2. KANCERI I QAFËS SË MITRËS
• Kanceri i qafes se mitres eshte nje tumor qe formohet ne qafen e mitres. . Ndodh kur qelizat e qafes
se mitres fillojne te rriten ne menyre jo normale dhe te pakontrolluar • Nga momenti i shfaqjes se
qelizave jo normale ne qafen e mitres deri ne shfaqjen e plote te kancerit ne qafen e mitres duhen
shume vjet, rreth 10 vjet deri ne 20 vjet. Fatmiresisht koha e gjate e zhvillimit te ketij kanceri i jep
mundesi cdo femre ta kapi ne kohe ate, nese kontrollohet rregullisht. • Shkaktari kryesor i kancerit te
qafes se mitres eshte Virusi i papilomes njerezore ose HPV. HPV eshte nje virus qe mbetet i fshehur
ne organizem pa dhene asnje shenje semundje. HPV perhapet nepermjet kontakteve seksuale.
Faktorë të ndryshëm shtojnë rrezikun për kancerin në mitër. Këtu do të hynin:
1. Me aktivitet seksual mbi një vit nga kontakti i parë, pa marrë vlerësimin e analizës së Pap-testit.
2. Me moshë nën 18 vjeç, që kanë kryer marrëdhënie seksuale,
3. Me partnerë të shumtë seksual, ose me partner të cilët kanë patur shumë partnere seksuale,
4. Me prani të infeksionit HPV, ose me infeksione seksualisht të transmetueshme përfshi HIV/AIDS,
5. Me nënë, motër apo gjyshe që kanë patur kancer të qafës së mitrës.
6. Që pijnë duhan.
7. Me shtatzëni të shumta.
8. Me imunitet të ulët.
Pap-testi ose testi i Papanikolaut, konsiston në marrjen e materialit qelizor në disa pika të qafës së
mitrës (colum uteri). Eshtë një veprim që realizohet me një teknikë të thjeshtë, pa dhimbje dhe pa
efekte anësore. Shumë pak i bezdishëm, për shkak të përdorimit të spekulumit. Materiali qelizor i
marrë në qafën e mitrës, shtrihet në fletë xhami (lama) dhe shikohet në mikroskop në një laborator të
specializuar.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rekomandohet:
• Të gjitha femrat e moshave nga 21 deri në 65 vjeç, duhet të kryejnë Pap-testin.
Femrat e moshave 21 deri në 49 vjeç, duhet të kryejnë Pap-testin çdo vit. Nëse 3 Pap-teste
rrjesht dalin normal, atëherë vazhdohet kryerja e Pap-testeve çdo 3 vjet.
• Femrat e moshave 50 deri në 64 vjeç, duhet të kryejnë Pap-testin çdo 3 deri në 5 vjet.
Në moshën 65 vjeç, nuk ka nevojë të vazhdohet me kryerjen e Pap-testit nëse ai është kryer
rregullisht nga mosha 50 vjeç dhe ka dalë me rezultate normale/indeksonline.
3. KANCERI I MUSHKËRISË
Eshtë një nga problemet kryesore të shëndetit në vendin tonë ashtu si edhe në të gjithë
botën...
Në ditët e sotme kanceri i mushkërisë është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri për të dy gjinitë.
Në vendet e zhvilluara çdo vit numri i personave që vdesin nga kanceri i mushkërisë është më i madh
se numri total i personave që vdesin nga kanceri i gjirit, prostatës, zorrës së trashë dhe pankreasit.
Kanceri i mushkërisë është kanceri më ”vdekjeprurës” të cilit i njihet shkaku.
Duke u krahasuar me llojet e tjera të kancereve, kanceri i mushkërisë përhapet më shpejt dhe
sidomos në fazat e fundit përhapet në kraharor dhe prek edhe organet kryesore për jetën që ndodhen
pranë (si p.sh rruga kryesore e frymëmarrjes, zemra, enët kryesore të gjakut, rruga e ushqimit, etj.)
ose përhapet me anë të gjakut në organe të tjera të trupit (si p.sh mëlçia, mushkëria tjetër, kockat,
truri etj.).
• Në përgjithësi kanceri i mushkërisë zhvillohet në mënyrë të fshehtë dhe nuk jep shenja për një kohë
të gjatë. (P.sh në indin sfungjeror të mushkërisë nuk ka nerva për dhimbjen prandaj shumë pacientë
nuk kanë dhimbje.)
• Disa nga shenjat (kolla, vështirësi në frymëmarrje dhe fishkëllimat në frymëmarrje) ndodhin edhe tek
personat që pinë duhan prandaj në shumicën e rasteve konsiderohen “normale”. Për këtë arsye
pacientët vijnë vonë tek doktori dhe kjo vonon diagnozën e hershme.
