdorimi i kompjuterit dhe teknologjisë informative nëpër klasa nxitë të nxënësi imagjinatën dhe e bën atë kreativ e hulumtues për të mësuar në vazhdimësi. Është e nevojshme që nxënësve tu mësohen aftësitë e shekullit 21, në të cilin ne jetojmë, e kjo mund të bëhet vetëm nëse mësuesit e tyre janë në funksion të përmbushjes se misionit të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Andaj, shkrimtari i njohur amerikan dhe njohës i çështjeve të arsimit dhe mësimdhënies, Michael Prensky, thotë: ‟‟Nxënësit e sotëm mendojnë dhe përpunojnë informata që dallojnë krejtësisht nga ato të paraardhëseve të tyre, duke marrë parasysh se: të gjithë nxënësit tanë sot e kanë gjuhë amtare gjuhën digjitale të kompjuterëve, video lojërat dhe internetin dhe duke avokuar se mësimdhënësit e sotëm duhet të mësojnë të komunikojnë në gjuhën dhe stilin e nxënësve të tyre“... Hulumtimet e bëra në shkollat amerikane kanë treguar qartë se dijet e nxënësve të shkollave që kanë përdorur kompjuterin dhe internetin në lëndët mësimore kanë qenë të një niveli shumë më të
  • 8. lartë se niveli tek shkollat që nuk kishin përdorur teknologjinë në procesin mësimor. Ligjërimet e thata të mësuesve duhet zëvendësuar me pamjet vizuale dhe qasje tjetër fare në klasat e shekullit 21. Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës angleze në shkollat tona ka marrë një shtrirje të konsiderueshme. Pajisja e disa shkollave me kompjuter dhe internet ka bërë të mundur që orët e gjuhës angleze të bëhen pjesë e një komunikimi global brenda klasës. Nxënësit, me ndihmën e arsimtarit të tyre mund të komunikojnë me nxënës të shkollave të vendeve të ndryshme në gjithë botën, gjë e cila ndihmon edhe në shkëmbimet reciproke dhe marrjen e informacioneve të reja. Përveç kësaj, interneti ofron një oqean të tërë të burimeve gjuhësore, të aktiviteteve të ndryshme të karakterit gjuhësor, kuizeve të cilat mund të vihen në funksion të nxënësve për një arritshmëri sa më të lartë në nxënie. Fuqia e internetit dhe informacionet në të, janë burime që duhen konsumuar. Sot interneti disponon rrjete të fuqishme sociale si: facebook, twitter, Linkedin, my space etj., të cilat edhepse të themeluara për qëllime të ndryshme paraqesin një mundësi të mirë të shkëmbimit të informacioneve dhe përvojave midis njerëzve të profileve të ndryshme. Vend elitar në këto rrjete zënë padyshim të mësuarit e gjuhës angleze. Shkollat dhe kolegjet me prestigjioze të botës, duke parë se numri i anëtarëve të këtyre rrjeteve po i afrohet miliardit kanë ngarendur të plasojnë punën e tyre për qëllime edhe komerciale, megjithatë individi është përfitues në përthithjen e informatave të ndryshme në rrjetin e internetit. Me një përdorim të organizuar dhe të mirëstrukturuar këto rrjete ofrojnë dhe lehtësojnë dukshëm komunikimin në mes të mësimdhënësve dhe nxënësve të tyre. Një përqindje vogël e arsimtarëve të anglishtes në Kosove dinë që në kuadër të projektit Basic Education Program – BEP, është zhvilluar ueb-faqja e projektit, e cila përmban edhe platformën CONNECT. Në kuadër të kësaj platforme janë krijuar disa grupe, njëra nga këto është edhe KOSOVO ENGLISH LANGUAGE TAECHERS - KELT. Të gjithë mësimdhënësit që lidhen në këtë platformë përfitojnë të gjitha shërbimet e ofruara nga ky program, pra mund të marrin material të kursit për përdorimin e teknologjisë informative në mësimdhënie dhe të nxënit e gjuhës angleze. Shekulli 21, karakterizohet si shekull i informatikës, megjithatë, pa zotëruar aftësitë esenciale, siç janë: leximi, përdorimi i dokumenteve, shkrimi, numërimi, komunikimi, puna ekipore, aftësia e të menduarit, përdorimi i kompjuterit dhe të mësuarit në vazhdimësi, është e zorshme të thuash se mund të zotërohet profesionalisht