SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  27
Tema: Dokumentari mbi romantikun e fundit të
poezisë shqiptare “Lasgush Poradeci”
Objektivat:
 Të mbledhim fakte dhe të dhëna të plota mbi ngjarjet
më të rëndësishme të jetës së Lasgushit.
 Të sjellim dëshmi që kanë dhënë bashkëkohësit dhe
kritika të ndryshmë rreth gjenalitetit poetik të tij.
 Të përshkruajmë rolin që ka luajtur vendlindja dhe
mjediset kulturore në formimin e tij letrar –kulturor.
 Të vlerësojmë kompleksitetin e veprës së tij poetike.
 Të krijojmë një mozaik me krijmet më të bukura të
Lasgushit.
 Të cmojmë dhe vlerësojmë krijimtarinë e tij letrare.
PIKAT E STUDIMIT
 Jeta e Lasgush Poradecit
 Veprat e tij
 Motivet kryesore të poezisë lasgushiane
 Tiparet e lirikës së tij
 Lirika filozofike: “Gjeniu i anijes”
 Lirika e peisazhit: “Poradeci
 Lirika e dashurisë: “Vallja e Yjeve”
 Risitë e poetikës së Lagushit
 Origjinaliteti i tij
 Moderniteti i tij
 Mendimi I Kutelit për L. Poradecin
 Recitme
 Përfundime.
 Lasgush Poradeci (Llazar
Gusho) u lind në Pogradec
në një familje që kishte
ndihmuar lëvizjet
patriotike. Poradeci është
poeti lirik që solli në
letërsinë shqiptare një
ndjeshmëri të vecantë të
fjalës, poezisë. Krijimtaria
poetike e tij dallohet në tri
aspekte kryesore: në
poezinë filozofike,
patriotike dhe erotike.
LASGUSH PORADECI
VEPRAT E TIJ
 Lasgush Poradeci është poeti i parë modern shqiptar dhe një nga
lirikët më të mëdhenj shqiptarë të shek. XX. Dy librat e tij poetikë
“Vallja e Yjeve” dhe “Ylli i zemrës” u botuan në vitet ’30. Poezia e
tij qëndron larg së qeni romantike dhe e angazhuar në krahasim
me poezinë e periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ajo dallohet nga
mendime të thella, ndjenja labirintike e ide të fuqishme
universale. Kjo poezi solli një ndjeshmëri të re në letërsinë
shqiptare të viteve ’30, një kërkim të thellë gjuhësor të formës e
një figuracion të rrallë stilistik. Në të gjitha poezitë e Lasgushit
shprehet hapur koncepti se artisti i madh krijon për vete dhe
misioni i artit të tij është t’i transmetojë lexuesit kënaqësi e
mesazhe estetike.
Lasgushi nuk e ndan poezinë në mënyrë skematike
sipas motiveve kryesore, por në bazë të frymëzimit
dhe të konceptimit që ka ai për secilin cikë. Aty
dallohen poezitë e peisazhit, poezitë e dashurisë dhe
poezitë filozofike. Në thelb të gjitha poezitë e tij janë
poezi meditative-filozofike. Krijimin e tij Lasgushi e
mbështet në katër figurat elementare: qiellin,
dheun, ujin e zjarrin, të cilat janë temat e
përhershme të poezisë së tij.
LIRIKAT E TIJ
 Në lirikën filozofike poeti mediton se mundja e
vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u ballafaquar
me të. Kjo ide qëndrore e të tjera meditime poetike
shpalosen në triptikun e poezive simbolike të tij. Në
lirikat filozofikë të tij duket shumë qartë sistemi i
ngritjes piramidale i emocionit e i shprehjes
gjuhësore. Ndër to mund të përmendim: “Zemra e
Vdekjes”, “Gjeniu i anijes”, “Lundra dhe flamuri”,
“Vdekja e Nositit”, “Përjetësia” etj.
Lirika filozofike
GJENIU I ANIJES
 Një ndër lirikat filozofikë më të arrira të
Lasgushit. Poezia është e ndërtuar e gjitha
në bazën e simbolit. Vetë gjeniu i anijës
përfaqëson njeriun dhe anija jetën e njeriut.
Gjatë gjithë poezisë poeti shfaq idetë e tij në
lidhje me jetën e vështirësitë e saj, të cilat
mund t’i kapërcesh me vullnet e dëshirë.
Vetë Poradeci indentifikohet me figurën e
gjeniut i cili nuk mposhtet para sfidave por i
përballon më fuqishëm se kurrë.
LIRIKAT E TIJ
 Lirikat e tij të peisazhit në pamje të parë
duken si poezi përshkruese peisazhi, por në
fakt ato janë poezi, ku shfaqjet e jashtme janë
shprehje të trazimeve të brendshme
shpirtërore. Duke përdorur elementë
natyrorë e të peisazhit poeti shpreh dhimbjen
e madhe njerëzore e poetike për tema të
caktuara.
Lirikat e peisazhit
Kjo poezi është një poezi peisazhi, por në fakt
është edhe poezi ku duket qartë trazimi
shpirtëror. Ndër lirikat më e njohur të tij
“Poradeci”, paraqitet një pamje të veçantë e
vendlindjes së vet, e cila është më dalluese.
Poeti ngjyros pamjen e vendlindjes së vet, duke
derdhur ngjyrat e një qasjeje disi më faktike
dhe qenësore. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se
vendlindja për individin.
• Lasgushi i këndon dashurisë, jo si emocion, por si fuqi themelore
jetësore, si fuqi tokësore e qiellore. Te ato tingëllon i vecantë zëri i tij,
figuracioni origjinal dhe variantet e ndryshme të ndjenjës së thellë.
Lasgushi shkruante vepra brilante për dashurinë duke gërshetuar
magjinë, erotiken, universalizmin, modernitetin dhe njëherazi frymën
autoktone të mbështetur tek poezia popullore e kultivuar. Erosi jepet më
shumë në ujërat e ëndrrës. Në veprat e tij, ai përfshiu modernitetin duke
dhënë praninë e pikturës, muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik dhe
duke dhënë kështu tiparet simboliste të krijimtarisë së vet. Në letrat
shqipe deri te Poradeci nuk ekzistojnë projekte kaq të stërholluara, që
krijojnë një pasqyrim aq të thellë të erosit njerëzor. Erosi është I
projektuar më së tepërmi në ujërat e ëndrrës. Onirikja te Lasgush
Poradeci nuk është vetëm një prosede letrare, por dhe një model pjellor i
njohjes, I kuptimit të ekzistencës, një pikënisje për përftimin e
raporteve të çuditshme midis reales dhe ideales, individuales dhe
kozmikes, vdekjes e jetës dhe, mbi të gjitha, midis erosit dhe qenies
njerëzore
Lirikat e dashurisë
VALLJA E YJEVE
“Vallja e Yjeve” është klasifikuar te lirikat e
dashurisë së Lasgush Poradecit, e cila ka një
nëntekst të fuqishëm filozofik. Duke filluar për
nga titulli (Vallja e Yjeve) e cila është metaforë
emërore. Lasgushi i këndon dashurisë si fuqi
tokësore, pra harmonizon jetën kozmike (yjet)
me jetën njerëzore. Yjet janë burimi i energjisë
së dashurisë që s’ka mbarim.
RISITË E POETIKËS SË LASGUSHIT
 Në vëllimin “Vallja e yjeve” si rrallëherë në poezinë shqipe vjen një
magji e pastër e një gjuhe simboliste e cila nëpërmjet renditjes logjike të
mendimit objektiv-poetik sjell fillesat e lirikës moderne shqiptare. Tek
“Vallja e yjeve” Lasgushi përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për
reformimin e gjuhës së pastër shqipe. Në vëllimin “Vallja e yjeve”
shkrimtari jep një gjendje vetëdijeje konkrete përmes një gjuhe të
ngjyrosur dhe simbolike. Poezia ishte tempulli shpirtëror dhe meditativ i
Lasgush Poradecit. Çdo ndjenjë e pasqyronte në mënyrë origjinale si
p.sh: dashurinë, të cilën e ndjen dhe e kupton si një fuqi të pashtershme.
Rëndësia e poezisë së Poradecit qëndron në reformimin që ai i bëri