• Me një grafi të thjeshtë të mushkërisë dhe ekzaminimin e gëlbazës është e vështirë të diagnostikosh
kancerin e mushkërisë në fazat e hershme.
• Për arsye ekonomike edhe në vendet e zhvilluara metodat laboratorike dhe radiologjike që janë të
vlefshme për diagnostikim të hershëm nuk aplikohen edhe në popullsinë me rrezik të lartë për kancer
të mushkërisë.
Duhani dhe kanceri i mushkërisë...
Duhani është shkaku kryesor dhe që njihet më mirë në etiologjinë e kancerit të mushkërisë. Nëse pini
duhan ja disa nga arsyet pse duhet ta lini duhanin;
• Është vërtetuar se në tymin e duhanit ndodhen afërsisht 4000 lëndë të rrezikshme, 50 nga të cilat
janë “kancerogjene” (që shkaktojnë kancer).
• 20% e atyre që pinë duhan (një person në çdo pesë veta!) në një periudhë të jetës së tyre
diagnostikohen me kancer të mushkërisë. Ata që pinë një paketë në ditë kanë një rrezik 13 herë më
të madh për të pasur kancer të mushkërisë në krahasim me ata që nuk pinë duhan.
Shenjat që shfaqen shpesh:
• Kollë e pashërueshme
• Ndryshim në mënyrën e të kolliturit
• Mungesë në frymëmarrje ose frymëmarrje me fishkëllima
• Gëlbazë me gjak (në shumicën e rasteve në formë vije të hollë)
• Shenjat e pneumonisë: Gëlbazë me erë të keqe ose me ngjyrë të errët, temperaturë, lodhje,
mungesë oreksi, rënie në peshë
• Dhimbje në kraharor, në kurriz ose në shpatull
Shenja që shfaqen rrallë:
4. • Ngjirje të zërit
• Vështirësi në gëlltitje, ndjesi sikur të ngel ushqimi në fyt
• Rënie e kapakut të syrit
• Lemzë që nuk kalon
Si bëhet klasifikimi i kancereve të mushkërisë?
Pasi të vendoset diagnoza e saktë duhet të përcaktohet si të trajtohet sëmundja. Për këtë duhet të përdoren
disa metoda të tjera. Këto janë:
• Rezonanca Magnetike (për trurin, kraharorin)
• Positron Emission Tomography (PET)
• Ultrasonografi
• Shintigrafia e kockave
• Mediastinoskopi për përcaktim të shkallës së tumorit (biopsi e gjëndrave linfatike)
Cilat janë mënyrat e trajtimit të kancerit të mushkërisë?
Dy fazat e para të kancerit të mushkërisë si edhe disa raste të përzgjedhura të fazës së tretë trajtohen duke
nxjerr me operacion pjesën e kancerit bashkë me një pjesë të mirë të mushkërisë që e rrethon atë. Kjo është e
vetmja metodë trajtimi efektiv që zgjat jetën e pacientit. Llojet e operacioneve më të shpeshta që bëhen për
këtë qëllim:
• Lobektomi: Nxjerrja e një pjese të mushkërisë.
• Pneumonektomi: Nxjerrja e njërës prej mushkërive. (Trupi i njeriut ka dy mushkëri: e majta dhe e djathta.)
Këto operacione gjithmonë e më tepër bëhen me video-torakoskopi (pamja e hapësirës së toraksit me një
kamera). Me këtë metodë pacienti ka më pak dhimbje pas operacionit dhe qëndron më pak i shtruar në spital.
Kurse në fazën e katërt sëmundja është më e përparuar dhe metodat që përdoren janë për trajtim ndihmës që
të rrisin kualitetin e jetesës. Llojet e operacioneve apo ndërhyrjeve kirurgjikale që bëhen për këto raste:
• Heqja e lëngut që mblidhet në hapësirën e kraharorit (toraksit) dhe parandalimi i formimit përsëri të këtij
lëngu;
o Heqje të lëngut me kateter ose me tub toraksi
o Përdorimi i një “by-pass”i midis toraksit dhe barkut (Shunti)
o Ngjitja e cipës së mushkërisë me lëndë kimike
o Heqja e cipës së mushkërisë
• Për hapjen e rrugëve të frymëmarrjes kur janë të bllokuara nga tumori mund të përdoren një ose disa nga
këto mënyra;
o Elektrokoter
o LAZER
o Radiofrekuencë (RF)
o Krioterapi
o “Stent” trakeo-bronkiale
Tek këta pacientë ngaqë nuk është e mundur heqja e tumorit duhet të jepet ilaç shtesë (kimioterapi) ose rreze
(radioterapi) vetëm ose të dyja bashkë. Këto trajtime mund t’u rekomandohen disa pacientëve para ose pas
operacionit.