dhe me shkathtësi të duhur përdorimi i kompjuterit. Shërbimet inteligjente dhe sfidat e teknologjisë Evoluimi i teknologjisë që po karakterizon epokën në të cilën jetojmë, i ka dhënë ngjyrimin kryesor, jo vetëm zhvillimit të shoqërisë, por edhe politikës që kryejnë shtetet e ndryshme, si në sferën e brendshme edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Fusha të tilla si: ekonomia, siguria, komunikacioni, industria etj, e shohin veten të përfshirë në këtë epokë, e cila falë ndikimit të fuqishëm teknologjik që sjell është krahasuar nga studiues të ndryshëm, me të njëjtin ndikim si revolucioni industrial. Nëse do
  • 9. të përpiqeshim të gjenim një emër, padyshim emri i parë që do të na vinte ndër mend është “epoka e informacionit”, një emër që tashmë përdoret gjerësisht, për të përcaktuar kohën në të cilën jetojmë dhe prirjen kryesore të zhvillimit global. Duke mos u ndalur në asnjë aspekt tjetër pozitiv apo negativ që sjell elementi kryesor e përfaqësues i kësaj epoke – informacioni – më poshtë do të bëjmë një vëzhgim të shkurtër për të parë ndikimin e tij në atë fushë të sigurisë, e cila informacionin e ka misionin kryesor, në fushën e shërbimeve inteligjente. Zhvillimi i tekonologjisë së informacionit ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin e këtyre shërbimeve. Sfidat që sjell teknologjia e informacionit dhe jo vetëm, janë të shumta, ashtu si dhe ndihma që sjell kjo teknologji. Grumbullimi i informacionit, tashmë nuk bëhet më vetëm nëpërmjet metodave tradicionale ose njerëzore, por kryhet edhe me anë të teknologjisë. A mos vallë, po hyjmë në një kohë në të cilën grumbullimi dhe kontrolli i informacionit do të realizohet vetëm nëpërmjet teknologjisë? A na ndihmon apo na dëmton braktisja e metodave njerëzore të grumbullimit, kontrollit, klasifikimit e “shoshitjes” së informacionit? Një prej sfidave dhe zhvillimeve aktuale të shërbimeve inteligjente, falë ndikimit të teknologjisë në jetën tonë vë përballë dy metoda për t‟u përzgjedhur: teknologji apo aftësi njerëzore? Politika e shteteve më të fuqishme botërore, ka shekuj që është e drejtuar pa mëdyshje drejt teknologjisë së re, për t‟a përdorur atë si mjet zhvillues të fuqisë kombëtare, qoftë social-ekonomike edhe ushtarake. Shembujt sesi shtetet orientohen në politikën e tyre drejt zhvillimeve të reja tekonlogjike, janë të shumta.Në fragmentin e mëposhtëm shprehet qartë synimi i fuqizimit kombëtar nëpërmjet ndikimit pozitiv të teknologjisë. “Aspiratat për rikthimin e kombit francez në statusin e “Fuqisë së Madhe”, nëpërmjet gjithë mjeteve në dispozicion, nuk ilustrohen askund tjetër më mirë sesa në mendimet e Raymond Marcellin, ish- ministri i Brendshëm i De Golit, i cili, në një libër të botuar në vitin 1985, shkruan: Sot fuqia e kombeve qëndron në aftësinë për të zotëruar teknologji të lartë dhe për t‟a përdorur atë për rritjen e forcës së tyre ushtarake dhe ekonomike. Vetëm disa vende të zgjedhura kanë trurin, inxhinierët, ekspertët dhe kompanitë për të vënë shkencën dhe teknologjinë në shërbim të pushtetit politik.Franca është një prej këtyre vendeve, ashtu si ajo, e provoi këtë gjë me suksesin e Concorde- it, Airbus-it, raketave Ariane, nëndetëses bërthamore dhe krijimin e stacioneve të energjisë bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike. [...] Në qoftë se Franca dëshiron të kthehet në fund të shekullit të njëzet si “kombi i madh” që ishte dikur, ajo duhet të kryejë me vendosmëri të gjitha përpjekjet e saj të brendshme drejt rritjes sistematike të të gjitha burimeve moderne të pushtetit, në mënyrë që të zmbrapsë kufijtë të cilët e kanë kufizuar atë në statusin e rangut të dytë, që pas Luftës së Dytë Botërore. (Raymond Marcellin. La guerre Politique (Paris: Plon, 1985), f. 242) Në të vërtetë, nivelet e shpenzimeve për shërbimin e fshehtë do të kishin prirjen që të përforconin këtë aspiratë të rivendosjes së madhështisë. Ishte raportuar në Le Monde më 23 tetor 1991, në lidhje me shpenzimet e përgjithshme të Mbrojtjes (ngritur vetëm me 0,5%) se buxheti i DGSE-së (Direktorati i Përgjithshëm për Sigurinë e Jashtme) për vitin 1992, do të rritej me 9.7% mbi atë ç‟ka figuronte për vitin 1991, në një total prej thuajse një miliard franga ( 989.8 milion). Përveç kësaj, Kryeministri kishte fonde të fshehta të paparashikuara të cilat, me miratimin e tij ose atë të
  • 10. Presidentit, mund të përdoreshin për të financuar veprimtarinë e DGSE-së; këto fonde që u rritën me 4% për vitin 1992 ishin rreth 448.2 million franga. Shteti francez dukej i paduruar për të kryer shpenzime për modernizimin e aftësisë teknologjike të inteligjencës së grumbullimit të informacionit. Shpenzimi për pajisje në vitin 1992 u ngrit në një masë prej 12,3% më shumë së viti i kaluar, ku më shumë se gjysma i kushtohej zëvendësimit të kompjuterve dhe kërkimit, dhe më shumë akoma për përmirësimin e infrastrukturës në qendrat e inteligjencës që shërbenin për mbledhjen e informacionit. Në të njëjtën frymë, Marina franceze ishte autorizuar për të shpenzuar rreth 80 milion franga për hulumtimin dhe përfundimisht blerjen e një anije të pajisur me të gjithë teknologjinë e fundit elektronike për mbledhjen e informacionit prej inteligjencës”. Ky nuk është citimi i një botimi aktual, por i një të tilli që është botuar thuajse dy dekada më parë, në fillimet e kristalizimit të “erës së informacionit”. Megjithatë, aty shihen qartë objektivat dhe roli që duhet të ketë ndikimi i teknologjisë në fuqizimin e Francës. Për të arritur këtë të fundit, rritja e përqindjes së shpenzimeve për modernizimin e teknologjisë së thithjes së informacionit, në dispozicion të shërbimeve sekrete, duket se është vlerësuar si një instrument i rëndësishëm. Në fakt, kështu është. Shërbimet inteligjente janë një instrument i fuqishëm që garanton jo vetëm sigurinë e vendit, por që mund të sjellë edhe përfitime të ndryshme, të cilat të gërshetuara me diplomacinë, ekonominë, shkencën etj, mund të transformohen në një forcë shtytëse për forcimin e brendshëm dhe të jashtëm të një shteti. Dhe kur flitet për shërbimin e fshehtë, hapësirës së përdormit të tij, nuk mund t‟i vihet një cak.Ai (shërbimi) mund të ketë interesa që te shkenca, ekonomia, ushtria, teknologjia, rendi e deri te të dhënat arkivore historike apo diplomatike edhe të shekujve të shkuar.E thënë ndryshe, informacioni është fuqi. Mbledhja e informacionit nëpërmjet ndihmës së teknologjisë ka lehtësuar dhe vështirësuar procesin njëkohësisht. Përmirësimi i tekonlogjisë i ka bërë masat mbrojtëse më efikase, por megjithatë faktori human mbetet përsëri një element i pazëvendësueshëm, edhe pse ky i fundit, nevojën për përdorimin e teknologjisë e ndien përherë e më tepër. Ndërkaq, zhvillimi i teknologjisë, nuk ka përmirësuar vetëm masat mbrojtëse, por ka zhvilluar e përsosur edhe kërcënimet ndaj informacionit. “Pajisjet dhe personeli i sigurisë. Përgjegjësia më e dukshme e CI (Central Intelligence) është mbrojtja e sekretit dhe agjencitë e bëjnë këtë duke u fokusuar te pajisjet dhe te personeli i sigurisë. Siguria fizike e sekreteve përfshin masat e marra me qëllim lejimin e individëve që kanë “nevojë për të ditur” për të pasur akses në sekrete, duke ndaluar ndërkaq afrimin e gjithë të tjerëve. Kjo kategori përfshin masa mekanike për përdorimin e sigurt, fjalëkalime, shenjat/kartat e identifikimit, rojet e sigurisë dhe alarmet, por një pjesë e madhe e kësaj teknologjie ndaluese është në dispozicion si të konsumatorëve vendas ashtu edhe atyre të huaj, duke e dobësuar kësisoj efektshmërinë e saj. Për shembull, ish-sekretar i energjisë Bill Richardson dëshmoi në vitin 1999 se Qeveria e SHBA-së i dha teknologji moderne të sigurisë, shërbimeve të fshehta kundërshtare, të tilla si ato të Rusisë, për të lehtësuar ruajtjen e materialeve bërthamore ruse.