lirikës në poezinë shqipe si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Në një
periudhë tepër të vështirë për të ai nxori poemat filozofike e erotike:
“Mbi ta”, “Kamadeva”, “Ekskursioni teologjik i Sokratit”. Lasgushi
kështu krijoi poetikën origjinale, në të cilën ngrihet një univers
emocionesh, idesh e idealesh, në të cilën vendosi botën shqiptare. Me
Lasgush Poradecin ndodh, në fakt, një modifikim struktural në retorikën
e poezisë shqipe. Nëse deri te Poradeci ligjërimi kishte një patos të
jashtëm,nëse mesazhi poetik konfigurohej në një sasi të madhe
informacioni tëtransmetuar lexuesit, përmes autorit të vëllimit “Vallja e
yjeve”, lirika bëhet,në radhë të parë, shprehja e një gjendje vetëdijeje
konkrete, përmes një gjuheme ngjyrim afektiv.
ORIGJINALITETI I TIJ
•Me veprat poetike “Vallja e yjeve”dhe “Ylli i zemrës”, ai krijoi një sistem unik
poetik.Poezia e tij për gjuhën shqipe njeh figurën origjinale, formën e re dhe
ndjeshmërinë e papërsëritshme në letërsinë tonë. Ai përdor magjinë e gjuhës,
tiparin themelor të letërsisë moderne. Qëllim ndoshta jo në vetvete i poezisë së tij,
ishte vizioni sistemor mbi letërsinë shqipe dhe letërsinë botërore, duke i parë këto
në një bashkëlidhje funksionale me njëra-tjetrën. Ai proklamonte
domosdoshmërinë e një vështrimi tërësor mbi letërsinë dhe të një vepre në sintezë,
pra një formë dhe një përmbajtje që mund të arrihet vetëm përmes intuitës. Ai solli
një model krejt të ri të lirikës në poezinë tonë, duke e trajtuar atë si problem
filozofiko-estetik, ndaj dhe zgjidhja që ai ofron përmes vargjeve është absolute.
Koncepti prej reformatori mund të konceptohet bazuar në shenjën e veçantë të
ndjeshmërisë, që ai e sintetizon në formë dhe përmbajtje. Lasgushi përdorte gjuhën
metaforike. Ai ia doli që nëpërmjet muzikalitetit të vargut (aliteracionit,
onomatopesë, rimave) të realizojë tiparet stilistike të estetikës simboliste. Autori në
poezinë e tij përdor fjalë që lidhen me dukuritë dhe jo me sendet; reflekton
perceptimin dhe jo vëzhgimin apo prekjen e tyre. Ai e refuzon gjuhësisht
vendngjarjen dhe kohën e ndodhjes, duke krijuar hapësira e shtrirje universale në
poezinë e tij.
MODERNITETI I TIJ
 Lasgush Poradeci, duke bërë pjesë në peizazhin modern
evropian, mbart edhe tipare moderne që do të dallohen në
jetën kulturore të kontinentit. Ligji që përcakton stilin e
konceptuar si “vizion” nuk gjenerohet nga subjekti apo
tema e veprës, dhe as nga gjuha artistike tradicionale. Me
veprën e tij, poezia shqipe njohu praninë e pikturës dhe
muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik më shumë se
çdoherë më parë. Lasgush Poradeci na hap portën e një
jete të re në poezinë shqiptare, një frisson nef, siç pat
thënë Viktor Hygoi për veprat e Bodlerit, lind e rritet në
lëmin e këngës shqiptare një stil i ri, të cilin do ta kërkosh
më kot ndër poetët e tjerë shqiptarë, por më kot edhe ndër
shkrimtarët e huaj nga shkaku i origjinalitetit që shquan
këtë poet djalosh. Kuteli ka thënë për Lasgushin: Arti i tij i
detyrohet vetëm e vetëm artit-mjeshtër të veprës
Lasgushiane, e cila prej shumë vitesh e ka robëruar me
bukuritë e saj të pashoqe në literaturën shqipe
Mendimi I Kutelit për Lasgush
Poradecin
 Në hierarkinë e elementeve që përbëjnë vlerën e një vepre poetike,
forma ose trajta zë vendin e parë. Kuptimi ose përmbajtja nuk vijnë
përveç se në radhën e dytë. Kjo gjë shpjegohet e kuptohet lehtë.
Sepse, sa e sa nuk mund të kenë mendime të larta e mbase hyjnore,
sa e sa nuk mund të kenë ndjenja të thella e të kthjellta, sa e sa nuk
mund të ndjejnë e të shijojnë shpirtërisht bukuritë e jetës dhe të
natyrës, gazin e ditës, magjinë e mbrëmjes ose fshehtësinë e natës, sa
e sa nuk mund të përmbushin vepra të larta, po të gjithë këta duke
mos patur mundësinë e brëndshme t’i shprehin këto ndjenja e
mendime të veshura me veshjen e poezisë, pra, të formës, nuk janë
vjershëtorë. Janë e mbeten, ndoshta mendimtarë, shkencëtarë,
shkrimtarë, e mbase heronj, por jo vjershëtorë.
Kjo është arsye, për të cilën në vëzhgimin e veprës poetike të
Lasgushit, ne fillojmë me formë, duke përmbledhur në këtë fjalë
fjalorin, përfytyrimet, rimën, ritmin, fonologjinë e stilin
përgjithërisht.
 Fillojmë me fjalorin. Zgjedhja e fjalëve, kalitja dhe radhitja
e tyre, pasqyrojnë shkallën e ndjesisë artistike të një
shkrimtari. Këtë ndjenjë Lasgush Poradeci e ka të zhvilluar
në një shkallë të lartë, ku nuk ka gjetur të tjera gjurmë,
përveç gjurmëve anonime të këngëtarëve popullorë që janë
gjurmët në histori të kolektivitetit shqiptar. Frymëzimi
poetike, i cili zbret si një shkëndijë prej së larti, nga bota
"transendentale", Lasgushi e konsideron si një frymëzim të
fjalës:
 Sbret një yll prej lartësije,
Një të ndritur shkrepëtime
Posi flakë e posi hije
Ajo ryn në zemër t’i me.
E kuptoj me shpirt të sosur
Si kullon dale nga dale
E si fjalës së palosur
M’i hap kindën e një pale...
 Naimin e quan Lasgushin Fjalëtor i mallëngjyer.
Lasgushi ka fjalorin e tij, një fjalor të cilit dalëngadalë
do ushtrohemi t’i themi lasgushian. Elementet
kryesore, tipike të këtij "glosari" janë fjalët e lashta e të
rralla të papërdorura përpara tij në literaturën e
kultivuar, fjalët e thurrura dy e tri bashkë sipas shpirtit
të gjuhës shqipe dhe fjalët e reja të nxjerra nga fjalët e
vjetra pas harmonisë së shqipes. Përmjet kësaj trinije e
përmjet mënyrës ose stilit të përdorimit të fjalëve në
vargje, Lasgushi ka përtëritur shqipen duke i dhënë
ngjyra të reja, ndriçim të ri e gjallëri të re. Radhisim
këtu më poshtë disa fjalë të lashta e të rralla të
kuptuara nga vepra e Lasgush Poradecit.
 Disa lule
M’a cik qipallëzën e fjetur
Me gjishtërinj si prej zëmbaku.
Eja motër
Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o vënd ku cel junapi
Zog i qiejve
 Disa sende të përdorura si përfytyrime poetike
Në cetele të kujtimit që dhëmkoset pak nga pak
Naim Frashërit
Pikon si sumbull engjervi
Kjo fjala jote ti moj ti
Mbretërija jonë
Sesa nër pah shkëndijash...
Një yll përjetësije
Më vërtitet mëndj’ e shkretë
Posi shaqituar
Syr’ i fshehur
 Disa fjalë të tjera
Esht agim tashi moj mike
Dhe ja se ku dolla
Nënë strehë venetike
Syri i fshehur
Dyke ngjitur për së nalti
Fërfëllon një flakë e himët
Rri mbështetem në tryezë
Që prej zallit të përbujshëm
Nisën lundrat levorashe
Zemra e liqerit
 Sa i përket burimit, disa nga fjalët e lashta të mësipërme të përdorura në glosarin poetik të
Lasgushit, janë marrë prej këngëve popullore dhe të tjerat prej shkrimeve të vjetra të
shqipes (Kupitori, Kristoforidhi, etj). Kështu, fjala pikëlore është marrë nga kënga “Moj