5. KANCERI I LEKURES
Kanceri i lëkurës është forma më e shpeshtë e kancerit. Referuar statistikave në Shtetet e Bashkuara
çdo vit në Amerikë diagnostifikohen më shume se 1 milion raste me kancer lëkure. Në vendin tonë si
një vend mesdhetar me rrezatim të lartë diellor, kanceri i lëkurës është shumë i shpeshtë.
Çfarë është Melanoma dhe sa e rrezikshme është ajo?
Melanoma është forma më e rrezikshme malinje e kancerit të lëkurës që zhvillohet nga rritja e
pakontrolluar e qelizave melanocite (qeliza prezente në lëkurë që prodhojnë melaninën që i jep
ngjyrën e bronztë lëkurës). Është i lartë numri i pacientëve që humbasin jetën si pasojë e këtyre
melanomave çdo vit. Melanoma mund të shfaqet papritur ose mund të zhvillohet mbi një nishan
ekzistues.
Ka statistika në Shqipëri për të provuar rrezikshmërinë e kësaj sëmundjeje?
Aktualisht në vendin tonë nuk ka studime kombëtare të mirëfillta për të treguar shpeshtësinë e
melanomës, si dhe programe të mirëfillta për të sensibilizuar popullsisë për rrezikun dhe parandalimin
e melanomës. Referuar statistikave të Shoqatës Amerikane të Dermatologjisë në SHBA, 75 për qind
të vdekjeve nga kanceri i lëkurës janë nga melanoma. Është përllogaritur që 1 amerikan vdes nga
Melanoma gati në çdo orë.
Kush e shkakton melanomën?
Ekspozimi i rritur në rrezet ultraviolet të diellit është faktori kryesor që shkakton kancerin e lëkurës,
përfshirë dhe Melanomën. Personat biond ose me flokë të kuq dhe me ngjyrë të çelur të syve
(Fenotip të lëkurës I, II) janë personat më të riskuar ndaj melanomës, por kjo nuk do të thotë që
personat me lëkurë të errët nuk mund zhvillojnë melanomën.
Cilat janë shenjat e para të melanomës dhe si mund të kuptohet që një nishan është i
rrezikshëm apo jo?
Çdokush nga ne mund të mësojë alfabetin e nishaneve ose rregullin ABCDE, në mënyrë që të
parandalojë në kohë zhvillimin e melanomës. Diagnostikimi i hershëm i Melanomës shpëton jetën. Ne
duhet të mësojmë që të lexojmë nishanet e trupit tonë dhe nëse vërejmë një nishan të ndryshuar
duke ju përmbajtur rregullit ABCDE duhet të drejtohemi menjëherë pranë mjekut dermatolog.
Nishanet lexohen ose vetëkontrollohen duke përdorur alfabetin e mëposhtëm. “A – asimetria, pra
njëra gjysmë nuk përputhet me gjysmën tjetër. B – border (vijë kufitare, jo e rregullt). C – kolor (ngjyra
nuk është uniformë ose ekzistojnë disa ngjyra brenda nishanit si kafe, e zezë, e kuqe, etj). D –
6. diametri (melanomat janë zakonisht më të mëdha se 6 mm). E – evolimi (ndryshime që vërehen me
kohë në madhësi, formë, ngjyrë).
A është Melanoma e kurueshme?
Melanoma e diagnostifikuar në stadet e para është e kurueshme. Diagnoza e hershme shpëton jetën.
Dermatologët rekomandojnë që çdokush duhet të kontrollojë vetë nishanet e trupit të tij duke ju
përmbajtur rregullit të mësipërm të alfabetit dhe 1 herë në vit përpara ekspozimit në diell ose pas tij të
kontrollohen nga mjeku (preferohet ekzaminimi me dermatoskop). Pacienti nëse vëren ndryshim
qoftë dhe të njërit prej nishaneve, atëherë duhet të kërkojë menjëherë ndihmën e mjekut dermatolog.
Melanoma mund të shfaqet tek të gjithë ne, megjithatë ka disa individë që janë më të riskuar:
Nëse ju keni më shumë se 50 nishane në trup (përfshirë nishane atipik)
Nëse persona në familjen tuaj kanë pasur melanomë
Nëse jeni biond ose me flokë të kuq, me ngjyrë të syve bojëqielli ose jeshil
Nëse gjatë periudhës së fëmijërisë jeni djegur disa herë në diell
Nëse keni kryer seanca solari
Nëse ju keni pasur më parë melanomë ose ndonjë kancer tjetër lëkure
Nëse ju keni pasur me parë kancer gjiri ose të gjendrave tiroide
KANCERI I PROSTATËS
Frika nga kanceri i prostatës?