¹¹ Sulmet terroriste të 9/11 e detyruan qeverinë federale për të shtrënguar procedurat e saja të sigurisë fizike, por kompjuterat modernë dhe përhapja e teknologjive në sektorin privat që i kundërvihen këtyre procedurave janë duke e bërë sigurinë fizike një sfidë të vazhdueshme.” Natyrisht që edhe pse në citimin e mësipërm vihet re sesa e
  • 11. domosdoshme është teknologjia për shërbimet sekrete, përsëri roli i personelit të sigurisë nuk mbetet më pas përsa i përket rëndësisë. Krahas përgatitje së lartë që duhet të ketë personeli i specializuar për përdorimin e një teknologje të avancuar, kërkohet edhe një kontroll i kujdesshëm dhe një organizim i saktë i strukturave njerëzore të shërbimeve sekrete, me qëllim që siguria e informacionit të jetë në lartësinë e duhur. Një teknologji e sofistikuar mund të grumbullojë e të ruajë informacionin, por nëse për shembull, personeli ka qëllim që të shpërdorojë këtë informacion, atëherë teknologjia bëhet e pafuqishme, sepse ajo nuk mund të kryejë hetime. Këto të fundit, agjencitë i kanë procedurë normale të “mirëmbajtjes” së personelit. Të gjithë punonjësit e shërbimeve të fshehta të rëndësishme, duhet t‟u nënshtrohen hetimeve rigoroze të së shkuarës për të shqyrtuar vërtetësinë e informacionit personal dhe profesional të ofruar nga aplikuesi, si dhe për të identifikuar zonat me problematikën afatgjatë. Disa agjenci të inteligjencës, si CIA, kërkojnë gjithashtu kryerjen e kontrollit mjekësor para punësimit. Një ekzaminim poligrafik zakonisht shoqëron hetimin e të shkuarës dhe përqëndrohet në mënyrën e jetës dhe në çështjet e sigurisë.¹² Pasi punësohet, një të rekrut i ri qëndron në një gjendje prove, zakonisht për një periudhë tre vjeçare. Gjatë kësaj kohe, DCI (Director of Central Intelligence) ka autoritetin ligjor për të ndërprerë punësimin e një zyrtari për çfarëdo arsye (dhe ndonjëherë edhe pa arsye). Në fund të periudhës së provës, punonjësi i nënshtrohet një rihetimi dhe një tjetër testimi poligrafik, këtë herë duke u fokusuar thuajse ekskluzivisht në çështjet e sigurisë dhe kundërzbulimit. Në këtë fazë, agjencitë janë të interesuara në se punonjësi ka respektuar kërkesat e sigurisë së agjencisë, duke përfshirë edhe elementin nëse punonjësi është i papërzier me shoqata të paautorizuara (për shembull me nënpunësit e zbulimit të huaj) të cilat mund të kompromentojnë qëndrimin e tij si një nënpunës i zbulimit dhe informacionin te i cili ai ka të drejtë përdorimi. Pas kapërcimit të kësaj pengese, oficeri është subjekt i një hetimi periodik e të rregullt dhe testimeve poligrafike, që zakonisht kryhen njëherë në pesë vjet. Oficerët e inteligjencës kanë gjithashtu përgjegjësi edhe për materialet e klasifikuara, të cilat i përdorin në punën e tyre. Shumica e pajisjeve të agjencive të zbulimit janë skicuar si “pajisje të sigurisë e të fshehtësisë” (SCIF), në të cilat informacioni shumë i klasifikuar dhe informacioni i fshehtë, mund të ruhet e të shikohet prej personelit të shërbimit të fshehtë. Edhe pse nën sisteme mbyllëse me kombinim, mbyllje të sigurta, alarme dhe pajisje të tjera për mbrojtjen e këtyre objekteve, të punësuarit të luajnë një rol të madh në garantimin e sigurisë së tyre.