nëpërka pikëlore”, fjala pah nga kënga poradecare “Plaku dhe djali”; fjala gjeratore është
marrë nga Kupitori; fjala qëndresë (që do të thotë qiell me yje) është marrë nga Papa
Kristo Negovani.
Përveç fjalëve të lashta të veçuara të përdorura në kuptimin e parë ose në një kuptim
metaforik, glosari i Lasgushit përmban edhe disa vargje fjalësh të bashkuara ose të marra
nga goja e popullit ose të thurura sipas frymës organike të shqipes. Këto fjalë pasqyrojnë
njëmëndësinë edhe mundësitë e shumta të shqipes si edhe artin e thellë të poetit.
 Disa shëmbëlla
Vijnë vashat valle-valle
Gushë e gji stolisura
Një pëllumb, një sy-zorkalle
Vallja e luleve
 Kur m’u rite vogëloshe
Vogëlo si flutura,
Mes – hollë-këputura
Kur m’u rite vogëloshe
 M’u shti vashëza në gjumë
E-ëmbla –mi shoqe-shumë
Do t’a mar t’a kem për fare
Moj lesh-verdhën – lozonjare.
Vate prilli
Mbledhur shoqet në një qoshe
Dic m’ju flisnje, dic m’ju thoshe,
Gushë-e llërë e gji bardhoshe.
Kush të fali bukurinë
 Asnjë nga këto fjalë të thurura në mënyrë analitiko-sintetike nuk mund të përkthehet në një
gjuhë të huaj. Ato pasqyrojnë ndjenja e koncepte krejt shqipëtare, të cilat Lasgushi na i
shqipëron me një mjeshtëri të pakapërcyeshme.
Po, as zbulimi, as përdorimi e vleftësimi i fjalëve të lashta të shqipes, as thurjaquasi –
sinthetike e disa prej tyre si pas shpirtit të gjuhës, nuk i mjaftonin Lasgush Poradecit për t’i
dhënë veprës së vet harmoninë e tingëllimeve që e ndjente brënda në vetëvetën e për të
shprehur mendimet e ndjenjat e tij. I duheshin pra ngjyra të reja, mjete, shprehje të reja, të
cilat shqipja si gjuhë e njomë dhe e begatshme dhe e palëruar nuk i kishte. Dy rrugë i
mbetëshin Lasgushit për të mbushur këtë bosh organik të shqipes: ruajtja nga gjuhët e tjera
më të zhvilluara, ose punimi i shqipes për të nxjerrë mjete e fjalë të reja. Secila prej këtyre
dy rrugëve ka rreziqet e saj, sepse përzierjen e shqipes me gjuhë të tjera për të bërë një gjuhë
balashe(balash-kafshë shtëpiake), veçanërisht në artin e vjershërimit, nuk e pranon as shpirti,
as veshi, sepse fjalët e reja të krijuara prej dikujt mund të rëndojnë kuptimin e shijimin e
veprës me artificializmat e tyre. Me këtë mënyrë të dytë u pat përpjekur dikur Papa Kristo
Negovani të shprehë mendimet e veta e të begatojë shqipen. Sepse, me disa përjashtime,
dëshmori i Negovanit nuk pat ndjekur vragën e shpirtit të shqipes, fjalët e krijuara prej tij
nën robërinë filologjike të greqishtes, u shkund si shkunden fletët në vjeshtë. Kjo gjë nuk e
ndaloi Lasgushin të zgjedhë edhe ai rrugën e krijimit të fjalëve të reja si mjet të pasurimit të
fjalorit shqiptar. Ndryshimi nga të tjerët glosologë që patën ndjekur po atë qëllim, qëndron
në faktin se Lasgushi nuk u largua fare nga shpirti i gjuhës shqipe. Fundi i fundit, fjalët e
“krijuara” prej Lasgushit rrjedhin prej një shqipe të njohur ose prej bashkimit të dy fjalëve të
tjera edhe këto të njohura edhe të gjalla. Shumica e këtyre fjalëve kanë hyrë sot e
përgjithmonë në gjuhën shqipe. Të radhitura në vargje vjershash, disa nga fjalët
“lasgushiane” tingëllojnë kështu:
 E kur pat humbur jet e dherit,
Kur syr’i lodhur m’u përgjum,
Në shkëndijim të kandilerit
M’i cfaq ylberin e një rruaze...
Fatlur, o shpirt, ti je nër gaze,
Dhe nër mjerime je fatlum!
Shpirtit
 Tashi dh’agimi llambaritës
Po svagullon në fund liqeri.
Mëngjes
 Po nga mërgimi zemërak
Të pres me mardhje të më vish,
Të më rrëfehesh si zëmbak
Nër mijë lule dhemshurish
Të ritë e viteve të mi
 Ti det, brohori fshehtësire!
Kuptim i potershmë, ti det!
Dh’aspak nuk më tremb zhurmërija
Ndaj turret me hov e vërtik
Gjeniu i anijes
 Mi zall të pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi,
Ay ndaj fundesh u përflak
Posi me zjarr e me flori.
Dremit liqeri
Në këtë kaptinë të fjalorit është e udhës të shtojmë disa fjalë përmbi
përfytyrimet, përmbi metaforat ose përmbi stolitë stilistike të Lasgushit. Një
shënim të parë që lypet të bëjmë me këtë çështje është konstatimi se Lasgushi
është këtu si edhe në shumë fusha të tjera të veprimit, i cili nxjerr të gjitha
metaforat e simbolet vetëm e vetëm prej gjuhës shqipe, prej realiteteve e
mundësive shqipëtare, prej etikës shqiptare. As mitologjia greke dhe as
mitologjia romake, të cilat zotërojnë kaq breza artistësh të të gjitha cepeve të
botës, nuk e shtyjnë Lasgushin të përdorë ndonjë motiv ose simbol të huaj në
vjershëri. Lasgushi është i vetëmi poet shqiptar, që mendon, flet e shkruan vetëm
shqip. Ay përpiqet të vlerësojë e të zhvillojë potencialin shqiptar në art e në gjithë
fletët e jetës.
GJENIU I ANIJES
 Veshtroni si shket siper valash
E tundet anija me nge? –
…Me krisme-e me prush prej
sterkalash
Mi te shkrepetiu nje rrufe!…
Ti det, brohori fshehtesire!
Kuptim i potershem, ti det!
…Po heshtje: ndaj vales se nxire
Gjeniu i anijes po flet:
Prej zallit qe sot po largohem,
Fillova mergimin e ri;
Hepohem…anohem…humbohem
…
Po sulmin s`e ndal kurrsesi.
Dh`aspak nuk me tremb
zhurmeria,
Ndaj turret me hov e vertik
Mi balle-e mi korje te mia
Ndersimi-i tallazit armik.
Perpara kur shoh gjeratore,
Dh`ato me gremisin ne fund-
Mi kulmin e vales malore
Un` heq te shpetoj sa me mund.
E morti fatkeq ne me ciku,
N`u desh tmerresisht te fundas-
Aspak nuk me thyen rreziku,
Po nis e permbysem me gas:
Se prapa le vazhden e ndritur-
Q`e hapa me shpirtin fatos:
Fistonin gazmor ku pat shkitur
Valim-i anijes q`u sos.
Valim-i anijes se lete
Qetohet,ndalohet,mbaron
Njeriu i anijes perjete
Hepohet…anohet…valon…
 Me Lasgush Poradecin, lirika shqiptare mund të konsiderohet si një
dukuri evropiane për nga niveli i ligjërimit poetik origjinal. Ai
paraqitet si poet me shpirt modern dhe evropian. Tek universi poetik
i L. Poradecit hasim si te rrallëkush në poezinë shqipe, një magji të
pastër të gjuhës shqipe, të forcave magjike të tingujve, që japin
thirrjet e jetës nëpërmjet zanoreve; në radhitjen objektive njeriu,
jeta, Zoti,përjetësia; në radhitjen logjike gruaja-burri-androgjenia, të
lidhur të gjithë së bashku nëpërmjet erosit, dashurisë si thelb i jetës,
si dhe nëpërmjet vdekjes si rruga drejt përjetësisë, afektive
nëpërmjet cilësimeve. Poezia e Lasgush Poradecit është krijuesja e
një hapësire kombëtare, më së shumti nga pikëpamja gjuhësore.
Idilet e përmallshme të një jete të pastër, mendimet filozofike, kënga
për vendlindjen dhe posaçërisht për liqenin marrin jetë në një mjedis
morfologjikisht të pastër shqiptar. Gjuha shqipe është vetëdija e
ndërdija e tij dhe e gjithë kombit shqiptar.
Anëtarët:
 Dionista Braushi ( Lider)
 Fatjona Plaka
 Mimoza Cala
 Shqiponja Muca
 Amarilda Gjini
 Klasa XII B