Kanceri i prostatës është shpesh arsyeja për një vlerë të rritur të ASP-së
Një kancer i prostatës pothuajse nuk shkakton fare shqetësime, sidomos në stadin fillestar shpesh
nuk ka asnjë simptomë. Për këtë arsye zbulimi i hershëm është i rëndësishëm. Sa më herët të
zbulohet kanceri, aq më të mëdha janë shanset e shërimit.
Grupet që paraqesin rrezik
Ekzistojnë një seri rreziqesh të cilat duhen thënë në lidhje me kancerin e prostatës. Por në këtë rast
simptomat luajnë një rrol dytësor, pasi kanceri i prostatës shumë shpesh nuk tregon fare simptoma
klinike, sidomos në fazën fillestare.
7. Normalisht rrezikohet çdo burrë në moshë mesatare
Vlera e rritur ose e luhatur e ASP-së
Raste në familje, p.sh. babai ka pasur kancer në prostatë
Burrat tek të cilët terapia me antibiotikë nuk ka çuar në ulje të vlerës së ASP-së
Prostatë e zmadhuar dhe me ose pa shqetësime të boshatisjes së fshikëzës së urinës
(shqetësime të mikturicionit)
Shqetësime në zonën e legenit
Simptomat e kancerit të prostatës
Arsyet e kancerit të prostatës janë ende të panjohura. Por dihet, që ekzistojnë disa burra, për të cilët
rreziku për tu sëmurë me kancer të prostatës është më i lartë.
Kanceri i prostatës në fillim shkakton shumë simptoma dhe dhimbje të rralla, pasi në shumicën e
rasteve lind në zonën e jashtme të prostatës. Vetëm në rastin kur kanceri është zhvilluar më tej,
shfaqen simptomat treguese si probleme në urinim nga shtypja e uretër-it ose të fshikëzës së urinës.
Metodat tradicionale të ekzaminimit në rast dyshimi për kancer
Metodat tradicionale si:
Ekzaminimi rektal me prekje
Echo rektale ose
Elastografi
. Përveç të tjerave për vërtetësinë e këtyre ekzaminimeve nevojiten shpesh kushte optimale: Tumori
duhet të jetë vendosur në një pozicion të përshtatshëm, kjo do të thotë duhet të jetë vendosur në
anën e prostatës të drejtuar nga zorra, ai duhet të jetë i madh dhe prostata nuk lejohet të jetë
zmadhuar. Këto kushte nuk janë të nevojshme për ekzaminimin me MRT të prostatës.
Përhapja e tumorit
Nëse diagnostikohet një tumor përveç klasifikimit të agresivitetit (Gleason-Score) duhet sqaruar
gjithashtu nëse kemi të bëjmë mundësisht me një depërtim të kapsulës së prostatës me një rritje që
kalon organet, të ashtuquajturën infiltrim, p.sh. në fshikëzën seminare. Gjithashtu duhet sqaruar edhe
çështja nëse ka pasur një përhapje në nyjet limfatike që ndodhen pranë.
Nëpërmjet diagnostikimit me MRT hapen mundësi të tjera trajtimi. Duke qenë se kanceri i prostatës
tani mund të bëhet i dallueshëm, mundësohen metoda trajtimi, tek të cilat hiqet vetëm tumori dhe nuk
duhet të hiqet e gjithë prostata. Avantazh i trajtimit me ruajtje të prostatës është që efektet anësore
potenciale si inkontineca (mos kontrollimi i ujit të hollë) dhe impotenca normalisht të mos shfaqen më,
pasi nuk shkatërrohet i gjithë organi.
Trajtimet e suksesshme të ruajtjes së prostatës mund të zhvillohen më tej nga MRT-ja jonë e
prostatës. Por në diskutimin e një terapie ruajtje luajnë një rol të rëndësishëm, agresivi teti, përhapja
dhe pozicionimi i tumorit.
Nëse trajtohet vetëm zona e goditur nga tumori, indet jo të goditura të prostatës qëndrojnë të
paprishura. Në indet e shëndetshme normalisht nuk dëmtohen nervat dhe venat dhe më pas nuk
shfaqen shqetësime si inkontineca (mos kontrolli i ujit të hollë) dhe impotenca pas një trajtimi të
specifikuar.