¹³ Në të vërtetë, në shumicën e agjencive, punonjësi i cili largohet i fundit gjatë ditës së punës, duhet të sigurohet që të gjitha materialet janë të ruajtura në mënyrë të sigurt dhe në zonat e përshtatshme të ruajtjes.” Ndërkohë, teknologjia e ka shndërruar grumbullimin e informacionit prej shërbimeve inteligjente, në një proces i cili ka prurje të jashtëzakonshme, të pamenduara kurrë më parë që do të ishin në shifra të tilla. Sot informacioni vjen nga të gjitha drejtimet, nga burime të hapura ose jo. Që nga satelitët e deri në zonat më të humbura të planetit, gjëllon një mori informacioni. Natyrisht që shërbimet inteligjente sot mbledhin një sasi të madhe informacioni. A ka ky fenomen edhe problematikën e vet? “Në disa raste, qeveritë paguajnë për informacionin në vend që t‟a marrin atë nëpërmjet meritave të pozicioneve qendrore. Përveçse është ulur kostoja e prodhimit të të njëjtit informacion, përdorimi i
  • 12. gjerë i teknologjisë së informacionit ka rritur potencialin e grumbullimit të informacionit dhe si pasojë është ngritur edhe pagesa në përgjithësi. Ndarja veç e informacionit të vlefshëm mund të jetë e kushtueshme po aq sa vetë grumbullimi i informacionit: “Kostoja e vetme është procesi i shoshitjes për të ndarë arin nga llumi” (Hood, 1983:93), por një proces i tillë mund të kërkojë shpenzime të rëndësishme, kur është teknikisht e mundur që të mblidhet kaq shumë informacion. Kartat e identitetit, regjistrimi i automjeteve dhe grumbullimi i taksave, hyjnë të gjitha në kategorinë e mjeteve zbuluese. Zhvillimi teknologjik më i rëndësishëm, që me shumë gjasa shtoi sasinë e informacionit të kërkuar nga qeveritë, ishte ai i teknologjisë së kartave elektronike. ”Në njëfarë mënyre, zhvillimi i tekonologjisë ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme edhe procesin e grumbullimit të informacionit. Ky proces ka lehtësuar së tepërmi grumbullimin e informacionit dhe ka nxjerrë në pah mundësi të reja të ushtrimit të kontrollit mbi informacionin. Pajisjet që regjistrojnë informacion në mënyrë automatike, erdhën duke u shtuar. Për shembull, automatizimi i kontrolleve të imigracionit krijoi mundësinë e mbledhjes automatike të informatave të shumta. Kartat smart, nëse përdoren, do t‟u mundësojnë qeverive regjistrimin automatik të të gjithë qytetarëve të atij shteti, në të njëjtën mënyrë që regjistrohen veprimet e klientëve të bankave. Të dhëna të shumta, që mblidhen në heshtje nëpërmjet teknologjisë – e thënë me pak fjalë kjo është prirja që ka grumbullimi i informacionit që bazohet vetëm te te teknologjia. A ka ndikim shoqëror ky proces? Po nëse e krahasojmë atë me metodën tradicionale njerzore? Mbledhja e informacionit nëpërmjet teknologjisë mund të jetë shumë efikase, por teknologjia nuk mund të prezantojë qeverinë apo të ndikojë te psikologjia e shoqërisë dhe për të shkaktuar efekte parandaluese. “Por Hood sugjeron, se, për zbulimin qeveritar të të dhënave ka pak kuptim nëse bëhet dallimi mes kërkesave të veçanta apo atyre të të përgjithshme. Në vend të kësaj, ai thekson dallimin ndërmjet mënyrës “aktive” dhe asaj “pasive” të grumbullimit të informacionit nga qeveria, ku diferenca midis dy mënyrave qëndron në shkallën e iniciativës ose lëvizjes që qeverisë i duhet për të marrë informacionin në fjalë: “Kështu, kur qeveria na vëren nga një kullë vëzhgimi fikse, ajo është pasive. Kur troket në dyert tona ose kur ndalon makinën tonë në rrugë për të zhvilluar hetimet e saja, qeveria është aktive”. (Hood, 1983:89). Detektorët e dhënë në shembujt më lart janë shumë aktivë. Dedektimi pasiv nuk është diçka që tradicionalisht qeveritë e kanë bërë shumë mirë, veçanërisht në Britani, ku linjat e ngushta vertikale të pushtetit parandalojnë agjencitë qeveritare që të shpërndajnë informacion ose të kryejnë profile të qytetarëve. Megjithatë, një hetim i marrëdhënies mes mjeteve të dedektimit dhe atyre që ndikojnë, tregon se, teknologjia sjell një