Contenu connexe

Tendances

Biografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadaresBiografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadaresActuallyican
 
Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeArlinda
 
Futja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BEFutja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BEErgi Nushi
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.ronela hasanaj
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Matilda Gremi
 
Kongresi i manastirit
Kongresi i manastiritKongresi i manastirit
Kongresi i manastiritylvienesi
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraEGLI TAFA
 
Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seArlinda
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriErgi Nushi
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesssuseree34b8
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisMarinela Abedini
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi manomano46
 
Huazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipeHuazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipebusinessforlife
 

Tendances (20)

Lasgush
LasgushLasgush
Lasgush
 
Biografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadaresBiografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadares
 
Jeronim De Rada
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De Rada
 
Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografike
 
Futja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BEFutja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BE
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
 
Kongresi i manastirit
Kongresi i manastiritKongresi i manastirit
Kongresi i manastirit
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
 
Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-se
 
Kimi 10
Kimi 10Kimi 10
Kimi 10
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliades
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
 
Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi
 
Huazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipeHuazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipe
 
Projekt Letersi
Projekt LetersiProjekt Letersi
Projekt Letersi
 
Napoleon Bonaparti
Napoleon BonapartiNapoleon Bonaparti
Napoleon Bonaparti
 

En vedette

Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaVilma Kafexhiu
 
Migjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/MonografiMigjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/MonografiKolipato Mutanto
 
Përbërësit e kurrikulit MNK
Përbërësit e kurrikulit MNKPërbërësit e kurrikulit MNK
Përbërësit e kurrikulit MNKAlush Kryeziu
 
Kallëzuesori i kryefjalës
Kallëzuesori i kryefjalësKallëzuesori i kryefjalës
Kallëzuesori i kryefjalësAlush Kryeziu
 
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-UshtrohemiGramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi#MesueseAurela Elezaj
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureOrnela Keçi
 
Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs Faruk Istogu
 
Komedia hyjnore dante aligeri slideshare
Komedia hyjnore dante aligeri slideshareKomedia hyjnore dante aligeri slideshare
Komedia hyjnore dante aligeri slideshareDonalda Kellezi
 