8. Por nëse një tumor i prostatës është zhvilluar shumë ose është tepër agresiv (Gleason Score 8 ose
9), në mënyrë që nuk mund të trajtohet më lokalisht, imazhet e MRT-së mund të ndihmojnë për
operacionin e prostatës që vjen më pas. Kirurgu për shkak të imazheve ka të dhëna të sakta në lidhje
me pozicionin e tumorit dhe gjatë largimit të prostatës mund të përpiqet të mos dëmtojë nervin e anës
jo të dëmtuar. Në rastin e një operacioni që ruan nervat, disavantazhet si impotenca dhe inkontineca
mbahen sa më të ulëta të mundshme.
Në disa raste largohet e gjithë prostata, pa ruajtur dot nervat. Më pas duhet llogaritur që mund të
bëhet një terapi me rreze, terapi anti hormonale ose edhe një kimioterapi.
KANCERI I STOMAKUT
Kanceri i stomakut është një ndër tumoret malinje më të shpeshta, përgjegjës për një numër të madh
vdekjesh në vit në shqipëri.
Shkaqet
infeksioni prej helikobakter pylorit mendohet se është një nga shkaktaret e shumicës së kancereve të
stomakut ndërsa gastriti atrofik autoimun, metaplazia intestinale dhe një sërë faktorësh të tjerë
gjenetike shoqërohen me rritjen e rrezikut për kancer në stomak. Shoqata amerikane e kancerit
paraqet një listë të faktorëve të lidhur me dietën ushqimore( mishi dhe peshku i kripur dhe tymosur,
ushqimet e konservuara), nitratet dhe nitritet të cilat gjenden kryesisht në mishin e konservuar, të cilat
rrisin rrezikun për kancer të stomakut
nga ana tjetër ngrënia e frutave dhe zarzavateve të freskëta që përmbajnë vitamina antioksidante
(vitamina a dhe c) mendohet të ulin rrezikun për kancer në stomak. Një artikull në dhjetor 2009 në
"american journal of clinical nutrition" paraqet një studim statistikor shumë domethënës për një
korrelacion (invers) të kundërt midis dietës ushqimore mesdhetare dhe kancerit të stomakut. Kjo
shpjegohet me faktin që në dietën mesdhetare mbizotërojnë ushqimet e freskëta, sidomos zarzavatet
e shumëllojshme.
Një faktor shume i rëndësishëm që shkakton kancer të stomakut është pirja e duhanit. Ky faktor rrit
rrezikun për kancer nga 40% të personat që e pinë me sasi të vogël, deri në 82% te ata që e pinë
duhanin për një kohe të gjate, që do të thotë se dyfishohet rreziku për kancer në krahasim me
personat që nuk e pinë duhanin.
Alkooli është një shkak tjetër që rrit rrezikun për kancer, sidomos kur është i shoqëruar me duhan
pirje.
Kanceri i stomakut prek më shumë meshkujt se femrat, në një raport 3 meshkuj 1 femër. Estrogeni si
hormon femëror mund të mbroje gratë nga ky lloj kanceri.
Shenjat dhe simptomat kanceri të stomakut përfshijnë:
dhimbje abdominale( e barkut)
humbje të pashpjegueshme në peshe dhe humbje të oreksit
dhimbje e papërcaktuar të barkut zakonisht sipër kërthizës
ndjesia e fryrjes se tepërmi pasi një vakti të lehte(doktorët e quajnë ngopje e shpejte)
djegie kraharori ,urth ose shenjat e një ulcere nausea të vjella me ose pa gjak
9. ënjtje e barkut për shkak të grumbullimit të lëngjeve në kavitetin abdominal(doktorët e quajnë ascit)
mosha : shumica e pacienteve të diagnostikuar me kancer të stomakut në kliniken tone janë të
moshuar. Mosha e mesme është ndërmjet 40-65vjec. Diagnostikimi i kancerit në moshat e reja ka
qene në format me agresive.
Humbja në peshe dhe dhimbjet e vazhdueshme janë shenjat me të shpeshta të kancerit.
Dhimbja e barkut fillimisht mund të jete e lehte por ajo forcohet me progresin e kancerit.
Disphagia(vështirësi dhe dhimbje në gëlltitje) është shenje shoqëruese kur kanceri zhvillohet në
cardias (vendi ku bashkohet stomaku me tubin e ushqimit, ezofagun).
Pacientet gjithashtu mund të shfaqin të vjella ose ndjenjën e mbingopjes për shkak te masave
kanceroze të cilat zëne një pjese të madhe të hapësirës se stomakut.
Gastroskopia është metoda e zgjedhur ekzaminuese për këtë sëmundje. (lexoni linkun
"gastroskopia"). Gjatë ekzaminimit me gastroskop merret biopsi që dërgohet për ekzaminim
histopatologjik ku shihet nga mjeku histopatolog në mikroskop për prezencën e qelizave kanceroze
dhe llojin e kancerit.