ndryshim te aftësia pasive grumbulluese e qeverisë, si produkt i përdorimit të teknologjisë së informacionit prej qeverisë si mjet “ndikues”. Organizatat në të dyja qeveritë tani mbledhin në mënyrë rutinore dhe ruajnë, baza të mëdha të dhënash me informata për qytetarët, si pjesë edetyrave të tyre kryesore administrative, duke qenë se sistemet kompjuterike kanë zëvendësuar veprimet e kryera me dorë. Në vitin 1986, raporti i një zyre të vlerësimit të Teknologjisë në SHBA, arriti në përfundimin se, “përdorimi i gjerë e të dhënave të kompjuterizuara, gjetjet dhe kërkimet elektronike të regjistruara dhe rrjetet kompjuterike ishin duke çuar me shpejtësi drejt krijimit të një baze të dhënash kombëtare de facto, që përmbante të dhënat personale për
  • 13. pjesën më të madhe të amerikanëve” (OTA, 1988b: 15).”. Por siç shihet në pjesën e mësipërme, bazat e të dhënave tashmë ekzisojnë dhe zhvillimi teknologjik, e kryen ndikimin e tij me ose pa dëshirën e individëve. Zhvillimi i tij sjell sfida të reja, të cilat duke qenë se, vijnë si pasojë e transformimit të mënyrës së jetesës në tërësi, nuk mund të anashkalohen apo të lihen pezull. E tillë është edhe sfida e menaxhimit të teknologjisë së informacionit. Në të shkuarën nuk ka munguar mbledhja e sasive të mëdha të informacionit edhe pse teknologjia e sotme nuk ekzistonte. Nevoja për informacion është e kahershme, e gjithëkohshme dhe teknologjia nuk ka bërë asnjë “dhuratë” surprizë, pasi qeveritë janë të prirura drejt grumbullimit të informacionit. Teknologjia ka sjellë rregulla të reja loje. “Të dyja qeveritë qendrore amerikane dhe britanike pra, posedojnë baza të dhënash kombëtare de facto. Këto baza të dhënash shtojnë mundësinë e dedektimit “pasiv” dhe zvogëlojnë nevojën për dedektim “aktiv”. Kapaciteti i qeverisë për të mbledhur informacion është një funksion i marrëdhënieve shoqërore më shumë se sa teknologji dhe nuk është rritur detyrimisht përmes përparimit të teknologjisë; qeveritë totalitare të së shkuarës, për shembull, kanë kryer operacione të sofistikuara vëzhgimi pa teknologjinë e informacionit. Policia e Gjermanisë Lindore, për shembull, kishte të punësuar 500.000 informatorë të fshehtë, 10.000 prej të cilëve dëgjonin dhe transkriptonin telefonatat e qytetarëve Por, sigurisht është rasti që informacioni i mbledhur në bazat e të dhënave kombëtare de facto të qeverisë, të vihet në dispozicion për përpunim të mëtejshëm dhe të mund të skanohet shumë më lehtë, duke përdorur teknologji kompjuterike.” Nëse shikojmë sesa prurje të mëdha informacioni sjellin sistemet e reja teknologjike, normalisht që nuk mund të mendojmë vetëm për anët e mira. A ka dobësi një sistem i cili grumbullimin, sistemimin, ruajtjen etj, të informacionit e ka të përqëndruar te teknologjia? “Sistemet e informacionit, tashmë janë mjetet kryesore të qeverive. Rëndësia e teknologjisë së informacionit te mjetet e qeverisë e bën vendimtare fuqinë e kësaj teknologjie ndaj politikës. Por a janë “sistemet e reja nervore” të qeverisë më shumë apo më pak vendimtare ndaj politikës sesa metodat tradicionale administrative? Në nivelin më themelor, në qoftë se shumica e sistemeve kompjuterike të përmendura më lart pushojnë së funksionuari, atëherë mjetet e politikës qeverisëse nuk mund të vihen në punë.” Grumbullimi i informacionit nëpërmjet teknologjisë, sot është një praktikë e pashmangshme, edhe pse kontrolli njerëzor mbi teknologjinë do të ketë gjithmonë epërsi. Por, rreziku kryesor duket se qëndron diku tjetër. Të mirat që po sjell teknologjia në këtë drejtim, duket se kanë krijuar një varësi të madhe, që duke parë rëndësinë që ka kjo (teknologjia), në një rast dështimi të mundshëm të sistemit, duhet pranuar se humbjet mund të jenë të rënda.