Teksti tregimtar
Teksti tregimtarTeksti tregimtar
Teksti tregimtarArdiPerla
 

En vedette (16)

Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj Nikolla
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Migjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/MonografiMigjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/Monografi
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Përbërësit e kurrikulit MNK
Përbërësit e kurrikulit MNKPërbërësit e kurrikulit MNK
Përbërësit e kurrikulit MNK
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
 
Dritëro agolli
Dritëro agolliDritëro agolli
Dritëro agolli
 
Kallëzuesori i kryefjalës
Kallëzuesori i kryefjalësKallëzuesori i kryefjalës
Kallëzuesori i kryefjalës
 
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-UshtrohemiGramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
 
Parafjala
ParafjalaParafjala
Parafjala
 
Kallëzuesi
KallëzuesiKallëzuesi
Kallëzuesi
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
 
Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs
 
Komedia hyjnore dante aligeri slideshare
Komedia hyjnore dante aligeri slideshareKomedia hyjnore dante aligeri slideshare
Komedia hyjnore dante aligeri slideshare
 
Teksti tregimtar
Teksti tregimtarTeksti tregimtar
Teksti tregimtar
 
Honore de balzak
Honore de balzakHonore de balzak
Honore de balzak
 

Similaire à dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Modernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersiModernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersiaxheta axheta
 
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIArif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIMarjan DODAJ
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxZajmiMelissa1
 
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof."Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.Mujasera Aliu
 
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptxKrijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptxMujaseraAliu
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” #MesueseAurela Elezaj
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIMarjan DODAJ
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJSadiona Abazaj
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxJozefKola
 
Kush ishte nezim frakulla
Kush ishte nezim frakullaKush ishte nezim frakulla
Kush ishte nezim frakullaOmerMaksudi
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj FishtaElio Mema
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)pjetri
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqeArdiPerla
 

Similaire à dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci (20)

Modernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersiModernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersi
 
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIArif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
 
Letersi 17.04.2020
Letersi 17.04.2020Letersi 17.04.2020
Letersi 17.04.2020
 
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof."Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.
 
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptxKrijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
Jeronim de rada
Jeronim de radaJeronim de rada
Jeronim de rada
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xx
 
Figurat letrare
Figurat letrareFigurat letrare
Figurat letrare
 
Xhejms Xhojsi
Xhejms XhojsiXhejms Xhojsi
Xhejms Xhojsi
 
Kush ishte nezim frakulla
Kush ishte nezim frakullaKush ishte nezim frakulla
Kush ishte nezim frakulla
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqe
 
Besa e Sami Frasherit
Besa e Sami FrasheritBesa e Sami Frasherit
Besa e Sami Frasherit
 

dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

  • 1. Tema: Dokumentari mbi romantikun e fundit të poezisë shqiptare “Lasgush Poradeci”
  • 2. Objektivat:  Të mbledhim fakte dhe të dhëna të plota mbi ngjarjet më të rëndësishme të jetës së Lasgushit.  Të sjellim dëshmi që kanë dhënë bashkëkohësit dhe kritika të ndryshmë rreth gjenalitetit poetik të tij.  Të përshkruajmë rolin që ka luajtur vendlindja dhe mjediset kulturore në formimin e tij letrar –kulturor.  Të vlerësojmë kompleksitetin e veprës së tij poetike.  Të krijojmë një mozaik me krijmet më të bukura të Lasgushit.  Të cmojmë dhe vlerësojmë krijimtarinë e tij letrare.
  • 3. PIKAT E STUDIMIT  Jeta e Lasgush Poradecit  Veprat e tij  Motivet kryesore të poezisë lasgushiane  Tiparet e lirikës së tij  Lirika filozofike: “Gjeniu i anijes”  Lirika e peisazhit: “Poradeci  Lirika e dashurisë: “Vallja e Yjeve”  Risitë e poetikës së Lagushit  Origjinaliteti i tij  Moderniteti i tij  Mendimi I Kutelit për L. Poradecin  Recitme  Përfundime.
  • 4.  Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) u lind në Pogradec në një familje që kishte ndihmuar lëvizjet patriotike. Poradeci është poeti lirik që solli në letërsinë shqiptare një ndjeshmëri të vecantë të fjalës, poezisë. Krijimtaria poetike e tij dallohet në tri aspekte kryesore: në poezinë filozofike, patriotike dhe erotike. LASGUSH PORADECI
  • 5. VEPRAT E TIJ  Lasgush Poradeci është poeti i parë modern shqiptar dhe një nga lirikët më të mëdhenj shqiptarë të shek. XX. Dy librat e tij poetikë “Vallja e Yjeve” dhe “Ylli i zemrës” u botuan në vitet ’30. Poezia e tij qëndron larg së qeni romantike dhe e angazhuar në krahasim me poezinë e periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ajo dallohet nga mendime të thella, ndjenja labirintike e ide të fuqishme universale. Kjo poezi solli një ndjeshmëri të re në letërsinë shqiptare të viteve ’30, një kërkim të thellë gjuhësor të formës e një figuracion të rrallë stilistik. Në të gjitha poezitë e Lasgushit shprehet hapur koncepti se artisti i madh krijon për vete dhe misioni i artit të tij është t’i transmetojë lexuesit kënaqësi e mesazhe estetike.
  • 6. Lasgushi nuk e ndan poezinë në mënyrë skematike sipas motiveve kryesore, por në bazë të frymëzimit dhe të konceptimit që ka ai për secilin cikë. Aty dallohen poezitë e peisazhit, poezitë e dashurisë dhe poezitë filozofike. Në thelb të gjitha poezitë e tij janë poezi meditative-filozofike. Krijimin e tij Lasgushi e mbështet në katër figurat elementare: qiellin, dheun, ujin e zjarrin, të cilat janë temat e përhershme të poezisë së tij.
  • 7. LIRIKAT E TIJ  Në lirikën filozofike poeti mediton se mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u ballafaquar me të. Kjo ide qëndrore e të tjera meditime poetike shpalosen në triptikun e poezive simbolike të tij. Në lirikat filozofikë të tij duket shumë qartë sistemi i ngritjes piramidale i emocionit e i shprehjes gjuhësore. Ndër to mund të përmendim: “Zemra e Vdekjes”, “Gjeniu i anijes”, “Lundra dhe flamuri”, “Vdekja e Nositit”, “Përjetësia” etj. Lirika filozofike
  • 8. GJENIU I ANIJES  Një ndër lirikat filozofikë më të arrira të Lasgushit. Poezia është e ndërtuar e gjitha në bazën e simbolit. Vetë gjeniu i anijës përfaqëson njeriun dhe anija jetën e njeriut. Gjatë gjithë poezisë poeti shfaq idetë e tij në lidhje me jetën e vështirësitë e saj, të cilat mund t’i kapërcesh me vullnet e dëshirë. Vetë Poradeci indentifikohet me figurën e gjeniut i cili nuk mposhtet para sfidave por i përballon më fuqishëm se kurrë.
  • 9. LIRIKAT E TIJ  Lirikat e tij të peisazhit në pamje të parë duken si poezi përshkruese peisazhi, por në fakt ato janë poezi, ku shfaqjet e jashtme janë shprehje të trazimeve të brendshme shpirtërore. Duke përdorur elementë natyrorë e të peisazhit poeti shpreh dhimbjen e madhe njerëzore e poetike për tema të caktuara. Lirikat e peisazhit
  • 10. Kjo poezi është një poezi peisazhi, por në fakt është edhe poezi ku duket qartë trazimi shpirtëror. Ndër lirikat më e njohur të tij “Poradeci”, paraqitet një pamje të veçantë e vendlindjes së vet, e cila është më dalluese. Poeti ngjyros pamjen e vendlindjes së vet, duke derdhur ngjyrat e një qasjeje disi më faktike dhe qenësore. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se vendlindja për individin.
  • 11. • Lasgushi i këndon dashurisë, jo si emocion, por si fuqi themelore jetësore, si fuqi tokësore e qiellore. Te ato tingëllon i vecantë zëri i tij, figuracioni origjinal dhe variantet e ndryshme të ndjenjës së thellë. Lasgushi shkruante vepra brilante për dashurinë duke gërshetuar magjinë, erotiken, universalizmin, modernitetin dhe njëherazi frymën autoktone të mbështetur tek poezia popullore e kultivuar. Erosi jepet më shumë në ujërat e ëndrrës. Në veprat e tij, ai përfshiu modernitetin duke dhënë praninë e pikturës, muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik dhe duke dhënë kështu tiparet simboliste të krijimtarisë së vet. Në letrat shqipe deri te Poradeci nuk ekzistojnë projekte kaq të stërholluara, që krijojnë një pasqyrim aq të thellë të erosit njerëzor. Erosi është I projektuar më së tepërmi në ujërat e ëndrrës. Onirikja te Lasgush Poradeci nuk është vetëm një prosede letrare, por dhe një model pjellor i njohjes, I kuptimit të ekzistencës, një pikënisje për përftimin e raporteve të çuditshme midis reales dhe ideales, individuales dhe kozmikes, vdekjes e jetës dhe, mbi të gjitha, midis erosit dhe qenies njerëzore Lirikat e dashurisë
  • 12. VALLJA E YJEVE “Vallja e Yjeve” është klasifikuar te lirikat e dashurisë së Lasgush Poradecit, e cila ka një nëntekst të fuqishëm filozofik. Duke filluar për nga titulli (Vallja e Yjeve) e cila është metaforë emërore. Lasgushi i këndon dashurisë si fuqi tokësore, pra harmonizon jetën kozmike (yjet) me jetën njerëzore. Yjet janë burimi i energjisë së dashurisë që s’ka mbarim.