Tomografia e kompjuterizuar ose ct skaner i barkut mund të zbuloje kancerin e stomakut, por është
ekzaminim më i përdorshëm për vlerësimin e shtrirjes së kancerit në organet dhe indet e tjera përreth
dhe jashtë tij, si dhe prezencën e limfonodujve (gjëndrave limfatike) të prekura nga kanceri.
Stadifikimi
Nëse në ekzaminimin histopatologjik gjendën qeliza kanceroze, hapi tjetër është të gjendet stadi i
zhvillimit në varësi të shtrirjes së sëmundjes. Teste të ndryshme bëhen për të bërë stadifikimin e
kancerit, d.m.th shtrirjen dhe shpërndarjen në distance të tij. Duke pasur parasysh që kanceri i
stomakut prek dhe organet e tjerë si mëlçinë, pankreasin dhe mushkërinë doktori per te bere
stadifikimit kerkon ekzaminime te tjera shtese si me poshte:
• Eko endoskopike(EUS): Ky ekzaminim kryhet njesoj si gastroskopia nen anestezi. Ne majen e ketij
skopi ndodhet nje sonde e vecante e cila perdor ultratingujt per te krijuar imazhe. Imazhet qe merren
tregojne se sa thelle kanceri ka prekur muret e ezofagut. Doktori, gjithashtu mund te perdore nje
shiringe te vecante per te marre material prej limfonodulave. Kjo procedure quhet aspirim me
age.(FNA).
• Skaner CT (tomografi e kompjuterizuar): Makina e rrezeve X është e lidhur me kompjuterin dhe
në këtë mënyre krijojnë imazhe të detajuara të pankreaist organeve dhe vazave të gjakut të barkut.
Per te kryer kete ekzaminim perdoret kontrast nga goja ose ne vene, i cili ben te dukshme anormalite.
• Rezonanca magnetike: Nje magnet i fuqishem i lidhur me komjuterin perdoret me te marre imazhe
te detajuara ne hapesirat brenda trupit. Rezonanca tregon nese kanceri eshte perhapur neper
limfonodula ose ne vende te tjera te trupit. Per te kryer kete ekzaminim perdoret kontrast venoz i cili
ben te mundur marrjen e imazheve me qarte.
• Pet-skaner: Nepemjet nje injeksioni, injektohet nje sasi sheqeri radioaktiv. Sheqeri radioaktiv jep
sinjal dhe ne kete moment pet-skaneri kap imazhet ne vendet qe eshte perhapur sheqeri radioaktiv.
10. Qelizat kanceroze shfaqen te shndritshme ne imazhe sepse ato e perthithin me shpejt dhe me shume
sheqerin radioaktiv ne krahasim me qelizat normale. Pet-skaneri tregon nese kanceri ezofagut eshte
perhapur ne pjese te tjera te trupit.
Analiza gjakut për markuesit tumorale siç janë carcinoembryonic antigen (CEA) dhe carbohydrate
antigen (CA) mund të bëjnë vlerësimin e metastazave, kryesisht në mëlçi.
KANCERI I EZOFAGUT
Çfarë është ezofagu?
Ezofagu ndodhet ne kraharor. Është i gjate rreth 25.cm. Ai është pjese traktit tretës, ku ushqimi lëviz
prej gojës ne ezofag ne drejtim te stomakut. Ezofagu është një tub muskulor.
akte për kancerin e ezofagut
• Ndonëse shkaqet e kancerit te ezofagut jane te panjohura faktoret e riskut jane te mire identifikuar.
• Risku i kancerit te ezofagut rritet me kohëzgjatjen e irritimit te tij si psh prej duhanit, alkoolit dhe
ezofagut Barret.
• Diagnoza e kancerit te ezofagut mund te vendoset me skopi ezofagu me contrast barium por mund
te konfirmohet me endoskopi+biopsi e marre ne indet e kancerit.
• Kanceri i ezofagut mund te shkaktoje dhimbje dhe veshtiresi ne gelltitjen e ushqimeve te forta, jo te
lengjshme.
• Trajtimi i kancerit te ezofagut varet nga permasa, lokalizimi dhe shtrirja e tij gjithashtu dhe nga
mosha e pacientit.
Qelizat e kancerit
Kanceri fillon ne qeliza te cilat jane njezia baze e indeve. Indet perbejne organet e trupit.
Qelizat normale rriten dhe ndahen per te formuar qeliza te reja ne varesi te nevojave te trupit tone.