  • 13. RISITË E POETIKËS SË LASGUSHIT  Në vëllimin “Vallja e yjeve” si rrallëherë në poezinë shqipe vjen një magji e pastër e një gjuhe simboliste e cila nëpërmjet renditjes logjike të mendimit objektiv-poetik sjell fillesat e lirikës moderne shqiptare. Tek “Vallja e yjeve” Lasgushi përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për reformimin e gjuhës së pastër shqipe. Në vëllimin “Vallja e yjeve” shkrimtari jep një gjendje vetëdijeje konkrete përmes një gjuhe të ngjyrosur dhe simbolike. Poezia ishte tempulli shpirtëror dhe meditativ i Lasgush Poradecit. Çdo ndjenjë e pasqyronte në mënyrë origjinale si p.sh: dashurinë, të cilën e ndjen dhe e kupton si një fuqi të pashtershme. Rëndësia e poezisë së Poradecit qëndron në reformimin që ai i bëri lirikës në poezinë shqipe si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Në një periudhë tepër të vështirë për të ai nxori poemat filozofike e erotike: “Mbi ta”, “Kamadeva”, “Ekskursioni teologjik i Sokratit”. Lasgushi kështu krijoi poetikën origjinale, në të cilën ngrihet një univers emocionesh, idesh e idealesh, në të cilën vendosi botën shqiptare. Me Lasgush Poradecin ndodh, në fakt, një modifikim struktural në retorikën e poezisë shqipe. Nëse deri te Poradeci ligjërimi kishte një patos të jashtëm,nëse mesazhi poetik konfigurohej në një sasi të madhe informacioni tëtransmetuar lexuesit, përmes autorit të vëllimit “Vallja e yjeve”, lirika bëhet,në radhë të parë, shprehja e një gjendje vetëdijeje konkrete, përmes një gjuheme ngjyrim afektiv.
  • 14. ORIGJINALITETI I TIJ •Me veprat poetike “Vallja e yjeve”dhe “Ylli i zemrës”, ai krijoi një sistem unik poetik.Poezia e tij për gjuhën shqipe njeh figurën origjinale, formën e re dhe ndjeshmërinë e papërsëritshme në letërsinë tonë. Ai përdor magjinë e gjuhës, tiparin themelor të letërsisë moderne. Qëllim ndoshta jo në vetvete i poezisë së tij, ishte vizioni sistemor mbi letërsinë shqipe dhe letërsinë botërore, duke i parë këto në një bashkëlidhje funksionale me njëra-tjetrën. Ai proklamonte domosdoshmërinë e një vështrimi tërësor mbi letërsinë dhe të një vepre në sintezë, pra një formë dhe një përmbajtje që mund të arrihet vetëm përmes intuitës. Ai solli një model krejt të ri të lirikës në poezinë tonë, duke e trajtuar atë si problem filozofiko-estetik, ndaj dhe zgjidhja që ai ofron përmes vargjeve është absolute. Koncepti prej reformatori mund të konceptohet bazuar në shenjën e veçantë të ndjeshmërisë, që ai e sintetizon në formë dhe përmbajtje. Lasgushi përdorte gjuhën metaforike. Ai ia doli që nëpërmjet muzikalitetit të vargut (aliteracionit, onomatopesë, rimave) të realizojë tiparet stilistike të estetikës simboliste. Autori në poezinë e tij përdor fjalë që lidhen me dukuritë dhe jo me sendet; reflekton perceptimin dhe jo vëzhgimin apo prekjen e tyre. Ai e refuzon gjuhësisht vendngjarjen dhe kohën e ndodhjes, duke krijuar hapësira e shtrirje universale në poezinë e tij.
  • 15. MODERNITETI I TIJ  Lasgush Poradeci, duke bërë pjesë në peizazhin modern evropian, mbart edhe tipare moderne që do të dallohen në jetën kulturore të kontinentit. Ligji që përcakton stilin e konceptuar si “vizion” nuk gjenerohet nga subjekti apo tema e veprës, dhe as nga gjuha artistike tradicionale. Me veprën e tij, poezia shqipe njohu praninë e pikturës dhe muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik më shumë se çdoherë më parë. Lasgush Poradeci na hap portën e një jete të re në poezinë shqiptare, një frisson nef, siç pat thënë Viktor Hygoi për veprat e Bodlerit, lind e rritet në lëmin e këngës shqiptare një stil i ri, të cilin do ta kërkosh më kot ndër poetët e tjerë shqiptarë, por më kot edhe ndër shkrimtarët e huaj nga shkaku i origjinalitetit që shquan këtë poet djalosh. Kuteli ka thënë për Lasgushin: Arti i tij i detyrohet vetëm e vetëm artit-mjeshtër të veprës Lasgushiane, e cila prej shumë vitesh e ka robëruar me bukuritë e saj të pashoqe në literaturën shqipe
  • 16. Mendimi I Kutelit për Lasgush Poradecin  Në hierarkinë e elementeve që përbëjnë vlerën e një vepre poetike, forma ose trajta zë vendin e parë. Kuptimi ose përmbajtja nuk vijnë përveç se në radhën e dytë. Kjo gjë shpjegohet e kuptohet lehtë. Sepse, sa e sa nuk mund të kenë mendime të larta e mbase hyjnore, sa e sa nuk mund të kenë ndjenja të thella e të kthjellta, sa e sa nuk mund të ndjejnë e të shijojnë shpirtërisht bukuritë e jetës dhe të natyrës, gazin e ditës, magjinë e mbrëmjes ose fshehtësinë e natës, sa e sa nuk mund të përmbushin vepra të larta, po të gjithë këta duke mos patur mundësinë e brëndshme t’i shprehin këto ndjenja e mendime të veshura me veshjen e poezisë, pra, të formës, nuk janë vjershëtorë. Janë e mbeten, ndoshta mendimtarë, shkencëtarë, shkrimtarë, e mbase heronj, por jo vjershëtorë. Kjo është arsye, për të cilën në vëzhgimin e veprës poetike të Lasgushit, ne fillojmë me formë, duke përmbledhur në këtë fjalë fjalorin, përfytyrimet, rimën, ritmin, fonologjinë e stilin përgjithërisht.
  • 17.  Fillojmë me fjalorin. Zgjedhja e fjalëve, kalitja dhe radhitja e tyre, pasqyrojnë shkallën e ndjesisë artistike të një shkrimtari. Këtë ndjenjë Lasgush Poradeci e ka të zhvilluar në një shkallë të lartë, ku nuk ka gjetur të tjera gjurmë, përveç gjurmëve anonime të këngëtarëve popullorë që janë gjurmët në histori të kolektivitetit shqiptar. Frymëzimi poetike, i cili zbret si një shkëndijë prej së larti, nga bota "transendentale", Lasgushi e konsideron si një frymëzim të fjalës:  Sbret një yll prej lartësije, Një të ndritur shkrepëtime Posi flakë e posi hije Ajo ryn në zemër t’i me. E kuptoj me shpirt të sosur Si kullon dale nga dale E si fjalës së palosur M’i hap kindën e një pale...
  • 18.  Naimin e quan Lasgushin Fjalëtor i mallëngjyer. Lasgushi ka fjalorin e tij, një fjalor të cilit dalëngadalë do ushtrohemi t’i themi lasgushian. Elementet kryesore, tipike të këtij "glosari" janë fjalët e lashta e të rralla të papërdorura përpara tij në literaturën e kultivuar, fjalët e thurrura dy e tri bashkë sipas shpirtit të gjuhës shqipe dhe fjalët e reja të nxjerra nga fjalët e vjetra pas harmonisë së shqipes. Përmjet kësaj trinije e përmjet mënyrës ose stilit të përdorimit të fjalëve në vargje, Lasgushi ka përtëritur shqipen duke i dhënë ngjyra të reja, ndriçim të ri e gjallëri të re. Radhisim këtu më poshtë disa fjalë të lashta e të rralla të kuptuara nga vepra e Lasgush Poradecit.
  • 19.  Disa lule M’a cik qipallëzën e fjetur Me gjishtërinj si prej zëmbaku. Eja motër Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o vënd ku cel junapi Zog i qiejve  Disa sende të përdorura si përfytyrime poetike Në cetele të kujtimit që dhëmkoset pak nga pak Naim Frashërit Pikon si sumbull engjervi Kjo fjala jote ti moj ti Mbretërija jonë Sesa nër pah shkëndijash... Një yll përjetësije Më vërtitet mëndj’ e shkretë Posi shaqituar Syr’ i fshehur