Kur qelizat normale plaken ose demtohen ato vdesin duke u zevendesuar nga qeliza te reja.
Ndonjehere ky process zevendesimi nuk ndodh korrekt. Formohen qeliza te reja qe trupi nuk ka
nevoje per to dhe qelizat e demtuara nuk vdesin. Grumbullimi i qelizave ekstra shpesh here formojne
rritje ose mas indi e cila quhet tumor.
Rritjet ne murin e ezofagut mund te jene beninje(jo kanceroze) ose malinje (kanceroze).
Tipet e kancerit te ezofagut
Kemi dy tipe kanceri te ezofagut te cilet jane te diagnostikueshem,te trajtueshem dhe qe
menaxhohen ne te njejten menyre.
Dy tipet me te shpeshta te kancerit te ezofagut e marrin emrin nga lloji i qelizave qe shihen me
mikroskop. Qe te dy tipet fillojne ne qelizat e shtreses se brendshme te ezofagut:
11. • Adenokarcinoma e ezofagut: Ky tip zakonisht gjendet ne pjesen e poshtme te ezofagut ne afersi
te stomakut.
• Carcinoma me qeliza skuamoze e ezofagut: Ky tip zakonisht gjendet ne pjesen e siperme te
ezofagut.
Faktorët e riskut
Kur ju diagnostikoheni me kancer te ezofagut eshte e natyrshme te pyesni cilat jane shkaqet qe e
kane shkatuar. Shpesh doktoret e kane te veshtire tju shpjegoje arsyet por studimet kane treguar qe
shkaqet jane si me poshtë:
• Mosha 65 vjeç e lartë: Mosha është faktor risku kryesor. Shancet per te patur kancer te ezofagut
rriten me rritjen e moshes.
• Gjinia: Meshkujt kane me shume gjasa per kancer te ezofagut ne krahasim me femrat.
• Pirja e duhanit: Duhanpiresit jane me te riskuar per te bere kancer te ezofagut.
• Perdorimi i tepert i alkoolit: Njerezit qe konsumojne me shume se tre gota alkool ne dite jane me te
riskuar se njerezit qe nuk pijne, per te patur kancer te ezofagut te tipit me qeliza skuamoze. Njerezit
qe zakonisht perdorin ne te njejten kohe alkolin dhe duhanin jane me shume te riskuar per te patur
kancer te ezofagut.
e fazat e hershme kanceri i ezofagut mund most e kete shenja. Me avancimin e situates shenjat me
te shpeshta jane:
• Kthim i ushqimeve qe vjen si rezultat i ngecies se tyre ne ezofag
• Dhimbje gjate gelltitjes.
• Dhimbje ne kraharor ose ne mes te shpines
• Humbje ne peshe
• djegie kraharori
• Ngjirje zeri qe nuk largohet per dy jave.
Keto shenja mund te jene prej kancerit te ezofagut ose prej problemeve te tjera shendetesore.
Diagnoza
Ne qofte se ju keni simptoma qe sugjerojnë për kancer te ezofagut atëherë doktori do tju rekomandoj
te kryeni analiza gjaku dhe ekzaminimet si me poshtë: Skopi ezofagu me barium kontrast: Pasi te
keni pire kontrastin me barium merren imazhe nen rrezet X.
Endoskopia: është një ekzaminim ku mjeku specialist shikon në brendësi të traktit të sipërm tretës.
KANCERI I GJIRIT
12. Çdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Ndaj çdo shenjë që paralajmëron këtë sëmundje të
rëndë nuk duhet neglizhuar. Specialistja e ISHP-së, Lumturi Merkuri, shpjegon se çfarë ndryshimesh
në gji duhet të tërheqin vëmendjen. Gjithashtu ajo shpjegon edhe diagnostikimin dhe trajtimin e
sëmundjes.
Shenjat
Një grua duhet të shkojë menjëherë tek mjeku, nëse vë re shenja jo normale si:
- Zmadhim apo forcim të gjirit, që nuk është normale për të. Zakonisht, shumë gra para periodave
kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale.
- Gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull.
- Skuqje, mahisje, enjtje në gjinj apo rreth tyre.
- Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.
- Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë.
- Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.
- Dhe çdo gjë tjetër që nuk i duket normale.
Por, jo të gjitha gjëndrat që mund të dalin në gji janë kancer. Megjithatë, pa frikë apo ankth, gruaja
duhet drejtuar sa më shpejt tek mjeku, nëse vë re ndonjë ndryshim jo normal tek gjinjtë. Vetëm mjeku
mund të bëjë dallimin.
Vetëkontrolli
Çdo grua duhet të përpiqet ta bëjë zakon bërjen e vetëkontrollit të gjirit një herë në muaj.
Vetëkontrolli i gjirit zgjat vetëm pak minuta. Nuk kushton fare, por të mbron jetën.
Vetëkontrolli i gjirit është vetëm një pjesë e kujdesit për gjirin. Ka edhe mënyra të tjera, të cilat kapin
në faza shumë më të hershme kancerin e gjirit, siç është mamografia.
Mamografia
Mamografia është një lloj radiografie e gjirit, gjatë të cilës gjiri vendoset midis dy pjatave plastike.
Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy
apo të preken me dorë. Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth dy vjet para shfaqjes së
shenjave, kur ka akoma shanse për t’u trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit, që
arrijnë të kapen nga mamografia, janë akoma të vegjël dhe mund të trajtohen lehtë (pa hequr gjithë
gjirin, pa lënë shenjë e mbi të gjitha pa rrezikuar jetën).
13. Moshat
Rekomandohet që të gjitha gratë nga mosha 35-40 vjeç e lart, duhet të bëjnë mamografinë çdo 1-3
vjet. Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Megjithatë, pavarësisht nga mosha, nëse
një grua ka ndonjë shqetësim në gji, duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku. Mjeku është ai që
sqaron se çfarë duhet të bëjë gruaja dhe sa herë duhet të bëjë mamografinë.
STATISTIKA BOTERORE
Në Perëndim, numri i të prekurve nga sëmundja nuk është i lartë, ndërsa në pjesën tjetër të botës,
kanceri vazhdon të marrë shumë jetë
Para dyzet vitesh, qeveria e Shteteve të Bashkuara i shpalli luftë kancerit, duke deklaruar rritje të
financimeve për studimet e mëtejshme dhe duke besuar në koordinimin e Institutit Kombëtar të
Kancerit (IKK). Njëzet vitet e para, progresi ishte i ngadaltë, por që në fillim të ‘90 -s përsosja e
testeve për tumorin në prostatë, në gjoks dhe zorrën e trashë bënë të mundur nxjerrjen në kohë të
diagnozave dhe si pasojë, shtimin e mundësive të mbijetesës. Statistikat e fundit të Institutit
Kombëtar të Kancerit tregojnë se në SHBA, vdekshmëria për 14 nga 19 format më të rrezikshme të
kancerit është ulur nga viti 2003 në 2007-n. Edhe në Europë, vdekshmëria nga kjo sëmundje ka qenë
më e ulët gjatë viteve 1998-2005. Statistika të tjera nuk janë dhe aq ngushëlluese.
Tumoret për të cilat nuk ka ende analiza të besueshme për diagnozën e parakohshme ose kura
efikase, siç janë tumori i pankreasit dhe i mitrës, vazhdojnë të kenë vdekshmëri të lartë. Për kancerin
në pankreas, mundësia e mbijetesës është maksimalisht pesë vjet, 6%, në krahasim me 90% a më
shumë të disa formave të kancerit në gji dhe prostatë. Zëvendëspresidenti i Institutit Kombëtar të
Kancerit, James Doroshow, thekson se rezultati i një lloji të veçantë kanceri mund të ndikohet edhe
nga faktorë të tjerë, si mënyra e rritjes së tumorit, ose gatishmëria për gjetjen e indeve të sëmura.
Nga të dhënat amerikane rezulton se një e treta e vdekjeve nga kanceri vazhdon të jetë e lidhur me
duhanin, edhe pse në Shtetet e Bashkuara, numri i duhanpirësve vazhdon të ulet (edhe ata që nuk
pinë duhanin janë të rrezikuar nga tymi).
Si në Amerikë, ashtu edhe në Europë, vdekshmëria nga kanceri i mushkërive është në rënie: te
meshkujt, prirja është e dukshme prej vitesh, ndërkohë që për herë të parë, në SHBA, është
regjistruar ulje e vdekshmërisë edhe te femrat. Me 1,4 milionë të vdekur të regjistruar çdo vit në botë,
kanceri në mushkëri mbetet forma më e rrezikshme e tumorit. Në vitet pasardhëse, bën të ditur David
Forman nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimet mbi Kancerin, rritja dhe plakja e popullsisë do të
sjellin shtim të rasteve, ndikuar edhe nga faktorët, të cilët lidhen me mirëqenien, siç janë ndryshimet e
mënyrës së të ushqyerit dhe mungesa e ushtrimeve fizike. Së fundmi, OKB-ja mbajti një konferencë
për tumorin dhe sëmundjet jo të transmetueshme. “Aktualisht kemi mundësi për të parandaluar
shumë vdekje”, përfundon Forman. “Për momentin, kemi nevojë për burimet që t’i vënë në praktikë”.