  • 20.  Disa fjalë të tjera Esht agim tashi moj mike Dhe ja se ku dolla Nënë strehë venetike Syri i fshehur Dyke ngjitur për së nalti Fërfëllon një flakë e himët Rri mbështetem në tryezë Që prej zallit të përbujshëm Nisën lundrat levorashe Zemra e liqerit  Sa i përket burimit, disa nga fjalët e lashta të mësipërme të përdorura në glosarin poetik të Lasgushit, janë marrë prej këngëve popullore dhe të tjerat prej shkrimeve të vjetra të shqipes (Kupitori, Kristoforidhi, etj). Kështu, fjala pikëlore është marrë nga kënga “Moj nëpërka pikëlore”, fjala pah nga kënga poradecare “Plaku dhe djali”; fjala gjeratore është marrë nga Kupitori; fjala qëndresë (që do të thotë qiell me yje) është marrë nga Papa Kristo Negovani. Përveç fjalëve të lashta të veçuara të përdorura në kuptimin e parë ose në një kuptim metaforik, glosari i Lasgushit përmban edhe disa vargje fjalësh të bashkuara ose të marra nga goja e popullit ose të thurura sipas frymës organike të shqipes. Këto fjalë pasqyrojnë njëmëndësinë edhe mundësitë e shumta të shqipes si edhe artin e thellë të poetit.
  • 21.  Disa shëmbëlla Vijnë vashat valle-valle Gushë e gji stolisura Një pëllumb, një sy-zorkalle Vallja e luleve  Kur m’u rite vogëloshe Vogëlo si flutura, Mes – hollë-këputura Kur m’u rite vogëloshe  M’u shti vashëza në gjumë E-ëmbla –mi shoqe-shumë Do t’a mar t’a kem për fare Moj lesh-verdhën – lozonjare. Vate prilli Mbledhur shoqet në një qoshe Dic m’ju flisnje, dic m’ju thoshe, Gushë-e llërë e gji bardhoshe. Kush të fali bukurinë
  • 22.  Asnjë nga këto fjalë të thurura në mënyrë analitiko-sintetike nuk mund të përkthehet në një gjuhë të huaj. Ato pasqyrojnë ndjenja e koncepte krejt shqipëtare, të cilat Lasgushi na i shqipëron me një mjeshtëri të pakapërcyeshme. Po, as zbulimi, as përdorimi e vleftësimi i fjalëve të lashta të shqipes, as thurjaquasi – sinthetike e disa prej tyre si pas shpirtit të gjuhës, nuk i mjaftonin Lasgush Poradecit për t’i dhënë veprës së vet harmoninë e tingëllimeve që e ndjente brënda në vetëvetën e për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij. I duheshin pra ngjyra të reja, mjete, shprehje të reja, të cilat shqipja si gjuhë e njomë dhe e begatshme dhe e palëruar nuk i kishte. Dy rrugë i mbetëshin Lasgushit për të mbushur këtë bosh organik të shqipes: ruajtja nga gjuhët e tjera më të zhvilluara, ose punimi i shqipes për të nxjerrë mjete e fjalë të reja. Secila prej këtyre dy rrugëve ka rreziqet e saj, sepse përzierjen e shqipes me gjuhë të tjera për të bërë një gjuhë balashe(balash-kafshë shtëpiake), veçanërisht në artin e vjershërimit, nuk e pranon as shpirti, as veshi, sepse fjalët e reja të krijuara prej dikujt mund të rëndojnë kuptimin e shijimin e veprës me artificializmat e tyre. Me këtë mënyrë të dytë u pat përpjekur dikur Papa Kristo Negovani të shprehë mendimet e veta e të begatojë shqipen. Sepse, me disa përjashtime, dëshmori i Negovanit nuk pat ndjekur vragën e shpirtit të shqipes, fjalët e krijuara prej tij nën robërinë filologjike të greqishtes, u shkund si shkunden fletët në vjeshtë. Kjo gjë nuk e ndaloi Lasgushin të zgjedhë edhe ai rrugën e krijimit të fjalëve të reja si mjet të pasurimit të fjalorit shqiptar. Ndryshimi nga të tjerët glosologë që patën ndjekur po atë qëllim, qëndron në faktin se Lasgushi nuk u largua fare nga shpirti i gjuhës shqipe. Fundi i fundit, fjalët e “krijuara” prej Lasgushit rrjedhin prej një shqipe të njohur ose prej bashkimit të dy fjalëve të tjera edhe këto të njohura edhe të gjalla. Shumica e këtyre fjalëve kanë hyrë sot e përgjithmonë në gjuhën shqipe. Të radhitura në vargje vjershash, disa nga fjalët “lasgushiane” tingëllojnë kështu:
  • 23.  E kur pat humbur jet e dherit, Kur syr’i lodhur m’u përgjum, Në shkëndijim të kandilerit M’i cfaq ylberin e një rruaze... Fatlur, o shpirt, ti je nër gaze, Dhe nër mjerime je fatlum! Shpirtit  Tashi dh’agimi llambaritës Po svagullon në fund liqeri. Mëngjes  Po nga mërgimi zemërak Të pres me mardhje të më vish, Të më rrëfehesh si zëmbak Nër mijë lule dhemshurish Të ritë e viteve të mi  Ti det, brohori fshehtësire! Kuptim i potershmë, ti det! Dh’aspak nuk më tremb zhurmërija Ndaj turret me hov e vërtik Gjeniu i anijes  Mi zall të pyllit vjeshtarak Dremit liqeri pa kufi, Ay ndaj fundesh u përflak Posi me zjarr e me flori. Dremit liqeri
  • 24. Në këtë kaptinë të fjalorit është e udhës të shtojmë disa fjalë përmbi përfytyrimet, përmbi metaforat ose përmbi stolitë stilistike të Lasgushit. Një shënim të parë që lypet të bëjmë me këtë çështje është konstatimi se Lasgushi është këtu si edhe në shumë fusha të tjera të veprimit, i cili nxjerr të gjitha metaforat e simbolet vetëm e vetëm prej gjuhës shqipe, prej realiteteve e mundësive shqipëtare, prej etikës shqiptare. As mitologjia greke dhe as mitologjia romake, të cilat zotërojnë kaq breza artistësh të të gjitha cepeve të botës, nuk e shtyjnë Lasgushin të përdorë ndonjë motiv ose simbol të huaj në vjershëri. Lasgushi është i vetëmi poet shqiptar, që mendon, flet e shkruan vetëm shqip. Ay përpiqet të vlerësojë e të zhvillojë potencialin shqiptar në art e në gjithë fletët e jetës.
  • 25. GJENIU I ANIJES  Veshtroni si shket siper valash E tundet anija me nge? – …Me krisme-e me prush prej sterkalash Mi te shkrepetiu nje rrufe!… Ti det, brohori fshehtesire! Kuptim i potershem, ti det! …Po heshtje: ndaj vales se nxire Gjeniu i anijes po flet: Prej zallit qe sot po largohem, Fillova mergimin e ri; Hepohem…anohem…humbohem … Po sulmin s`e ndal kurrsesi. Dh`aspak nuk me tremb zhurmeria, Ndaj turret me hov e vertik Mi balle-e mi korje te mia Ndersimi-i tallazit armik. Perpara kur shoh gjeratore, Dh`ato me gremisin ne fund- Mi kulmin e vales malore Un` heq te shpetoj sa me mund. E morti fatkeq ne me ciku, N`u desh tmerresisht te fundas- Aspak nuk me thyen rreziku, Po nis e permbysem me gas: Se prapa le vazhden e ndritur- Q`e hapa me shpirtin fatos: Fistonin gazmor ku pat shkitur Valim-i anijes q`u sos. Valim-i anijes se lete Qetohet,ndalohet,mbaron Njeriu i anijes perjete Hepohet…anohet…valon…
  • 26.  Me Lasgush Poradecin, lirika shqiptare mund të konsiderohet si një dukuri evropiane për nga niveli i ligjërimit poetik origjinal. Ai paraqitet si poet me shpirt modern dhe evropian. Tek universi poetik i L. Poradecit hasim si te rrallëkush në poezinë shqipe, një magji të pastër të gjuhës shqipe, të forcave magjike të tingujve, që japin thirrjet e jetës nëpërmjet zanoreve; në radhitjen objektive njeriu, jeta, Zoti,përjetësia; në radhitjen logjike gruaja-burri-androgjenia, të lidhur të gjithë së bashku nëpërmjet erosit, dashurisë si thelb i jetës, si dhe nëpërmjet vdekjes si rruga drejt përjetësisë, afektive nëpërmjet cilësimeve. Poezia e Lasgush Poradecit është krijuesja e një hapësire kombëtare, më së shumti nga pikëpamja gjuhësore. Idilet e përmallshme të një jete të pastër, mendimet filozofike, kënga për vendlindjen dhe posaçërisht për liqenin marrin jetë në një mjedis morfologjikisht të pastër shqiptar. Gjuha shqipe është vetëdija e ndërdija e tij dhe e gjithë kombit shqiptar.
  • 27. Anëtarët:  Dionista Braushi ( Lider)  Fatjona Plaka  Mimoza Cala  Shqiponja Muca  Amarilda Gjini  Klasa XII B